Kulturë
Koço Sterjo: Dilenjtë e Sheperit
E merkure, 21.07.2010, 08:58 PM
Koço Sterjo
DILENJTE E SHEPERIT
Dilenjte e Sheperit ne Atdhe,
Nje nga Familjet e Medha.
Miremengjesi,Ilia Dilo,si je
Pas katalkizmave gjeme-hata ?!
E,si do jem ,more,djale,si do jem!?
Si Mesues dhe Luftetar !
Kohet e liga na bene ujem,
Na lane,mbi te gjitha,pa varr.
Kockat e tua shperndare rrugeve
Ndritnin ne erresire si pishtare.
Nuk e shihte manastiri i murgjve
Fosforeshencen tende dritelare.
U tall Enver Hoxha me mustaqet e tua,
Se nuk e pa si e hoqen zvarre,
Se nuk e pa si ererat ndryshuan
Dhe te ngriten Ty ne Altar.
I mendjes sate det`i qete,
Atehere,kur ishe Profesor,
Nuk mund ta nxinte kete te vertete,
Qe nxenesi te behej Diktator.
U talle Ti me poshtersite,
Qe,si kerpudha te helmeta mbinin
Pas rrebeshit te tmerrshem komunist.
Dhe gurin e varrit te qete s`ta linin.
Gjermanet te dogjen Shtepin`e Diturise,
Te dogjen gjith`Fisin shqiptaret.
Mbi ta Pellazget e Mitologjise
U ngriten si diej shkelqimtare.
Ku i dergove djemte me sherbim te gjate?!
Ne malet e Korces gjer larg ne Amerike.
Ata,qe mbeten ketu,luftuan neper nate
Me balozet e zinj ,pa patur frike.
Ku i nise Ti vajzat e brishta,
Mesueset e denja,Dijetar ?!
Nuk trembeshe asfare nga bishat,
Qe posht`dritaresh ngrinin veshet ne acar?!
Ku i dergove niperit e mbesat?!
Per Atdheun,ua lashe porosine,perhere!
Porse ujqerit ua shqyenin atyre shpresat
Ne pyllin e ferres plot terr.
Ku i nise stermbesat e sterniperit?!
Kaq gjate shkoi ky kalvar?!
Ata te gjalle pse Ty te kishin,
Ndaj mbete Ti dhe pa varr.
Ti ke nje varr si jo te gjithe,
Te gjitha kockat s`jane aty.
Ato qe s`jane ndrijne si pishe
Dhe e verbojne Naten ne sy.
Ti,Misionar i perjetshem i Dijes,
Luftove gjith`jeten per Shqiperi.
Valle,birin tend ,ku ta dije
Te mbyllur dhjete vjet ne qeli !?
Ti,qe i dhe vendit aq gjenerata
Dhe qe Njeriu me shume te dhemb,
Si mund ta mendoje qe Nata
Te digjte me elektroshok genin tend ?!
Ti,qe kaq breza nxenesish perkedhele,
Atehere,kur dukej se u err,
Si mund ta ndermendje ne mure ledhesh
Gjakun tend,arkitekt inxhinier ?!
Nje kolone e gjate energjish virgine,
Si ne kohet e vjetra,mesjetare,
Kaloi e tera ne gjyqe bizantine
Dhe doli qe andej kokelart,krenare.
Si mund te mbyllej drama e Dilenjve
Pa aktin e fundit tragjik ?!
Por shpirtin e madh te atdhetarmedhenjve
Nuk mund ta vrase asnje armik.
Si te mos vikase shpirti i Nenes,
Qe tek pragu i deres u ther ?!
Si te mos ndjehet fajtore drit`e Henes,
Qe e la vetem ne ate tmerr ?!
Ti ,o Baba i Gjuhes sone !
Ti,o vigan i Diturise !
Zeri yt iken shekujsh si jehone
Ashtu qe nga pragu i Shtepise.
Ti nuk shkrove thjeshte Gramatike,
Shkrove Kronologjine e Qyteterimit.
Ylli yt i Mengjesit leshon drite
Neper qepeket e Njerezimit.
Ashtu qe nga pragu i Shtepise
Ngrihet nje histori me tmerre,
Ngrihet Lavdi e Shqiperise
Ngrihesh Ti,qe kurre s`u theve.
Ngrihesh Ti ,qe andarteve u the
Edhe po prete fytin tim,
Do gjeni aty nje A,nje B,nje C...
Atdheun tim ne perparim.
Akoma me fener ne duar
Neper bodrumet e Atdheut tim.
Akoma vuajtja s`ka mbaruar
Ne kete toke me mallkim.
Qe nga Busti pershendet bashkefshataret
Sikur te mos kete ndodhur gje.
Ti,Burre nga burrat e pare
Fal edhe iken pa ze.
Dilenjte e Sheperit ne Atdhe,
Nje Prag i Madh atdhetar.
Krenare per te jemi ne,
Ne zogjte e bukur fluturimtare.
KOCO STERJO, USA,korrik 2010.