Udhëpërshkrim
Kopshtarët kosovar musafirë të atyre polak
E diele, 22.08.2010, 11:17 AM
Kopshtarët kosovar musafirë të atyre polak
Nga Haxhi Dulla – Varshavë
Nga 18 – 24 korrik një grup biznesmenëve nga Kosova qëndroi në vizite në Poloni,ku u njohtuan me aspekte të ndryshme të kultivimit të mjedrave dhe boronicave , bimë këto që ende nuk kultivohen me shumicë në Kosovë. Organizator i këtij seminari ishte fundacioni amerikan Word Lerning Forecast, i cili kishte zgjedhur Poloninë si vend me traditë të gjerë, dhe potencial të madh të prodhimit. Partner i fundacionit amerikan në Poloni është Fundacioni i Tregut me Shumicë nga qyteti Bronisze në Poloni.
Organizatori i këtij seminaria kishte për qëllim që në mënyrë sa më gjerë të paraqesë potencialin polak me mënyrën dhe parimin e kultivimit të mjderave dhe boronicës, vështirësitë,situatën në treg, parimet agroteknike etj. Seminari u udhëheq nga ekspert të pemëtarisë pranë Fakultetit të Bujqësisë ( SGGW) në Varshavë.
Pas seminaria musafirët nga Kosova vizitian edhe disa ekonomi bujqësore, ku kultivohen me shumicë ( gjerë ne 300 hektar ) këto bimë, ndër to kooperativa e kultivimit të boronicave të familjes së Jan Karwowskit në fshatin Piskórce afër qytetit Tarczyn e cila ndër të parat në vend kan filluar kultivimin edhe të fidaneve të mjedrave.
Me tutje musafirët kosovar vizituan ekonominë kopshtare „SADPOL” afër Glinojeck ku në shkallë të madhe kultivohen mjedrat, ato tradicionale si dhe ato vjeshtore Plantacionet janë të udhëhequra me system bashkëkohor të rreshtave dhe mësymjeve me sistemin e ujitjes dhe të plehrimit. Në këtë kooperative mbledhja e fryteve bëhët me dorë sepse frytet janë të destinuara për tavolinë ndërkaq pjesa tjetër e fryteve të destinuara për ekonominë prodhuese bëhet me 2 kombaja bashkëkohore. Tek biznesmenët kosovar përshtypje të mirë la mënyra e organizmit të mirë të punës , dhe plantacionet e shumta të dredhzave të buta të sezonie të vjeshtës. Destinim i vizitës së musafirëve kosovar ishte edhe ekonomia bujqësore e familjes Wilczewskich (afër Bia?ystok në verilindje të Polonisë.) ku kultivohen me shumicë ( mbi 330 hektar) shkurre të manaferave, me shtresa të mbuluara një sistem më bashkëkohor të ujitjes, ku punojmë gjerë në 3 mijë punëtor në ditë. Pronari i kësaj ekonomie bujqësor ishte shumë mikpritës për musafirët kosovar , të cilet i njohtoi gjerësisht me procesin e punës.
Në vazhdim të qëdrimit në Poloni , kosovarët vizituan edhe frigoriferët bujqesor në qytetin Sokólka ku qëndrojn frigoriferët e mëdhenjë për ngrirjen mjedrave dhe boronicave .
Ditën e fundit të vizitës , musafirët e vizituan qendrën e njohur tregtare bujqësore të pemëve dhe perimeve në Bronisze me shumicë,ku u njohtuan gjerësisht me procesin e veprimtarisë së Bronisze, si vatër e rëndësishme e tregut të pemëve dhe perimeve në Poloni.
Në perfundim të vizitës , musafirët nga Kosova ,falenderuan polakët për mikpritjen e ngohtë, pervojën e fituar, dhe sukseset e përditshme për ekonomineë, prodhimtarinë polake, duke premtuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmën, e posaqërisht blerjen e fidaneve polake, për kultivimin e tyre në Kosovë.