| E diele, 01.08.2010, 06:12 PM |
Janaq Pani
MEDITIM NË BRIGJET E ONTARIOS
Me blloqe qikllopësh veshur brigjet
t'i zbrapsin dallgës harbimin
tek nget, përplaset e tërhiqet
e mundur e zbut zemërimin.
Mendova, ja një punë me vlerë
e mendjes që di të ndërtojë përditë,
jo si tek ne që ngritëm bunkerë
e Mur Kinez i bëmë kufitë.
PRAGMUZGU MBI ONTARIO
Një fashë u nder mbi liqen
me xhevaire të hënëzuar
e gjer te bregu pranë më vjen
me një motiv të frymëzuar.
Një çetë zogjsh sillet përreth
të dehur nga kjo dritëargjënde,
e fllad i lehtë ulet mbi gjeth
si partitura e një kënge...