E merkure, 05.02.2025, 10:49 AM (GMT)

Kulturë

Nehat Jahiu: Ti puthi ato dy varre…

E merkure, 07.07.2010, 08:01 PM


NEHAT JAHIU

 

TI PUTHI ATO DY VARRE…

 

Nënën e babain unë kurr nuk i kam parë

kur isha e vogël e di se mi kanë vrarë,

shpirti më digjet e më është përvluar

eh, sa më ka marrë malli e sa jam përmalluar.

 

Edhe sot akoma varret atyre nuk ua di, nuk ua di

që të ua lagu dheun me lotët që më pikojnë në sy,

sa here që vjenë pranvera, vjen e dashura pranvera,

unë dal te pragu i shtëpisë e mbështetem tek dera

 

Sa kisha dashur të ua shoh varret nënës e babait tim

e këmishat e përgjakura të ua ruaja, ruaja për kujtim,

eh, plagët seç më kullojnë nga mushkritë e mia

e zemra po më digjet flake, më digjet si pisha.

 

Eh, nënë e ti bai im e di , e di më kanë treguar

se ju ka vrarë diku ajo bisha, bisha e tërbuar,

e di, e di babai im i dashur e ti, oj nënë, nëna ime

e di, e di se diku ju kanë vrarë, vrarë pas shpine.

 

Eh, seç nuk më teren edhe sot sytë, sytë nga loti

më përvlohet shpirti e seç më djeg, më djeg malli,

shikoj malet e fushat në pranverë mbushur me lule

ah, seç më digjet shpirti ti shoh diku nja dy varre

 

Ti shoh ato dy varre të babait tim e të nënës sime

e ti ujis për çdo ditë me lotët, lotët e mi të syve,

ti puthi ato dy varre e nënën e babain në mes të ballit

e të çmalle unë, të çmallem unë prej mallit…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora