Mendime
Jahir Demaj: Nëntorët e pavarsisë, zgjedhjet dhe flamuri
E merkure, 05.12.2007, 07:10 PM
Nëntorët e pavarsisë, zgjedhjet dhe flamuri
Nga Jahir Demaj
![]() |
Jahir Demaj |
Mirëpo, për fat të mirë zgjedhjet e 17. Nëntorit të sivjem nuk u përcollën me akte të tilla “patriotike”. Ky popull, edhe këtë herë tregoi pjekurinë e tij, se di të organizojë dhe të mbaj zgjedhje. Di të fitojë por edhe të humbë “ndershmërisht”. Atyre që ishin fitues deri më sot ju shtuan edhe nja dy- tri rrudha presidenciale më shumë, jo që nuk e kishin merituar humbjen, por atë e kishin kalkuluar keq. Më mirë të themi “fitoren” e fituar me votën e elektoratit besnik e dhunuan, e shperdoruan, e keqpërdorën, e shitën dhe ia falën “fituesit” të rradhës. Mjerisht, “fitorja” e fituar dikur falë udhëheqësit fjalë rëndë por fjalë pak Dr. Ibrahim Rugova, ua verboj sytë, dhe ua turbulloi mendjen, ranë në kurthat e hokatarit Eqrem Kryeziut, të lakmitarit Fatmir Sejdiut, të defagjiut Kolë Berisha dhe të axhamiut Lutfi Haziri. Këto figura ( dhe jo vetëm këto) kan për t’a mbajtë përgjegjësinë historike për shkatrrimin e LDK-së. Në mesin e atyre figurave të rrespektuara që mjerisht mbetën në këtë formacion politik dhe të cilët duhët që edhe sot t’a mbajnë kokën ulur nga turpi, për mendimin tim janë: Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe më pak nga ta Akademik Sabri Hamiti, sepse lejuan një thyerje të tillë të LDK-së të cilën së bashku me Dr. I. Rugovën e ndertuan bashkarisht. Alush Gashi, për shkakun se shquhej për urtësinë e tij si njeri, Zonja Nekibe Kelmeni për arsyen e ngjarjes tragjike të bashkshortit të saj dhe në veqanti të humbjes së dy djemve të saj. Kurse Akademik Sabri Hamiti njihej si bashkudhëtar dhe si mik i jetës studentore të të ndjerit Kryetar Ibrahim Rugova. Akademiku i nderuar kishte kohë që kompromentohej shkaku i zaptimit të pushtetit nga familja e tij, të ashtuquajtur Klani i Hamitovitëve. Sa për ironi më e djegura dhe më e lagura nga kjo thyerje dhe kjo qarje e LDK-së, si dukët doli “Ministri” më falni ministresha Meli Termkolli, e cila gogja pick e pat punën në Pejë, por të cilës siq rezultoi, ia mblodhën betë. Me pak fjalë një humbje e tillë e LDK-së është tepër e merituar. Mirëpo, me gjithë humbjen e merituar LDK-ja siq dukët ka ende orekset e saja të pangopura ende për pushtet. Ajo për moralin që ka treguar së pari në oborrin e shtëpisë së vetë, dhe së dyti në qeverisjen e vendit deri më sot, do të ishte shumë e gatshme që tutje të bëhej pjesë e qeverisjes. Po të kishte moral në politikë, LDK-ja dhe sidomos Kryetari i saj me ndonjë rrudhë më tepër në fytyrë, do të qfaqnin aktin e fundit njerzor, politik dhe kombëtar, duke u tërhequr vet nga ciladoqoftë formulë e mundshme qeverisëse. Zotri Fatmir Sejdiu, po të ishte trim, do të ofronte edhe dorheqjen si Kryetar i Kosovës. Të tërhiqet në opozitë, aty ku vota e sovranit e ka renditë, aty ku e ka vendin vërtetë. Por, ngaqë morali në politikë mungon, dhe ngaqë politika quhët shpesh me të drejtë edhe “kurvë”, kjo LDK-ë si dukët nuk e ka fort për dert t’ia kthejë prapanicën “fituesit” të vocërr, si dhe sa herë të dëshirojë.
Edhe dy fjalë për “fituesit”.
Këta “fitues” që unë po i quaj me qëllim të vegjël,...dhe bile po i fus nën thonjëza, kan fillue të krekosen shumë dhe jo aq me meritë, dhe jo aq me një fitore bindëse. Uroj që kjo fitore atyre t’ju shërbejnë si mësim dhe jo si pësim. Fitore e madhe ishte Fitorja e LDK-së, në kohën kur ishte Ibrahim Rugova gjallë. Ai dinte të fitonte me 50% e më shumë. Ajo ishte fitore, dhe nuk ka se si të mohohet. Por, sido që të jetë PDK-ja fitoi këtë herë, dhe asaj duhët uruar fitoren edhe pse një fitore e zbehtë e ndihmuar nga dy “Edi” të LDK-së, (Edi Shukriu dhe Edi-ta Tahiri), pa harruar këtu kontributin e sarrakuqur të Gjergj Dedës? Mirëpo, fituesi duhët të përgëzuar dhe jo të injorohet. Fitorja e PDK-së do të zbehet dhe do të bëhët fatalitet në rast se ajo lëpinë atë që ka pështyrë deri dje. Koalocioni me LDK-në do t’a kompromitonte fitoren e PDK-së deri na atë masë sa që PDK-ja do të bëhej vërtetë gazi i botës. Nuk ka lënë gjë pa thënë, për qeverisjen e keqe, të pa aftë, të korruptuar, madje edhe të ndyrë të LDK-së. Po të vendoste që të qeveriste vendin bashkë me hajna, të paaftë dhe me të korruptuar, PDK-ja do të jetë 100 herë më e zezë se kaq.