Kulturë
Përparim Hysi: Fshatarët*
E hene, 26.07.2010, 04:27 PM
Fshatarët*
Nga Përparim Hysi
I dua fshatarët,se janë baballakë
Bujar e zemërbardhë si fshatarët s'ka
Nuk janë të qejfeve dhe s'kanë tangërllëk
Trokit kur të duash.dyerët hapur ata.
Të presin me krahëthapur dhe me dorë në zemër
Është gati që të falë(thuaj,gjithë shtëpinë)
Dhe nuk e bëjnë për t'u dkur apo për emër
Por denbabaden janë të shquar për miqësinë.
Dhe kur vjen në qytet,tek një mik që zuri
Ai ulet me kujdes(se mos"thyej" ndonjë qelqe?!)
Qytetari është "gjemb"(të shpon ky,gjauri?!)
Fshatari si në gjëmba;si i zënë në leqe
I kursyer qytetari;di të rrojë me sqimë
THela e mishit...veç ta shohësh me lupë
Fshatarin e shkretë,thuaj "uria" e grin
Hedh sytë për rreth(ndoshta ka pak bukë!!!)
Nuk e di ditëziu se qyteti ruan linjat
Se buka, ah,buka...dihet:të shëndosh!
Fshatarit i hipën siç më hipën dhe të mijat
Dhe i thotë mikut:-Të paça shëndosh!
Se ti,more mik,më qenke "fukara?!"
Se shpirtin,ah,shpirtin e mbake me erë
Në klubin e parë,kthehet dhe ha
Dhe thotë me vete:-Miq,si në qytet,pres përherë.
*Ngjarje e jetuar
26 korrik 2010