Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Letër e hapur ish-kolegut tim të burgut në Pozharevc, zotit Milan Baboviq
E shtune, 17.07.2010, 06:15 PM
Letër e hapur ish-kolegut tim të burgut në Pozharevc, zotit Milan Baboviq
GRUPI I KONGRESIT TË V-të TË TIVARIT
Nga Kadri Osmani- Mani
Juve ju kujtohet zotni Milan Baboviq, kanë kaluar dekada që kur kemi qenë ne dy bashkë në Burgun e Pozharevcit dhe shumë të burgosur kanë menduar se jemi- vëllezër!
Ama kur fillova t’ua lexoja aktakuzat dhe aktgjkimet tona, ti u bëre nervoz dhe të kaloi vulneti të dëgjoje edhe më tej, dhe u shprehe:
-Ju po flisni me gjuhën e Tiranës!?- dhe me këtë ne e kuptuam se edhe ju jeni pushtues të rinjë në Kosovën tonë.
Meqë keni qenë kolonë në Pejë, ju mund të dini për masakrat e për gjenocidin serbo-malazias mbi popullin tonë, por për çdo eventualitet po jua dërgoj letrën e hapur të zotit Lekë Lulgjurajt, dërguar çarli çaplinit tuaj të politikës promillosheviqjane, Momir Bullatoviqit.
Dhe këtu e keni një rast të mirë të na tregoni orientimin tuaj prej arsimtari-edukatori për kultivimin e fqinjësisë së mirë, për edukimin e fëmijëve tuaj, nëse janë mirë e nuk kanë pësuar nga lufta?
Çka amendoni për bashkëjetesën në vijim, sidomos pas Mbledhjes të Përfaqësuesve të disa shteteve të Ballkanit sivjet në Provallë- ku u hesht lufata mizore që na e imponuat!?
Kurse ne tanimë e kemi plasuar mendimin tonë që nga viti 1999:
“SS-SENATI SUPREM”
Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë
Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”
(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)
LETËR E HAPUR E LEKË LULGJURAJT DËRGUAR KRYETARIT TË MALIT TË ZI PËRKITAZI ME MASAKRËN E SHQIPTARËVE NË TIVAR MË 1945
TË HIQET HIPOTEKA E PËRGJEGJËSISË KOLEKTIVE
“BUKU” 14 SHKURT
/Masakra e Tivarit më 1945 mbi rekrutët shqiptarë e rëndon shumë përgjegjësinë kolektieeve të popullit malazias, parandaj në emër të këtij populli duhet të jepni urdhër që të zbulohet fajtori dhe të hiqni hipotekën ndaj këtij populli, thuhet në letrën e hapur të Lekë Lulgjurajt, kryetar i koalicionit demokratik në Mal të Zi, dërguar Momir Bullatoviqit, të cilën nuk e botuan njtet e informimit në këtë republikë/
Zotni Kryetar,
Ju drejtohem me këtë letër të hapur, në lidhje me masakrën që u ndodhi shqiptarëve në Tivar më 1945.
Në fillim tëvitit 1945 në territorin e sapo çliruar në Jugosllavi filloi mobilizimi i rregullt i rekrutëve dhe ushtarakëve të obliguar, detyrë e të cilëve ishte çlirimi i plotë i trevave të paçliruara të Jugosllavisë. Njëkohësisht ishte obligim ndaj koalicionit antihitlerian në bazë të marrëveshjes Tito-Fedmareshal Aleksandër të vitit 1944, të obligimit për planit strategjik për operacionin e pjesës veriperëndimore të Jugosllavisë.Istrie-Triestë.
Kjo detyrë e rëndë iu besuar armatës së katërt të Jugosllavisë. Për këtë arsye shatabi suprem vendosi që radhet e armatës së katërt t’i plotësojnë me ushtarë shqiptarë të posa mobilizuar nga Kosoava, të cilët ishin të obliguar që të kalojnë një marshutë të rëndë e shumë të gjatë në rrugën: Prizren-Kukës-Shkodër-Ulqin-Tivar dhe pastaj me anë të anijeve për në
Mirëpo, posa iu dhanë në dorëzim përcjellësve, ushatarët shqiptarë u gjetën në një situatë shumë të rëndë dhe të jashtëzakonshme dhe në fillim nuk mund ta kuptonin se ç’po ngjet me ta: janë ushtarë apo robër të luftës, apo të vjedhur? Shumë shpejt e kanë kuptuar se janë në duart e armikut të përbetuar. Kjo u vërtetua pas sjelljes arrogante të përcjellësve të vet, sepse pas ca kilometra udhëtimi, kanë filluar të bien fli viktimat e para.
Ushtarët malazezë, të cilët patën për detyrë t’i përcillnin e shoqërojnë këta reekrutë të rinj dhe t’u ndihmojnë për rrugë të gjatë, menjëherë kanë filluar t’i vrasin dhe gjatë gjithë udhëtimit t’i lënë rrugët e përgjakura. Nga këta ekzekutorë më së shumti është dalluar oficeri Velko popoviq, i cili vetëm me një rafall automatiku vrau shtatë shqiptarë të lidhur. Pas rrugës së gjatë dhe të përgjakur, në të cilën u vranë të gjithë rekrutët e molisur dhe të sëmurë, më 1 prill në orën nëntë arritën Tivar.Të uritur dhe të etur, sepse malazeztë nuk i lejuan as për të pirë ujë as nevojën fiziologjike ta kryejnë si çdo krijesë e kësaj natyre, posa arritën në Tivar, këta shqipatarë i vendosën në plazhin e Tivarit; mes detit në njërën anë dhe mitralozave të ushtrisë së Briagadës së Dhjetë Malazeze në anën tjetër. Tërë kohën i shanë, i provokuan dhe torturuan djemtë e rinj shqiptarë të cilët ishin të thirrur që nën flamurin e lirisë, të përcjellë nga nënat shqiptare, të luftojnë për çlirimin e Jugosllavisë.
Komanda e armatës së katërt, dmth. Komandanti i saj Petar Drapshin, me padurim i priste këta ushtarë të rinj. Por, komandanti i Brigadës Dhjetë të Malit të Zi, Gasha Markoviq, dhe ushtarët e tij nuk mendonin ashtu. Të njëjtën ditë në ora 15 prej plazhës së Tivarit i përcollën drejt Kombinatit të Duhanit, i cili ka qenë i rrethuar me një mur të lartë. Posa rekrutët shqiptarë i kanë futur (shti) brenda, përcjellësit e tyre ua kanë mbyllur derën dhe menjëherë ndaj tyre kanë hapur zjarr. Për pak minuta vranë 1700 veta, sipas disaave më shumë se 4000 shqiptarë. Pas kësaj masakre ushtarët malazezë e festuan me “rrnoftë hakmarrja; kështu duhet bërë shqiptarëve”. Të plagosurve ua morën jetën me thika dhe mjete tjera të forata. Në të njëjtën kohë të gjithë kanë qenë të plaçkitur. Një numër shumë i vogël, gjithësej 18 veta, arritën ta kaprcejnë murin dhe të shpëtojnë nga masakra. Shumicën e të vrarëve i kanë hedhur në det, ndërsa 483 persona i varrosën v endasit në varret e myslimanëve në Tivar.
Kjo masakër, vepër jonjerëzore dhe tragjedi për djelmoshat shqiptarë, më detyruan zoti kryetar që t’ju drejtohem me kërkesë që të përdorni autoritetin dhe autorizimin tuaj si kryetar i Kryesisë të Malit të Zi e të vëni në lëvizje hetimet, të hapet arkivi e të vërtetoehen motievet e kësaj vepre kaq të shëmtuar dhe të zbulohen organizatorët e urdhëruesit e kësaj masakre të padëgjuar deri më sot ndaj shokëve të vet të luftës dhe të hiqet hipoteka gjenocide e përgjegjësisë kolektive të një populli, në këtë rast të popullit malazias dhe në emër të këtij populli, i kërkoni falje popullit shqiptar, dmth. Pasardhësve të tyre.