E merkure, 05.02.2025, 02:09 PM (GMT)

Kulturë

Halit Bogaj: Çamëria

E diele, 04.07.2010, 08:30 PM


Halit Bogaj

ÇAMËRIA

 

Çamëri moj Çamëri

Shumë kujtime ke në gji

Kishe fat të njejtë me ne

Nën këtë qiell të mbushur re

2

Nën këtë qiell të mbushur flakë

Kur Kosova rridhte gjak

Dy armiq me plot stuhi

Na përlanin Çamëri

3

Në çdo anë ishte  çmendia

Që të vinte nga Greqia

Na shkaktonin plagë të reja

Siç vepron përherë rrufeja

4

Kemi shpresë në atë Zot

Që t’i shihte ata lot

Keni shpresë në perëndim

Të arrihet një çlirim

5

Çamëri moj mërgimtare

Ke lënë prapa mijra varre

Ke lënë varre dhe  shtëpia

Që t’i mori ty Greqia

6

Ke lënë lisa ke lënë plepa

Ke lënë rrënjë e ke lënë djepa

Ty të dogjën pa mëshirë

Dhe të lanë mbi tokë të shtrirë

7

Siç e kanë sllavët adet

Të na ndiqnin qindra vjet

Prandaj prore kemi shpresë

Në drejtësi në fjalë e besë

8

  atë besë që dha Klintoni

Atje larg nga Ushingtoni

Do të vijë dita e ndritur

Që aq gjatë ti  e ke pritur

9

Do të vijë për ty shkëlqimi

Që të kthehesh nga mërgimi

T’i bashkohesh asaj toke

Trashëgim nga nëna Loke



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora