E merkure, 05.02.2025, 05:07 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Mbesa e kryetarit

E enjte, 01.07.2010, 06:55 PM


Mbesa e kryetarit

 

Tregim

 

Nga  Përparim Hysi

 

              Pragviteve gjashtëdhjetë,të shekullit që shkoi,emruan si

drejtoreshë shkolle,të mbesën e kryetarit.Të kryetarit të Komitetit

Ekzekutiv të rrethit.Kaq nuk ish pak.Se kryetari,të themi të

vërtetën,kish bërë emër në rreth  me punën e tij të mirë.Ca gojëshpuar

qe dhe pak "agresiv",por nga zemra(epo nga zemra duhen gjykuar

njerëzit,de!)   ,qe babaxhan e shkuar babaxhanit.Jo vetëm ua kish

marrë dorën punëve të pushtetit(kish mbi 15 vjet në rrethin

tonë),porqe masovik dhe nuk kish fshat që nuk ish shkelur me këmbë.Në

se të ndëshkonte ai,dihet që e kishe merituar,se rrallë nxitohej në

ndëshkime.Kish fituar një autoritet të madh dhe,ndërsa të parët e

partisë në rreth ndërroheshin,ky mbeti e mbeti në krye të

pushtetit.Vëndali,thuaj se qe,dhe qëndrimin kaq gjatë në krye të

pushtetit e kish jo vetëm se punonte mirë,por kish dhe përkrahjen të

drejtpërdrejtë nga kryeministri i vëndit.Ky,kryeministri,kur kish

ardhur për një seminar kombëtar në rreth dhe kryetari ynë sapo kish

mbrritur pas një specializimi në Bashkimin Sovjetik(specializim për

punë të pushtetit,domosdo)  , mes tij dhe kryeministrit qe shkëmbyer

një pusullkë konfidenciale.Natyrisht,pjesëmarrësit plasën nga

kërshëria se vallë ç'i thoshin njëri-tjetrit këta dy,po hadje e shuaje

këtë kuriozitet se diehj puna e kryeminstrit:ai qe si erë me shi,që

,po të frynte,dihet se sa të thellë  e merrje ftomën.Varej se si

ishte.Por,për çudi,vet kryeministri(duket qe me orë të mira!),e zbrazi

sekretin:-Dëgjoni,u tha seminaristëve:-E pat,me siguri,që xhëç

shkëmbeva me këtë "beun" e X...(kështu e thërriste në

intimitet,:bej!).I thosha në pusulle:-Veiz-bej nga do mbash.tani që

bëre dhe specializimin?Dhe shiko se si m'u përgjigj:-Ku të dojë

partia,po kau plak më mirë lëron brazdën e tij.Salla ia dha të

qeshurit dhe,siç kuptohet,kryetari-me që lëronte më mirë në brazdën e

tij,- mbeti përsëri kryetar në rrethin tonë.Në fund të fundit,mirë iu

bë atij,po mirë edhe rrethit:ka qenë i drejtë,i ndershëm,por pak i

"egër".E sa për atë titullin"bej" nuk qe aq honorofik ai,se

prejardhjen vërtet e pati nga derë e madhe,"derë"që gjatë luftës,u nda

më dysh.Gjysma me Nacional-Çlirimtaren dhe gjysma me Nacionalistët e

Ballit Kombëtar.Ndaj dhe kryeministri xhëku shponte me bodec diku

,larg,historisë,por nuk ia kish me të keq.Përkundrazi,e donte.

 

 

                                        *      *      *

 

