E marte, 29.04.2025, 11:02 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Drenica e Rugova në Kështjellen Hohentwiel të Gjermanisë

E diele, 25.07.2010, 09:57 PM


Drenica e Rugova në Kështjellen Hohentwiel të Gjermanisë

 

Nga Xhevat Muqaku -Singen, Gjermani

 

Kështjella Hohentwiel prej datës 15 deri më 19 korrik ishte një destinacion shumë i preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

 Festivali Hohentwiel ose ndryshe festa e Kështjelles, në qytetin Singen, është njëra prej manifestimeve tradicionale më të vjetra- të pasura në Gjermaninë jugore e që këtë verë shënoi përvjetorin e sajë të 41- të.

 Brenda mureve mesjetare, e ndërtuar në gërmadhat dhe shkëmbinjët vullkanik, kjo Kështjellë gjithnjë në muajin korrik ofron artistët, grupet e njohura te valleve dhe të muzikes, yjet e skenes dhe operës, vendasit, mysafirët dhe shoqatat e këtij mjedisi dhe më gjerë.

 Singeni është një qytet në jug të Baden-Vyrtembergut, rreth 30 km në veriperëndim të qytetit universitarë Konstanz dhe 20 kilometra në verilindje të qytetit Shafhausen (Zvicër). Eshtë qyteti i dytë më i madh në rrethin Konstanz dhe një qendër rajonale ku jetojnë shumë komunitete, ne mesin e tyre edhe nje numer i konsiderueshem i bashkatëdhetarëve tanë.

 Shtrihet në perëndim të regjionit të njohur vullkanik- Hegau, në veriperëndim të liqenit Constance( Bodensee), buzë kështjelles Hohentwiel. Ndërmjet qytetit dhe kështjelles rrëshqet i qetë lumi Aach, i cili nisë rrjedhën e tijë nga fshati me të njëjtin emër në lindje të Singenit, që njihet si burimi më i madh i ujit në Gjermani.

 Programi, ngjarjet kulturore me shumë pjesmarrës dhe vizitorë i dhan ngjyrë dhe shpirtë këtij Festivali i cili nisi me daten 15 korrik,me prezantimin e legjendave te pop muzikes Crosby, Stills dhe Nash. Rock grupi i njohur Toto u paraqit me tërë madhështinë e tijë në skenen tek muret e poshtme të Kështjelles sikurse edhe grupi Culcha Candela.

 Festa e Kështjelles me 90 orë Art dhe muzikë tërë diten e 18 korrikut ishte e veqantë bashkë me atmosferen në vendin e Paradës (Paradeplatz), e mbushur anekënd me kuzhinat e improvizuara te shumë shoqatave ku servoheshin specialitetet italiane, portugeze, turke dhe shqiptare. Edhe në këtë Skenë, defiluan me radhë artist, këngëtar dhe grupe të vallëzimit që përfaqësonin shoqatat e lartpërmendura. Vendi për rreth ishte i stërmbushur me publik që shijonin ushqimet dhe kulturen internacionale njëkohësisht.

 Ishte pjesmarrja e parë e Shoqates për kulturë dhe Integrim Rinia nga Singeni në këte manifestim me karakter ndërkombëtar. Jemi shumë të kënaqur me prononcimet e publikut, organizatorëve dhe zyrtarëve të qytetit për punen e madhe të ekipit të kuzhines dhe kulturen e prezantuar atë ditë, than njëzërit zotëriu Hasan Hajdari, qiftet Nadire dhe Sadri Hakaj, Marte dhe Marash Gojani, përgjegjësi për kulturë - koreografi Rrustem Selca me rininë vallëtare.

Edhe prindërit dhe bashkatëdhetarë të shumtë përjetuan për së afërmi Drenicen, Rugoven, kuvendin e motrave me nënen, flinë dhe porosinë e rinisë mërgimtare që din dhe ka qka të tregoi edhe në Kështjellen Hohentwiel.

Dita e marte e 20 korrikut shënoi kulmin e këtij Festivali me sopranisten

e mirënjohur të muzikes klasike, Denyce Graves e përcjellur nga Filharmonia e Gjermanisë jugperendimore (Südwestdeutsche Philharmonie).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx