E enjte, 26.12.2024, 03:41 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E diele, 11.07.2010, 08:32 PM


Xhavit Gasa  

 

Ne vend te komentit per ate takim te bukur qe organizoi shoqata "MOTHER TERESA ALBANIAN UNION" me rastin e mbylljes me sukses te vitit shkollor 2009-2010 per mesimin e gjuhes sone te bukur shqipe, po dergoi te "Zemrashqiptare'' keto vargje poetike qe ja kushtoj atyre femijeve te mrekullueshem qe na emocionuan me recitimet, kenget dhe vallet shqiptare, ne gjuhen tone te mrekullueshme.

 

MALLI I VENDLINDJES

 

Si etjen,

Qe t'a shuan uji i fresket i burimit,

Na e shuan mallin e vendlindjes,

Keta zera te embel femijesh,

Qe recitonin e kendonin,

Me gjuhen e bukur shqipe,

 

Ne ate skene te vogel,

Kishte zbritur Shqiperia e madhe,

Ketu ne zemer te Londres,

Jehoj kenga e vallja shqiptare,

Lulet e bjeshkeve si kurore,

Shkelqenin si rreze drite,

Mbi kostumet popullore

Te ketyre femijeve,

 

Respekt per te paret tane te mire,

Qe gjuhen shqipe mbajten te paster,

Krenar per keta femije,

Qe gjuhes shqipe i japin flatra.

 

WILLESDEN

JULY 2010

 

 

 

Vargut tim

 

 

I thashe nje dite

             vargut tim

                         poetik,

 

Ketij vargu

           qe e kam dashte

                             dhe e dua,

 

Uroj sinqerisht

             t'mos keshe

                           fatin tim,

 

 

E shendritshme

           si drita e diellit

               e lehte si era t'u befte rruga.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora