E merkure, 05.02.2025, 10:42 AM (GMT)

Kulturë

Kolec Traboini: Partia ime është populli im

E merkure, 07.07.2010, 08:49 PM


Poezia e protestes se Zhaneta Ogranaja

 

PARTIA IME ESHTE POPULLI IM

-Poezia e protestes se Zhaneta Ogranaja-

 

Nga KOLEC TRABOINI

 

Qe ne rinine e saj Zhaneta Ogranaja ra ne sy si nje poete me talent e me te ardhme, me aq mundesi te pakta sa mund te kishte nje krijues ne diktature. Poezite e saj ishin lirike dhe pelqeheshin nga lexuesit, por dikujt i vriste syte shkelqimi i talentit te Zhanetes dhe e burgosen per shkak te shpirtit te saj te lire. Edhe ne burg duke pare nje realitet poshterues ndaj te cilit kishte fare pak rezistence, shkruante: “ Medet- Asnje, per shperblimin e lirise s’e ngre zene/qofte dhe kur uji u hyn ne palce ne trupat lakuriq”.

Pas shume viteve burg ajo e priti shembjen e diktatures si nje rilindje e vertete fizike e shpirterore, mirepo shume shpejt poetja e ndjeshme do te zhgenjehej. Shume enderrime qe t`i perndizte liria do t’i veniteshin. Horizontit te shoqerise shqiptare do te shfaqej nje tymnaje perngjashem me ate qe nje poet si Ali Asllani do ta quante qe heret ne vitet `40 te shekullit te kaluar “Kohe e maskarejve”, ku: “ te papune i gjeti dreka, milionere i gjeti darka”. Shkuar pas ketij rendi, disa servile te politikes nje b. per dy karrike, ia dolen te mbijetonin e te dilnin ne eliten politiko-shoqerore te kohes si vaj mbi laker, por edhe mjaft te perzgjedhur te real-soc-it, qe ishin beniamine te sperdredhur te regjimit shtypes, bene goxha karriere pas shembjes se diktatures duke u shfaqur me nje shkelqim te rreme si politikane, shtetare e diplomate, duke i harruar idealet e shkrimtareve te vertete e duke vene pasuri me te dyja duart.

Perkunder kesaj lukunie, nje poete si Zhaneta Ogranaja u la ne varferi, u braktis, sepse ajo sic nuk e beri rolin e servilit poetik ne te djeshmen, s'mund ta bente as ne te sotmen per sundimtaret e rinj. Per kete e denuan, jo me burg natyrisht, por me braktisje e heshtje, pasi ata qe mbajne skeptrin ne te gjitha hallkat e piramides se shtetit dhe politikes nuk mund t’i pertypnin vargjet e saj: "Partia ime eshte populli i varfer i renduar nga cmimet”/ Partia ime eshte populli im, i thjeshte, i uritur...." apo me tej: “ Po iki prap` me zhgenjimin per gjithcka/ nga politika, demokracia dhe miqte/nga smirezinjte, qe shtiren si shpetimtaret e mi, ata/qe me te keq ma kane mua dhe Shqiperise".( botuar ne gazeten "Egnatia" Athine 1994).

Ne parathenien " Dy fjale per veten" te librit te saj, poetja shkruan: "Karrieres sime letrare i kane zene cdo shteg, bile me pusi te shemtuara dhe banale, misterioze, me akuza te verbra, duke me rrasur burgjeve, nga burg shtepiak, burg social dhe doemos, burg shteteror.”.

Gjithcfare shkruante dje e shkruan sot Zhaneta Ogranaja eshte vertet dritheruese. Eshte dhimbje, thirrme proteste ndaj atyre qe i rrembyen dikur lirine, apo te tjereve qe lirine e saj, fituar pas vite roberie e viktimizuan per hir te interesave te karrieres e pasurive personale. Eh, sa pak gjera kane ndryshuar ne shoqerine shqiptare qe nga koha e Migjenit, me te madhit poet shqiptar, shkelqimi i te cilit vec rritet duke zene kryevendin e letersise shqipe, sepse art i tij ishte e mbeti misherim i idealeve njerezore, art i protestes e jo i lajkave, art i revoltes per padrejtesite, cfare ata qe shkruajne sot dhe kerkojne skeptrin as kane guximin qytetar ta mendojne e jo me ta trajtojne.

Ata e kane me te lehte te kerkojne therrime te pergjakura tek sofra diktatorit ku kriminelet i hane koken njeri-tjetrit, se sa ta prekin kokrren e misrit migjenian nga frika se i “shiton zana”.

Demagogjia krejt perngjashem me te djeshmen nuk ka fund. Thone se arti eshte i lire, nderkohe artistet e vertete i lene te vdesin ne varferi, pa harruar qe kur te nderrojne jete t’i qajne me lote krokodili.

Ne kete sens, ndoshta Zhaneta eshte sot zeri me i guximshem e me i vecante i protestes kunder hipokrizise bashkohese, falsitetit e hipokrizise qe sundon ne shoqerine shqiptare. Por ne te njejten kohe, zeri qe nuk duan ta degjojne e per me teper, zeri qe duan ta mbysin sepse e verteta eshte si Dielli qe, kur e sheh me sy, te verbon nese je urith i vrimave te nendheut.

Zhaneta Ogranaja eshte poetja qe e anashkalojne se u cjerr masken shumekujt ne kete shoqeri te pameshirshme dhe aspak humane. Kete poete e kane hale ne sy edhe ata qe trumbetojne vuajtjet e veta nen diktature duke u paraqitur si viktima te medha me te vetmin qellim - perfitime materiale, duke qene pikerisht ata qe u bene promotore per t’u shkaktuar vuajtje te tjereve. A e dini se kush i ka shkaktuar vuajtjen e re, plage mbi plage Zhaneta Ogranajt? Pikerisht ata qe e monopolizuan vuajtjen e popullit nen diktature per t’u shfaqur si sundimtare te rinj. Mjerisht ky lloj pislleku i dy sistemeve ia ka arritur qellimit. Mjafton te shohesh kush ka ardhur ne krye te puneve ne dy dekadat e fundit dhe cfare meritash kane qe jane me te prapmen ne maje te kolltukeve. Edhe ne prerjen historike, paraardhesit e ketij lloj piselleku kane bere rolin e puthadoreve te tere sistemeve, madje kane qene dylbere te devotshem te pushtuesve. Harrojne keta mjerane qe kane pas shpatullave hic-kurre-mosgjene, se jane kalimtare dhe kur te kene ikur, po ashtu hic-kurre-mosgje prej tyre ka per te mbetur, ani pse sot fryhen ne media si gjela deti ne fund te dhjetorit... Pacin fatin e tyre!

Fati i poeteve dihet dhe kurrnji prej atyre qe vertet jane poete nuk do te kishin kurrfare deshire per te patur fat tjeter nga ai qe kane pershkuar, anipse plot vuajtje e tundime. Edhe Zhaneta po ashtu. Poezia e saj eshte dhimbja e popullit, atij qe e quan partia ime, te cilit i dergon vargjet e zemres se saj, me zogjte, me qiellin, me eren... gjithnje e gjithnje.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora