E premte, 27.12.2024, 07:53 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Sociologët në alarm për marrëdhëniet seksuale para moshës 17 vjeçare

E marte, 04.12.2007, 09:33 PM


Pranvera Kola

Gjimnazet, situata e rëndë dhe në rrethe

Pasoja të rënda për sistemin shoqëror dhe shëndetin e të rinjve

Tronditja e marrëdhënieve shkollore në gjimnazet shqiptare nuk është përqendruar vetëm në Tiranë, por dhe në të gjithë rrethet e tjera të Shqipërisë. Sociologët tashmë kanë nisur studimin e fenomeneve dhe ballafaqimin me sjelljen te bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Ndërkohë, theksohet se problemi nuk mbetet tek kryerja e marrëdhënieve para kohe, por botëkuptimi shoqëror. Pra, kryerja e marrëdhënieve për shkak të mburrjes në shoqëri, apo dhe për të mos mbetur prapa të tjerëve. Ndërkohë që në shoqërinë shqiptare këto sjellje cilësohen tepër të rënda. Tashmë, pas 16 vitesh, në shkollat shqiptare po kërkohet leja e stafit të mësuesve, si dhe shoqërimi prej tyre në festat e mbrëmjes. Por dhe këto masa duket se nuk po sjellin asnjë rezultat. Më e rëndë është situata për botëkuptimin në marrëdhëniet seksuale, si dhe dëmtimin psikologjik apo dhe shëndetësor në to.

Por nëse në kryeqytet këto situata kalohen vetëm me thashetheme, në rrethe apo në zonat thella shoqërohen dhe me masa të rrepta shoqërore.

Fenomeni

Në lidhje me këtë fenomen, sociologu Dervishi pohon se janë të shumtë faktorët që ndikojnë në përhapjen e tij. Sipas tij, edhe pse ende nuk dihet vërtetësia e këtyre të dhënave, sërish problemet e vëna re te gjimnazistët e kësaj moshe mbeten problematike për vetë efektet që përçojnë dhe pasojat që lënë. “Për mendimin tim, fillimi i aktivitetit seksual tek të rinjtë që në këtë moshë (14-15vjeç), sjell rrjedhoja të cilat mund të jenë të rënda për shoqërinë. Kjo sidomos për femrat, të cilat janë të prirura që si pasojë e këtij fenomeni të mos kenë një jetë sociale të qëndrueshme si dhe karrierë të dobët. Çka i shndërron ato në persona që bëjnë një jetë të rëndomtë më vonë. Kjo mbart pasoja të rënda për mbarë shoqërinë. Ndërkohë që kjo ndikon në shfaqjen e traumave psikike që përjeton kjo kategori ”, shprehet Dervishi. Ndaj kërkohet që të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme në marrjen e masave urgjente mbi parandalimin e këtyre faktorëve ,që ndikojnë në shpërthimin e këtij fenomeni.

Shkaqet

Shkaqet që i shtyjnë të rinjtë drejt këtyre veprimeve janë nga më të ndryshmet. Teksa përballë tyre është shtruar detyra imediate e marrjes së masave urgjente në ndaljen e këtyre fenomeneve, të cilat mund të rëndojnë më tej opinionin dhe jetën e këtyre të rinjve, deri në degradimin e gjendjeve të rënda dhe traumave psikike. “Përveç mediave, të cilat duhet të sensibilizojnë më shumë në këtë drejtim, një rol të veçantë duhet të luajë dhe vendosja e punonjësve socialë të duhur nëpër shkolla. Për këtë rast, duhet të them se duhen vënë në këto pozicione njerëz të aftë, të tillë që arrijnë të japin asistencën e duhur në trajtimin e problemeve të kësaj moshe e që fatkeqësisht janë të shumta. Punonjësi social duhet të shndërrohet në konsulent profesionist dhe jo të vendosen në vend të tyre njerëz, të cilët nuk kanë aftësinë e duhur në trajtimin e tyre”, shprehet Dervishi. Pavarësisht këtyre, vetë shkollat duhet të krijojnë aktivitete nga më të shumtat, që t’u vijnë në ndihmë këtyre të rinjve. Të jenë këto ambiente, në të cilat ata të shfrytëzojnë energjitë tyre dhe jo të degdisen diskove e lokaleve me radhë. Larmiteti i të tërë këtyre faktorëve së bashku, do të ndikonte në eliminimin e këtyre problemeve.

Të dhëna

Drejtuesit e shkollave shprehen se nuk e pranojnë një gjë të tillë dhe të shqetësuar shprehen se është shumë e vështirë që të kontrollohen nxënësit, apo t’u vendoset atyre një rregullore strikte, pasi dalin nga portat e shkollës. Në këtë rast, sipas tyre është shumë e vështirë që të kontrollohen.

Fillimi i aktivitetit seksual tek të rinjtë, që në këtë moshë (14-15vjeç), sjell rrjedhoja të cilat mund të jenë të rënda për shoqërinë. Kjo sidomos për femrat, të cilat janë të prirura që si pasojë e këtij fenomeni të mos kenë një jetë sociale të qëndrueshme, që ndikon dhe në krijimin e traumave të shumta psikike që kalon kjo kategori.

Pavarësisht këtyre, vetë shkollat duhet të krijojnë aktivitete nga më të shumtat, që t’u vijnë në ndihmë këtyre të rinjve. Të jenë këto ambiente në të cilat ata të shfrytëzojnë energjitë e tyre dhe jo të degdisen diskove e lokaleve me radhë. Larmiteti i të tërë këtyre faktorëve së bashku, do të ndikonte në eliminimin këtyre problemeve.

Parlamenti Rinor

Kampionimi i të rinjve në sondazh

Të dhënat e publikuara në sondazhin e një dite më parë janë përzgjedhur nga kampionimi i 500 të rinjve në gjimnazet më kryesore të kryeqytetit. Sipas drejtuesve së këtij organizmi, Julinda Gjoka, të dhënat janë mbledhur në disa grupe përfaqësimi të shkollave dhe janë opinione të vetë nxënësve. Ndaj dhe ato janë parë si problematike, ndërkohë që mbledhja e tyre është bërë jashtë ambienteve të shkollave, nga ku kanë rezultuar dhe këto shifra në lidhje me fillimin e aktivitetit seksual tek kjo kategori në moshë shumë të re, por që në pjesën më të madhe zhvillohet e ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme seksualisht të transmetueshme.

Studimi

· Rreth 68% e femrave shprehen se do të preferonin të qëndronin të virgjra deri në moshën 18 vjeç, por mund të kryenin marrëdhënie edhe më herët, nëse do të gjenin partnerin e duhur.

Një pjesë e konsiderueshme e meshkujve trashëgon një mentalitet konservator:

· Rreth 82% e meshkujve deklarojnë se do të preferonin që të martoheshin me një femër të virgjër.

· 75% e femrave kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 15 deri në 16 vjeç.

· 52% e meshkujve kryejnë për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 17 deri në 18 vjeç.

· Vetëm 7% deklaron se ka informacion që kryhet seks edhe në ambientet e shkollës. Në këto raste ambientet janë banjot dhe klasat.

· Rreth 63% shprehen se mbas festave/ballove të ndryshme, të rinjtë kryejnë marrëdhënie seksuale. Në këto raste vendet më të shpeshta janë në motel ose në makinë.

· 87% e atyre që deklarojnë se kanë kryer marrëdhënie seksuale, pranojnë se kanë kryer marrëdhënie gjatë ekskursioneve shkollore.

· 99% e tyre pohuan se në këto festa kryet seks në grup (orgji).

· 99% e tyre pohuan se në këto festa nuk përdoret prezervativ.

54% e të anketuarve shprehe



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora