Mendime
Kastriot Myftaraj: Salajdin Salihu si “Cagliostro” i Bekim Fehmiut
E shtune, 31.07.2010, 05:58 PM
Salajdin Salihu si “Cagliostro” i Bekim Fehmiut
Nga Kastriot MYFTARAJ
Kur vdiq Bekim Fehmiu, Salajdin Salihu bëri shkrimin “Ikja e Odisesë” ku e çmonte Fehmiun si aktor të rangut botëror. Në të vërtetë, nëse Salajdin Salihu do të ishte i sinqertë ai duhet ta titullonte shkrimin e vet “Ikja e Cagliostros” se personazhi të cilin ka luajtur Bekim Fehmiu dhe që i përshtatet më shumë Salajdin Salihut është ai i Cagliostro, më të famshmit të sharlatanëve, ndryshe sharlatani për antonomazi. Sharlatanët, duke u shtirur se kishin dijeni speciale në fusha të ndryshme, arrinin që t’ i mashtronin njerëzit, në mënyra nga më të sofistikuarat, duke nxjerrë përfitime të mëdha për vete. Saladini ngjan me Cagliostro-n se edhe ky i fundit pretendonte të ishte një poet, si Salajdini. Cagliostro njihet si poet sot për faktin se ka qenë sharlatan i famshëm, ndryshe kurrkush nuk do të kishte dëgjuar për poetin Cagliostro. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për poetin Salajdin Salihu.
Të polemizosh me një sharlatan nuk është e vështirë. Sharlatani kur ballafaqohet me polemikë hutohet dhe sjell argumente vetëshkatërruese. Kështu bën dhe Sulltan Salajdini jonë. Ai e
Unë e kam quajtur veten të vogël për emrin e kryeheroit edhe pa ma thënë këtë gjë Salajdini. Por kur një njeri që e ka emrin Salajdin e përdor me ironi mbiemrin tim, duke më quajtur “Myftar”, atëherë ky është pohimi i asaj që kam thënë unë në artikullin e parë për emrin “Salajdin”. Se, tekefundit, fjala “myftar”, sipas Fjalorit të Orientalizmave në Gjuhën Shqipe, të Tahir Dizdarit, do të thotë kryeplak lagjeje ose katundi. (Shih: “Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe”, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë
Nëse iu dashka zënë për të madhe një njeriu se mbiemri i tij ka për bazë fjalën “myftar”, atëherë çka mund të thuhet për njeriun që mban emrin “Salajdin”?! Derisa “Myftar” është një kryeplak mëhalle apo katundi, Salajdini është sulltani i cili luftoi kundër kryqtarëve perëndimorë dhe pushtoi Jerusalemin. Unë vërtet e kam mbiemrin “Myftaraj”, por prindërit e mi më quajtën “Kastriot”, ndërsa polemizuesin tim e quajtën “Salajdin” duke e pasë mbiemrin “Salihu”!
Salajdini, pasi thotë këto, u drejtohet lexuesve: “Tani e tutje, u ftoj të gjithëve të qeshni. Myftarit askush nuk ia merr të drejtën që të shkruajë dhe të shpreh opinionet e tij nëpër gazeta, por ama edhe ne kemi të drejtë të qeshim. Kemi drejtë të qeshim sepse me tipa si Myftari mund të merresh vetëm për argëtim. Të merresh me të seriozisht, kjo do të thotë të jesh sikurse ai, ose të humbësh kohën kot. Prandaj: lexo e qesh!”. (gazeta “Sot”, 27 korrik
Kështu polemizonin sharlatanët me ata që denonconin sharlatanërinë e tyre dhe Salajdini nuk bën dallim prej tyre. Salajdini veç se mund të qeshë e të argëtohet me mua se ai nuk ka kohë për të humbur kot, madje as kohë për t’ u argëtuar, por për fat të mirë ja ku i doli shkrimi im që të argëtohet pak. Në vazhdim do t’ i tregoj lexuesit se si e shpenzon kohën Salajdini dhe se a kemi të drejtë të qeshim me bëmat e tij, madje edhe më tepër të indinjohemi. Se bëmat e Kastriot Myftarajt nuk u kushtojnë gjë shqiptarëve. Unë nuk paguhem me para që u jepen shqiptarëve nga ndërkombëtarët, si grante për komunitetin. Përndryshe bëmat e Salajdin Salihut u kushtojnë shqiptarëve të Maqedonisë, se ata i paguajnë ato me para nga grantet që ndërkombëtarët ndajnë për ta. Më tutje do të tregoj se kryevepra e humorit me të cilën të gjithë do të qeshnin sikur të publikohej është libri i llogarisë së shpenzimeve të NGO ku Salajdini është bashkëdrejtor, dhe ku president është miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Veton Latifi, një personazh që ngjan sikur ka dalë nga “Klubi Pikwik” i Charles Dickens.
Salajdin Salihu më kujton mua se ai paska bërë polemika të mëdha në shtyp që në kohën kur Millosheviç celebronte 600 vjetorin e betejës së Fushë-Kosovës, pra që në vitin 1989, kur Salajdini ishte 19 vjeç. Nëse është kështu atëherë këtij burri nuk mund të mos i thuash. Por si bre burrë i dheut, që ke ditë me shkrujtë kaq mirë që 19 vjeç, i ke lënë studentët e tu të mësojnë me skripte, do të thotë me shënime, në lëndët e shumta që ligjëron në universitet, si multiprofesor, dhe për të cilat paguhesh me paratë publike dhe me grantet e ndërkombëtarëve që gjithashtu janë para të dhëna për komunitetin? Si kështu bre, multiprofesor Salajdini nuk ke bërë libra për këto lëndë? A ka papërgjeshmëri më të madhe se kjo? A kemi të drejtë të qeshim me këtë gjë? Studentët e Salajdinit natyrisht që nuk qeshin, se ata janë të detyruar të mësojnë skripte absurde, të cilat nuk do t’ u shërbejnë kurrë. Ju “profesor” Salajdini nuk jeni as poet, as kolumnist, as profesor, ju në fakt jeni polic i llojit të “451 gradë Fahrenait”. Derisa këta policë luftonin librat, duke i djegur ato, ju i luftoni librat me skripte. Në thelb jeni njëlloj. Por me skriptet e Salajdinit do të merrem më tutje, pak më tepër.
Tash do t’ i përgjigjem Salajdinit për atë që shkruan për kohën kur ai bënte polemikat e tij se: “Ishte koha kur për Myftarët, që paraqitën si nacionalistë të përbetuar, Evropa ishte kurvë e motit, kurse feja (pavarësisht cila) një opium për popullin… Pas 20 vjetësh pasardhësit e Zhdanovit më ngjisin bishta të tjerë”. (gazeta “Sot”, 27 korrik
Unë jam vetëm katër vite më i madh se Salajdini dhe nuk kam pasur kurrë asnjë post në kohën e regjimit komunist, që të kem bërë veprime të tilla. Për mua ajo ishte koha kur lexoja libra që duhet të përbëjnë bazën e formimit të çdo intelektuali dhe që Salajdini me siguri nuk i ka lexuar ende, se një njeri që u jep studentëve skripte është formuar me manuale. Ajo ishte koha kur unë lexoja libri që i kisha në bibliotekën e shtëpisë që para vitit 1944 si “Rënia e Imperisë Romane” nga Edëard Gibbon”, apo “Rënia e Perëndimit” nga Osëald Spengler.
Salajdini, në përgjigjen e vet konfuze, kalon nga Zhdanovi tek ajo që i kam thënë unë për emrin e tij: “Eh more Myftar, shih mos rastësisht ke gjetur edhe ndonjë dokument që dëshmon origjinën time si arab, edhe pse, sa për dijeni, nuk jam i zi, nuk kam deve në shtëpi, nuk mbaj as çallmë e jatagan”. (gazeta “Sot”, 27 korrik
Meqënëse Salajdini e hapi vetë këtë temë po i them se dokument më eleokuent për prejardhjen e tij arabe, se emri i tij, nuk ka! Emri Salajdin është shumë i rrallë në trojet shqiptare, në dy anët e kufirit. Edhe pasi shqiptarët u kthyen me dhunë në fenë islame, ata nuk e përdorën këtë emër. Arsyeja është e qartë. Në kujtesën e shqiptarëve nuk ekzistonte Sulltan Salajdini, i cili kishte jetuar në shekullin XII. Bëmat e këtij sulltani qenë të panjohura për shqiptarët. Emri i Sulltan Salajdinit ruhej në kujtesën e arabëve të Lindjes së Mesme, për shkak se ai luftoi kundër kryqtarëve dhe pushtoi Jerusalemin. Kujtimin e Salajdinit e sollën në trojet shqiptare arabët që erdhën si pjesë e ushtrisë osmane që prej shekullit XVI, kur osmanët pushtuan territoret ku kishte vepruar Salajdini. Pasardhësit e këtyre arabëve e përdorin emrin “Salajdin”. Pikërisht tek origjina joshqiptare qëndron çelësi i suksesit të njerëzve si Salajdini. Ndërkombëtarët i përzgjedhin njerëzit si Salajdini për të zhvilluar projekte antinacionaliste, projekte kundër idesë dhe realitetit të kombit, se të huajt janë të sigurt se tek njerëzit si Salajdini nuk ekziston asnjë përkushtim ndaj kombit shqiptar, se ata nuk e ndjejnë veten shqiptarë. Salajdini lehtë thotë se Goethe ishte kundër kulturës nacionale, kur Goethe nuk e ka thënë kurrë literalisht një gjë të tillë, por atë ia atribuon Salajdini, siç e kam cituar në shkrimin tim të parë. Salajdinit i ngarkojnë misionin që të luftojë idenë e kulturës nacionale dhe ai e bën këtë pa kurrfarë dileme, madje tregohet aq i zellshëm sa si sharlatan tjetërson edhe Goethe.
Salajdini, definitivisht nuk heq dot dorë nga emri i tij. Ai shkruan: “Por emri im është Salajdin. Të ndjehem i kompleksuar vetëm për shkak se mbaj emrin e një mbreti të cilin e përmend Dante Aligeri apo Xhovani Bokaçio?” (gazeta “Sot”, 27 korrik
Sulltan Salajdinin e përmendin dhe shumë të tjerë, ashtu siç përmendin dhe Atilën e Genghis Khanin. Dante Aligheri përmend edhe Muhametin, të cilin e çon në rrathët më të thellë të ferrit. Sa për Bokaçion, Salajdini nuk bën mirë që e përmend, se si i thonë asaj fjalës, në shtëpinë e të varurit, nuk përmendet litari. Se bëmat e asaj NGO-së ku Salajdini është drejtor dhe Veton Latifi president, Instituti për Demokraci dhe Paqe, janë të tilla sikur kanë dalë nga faqet e librit “Decameroni” të Bokaçios dhe punët e Institutit të Salajdinit dhe Vetonit do të kërkonin penën e Bokaçios për t’ u përshkruar, siç është rasti i ndonjë zonjushe së cilës i ndodhin mrekulli si ato personazhet femra të “Decameronit”. Ajo veç se hyn e del në institutin ku është drejtor Salajdini, në krah të presidentit të tij, na del profesoreshë që ligjëron për karrierën, edhe pse ka veç gradën e parë të shkollimit, dhe nuk ka as master. Se instituti ku është drejtor Salajdini ka disa atribute ezoterike. Ai është tempulli misterioz i Universitetit të Europës Juglindore (UEJL) në Tetovë, dhe jo rastësisht gjendet në kampusin e universitetit. Por me këtë çështje do të merrem hollësisht njëherë tjetër.
Salajdini bën me dije se ai nuk ka ndërmend që ta ndërrojë emrin: “Por unë nuk kam ndërmend të vetëpagëzohem edhe nëse do të më merrnin inat “evropianët”. Në fund të fundit, askush nuk mund të më privojë nga e drejta e të qenit evropian, sepse ndjehem i tillë”. (gazeta “Sot”, 27 korrik
Salajdini këtu e meriton të pyetet se përse ai nuk mund ta ndërrojë emrin siç bëri me emrin e NGO-së të cilën ai e drejton së bashku me Veton Latifin. NGO e tyre në fillim quhej “Qendra për demokratizim”, por në vitin 2008, Vetoni, Salajdini dhe disa të tjerë vendosën që t’ ia ndryshojnë emrin në Instituti për Demokraci dhe Zhvillim. Arsyeja kryesore për të cilën Vetoni dhe Salajdini e ripagëzuan their baby, ishte se NGO e tyre u kompromentua aq keq në zyrat ndërkombëtare nga shpërdorimi i parave, sa sponsorët e tyre ndërkombëtare u sugjeruan që të ndryshojnë emrin. Nëse do të hapni website të Institutit të Salajdinit dhe Vetonit do të gjeni gjithçka përveç dy gjërave që janë sekret:
1)grantet financiare që ka marrë institute dhe mënyra si janë shpenzuar
2)jetëshkrimi i Veton Latifit presidentit të Institutit.
Instituti që supozohet t’ u kultivojë transparencën politikanëve dhe zyrtarëve në Maqedoni, nëpërmjet trajnimeve, vetë nuk është një shembull transparence. Nëse do të pyesësh drejtor Salajdinin për këtë, ai sigurisht që do të japë një shpjegim poetik. Financat e institutit janë si poezia hermetike.
Salajdini ankohet se unë: “Pa kurrfarë argumentesh, shkrimin tim, që e quan liturgji (!), e konsideron si plagjiaturë nga dy librat e Aurel Plasarit, të cilët, për fatin tim të keq, nuk i kam lexuar. Myftari duhet që ta dëshmojë këtë “vjedhje”. Në të kundërtën duhet të kërkojë falje publike”. (gazeta “Sot”, 27 korrik
Unë shkrimin e Salajdinit e kam quajtur liturgji në sensin që atje ka disa shabllone triviale nga manualet sorosiane dhe ato të shpërndara në trajnimet e bëra nga burokratët europianë. Për të treguar “erudicion” Salajdini sipas traditës më të mirë arabe të vjedhjes së deveve, ka bërë plagjiaturë skandaloze të dy eseve të Aurel Plasarit dhe unë do t’ ia vërtetoj këtë gjë lehtë. Plagjiatura e Salajdinit kërkon një shkrim më vete prej disa faqesh gazete, por unë këtu po mjaftohem duke vënë në dukje këto detaje:
Eseja e Salajdin Salihut “Historia e Integrimit Europian” është plagjiaturë e esesë së Plasarit “Rrëmbimi i Europës”, e botuar së pari në 1999. Salajdini e ka kopjuar Plasarin në gjithë shtjellimin e argumentit, si një nxënës filloreje që kopjon detyrat nga shoku përbri. Eseja e Plasarit nis me mitin e rrëmbimit të Europës dhe po kështu edhe ajo e Salajdinit. Plasari në vazhdim shkruan: “Me kuptim gjeografik emri duket të jetë përdorur për së pari nga Hesiodi”. (Aurel Plasari: “Rrëmbimi i Europës”, Shtëpia botuese “
Sharlatani ynë, multiprofesori i UEJL, shkruan: “I pari që ia përmendi emrin ishte Hesiodi. Shkrimi i parë përshkrues mbi Evropën daton nga shekulli i tetë, gjegjësisht pas betejës së Poatjesë (viti 732)”.
Siç shihet sharlatani ynë nga UEJL bën dhe një marrëzi katastrofale kur në shkrimin e tij kronologjik e përmend Betejën e Puatjesë pas Hesiodit, kur ajo ka ndodhur në vitin 732 pas e.s. Qartësisht, Salajdini kur ka kopjuar ka menduar se Beteja e Puatjesë ka ndodhur në vitin 732 para e.s, prandaj e vendos fill pas Hesiodit. Porn ë Betejën e Puatje, në Francë, u ndeshën frankët me arabët muslimanë dhe në shekullin VIII para e.s. nuk kishte as frankë as arabë muslimanë. Por kujt t’ ia thuash skriptologut të UEJL.
Plasari më tutje shkruan: “Kjo etimologji duket të zerë fillin tek një mjek i shekullit XVI, Johannes Goropius, i përmendur nga europeisti Denis de Rougemont në ’20 shekuj Europë’, sambas tij termi rrjedh nga hebraishtja”. (Aurel Plasari: “Rrëmbimi i Europës”, Shtëpia botuese “
Sharlatani ynë i UEJL shkruan: “Sipas mjekut Johan Goropij emri Evropë ka rrënjë biblike”. Kuptohet se kemi të bëjmë me një shtrembërim dhe shkurtim. Aurel Plasari shkruan, më tutje: “Një interpretim tjetër mund të gjendet tek ‘Atlasi i gjeografisë antike dhe moderne’ i botuar në 1829 nga Lapietë, at e bir: aty termi paraqitet me etimologji kelte. Sambas dy gjeografëve në keltishte termi ëreb paskësh kuptimin po ‘perëndim”. (Aurel Plasari: “Rrëmbimi i Europës”, Shtëpia botuese “
Sharlatani ynë i UEJL shkruan: “Sipas keltëve (“Atllasi i gjeografisë antike dhe bashkëkohore - 1829, nga Lapi babai dhe Lapi i biri), fjala Evropë rrjedh nga fjala kelte ËRAB që do të thotë PERËNDIM”.
Salajdini emrin e francezit Lapietë e bën “Lapi”, a thua se ai ishte nga Llapi i Kosovës! Si duket ndjek traditën e Sulltan Salajdinit, emnakut të vet, i cili i ngatërronte dhe shtrembëronte emrat e princave europianë me të cilët luftonte! Më poshtë Plasari thotë: “Një interpretim i tretë e mëton ardhjen e emrit prej fjalës semite ereb, që dashkësh me thënë muzg, mbrëmje”. (Aurel Plasari: “Rrëmbimi i Europës”, Shtëpia botuese “
“Cagliostro” ynë i UEJL shkruan: “Etimologjia semite fjalën EVROPË e nxjerr nga fjala EREB, që d.t.th. mbrëmje, muzg”.
Aurel Plasari shkruan: “Emri del edhe te Herodoti… Me interes pohimi i tij: ‘Për Europën nuk e di askush as nga e ka marrë këtë emër, as kush ia ka dhënë”. (Aurel Plasari: “Rrëmbimi i Europës”, Shtëpia botuese “
Sharlatani ynë nga UEJL shkruan: “Herodoti ishte i mendimit se askush nuk duhej që të shpresonte se do ta zbulonte saktësisht domethënien e emrit”.
Herodoti qartësisht nuk ka thënë kështu, dhe nuk ka shkurajuar kërkuesit e ardhshëm, por Salajdin sharlatani nuk e ka për gjë që të shtrembërojë Herodotin, ashtu siç bën edhe me Goethe, se kështu e ka mësuar Veton Latifi, dhe kështu bëhen gjërat në skripte.
Aurel Plasari shkruan më tutje: “Dy interpretime të tjera e sjellin termin prej një ardhjeje greke. Simbas variantit të parë, të përpunuar prej historianit G. de Reynold, termi ardhkësh nga mbiemri greqisht evruope, ku evrus dashkësh me thënë i gjerë, i hapët ndërsa ops, sy në shumës. Kështu evropea treguakësh një femër me sy të mëdhenj, me fytyrë gjithë dritë. Në variantin e dytë, historiani Robert Graves e sjell termin po nga greqishtja, por duke lexuar atë me tjetër theks”. (Aurel Plasari: “Rrëmbimi i Europës”, Shtëpia botuese “
Sharlatani ynë shkruan: “G. de Reinold që priret nga etimologjia greke, sërish orientohet drejt rrënjës semite. Në shënimet e Robert Grejvsit për Evropën dhe për Kadmin, ai shkruan: “Evropa d.t.th. “fytyrë e gjërë”.
Sharlatani këtu ka kopjuar nga Plasari edhe jashtë paragrafit të cituar, se përmend Kadmin. Unë besoj se kaq mjafton në kufijtë e këtij shkrimi, për të provuar plagjiaturën e Salajdinit. Të tjerat po deshi ia provoj në gjykatë.
Salajdini ankohet se unë i kam thënë që me emrin dhe statusin e tij si mësimdhënës universitar, kolumnist, drejtues NGO-je ai kompromenton shqiptarët e Maqedonisë dhe krejt nacionin shqiptar: “I shkreti unë, nuk mund të mbys as mizë e pulë jo më njeri, madje edhe atë që do të më rrezikonte jetën”.
Meqënëse Salajdini e mban veten për poet, unë do t’ i kujtoj atë që ka thënë një poet të cilin ai ndoshta e njeh. Lautremont ka thënë: “Gjithë uji i detit nuk do të mjaftonte për të larë një njollë gjaku intelektual”. Lautremont e ka pasë fjalën për krimet që bëjnë intelektualët me fjalët e tyre. Salajdini ka bërë krime intelektuale të këtij lloji, si ai rasti kur flet kundër kulturës nacionale, të cilin e kam përmendur në shkrimin e kaluar. Salajdini shkruan: “Myftari është i “shqetësuar” se e përkrah konceptin e Gëtes mbi letërsinë e përbotshme”. Unë nuk jam i shqetësuar për këtë, se letërsia e mirë nacionale i përket letërsisë së përbotshme, por unë jam i shqetësuar se Salajdini si sharlatan i devotshëm e tjetërson Goethe, duke mos e cituar asnjëherë të plotë një paragraf të tij, por duke shkëputur nga dy-tre fjalë, sipas konvenimit të tij, siç e ka trainuar Veton Latifi me manualet sorosiane. Të përkrahësh letërsinë e përbotshme është një gjë, dhe ta kushtëzosh këtë me mohimin e kulturës nacionale është një gjë tjetër.
Salajdini më kritikon se: “Po halli i Myftarit është diku tjetër. Ai nuk mund që të shkëputet nga kritika ideologjike, utilitariste dhe letërsinë ende e vlerëson sipas një metodologjie jashtëletrare. Ai nuk merret me Perandorinë e Tekstit. Ai s’e di se letërsia nuk vlerësohet sipas kritereve etnike, as ideologjike, as utilitare, sikurse vepron teksa ia fut kot kur flet për krijimtarinë e Ismail Kadaresë”.
Në fakt është Salajdini ai që e vlerëson letërsinë sipas një metodologjie jashtëletrare që është ajo e manualeve sorosiane të cilat kërkojnë mohimin e vlerës së kulturës dhe letërsisë nacionale, duke i quajtur si burime të nacionalizmit. Vetë Salajdini në shkrimin e cituar më lart i atribuon Goethes kundërshtimin për “fenomenet e nacionalizmit kulturor”. Termi as që përdorej në atë kohë dhe kjo po që është gjykimi i Goethe me koncepte jashtëletrare. Sa për kritikën që Salajdini më bën për ato që kam shkruar për Kadarenë, unë kam bërë një libër me 500 faqe ku merrem pikërisht me tekstin kadarean dhe i kritikoj lavdëruesit e tij pikërisht se nuk merren me tekstet e tij. Derisa tekstet e Kadaresë janë ideologjike unë nuk mund të mos e kritikoj atë nga pikëpamja ideologjike, por mendoj se kam zgjedhur një pikëpamje të ndershme, duke e kritikuar për ato gjëra ku ai është treguar më ekstremist se Enver Hoxha. Sa për vlerësimin e letërsisë nga kritere etnike, kryeveprat e mëdha të letërsisë botërore mbajnë vulë nacionale, apo etnike sikur thotë sorosiani Salajdin. Kur të dalin kryevepra të globalizimit mbinacional, ai ka të drejtë të flasë.
Salajdini thotë: “Nëse do të vlerësonin letërsinë vetëm sipas kritereve etnike atëherë një shkrimtar mediokër shqiptar do të duhej të ishte për ne shqiptarët shkrimtarë shumë më i madh se sa një Borhes, Markes, Kafka etj”.
Unë këtë gjë nuk e kam thënë dhe ma atribuon Salajdini. Unë nuk kam thënë se letërsia gjykohet mbi kritere etnike, por them se nuk ka kryevepra letrare që të mos mbajnë vulën nacionale, se nuk e përdor termin etnik që është fyes. Salajdini tregohet shumë i pandershëm kur edhe vdekjen e Bekim Fehmiut e përdor si rast për të propaguar dhe elaboruar idetë sorosian kundër kulturës nacionale, kur thotë në shkrimin e tij “Ikja e Odisesë”: “Këtë aktor, të cilin e kam takuar njëherë dhe pranë tij jam ndjerë si para një titani, e kam adhuruar jo se ishte shqiptar, por si një aktor të kalibrit botëror. Në fund të fundit, në botën e artit nuk vlejnë kriteret etnike, por artistike dhe estetike. Një pohim imi që shpesh ka ngjallur keqkuptime. Nëse arti do të vlerësohej vetëm sipas kritereve etnike, atëherë një Homer do të ishte më i pavlefshëm për botën kulturore shqiptare se sa një shqiptar mediokër.”
Bekim Fehmiu ishte një aktor i madh por nuk ishte një aktor i kalibrit botëror dhe Salajdini e di këtë. Edhe filmi “Aventurat e Ulisit”, të cilin Salajdini e shikon si rolin me të cilin u identifikua Bekimi nuk ishte një film i rangut botëror por një serial i Radiotelevizionit Italian, RAI. Bekim Fehmiu nuk pati asnjë rol të madh në Holliëood. Ndoshta ai e meritonte këtë, dhe për mua e meritonte, por gjithsesi nuk mund të quhet një aktor i kalibrit botëror derisa nuk luajti në asnjë film të tillë. Salajdini thjesht e keqpërdor Bekimin për qëllimet e veta ideologjike. Sharlatanët mund të bëjnë edhe ndonjë njeri të qajë, por e vërteta nuk ndryshon asfare.
Salajdini thotë për mua: “Myftari i etur për protagonizëm, që nuk shpalos ndonjë projekt apo ide të hajrit, por vetëm tenton të krijojë zhurmë, është veçse marksist i përbetuar dogmatik, pavarësisht se dëshiron të paraqitet si nacionalist i zjarrtë”.
Këtu Salajdini tregon se sa respekt ka për lexuesin e vet, se çdo lexues e kupton se unë mund të jem gjithçka por jo marksist. Në fakt marksist, në një sens të caktuar është Salajdini, se ashtu si Marksi, i cili merrte përsipër të bënte libra në çdo fushë të dijes, edhe Salajdini, megjithëse shkollimi bazë i tij është gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ka bërë një master për gazetari, megjithatë ligjëron në universitet për shumë lëndë dhe madje është drejtor i një instituti që, sipas faqes së tij on-line, pretendon të mbulojë fushat e politikave publike, situatës së marrëdhënieve ndëretnike, sigurisë, situatës ekonomike, çështjeve dhe bashkëpunimit regjional, situatës mediale, arsimit e kulturës, ndërtimit dhe reformimit të institucioneve. Dhe për të gjitha këto Salajdini merr grante të mëdha financiare nga ndërkombëtarët, të cilat i bën tym. Pse nuk i kërkojnë llogari ndërkombëtarët? Se disa prej tyre i përdorin NGO si ajo e Veton Latifit dhe Salajdinit si skema për të vjedhur paratë që çojnë si ndihma në vende si Maqedonia, nga ku u kthehen përsëri një pjesë e madhe nëpërmjet fondeve sorosiane të investimeve.