Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Pleqnarja Fatime Gjata
E merkure, 28.07.2010, 08:56 PM
Kadri Mani
PLEQNARJA FATIME GJATA
O tek lenë dielli-o e praron hana
Fatme Gjatë-o ma nuk ban nana!
O Anton Çetta po rrahte telin
Në Besianë po e çon haberin!
Fatime motër a po më dëgjon?
O Anton Çetta jam në telefon!
O a po vjen shpejt-o në Bellopojë
Se m’kanë vënë-o fort keq në lojë:
-“Kush je ti-o bre që kërkon paqe?
O që të t’i falim ne-o katër gjaqe!?”
-O Anton Çetta jam-o ore dai,
Kërkoj paqe-o shtëpi më shtëpi!
Se e kemi-o një armik të zi
O ajo është-o shtriga Serbi!
O ka përhap-o shumë munafiki
Që popullin tonë-o po do ta zhbi”!
Vrapon Fatimja-o, Shota e Llapit
Tym e mjegull-o po shkon sokakut!
O hyn në odë dhe ulet këmbëkryq
O dhe ia fillon t’jua bajë një gjyq:
O kush ashtë këtu-o bre zot shtëpie?
Që t’i vëmë-o punët bashkë përfije!
O mospërfillja-o e Bacë Antonit,
Shkon n’interes-o bre të dushmanit!
Kush po ju shtin-o mos me i falë gjaqet?
O kanë për qëllim t’ua fikun konaqet!
Dhe Fatimja me psikologjinë e suksesit,
Jua shleu vrik edhe grimcat e vesvesit!
O u ngrit plaka-o e sëmurë nga shtrati,
Jam e sëmurë-o më ka lëshue takati!
O por po e hetoj nga vjen taksirati,
O këtu vlen urtësai-o edhe jo inati!
Fëmijët jetimë-o neve na kanë mbet,
Por të ngujuar-o ngelim krejt shkret!
O bija ime-o moj Fatime Gjata,
Gjuha jote më e mprehtë se shpata!
Ma kthyen mendjen-o në tjetrën anë
Nipa e mbesa pa shkollë mos me i lanë!
O Fatime Gjata-o si Marije Shllaku
O hallall gjaqet-o nuk u fik oxhaku!
Fatme Gjata vështron maje kreshtës
O dora e djathtë-o e Anton Çettës!