Kulturë
Jorgo S. Telo: Kur shkon haka tek i zoti...!
E premte, 23.07.2010, 08:48 PM
KUR SHKON HAKA TEK I ZOTI…!
Nga Jorgo S. TELO
Dhe ja, më në fund bekim dha Drejtësia:
Dhe pse me vonesë… më mirë von’ se kurrë.
Buzëqesh Kosova, ngërdheshet Serbia;
Dhe flatron Shqiponja krenare mbi flamur.
Flatron e hareshme mbi trojet kombëtare
Ëndërruar ndër shekuj… etshëm mot pas moti…
Tash haka iu dha çështjes Kosovare;
Gëzon Shqipëria me flamur kastrioti.
Të ligjshme – Pavarësinë, e lumja Kosovë;
Ecjen mos e step, dhe vrapo lirisht!
Tok, si një familje të rendim dorë për dorë;
Dhe këngët e vallet t’i ndezim shqiptarisht.
Këndo, Pagarusha, mos resht, o Agim Gasshi!
Kushtrim zeri juaj … më fort të buçsasë…
Hasmët gjithandej të heshtin, të pëlcasin.
Bilbilat, kanarinat me ju të mblidhen bashkë.
U krye sot Kosova dhe me Drejtësi
E mendjes t’i thrrasin qeverit’ e vonuara.
T’njihet sa më shpejt kjo Pavarësi;
Boll më në pritje me t’drejta të mohuara…
Të bekoi Drejtësia, moj Kosovë
Detyrat që t’përkasin tani zgjidhi shtruar…!
E paqen e brendshme vet’ merre në dorë
Ngadhnjyese t’jesh përherë lart duke flatruar.
Gjirokastër, 23 korrik 2010, ora 6 00 – 7.00