| E marte, 06.07.2010, 08:57 PM |
Kadri Mani
24 MAJI – DITA E PRESIDENTIT
/2.12.1944-21.1.2006/
O tek len dielli e praron hana
Ibrahim Rugovë-o ma nuk ban nana!
Erdh pranvera-o me lulëzime
Zemrat tona mbushen me gëzime!
Erdh pranvera me lule e lumaqe
President-o zemrat na i kënaqe!
Trim i madh-o bre burri i botës
Senator Nderi-o bre i Evropës!
Fëmijën e vogël mbetur bonjak
Nuk e kuptonte bre çdo ahmak!
E kanë sha dhe e kanë përgojue
Por rrugës vet Dielli paska shkue!
Lindtte Diell e perëndonte Hanë-e
Lum familja edhe e lumja nanë-e!
Lum baba Rrustë-o dhe nëna Sofa
O për suksese-o po shtronin sofra!
Shtronin sofra-o banin gazmend
Për këtë djalë-o bre rrush me mend!
Rrush me mend-o e sjellje modeste
O në mbarë botën zgjidhte konteste!
E qëkur iu botuan-o veprat komplete
O si raketë-o fugoi ndër kontinente!
O edhe u shapll-o kjo pavarësia
U gëzua populli e gjithë Shqipëria!
Kudër e tërbuar-o iku Serbia
O u shpartallua keq Jugosllavia!
S’ka ma beg-o e s’ka ma agë
Millosheviqi-o shkoi në Hagë!
Shumë mendime-o s’ja bajnë ngat
Dikush thotë-o se ashtë çue lugat!
O Ibrahim Rugova fort triumfoi
Edhe krejt Kosovën-o e çliroi!
O na mësoi-o si ta duam vatanin
E ka studiua-o Pjetër Bogdanin!
E përgojuan se ka ndërruar imanin
Pse bisedonte me Papën e Klintonin!
Përgojuesit ishin turko-aziatikë
Këmbë e kokë ishin mynafikë!
Mynafikë t’shkretë anadollakë
Budallenj-o edhe krejt ahmakë!