E shtune, 28.12.2024, 07:40 AM (GMT)

Faleminderit

Halil Canolli: Komandant, të falëmnderit!

E enjte, 05.08.2010, 08:59 PM


"Kur luani gjaton, drekën e siguron edhe dhelpëra, edhe shpendët bile edhe miu në birucë! Kurse luani prap në gjah." (fjalë popullore e Gallapit)

 

Komandant, të falëmnderit!

 

Kushtuar Komandant, Adem Shehut, kom.i Brigadës 153, Zona Operative e Llapit të UÇK-së

 

SHkruan: Halil Canolli

Ish ushtar i UÇK-së, babai i dëshmorit: Basri Canollit-Shpendi

 

Kujtim për heroizmin e një oficeri shqiptar, i devotshëm, shumë trim, besnik, atdhetar dhe patriot i madh kombëtar.Për një komandant, strateg i luftës guerile, drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri kjo çlirimtare sa e lavdishme po aq e shenjtë.Në ato ditë tepër të nxehta, ku dëshmohej burrëria, guximi, urtësia tradicionale shqiptare, në një kohë kur vinte në pyetje jo vetëm fati i Kosovës, por do të thosha edhe fati i kombit shqiptar. Por ja që dolen burra e vasha, në këtë kohë kaq të vështirë për popullin shqiptar, në kohën kur piqej e digjej Kosova, u rreshtuan në radhët e UÇK-së, ashtu siq e kërkonte Atdheu.

   Sot, pas më shumë se dhjetë vitesh, në fshatrat e Malësisë së Gallapit:Marevc, Prapashticë, Zllash...çdo shkëmb, çdo lis, dheu e mali,plak e i ri, burra e gra, djemë e vajza kanë mallë për ty komandant-Adem Shehu. Kujtimi për ju do të mbetët i përjetshëm, për aq kohë sa në këtë tokë shqiptare të ket njerëz të gjallë, për aq kohë sa në këtë Malësi të Gallapit do të ket tokë e male, gurë e dhe!

   Komandant! Ju me "çunat" (kështu i quante ushtarët) e juaj, drejtuat aksionet luftarake kundër përbindëshit, me emrin Millosheviq me kriminelët e tij, dolët fitimtar, duke bërë edhe të pamundshmën për këtë cep të Shqipërisë Etnike. Të gjithë ne që patëm fatin të jemi pranë jush, në këto ditë "të jesh o mos të jesh", sot ndjehemi krenarë,që na priu fati ta kemi një oificer shqiptar, një vëlla nga Tirana, i ardhur enkas për ta ndihmuar luftën e lavdishme të UÇK-së, ju kryet një obligim ndaj Atdheut, kur ndodhet në rrezik. në një kohë,  kur për fat të keq, mijëra shqiptarë, burra e gra, djem e vajza ia kthyen me turp shpinën Kosovës duke i mbushur kolonat e turpit në drejtim të Shqipërisë e Maqedonisë!

   Ishte ky burrë shqiptar,oficer kariere i Ushtrisë Shqiptare, i edukuar me një edukatë të shëndoshë patriotike familjare, por mbi të gjitha ju vëlla Adem, nuk e shkelët betimin e dhënë pranë Flamurit Kombëtar, në Akademinë Ushtarake Shqiptare, që në rastët kur rrezikohet çdo cep i tokës shqiptare kemi obligim moral e kombëtar tim përgjigjemi thirrjes së Atdheut, të gatshëm për ta dhënë edhe pikën e fundit të gjakut. Ne jemi të vetëdijshëm, se ju komandant, nuk e patët të lehtë tua ktheni shpinën bashkëshortës së sëmurë, djemëve 8-10 vjeçarë, prindërve në moshë të thyer, kur kishin më së shumti nevojë për ju.Por ishte diçka që ju vlonte në gji! Ishte diçka që ju rrëmbeu nga brenda.Ishte diçka që nuk mund ti rrezistojë asnjë shqiptar që në damarët e tij ka gjak shqiptari! Ishte Zëri i Atdheut, mbi të gjitha interesat tjera.

   Zotëri komandant! Prania e juaj si dhe e dhjetëra patritëve tjerë të ardhur nga Shqipëria Nënë,nga të cilët me dhjetëra sot Dëshmorë të Kombit,për ta ndihmuar luftëe UÇK-së, është një veprim madhështor,nderim për familjet e juaja, nderim për farefisin tuaj,nderim për Shqipërinë,por edhe një dëshmi e gjallë për miqë dhe armiqë të kombit tonë, se shqiptarët kudo që jetojnë, janë të gatshëm për vetflijim, për çdo cep të Shqipërisë Etnike nëse e kërkon nevoja.

   Komandant Shehu ishte shumë i afërt me ushtarë të cilët i donte si ti kishte fëmijtë e vet, edhe me oficerë,por edhe me popullin e kësaj treve. Ju ishit dhe jeni në vazhdimësi i dashur dhe i çmuar edhe për fëmijët edhe për më plakun jo vetëm të Malësisë së Gallapit. Lotët e juaj derdhur gurrë për çdo ushtarë të vrarë nuk do ti harrojmë kurrë! Ju me shokët e juaj më besnikët që i patët rreth vetës,i dhatë jetë kësaj toke të djegur, ia hoqët lotin e robërisë nga syri fëmijës e plakut.Ju,ia kthyet buzëqeshjen fëmijës e plakut. Çdo ushtar i juaj nga respekti dhe dashuria për ju, e kishte gadishmërinë që në rast rreziku për ju,të ju mbuloi me trupin e tij, vetëm që ju të na shpëtoni. Këtë ju e meritonit. Ju ishit shpirti dhe zemra e Brigadës 153. Jemi të bindur se pa prezencën tuaj, Brigada 153 nuk do ta kurorzonte luftën me këtë madhështi që e ka sot. Meqenëse ju ishit i vetmi oficer kariere në gjithë brigadën tonë, vetkuptohet sa e patët të vështirë ta drejtonit në mënyrë përfekte. Në kohën kur po thuaj gjithë Kosovën e kishin mbuluar retë e zeza shkatrrimtare nga ofenzivat njëra pas tjetëres nga ushtria-policia e paramilitarët e Kryekriminelit Millosheviq, në kohën kur Millosheviqi me stafin e tij dhe fatkeqësisht edhe me hyzmeqarët sahanlëpirësa,shpirtëshitur shqipfolës,ngrenin dolli se UÇK-ëja u shkatërrua dhe tani Kosova është vetëm një tokë e djegur, komandant Shehu me ushtarët e tijë,ndërroi taktikën e deriatëhershme të mbrojtjes dhe kaloi në sulme të pa rreshtura duke i shkaktuar armikut dëme të konsiderueshme si në njerëz po aq edhe në teknikën ushtarake. Raportimet e juaja të çdo mbrëmjeje për komandantin e ZOLL-it,Z.Rrustem Mustafa-Remi,për sukseset e aksioneve sulmuese ditore ishin një frymëzim, një gjallërim për të gjithë Ushtrinë Çlirimtare anë e kënd Kosovës. Nga sukseset e Brigadës 153 mbahej gjallë shpirti luftarak edhe për shumë ushtarë dhe eprorë të UÇK-së anë e kënd Kosovës,  se UÇK-ëja,  jo vetëm që nuk është shuar, por fitorja e saj është mëse e sigurtë.

   Të gjithë ata që sot përpiqen ta minimizojnë luftën e shenjtë të UÇK-së,apo edhe të shkelin mbi gjakun e derdhur të mijëra dëshmorëve të UÇK-së, të mos i trajtojnë në nivel të duhur Invalidët e luftës, Veteranët e luftës e sidomos familjet e dëshmorëve, mbi ta raftë mallkimi i Atdheut për jetë e mot! Në këtë grup bëjnë pjesë pa përjashtim edhe të gjithë ata që edhe sot e kësaj dite mundohen ta injorojnë apo edhe ta mohojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e pranuar dhe shumë e vlerësuar botërisht nga bota demokratike. Për ne ish ushtarët e UÇK-së,nuk është e rëndësishme si po sillen të tjerët ndaj nesh. E rëndësishme se sot, falë gjakut të dëshmorëve të UÇK-së , ushtarëve dhe eprorëve të saj të kalibrit të Komandant Adem Qerim Shehut, Kosova është e lirë.Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarisht. Është trasuar rruga drejt Bashkimit Kombëtar! 

   Prandaj,komandant-Shehu,të falëminderit për gjithë ate që e bëre për ne!

   Rroftë populli Shqiptar!

   Rroftë Shqipëria Etnike!

   Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

 



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora