E enjte, 06.02.2025, 01:13 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mehmet Krileva

E marte, 20.07.2010, 08:40 PM


MEHMET KRILEVA

 

Bijë e bija  nga  Gollaku –

Janë t’ një fisi , janë t’ një gjaku .

Ndër shumë trima nga këto treva –

Do t’ përmendet Mehmet Krileva .

 

N’ atë Malësi të Gollakut –

U lind  shtylla e konakut ,

Që do t’ njihet nga këto treva ,

Burrë me famë  Mehmet Krileva !

 

Që kur ishte Mehmeti i ri –

Kishte etje për dituri ,

Në shpirt kishte atdhedashuri ,

N’ zemër  kishte trimëri .

 

I gjithë populli n’ atë Malësi –

E pranonte me ngrohtësi .

I tillë ishte Mehmet Cakolli –

Birë i dashur i këtij trolli .

 

Por për famë që i dhanë këto treva –

Populli i tha : Mehmet Krileva .

Bijtë që thithin gji n’ nanë - trimen ,

Nderojnë fshatin dhe krahinën !

 

Përmes këngës , nëna i rrëfeu –

Herët mësoi si duhet atdheu ,

Herët mësoi si duhet  miku ,

Herët mësoi  si urrehet  armiku !

 

Herët mësoi çka është pushtuesi ,

Ç’ është  mizori  e uzurpuesi !

Herët mësoi çka  është  robërimi ,

Shtypja, burgjet dhe regjimi !...

 

Herët mësoi çka janë përndjekjet ,

Rrahjet, vrasjet edhe djegiet ...

Qysh i njomë n’ moshën rinore –

U  frymëzua n’ çështje madhore !

 

N’ shpirt e brente rënd mashtrimi,

Që ushtrohej nga regjimi –

Mbi shqiptarët e këtij trolli ,

Që i priste Anadolli!

Nga shqiptarët bëhej spastrimi –

N’ Kosovë bëhej kolonizimi !

N’ tokat tona brez  me  brez –

Vinin serbë e malazezë !

 

Arsimdashësi  Mehmet Krileva –

Për shqiptarë kishte shumë brenga !...

Se regjimi i poshtëruar –

Shumë shqiptarë kishte varfëruar !

 

I ka lanë t’ pa arsimuar –

Nën robërimin e verbëruar !

Për të drejta e për shqiptarë –

Ngrehte zërin ndër të parë !

 

I gjithë rrethi e popullata –

E nderonte me urata !

Pse punonte për vatan –

Delegat u zgjodh n’ Gjilan .

 

Përfaqësimi prej gjithë rrethit –

Populli i dha besim Mehmetit !

Këtë besim me vullnet fisnik –

Gjithmonë popullit i mbet besnik .

 

Por,  Mehmeti ishte bujarë ,

Mësues i popullit - vullnetarë ,

N’ popullatë t’ pa arsimuar –

Shkrim- leximin për t’ ua mësuar!

 

Çka ka thanë Azem Cakolli –

Si Mehmetin ,  nuk lind ma trolli !

I guximshëm , burrë i vyeshëm ,

N’ ideale i pathyeshëm !

 

-N’ atë botë terri kur s’ kish arsim –

Ai, na i mësoi shkrim e lexim,

Gjeografi e histori ,

Matematikë për llogari...

 

-Kështu na mësonte Mehmet burri,

Verës shkruanim mbi rrasa guri,

Dimrit shkruanim mbi shtresa bore,

S’ kishim lapsa , as fletore !...

 

Shpesh Mehmeti ka rrëfye –

Popullit tim du’  me i shërbye !

S’ dua grada , as pozitë –

Dua populli të shohë dritë !

 

Në muajin Prill , Dyzet e Pesë –

Një detyrë iu dha me besë ,

Që t’ merr pjesë si delegat

Me shqiptarë në Beligrat !

 

Përfaqësuesit e shqiptarisë –

I pret Mareshali i Jugosllavisë .

N’ atë takim – Tito i ka pritë ,

Për t’ ia shprehur pakënaqësitë !

 

Ia thanë Titos, ashiqare –

Gjithë  problemet kosovare ,

Për veprimet antishqiptare ,

Që ushtrojnë forcat qeveritare !

 

Për të mirë i mbante shpresa –

Ia dorëzuan shtatë kërkesa !

N’ emër t’ popullit të Kosovës –

Ish kërkesa e vetëvendosjes !

 

Para Titos – ballë për ballë ,

Mehmet Krileva , mori fjalë :

“Tokat tona kosovare -

Janë të lashta toka shqiptare !...

 

Krajli serbë kobin na e soll –

Shpërngulë njerëzit n’ Anadoll !

Dhe me dhunë mbi tokën tonë –

Na e ka mbushë plot me kolonë !

 

Kështu ka bë  ai regjim barbarë –

Diskriminim përmbi shqiptarë ,

Tue qitë taksa, tue qitë agrarë ,

N’ tokat tona -  porsi rrogëtarë !

 

Ne punonim si rrogëtarë ,

Kolonët rrinin si agallarë ,

N’ kafene pinin raki ,

Djersën tonë tue na e pi !

 

Na e kanë sjellë përherë kiametin –

Tue na e marrë krejt bereqetin !

Veç pak bukë na e linin n’ shpija –

Për t’ mos vdekur nga uria !

 

Kemi ardhur  me ta thanë ndër sy –

Se prej jush kërkojmë drejtësi !

T’ jemi zotë në tokën tonë –

Që na i lanë  stërgjyshërit  tonë !

 

S’ do t’ punojmë ma për kolonë ,

Nga kanë ardhur , ata le t’ shkojnë !

Nga kolonët, nga kjo robëri –

Kemi mbet  t’ gjithë në varfëri !

 

Kërkojmë shkolla për arsim –

Fëmijët tanë t’ marrin mësim !

Prej fillores e n’ fakultet –

S’ duam t’ jem analfabet !

 

Ne kërkojmë ta kem lirinë ,

Barazinë  dhe drejtësinë ,

T’ jem të lirë, t’ jetojmë pa frikë ,

Jo, kolonët me na grabitë !

 

Në Kosovë, tash kur të shkojmë –

Na pret populli t’iu tregojmë !

Mezi pret populli me e ditë –

T’ ju tregojmë si na ke pritë ?!

 

Këto kërkesa  , po s’ u  shqyrtuan,

Dhe në jetë , po s’u  zbatuan –

Do t’ shpërthejnë shumë pakënaqësi ,

Turbullira  edhe ndasi !

 

Është dëshmua në histori –

Se shqiptarët s’ durojnë robëri !

Nuk duan mbretër , as krajli –

Duan t’ drejta dhe liri !”...

 

Shikon Tito, n’ mënyrë cinike ,

Me buzëqeshje ironike ...

Me dhelpëri diplomatike –

Premton kushte pikë pas pike !

 

 

Por, metodat sllavo barbare

Dhe premtimet dhënë kosovarëve –

Delegatëve t’ Kosovës s’ shkretë ,

Shumë prej tyre iu kushtoi me jetë !

 

Por ,  Mehmeti e dinte krejt –

Këto kërkesa do t’ kushtojnë shtrenjtë !

Para popullit kish dhanë betim –

T’ mbrojë kërkesat  me çdo çmim !

 

Hiq shumë kohë nuk ka  kaluar –

Këlyshët e OZNA-së e kanë helmuar !

Helmi  trupin  ia ka kallë –

N’ zemër t ’popullit mbet i gjallë !

 

Mehmet Krileva, ai atdhetar ,

Ishte guri themeltarë ...

Trasoi rrugën e lirisë –

Në udhëtim drejtë  pavarësisë  !

 

N’ emër t’ popullit dhe lirisë –

Hyni n’ rrugë të pavdekësisë .

  ale me atdhetarë –

Ne , gjithmonë na banë krenarë  !

 

Gjilan, më 20.07.2010.

Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora