Faleminderit
Muharrem Qafleshi: Kriminelët serbë ia shuan jetën vetëm pse ishte shqiptar
E diele, 08.08.2010, 06:08 PM
Si u mbyten atdhetarët opojarë nga regjimi serbo-çetnik(3)
Kriminelët serbë ia shuan jetën vetëm pse ishte shqiptar
Nga Mr.sci. Muharrem Qafleshi
Fati e deshi që Muharremi të punësohej në një firmë private, pronar i të cilës ishte një bashkëfshatar i tij. Kështu, për çdo ditë atij i duhej ta ngiste kamionin transportues, anembanë rajoneve të ish-Jugosllavisë. Ishte i vetëdijshëm se puna e tij ishte plotë rreziqe, siç thotë populli “me qefin nën sqetull”, ngase vazhdimisht duhej të kalonte nëpër territorin e Serbisë, gjë që viteve të nëntëdhjeta paraqiste një sprovë të vërtetë. Dhe, një ditë ndodhi ajo, të cilës i frikësoheshim më së shumti ai dhe familjarët e tij…
Ditët fëmijërore dhe ato rinore Maksuti i kaloi në fshatin e lindjes së tij, në Bellobrad të Opojës, ku jetojnë familjarët e tij. Pas kryerjes së gjimnazit në Dragash, në pamundësi për ta vazhduar shkollimin e lartë, ishte i detyruar që të kërkojë një vend pune, për të siguruar ekzistencën e familjes së tij. Dhe fati deshi që ai të punësohej në një firmë private, pronar i të cilës ishte një bashkëfshatar i tij. Kështu, për çdo ditë ai duhej që t’i grahte kamionit transportues, anembanë rajoneve të ish-Jugosllavisë. Ishte i vetëdijshëm se puna e tij ishte plotë rreziqe, siç thotë populli “me qefin nën sqetull”, ngase vazhdimisht duhej të kalonte nëpër territorin e Serbisë, gjë që viteve të nëntëdhjeta paraqiste një sprovë të vërtetë. Dhe, një ditë ndodhi ajo, të cilës i frikësoheshim më së shumti ai dhe familjarët e tij…
Çfarë ndodhi në ditën e kobshme?
Ishte mbrëmja e 23 gushtit të vitit 1998. Maksuti, si zakonisht, ishte duke drejtuar automjetin transportues. Rreth orës 20.30 minuta, kur gjendej rreh
Në ato çaste të vështira, Maksuti, i detyruar nga vozitësi serb, dhe i kërcënuar nga policët, detyrohet që nga paratë e firmës, që i kishte marrë për të paguar mallin që do ta blinte, të ndante 1000 DM e kërkuara. Në atë moment, vozitësi serb furishëm ia rrëmben të gjitha paratë (3000 DM) dhe e urdhëron që të presë në kamion. Përderisa Maksuti priste, nga shoqëruesi i tij, Refkiu, kërkuan letërnjoftimin dhe deviza. Ende pa iu dhënë përgjigje, ata ia futën duart në xhepa dhe ia nxorën 130 DM dhe 300 dinarë, aq sa kishte, dhe e urdhëruan që të kthehej në kamion, duke i urdhëruar që përnjëherë të larohen nga vendi i ngjarjes. Në një gjendje të rraskapitur, Maksuti e ndezë motorin dhe fillon t’i grahë kamionit. Në pyetjen e shoqëruesit se a e kishin rrahur shumë brenda në postbllok, ai u përgjigj shkurt me një “Po” të mekur. Ndërkaq shenjat e torturave ishin fare të qarta. Nga goja i rridhte gjak, kurse në fytyrë vëreheshin gjurmët e torturave. Dhe kur deshi që edhe ai t’ia bënte të njëjtën pyetje shoqëruesit, papritmas alivanoset, ndërkohë që kamioni fillon të humbë drejtimin, por pas reagimit të shoqëruesit, ai më pas frenohet. Falë ndihmës së një vozitësi, Maksuti urgjentisht dërgohet tek një ambulancë private. Pasi që pas dhënies së ndihmës së parë, gjendja e tij nuk përmirësohet aspak, mjeku preferon që pacienti të dërgohet në spitalin e Prishtinës. Ende pa arritur në këtë spital, motra medicinale, e cila ishte duke i dhënë ushqim artificial, konfirmon lajmin e kobshëm: “Vdiq”.
Konstatimi mjekësor: Mors natyralis (vdekje e natyrshme) !!!
Në një gjendje të tillë, pas shumë peripecive, i vdekuri pranohet në spital. Derisa ishin duke pritur në hollin e spitalit, afrohet një patrullë policore, dhe nga shoqëruesi i Maksutit kërkuan një deklaratë rreth kësaj ndodhie. Me këtë rast bëhet e qartë se ata ishin të informuar mirë rreth kësaj tragjedie, e cila ata dukej se nuk i shqetësoi aspak. Pasi që deklaratën e shoqëruesit, gjoja e verifikuan me anë të radiolidhjes, deklaruan se nga postblloku i Gërlicës morën lajmin se ata nuk dinë asgjë rreth këtij rasti dhe se këtë gjë e kanë bërë pjesëtarët e UÇK-së. Dhe përnjëherë ata u larguan nga spitali. Ndërkaq nga spitali lëshohet raporti mjekësor me këtë përmbajtje të prerë: Mors natyralis, që do të thotë: vdekje natyrore. Ky raport ishte i nënshkruar nga Ass. dr. Suzana Matejiq, specialiste e mjekësisë gjyqësore. Nga e tëra kjo mund të nënkuptohet se të gjitha vrasjet, mbytjet dhe masakrat që soldateska serbo sllave i bëri ndaj shqiptarëve, për ta, mbase, janë vlerësuar si vdekje natyrore. Me këtë raport mjekësor përfundimisht mbyllet shpejt rasti i vdekjes mizore të një të riu opojar, i cili i la në pikëllim të thellë prindërit, vëllezërit e motrat, gruan dhe fëmijët e tij, të cilët i deshi aq shumë. Dhe, po të mos ishte ditën kritike bashkë me Maksutin e ndjerë edhe shoqëruesi i tij, bashkëfshatari Refkiu , i cili mbeti dëshmitari i vetëm i kësaj ngjarjeje makabre, edhe kjo vdekje tinëzare do të mbetej pjesë e mozaikut të misterit të shumë vdekjeve që ndodhën asokohe në Kosovë, shumica e të cilave, mjerisht, ende mbeten të pandriçuara…