Kulturë
Agron Shabani: Dicka mbi Artin dhe ''Profecinë'' e shkrimit të njohur letrar dhe publicistik...
E premte, 06.08.2010, 08:45 PM
Nga këndvështrimi estetik dhe socioantropologjik:
Dicka mbi Artin dhe ''Profecinë'' e shkrimit të njohur letrar dhe publicistik...
Nga Agron Shabani, Gjermani
Duke menduar në veprën dhe opusin e gjërë krijues dhe publicistik të poetit,shkrimtarit,gazetarit dhe publicistit të shquar shqiptar nga Peja,z.Sejdi Bërisha:
Me shkrimtarin,poetin,gazetarin dhe publicistin e shquar shqiptar nga Qyteti i bukur rrënzë Bistricës(Pejës)z.Sejdi Berisha u takuam vetëm një herë.Dhe,atë në Gjakovën e vitit 1989.Ishte stinë vjeshte me shi dhe një erë të fortë që po fryente gjithë tërbim prej nga gjithëkah e gjithandej.Sejda(Bërisha) asokohe punonte si korrespondent i Radio Prishtinës në Pejë.Ndërsa,unë së bashku me Skënder Hanën ishim të angazhuar si bashkëpunëtor(korrespondent) të RP-së për komunat e Gjakovës dhe Decanit.Me kujtohet se me Sejdën(Bërishen) ishte edhe Zyhdi Belegu(gazatar i njohur nga Peja)dhe ndonjë tjetër që hëpërhë nuk me kujtohet emri i tij.Ndërsa,nikoqir të atij takimi do jemë unë(a.sh.) dhe miku e kolegu im i nderuar gjakovar,z.Skendë Hana.Nejse! Doli që ai takim i paharruar dhe emocional të paskësh qenë edhe si "takim lamtumirës" me zotërinjët e lartëpërmendur në fjalë.Pas pushtimit të egër ushtarako-policor shumica e gazetarëve ose punëtorëve të atëhershëm të RTP-së do e marrin si të thuash botën në sy.Për t´u bërë kështu edhe vet "epizode" ose "personazhe" të dhimbshme të "ngjarjës" ose "ndodhjës" së rëndë të pushtimit të egër serbian.Mirëpo,edhe përkundër kësaj:Me shkrimet,strofat dhe vargjet e dashura letrare dhe poetike të z.Sejdi Bërisha(dhe,jo vetëm të Tij) nuk u ndava kurrës.Jo.Bilës, u bëra shok dhe mik me To(me shkrimet dhe vargjet e njohur letrare dhe poetike të Sejdi Bërishës) që në krye të herës.Dorën në zemër gjithmonë me kanë pëlqyer poetët,shkrimtarët,letrarët ose publicistët e ndryshëm që nuk janë "epigon" ose recidivist të "stilëve" ose "teorive" të dikujt tjetër.Apo,të "stilëve" të tejkaluara të kulturës dhe një të të ashtuqujture "letërsie forumiane dhe kabinetike" që e përhapte dhe propagandonte vazhdimisht të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të partisë-shtet dhe shtetit-parti.Kujto këtu vitët e rënda të sundimit,aparthejdit,urbanocidit dhe kulturocidit të egër serbo-pansllavist në Kosovë etj. Dhe të ndodhurit e një pjese të konsiderueshme të kulturës dhe informimit shqip dikund në mes "mundësisë dhe deshirës".Për të mos thënë këtu në mes vlerave të mirëfillëta dhe antivlerave.Në këtë drejtim poeti,shkrimtari dhe publicisti i lartëpërmendur shqiptar,Sejdi Bërisha e kishte ngritur dhe krijuar si të thuash "stilin e vet" letrar dhe poetik që në krye të herës.Krej të vecantë ose specifik prej shumë kolegëve ose homologëve të tij në Kosovë dhe më gjërë.Atë stil të Tij (të lakmuar )letrar dhe artistiko-patriotik z.Bërisha vazhdon ta ruaj dhe kultivoj edhe sot e kësaj dite.Të pëlqejnë dhe fascinojnë aq shumë gjaku,gjuha,palca,limfa dhe delli(damari) i Tij krijues dhe artistik.Shpirti ,reflektimet ,vizionet dhe guximi i tij letrar dhe patriotik.Plazmimet,tundimet dhe kushtrimet e Tij të brëndshme skeletore dhe gjenetike.Koha,fusha,horizonti dhe universi i Tij letrar dhe artistik.Muza e Tij krijuese dhe poetike.Kumti,petku dhe mesazhi i gjithëmbarshëm(lirik,metaforik dhe shpeshherë edhe melodramatik)i rrjeshtave,strofave dhe vargjëve të Tij plot kuptim dhe sintoni.Të pëlqejnë struktura e shkëlqyer kompozicionale dhe ritmike e strofave,rrjashtave të Tij dhe vargjëve.Mesazhet,narracioni,vokali,sintaksa,morfologjia...Mbindërtimet e njohura letrare dhe metaestetike,enkodimet e njohura socioantropologjike,ngarjet,figurat ,personazhet e ndryshëm dhe diagramet.Të fascinojnë ritmi,melodia,simfonia dhe polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e atyre strofave dhe vargjëve të Tij plot kushtrim dhe amanet Zërash të njohur të kohës dhe shpirtit tonë dhe kështu me radhë.E thënë dhe deshifruar ndryshe:Kjo donë të thotë se në botën e madhe dhe aq të thellë letrare dhe artistike të ATIJ shkrimtari dhe poeti tonë të madh (Sejdi Bërishës)nuk vdisët dhe nuk mplakët kurrë.Se këndejmi,është thënë dhe shkruar edhe me herët së Akti i lartë i shkrimit të njohur letrar ose publicistik parasegjithash është veprim dhe një reagim i ndërgjegjshëm dhe tepër racional i një shkrimtari,letrari,gazetari,publicisti ose autori të mirëfillët dhe ekselent.Sic është pikërisht Sejdi Bërisha.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu(ndonëse,me një theks të posacëm) etikën,estetikën dhe premisat tjera artistike dhe metaestetike që i përkasin kryesisht domenit ose fushës së njohur të Filozofisë dhe Antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe kështu me radhë.Ndaj,pa dashur këtu të futëm në ndonjë anamnezë (ekzaminim) ose elaborim të detajuar ose sistematik të të gjitha veprave ose shkrimëve të shumëta letrare dhe publicistike të zotit Bërisha.Gjithnjë duke iu referuar opusit të Tij letrat dhe artistik le të me lejohet të thëm dic më shumë në vazhdim mbi estetikën dhe vlerat e njohura të Antropologjisë së përgjithshme kulturore në këtë drejtim.Estetika sic dihet është shkenca (disiplina )e njohur filozofike mbi artin,kulturën,teatrin,letërsinë etj.Dhe,mbase disiplina e njohur filozofike dhe metaestetike mbi të bukurën(bukurinë),mbi të dashurën(dashurinë),mbi të vecantën(vecantinë),mbi të përsosuren(përsosshmërinë)etj.etj.Kjo donë të thotë se kuptimi,koncepti,esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e estetikës si shkencë apo mbase si një disiplinë e posacme e filozofisë(e fokusuar dhe mbiquajtur kështu nga estetët dhe filozofët e ndryshëm gjerman në shukullin 18):Ndodhën të mbështetura,projektuara dhe sendërtuara pikërisht mbi supstratin,konstruktin dhe antinomin e saj filozofik dhe metaestetik.Me estetikën pra nënkuptojmë artin,muzikën,teatrin,filmin,dramën,novelën,romanin,prozën,poezinë,shkrimin e njohur letrar ose publicistik etj.Respektivisht,shijën,teknikën,teorinë,fantazinë,intuitën,filozofinë,kulturën,përformansen,rezonansën,stilin,bukurinë,dashurinë dhe hyjninë(profecinë) e brëndshme të një artisti ose krijuesi të mirëfillët dhe ekselent që e prekin dhe arrijnë të lartën.Tek veprat ose shkrimet e njohura letrare dhe artistike të Sejdi Bërishës sidomos.Aty janë edhe disajni(arkitektura),infrastruktura,struktura dhe superstruktura e njohur krijuese dhe artistike e një krijuesi dhe autori të spikatur në kohë dhe hapësirë..Dualizmi,empirizmi,strukturalizmi,metaforat e ndryshme,diaforat,adiaforat,humori,paroditë e ndryshme letrare dhe artistike.Aporitë,imazhët,ngjarjet,figurat,diagramet,ritmet,vokacionet,kohezionet,dinamika,simetria,asimetria,apologjitë e ndryshme letrare dhe artistike,krahasimet ose komparacionet e preferuara në këtë sfond,preferencat,intonacionet dhe alegoritë e njohura letrare dhe artistike.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe elementët tjera relevante dhe tepër sublime së bashku me dinamikën e njohur lineare dhe metaestetike dhe tendencat e ndryshme tredimenzionale dhe matriksiale që i njeh dhe i pranon(akcepton) disiplina e lartëpërmendur e estetikës.Respektivisht,shkrimtari,poeti dhe publicisti ynë me namë,z.Sejdi Bërisha.Dhe,kjo gjithmonë duke iu përmbajtur dhe referuar etikës,estetikës,humanizmit dhe disiplinës së preferuar intelektuale dhe akademike të një shkrimtari dhe esteti të njohur dhe më përvojë.Aty është edhe higjiena e krehur shpirtërore dhe intelektuale e këtij autori dhe protagonisti të spikatur të kulturës dhe letërsisë sonë së bashku me plot e përplot parime dhe premisa të tjera etike dhe metarestetike që e shquajnë dhe e bëjnë paksa të vecantë poetin dhe autorin e lartëpërmendur shqiptar,z.Sejdi Bërisha.Në instancë të fundit,estetika sipas vlerësimëve të njohura të Immanuel kantit është shkenca që i studion dhe analizon në hollësi kushtët,motivet dhe rrethanat e gjithëmbarshme të konceptit dhe një përceptimi të ndërgjegjshëm dhe racional të të gjitha parimëve,premisave dhe postulateve të njohura të artit,kulturës dhe letërsisë.Ndërkaq,esteti dhe filozofi tjetër gjerman,Aleksander Gotlieb Baumgarten është i mendimit se estetika në radhë të parë është një "kritikë e shijes,e artit,bukurisë,formës,teknikës dhe teorisë së njohur krijuese dhe artistike.Në fund të fundit:Antropologjia e përgjithshme kulturore dhe sociokulturore e botës dhe kohës sonë moderne ose bashkohore në fokusin dhe agjendën e saj kryesore i ka pikërisht studimet dhe analizat e thella mbi artin,kulturën dhe letërsinë e njohur evolutive,komponentsionale,koherente dhe kompetente që i ravijezon,konturon,eksploron,harmonizon,konvencionalizon dhe unifikon të "vecantat" dhe të "përbashkëtat" e vlerave të përgjithshme të kulturës globale ose universale.Në këtë spektër duhet kuptuar dhe pranuar edhe vlerat e njohura letrare dhe artistike të Sejdi Bërishës.Respekt.