           E bëra gjithë këtë hyrje pakëz si të gjatë jo pa arsye.Se

pikërisht,kur në rrethin tonë qe kryetar Veiz X...,befas na sollën

drejtoreshë shkolle vet mbesën etij,Minushen,që sapo kish mbaruar për

biologji universitetin.Kjo,Minushja,vërtet që qe e mbesa e

kryetarit,po,po ta vije re,hollë-hollë,ky,kryetari,sikur ekish nxjerrë

nga hundët.Sa dukej jo sikur të ish e mbesa,por e bija.Jo vetëm si

portret,po se po, po kur i kish marrë dhe huqet.Se tek huqet e kam dhe

merakun më të madh unë.Sokëllinte si të qe burrë e shkuar burrit

dhe,kur nxehej,e prishte gojën keqas.Po ta gjykoje nga ato që nxirte

nga goja,në çaste gjaknxehtësie,betoheshe që nuk doje t'ia shihje më

bojën.Po,kur qetësohej, të bëhej shpirt njeriu dhe thoshje:more kjo e

qëparmja qe apo më bën sytë mua dhe aq.Kështu qe çuppë e gjallë që nuk

ia hante qeni shkopin,por dhe si portret,të imponohej.Me një trup të

shëndosh,si një lëndinë e papunuar,me ca faqe që mënd buçisnin nga

shëndeti,me ca buzë të trasha e të mishta(sa herë unë thosha:ah,sikur

t'ia ha si përshesh ato buzë!),që të ndillte dhe ta ngrinte

mëndjen.Vërtet drejtoreshë e kisha,po kjo nuk më pengonte që të mos

ëndërroja për të.Se i ri qeshë dhe kalin e ngisja

revan,unë.Thosha,ëndërroja,po kur dëgjoja hapat e

saj(çuditërisht,trapiste rëndë dhe luante vëndi nga kalonte),tak dhe

bëhesha si me hije.Ca se  qe e "rëndë" vet,sa se kishte dhe hijen e të

ungjit kryetar,ëhë m'i griste ëndrrat dhe m'i shumë zonte me

zero.Po,kur largohej(epo atëhere shejtani nuk ka punë,de!)  , atëherë

zë edhe ëndërroja për të.Jo ashtu,jo kështu.Epo punë të rinjësh.Kush

nuk ëndërroi?Po le të ishte jo e mbesa ekryetarit,por dhe vet e bija.

 

 

                                     *     *     *

 

       Si kolektiv qemë goxha i madh.Një kolektiv mikst:me burra dhe

gra.Shumica të martuarqenë.Nga burrat,unë dhe kolegu im që jepte

mathematikë,Nimeti,qemë të pamartuar.Nga femrat,kish të pamartuara,por

qenë fejuar dhe "aspirantë" për martesë qemë ne,të tre:unë,Nimeti dhe

drejtoreshë Minushja. Unë qeshë shumë impulsiv,i papërmbajtshëm dhe

kisha nevojë për fre dhe jo për shtyrje.Nimeti,ndryshe nga unë,qe tip

i avashëm,nëukje sikur nuk qe aty me ne,po diku,në një planet tjetër

dhe veç përtypte duhan.Nuk e pinte duhanin,po e  e"hante".Edhe kur e

pyesje për diçka,donte kohë të të përgjigjej,sikur nga goja do të

nxirrte një metal të çmuar.Kurse unë,tak-fak.Hazër-xhevap,kur thotë

turku.Ama dhe drejtoreshë Minushja,tohidho si unë qe.Dhe tek tirrja

mbi furkën time të ëndrrave bëja këtë përqasje:ngjajmë nga huqet.Epo

kur ngjajmë,pse mos t'i japim dumën.Si gjihtë njerëzia.Bubullonte tek

shkonte ajo.Po unë nuk bubulloja.Tek flija në dhomë me Nimetin xhëku i

tirrja këto arsyetime të miat që e shpinin ujtë vetëm në mullirin

tim,po,po deshe fol me murin më mirë,se Nimeti veç tymoste duhan

dhe,mezallla,s'e hapte atë të shkretë gojë.Unë nxhehesha metë dhe

vendosja:-Nga inati(le të bëj Nimeti baf,po të dojë!)...nga inati qysh

nesër,qenë të jaë qepën dhe do t'i propozoj drejtoreshës.Le të jetë e

sertë,po sa e mirë që është.Si një  dash që bie në sy mbi tufën.Se,si

fshatar që jam,krahasimet  i bëj me figura nga fshati,nga peizazhi

fshatarak.Kështu zotohesha natën,atje,në dhomë ku flija me Nimetin,po

kur ndodhesha ballë për ballë,me këtë"bubullimën" këtu,atëherë,më

pritej goja dhe bëhesha pelte.Ajo,siç dukej e vinte re,dhe kalonte në

sulm:-Ç'më je gdhirë ashtu si një shelg që e ka zënë purtha,- më

thoashte.Pa shiko atje tek klasa e shtatë se kush po bën potere.Dhe

unë,"trimoshi"",shkoja të pushoja "poteren".Prapa e ndieja atë

"sulmin" vrrasës të saj.Qe grua e zgjuar,pse t'i vij anash.Nimetit as

që i binte në qafë.Njëherë e dëgjova që i tha:-More,derdimen,mos  ke

zënë gjë ndryshk që mezi çapitesh.Mbete duke pirë duhan.Po nuk e sheh

atë,tjetrin,ti se si bubullon.Të them të drejtën,u bëra me krah kur i

tha për atë,tjetrin.Domethënë,për mua.Siç e shihni,unë bubulloja....Po

dhe ajo...  a nuk bubullonte.Siç duket,bathët epriftit,po tregonin se

pashkët nuk do ishin larg.

 

 

                       *         *        *

 

           Tek po tirrja shtëllungën e lumturisë sime.befas ndodhi

diçka.Këtë diçka jo se e dëgjova me veshët e mi,po ma tha

Dhoksia.Dhoksia qe një nga koleget tona që unë e kisha shumë mike.Qe e

martuar dhe kishte dy fëmijë,por,siç duket.nuk qe plotësisht e lumtur

me të shoqin dhe,pse mos,xhëku  psoniste gjetkë.Po sa rëndësi ka

kjo,për tregimin tonë.Dhoksia më tregoi.Xhevahirja që ishte,si të

thuash,nëna e gjithëshkollës(të gjithë e dëgjonin me përulësi),një

ditë në  mes gjithë grave të tjera,i paska thënë drejtoreshë

Minushes:-Moj çupë e nënës,tani je tamam në moshë,po s'u mplekse

tani,shkove e vatjte ashtu si Vezirja që mbeti e e mebeti dhe tani që

është në pension,i bie kokës me grushta.Dhe ajo,drejtoresha,i kish

thënë:e ku ka djem,moj nënën Xhevahirja?-Si nuk Ka?-i qenka suluar

nënë Xhevahirja.Dhe më kish përmëndur mua.Kur tha këto,Dhoksia,u skuq

sikur po bënte turp.Unë u bëra sy e vseshë .Dhe paskej thënë

kjo,drejtoresha,për mua.-Ai ka tipin tim.Është si erë me shi.Merr

zjarr shpejt.Nuk shkojmë të dy,ne jo,- nënë Xhevahire.Po tjetri?-kish

pyetur flakë për flakë nënë Xhevahirja.Tjetri?(këtu dhe Dhoksia ia dha

të qeshurit  )  ,se,tjetri,qe fjala për Nimetin.Opo ai,- kish thënë

Minushja,- edhe ato hallatet më duket se i ka të ndryshkura.

Dhoksia ia dha të qeshurit dhe unë zura të mbahesha me të madh,se

vërtet s'ma kish varur,kjo e mbesa e kryetarit,po më kish vlerësuar.Se

ku unë e ku Nimeti.Sado që në këtë betejën e ëndërrimeve nuk fitova

gjë,prapë se prapë,hiqesha levend dhe sikur nuk kish ndodhur gjë mes

meje dhe assaj.Se unë prapë mund të shpresoja,de.Kurse Nimeti... ha-ha

Nimeti:"-...dhe ato"hallatet"mund t'i ketë të ndryshkura".Bëhesha

egoist dhe,sa përkëdhelja veten, ...më vinte keq për NImetin që dhe"hallatet" i kish të

ndryshkura.Natyrishht,Nimetit nuk i thashë gjë,por nuk mund të rrija

para tij,pak si i kapërdisur.Më kish vlerësuar,drejtoresha që ishte e

mbesa e kryetarit.Pastaj,shpresa ime nuk qe fikur.Se a nuk qemë të dy

si erë me shi?...

Dhe vazhdoja me ëndrrat dhe bëja goxha "qilim " të madh dhe

shumëngjyrësh.Se ngjanim,or tunjatjeta.Dhe kaq nuk qe pak.Apo jo?Isha

i sigurt që Dhoksia nuk më gënjente.Ah,mor i shkreti Nimet,që ngordhee

duke pirë duhan dhe asgjë tjetër.

 

                              *      *      *

Iku viti kështu.Unë ende shpresoja.Ai"hallatendryshkuri" veç pinte

duhan.Dhe fol o gur,fol ,o mur.Mirëpo ashtut si dardha e ka bishtin

prapa,ashtu prapa e pati avazin dhe kjo histori me drejtoreshën.Isha

me pushimet e verës, dhe,kur nuk e prisja,ballë për ballë me

Dhoksinë.Ajo këtë radhë qe bërë më e kuqe kur fliste.Dhe ashtu

kuqur.-skuqur,më tha:-Nga fundi i gushtit,kemi dasëm.Martohet

drejtoresha.Unë duket u murrteva(se ëndërroja akoma,de!).Ajo e vuri re

dhe tha:-Ç'ke që murrtehesh?Martohet.Po a e di me kë?Dhe pa pritur

përgjigje nga unë,e zbrazi:-Martohet me Nimetin.Atë"hallate

ndryshkurin" dhe shpërtheu në të qeshur.-Siiii/-ulëriva unë.-Po.Po.Ma

tha nënë Xhevahirja.Ia kish treguar drejtoresha fije e për pe.I paskej

shkruar një letër ky,Nimeti,asaj dhe i kish thënë:-Unë të dua.Në më do

dhe ti kështu siç jam,të premtoj se ti do të jesh"burri" dhe gjithmonë

do të jem veç skllavi yt..Ja,kështu,i dha fund Dhoksia,më dha një të

puthur malli dhe iku në punë të vet.Unë mbeta si i shokuar dhe thashë

me veten time:-Nuk thonë kot në Myzeqe:kush pordhi,kush mori

groshin...

 

 

                                  *      *     *

Ka rrjedhur shumë ujë ndër mote.Të gjithë sa përmënden në këtë histori

jemi plakur.Kryetari ka vdekur dhe kryeministri dihet që

"vrau"veten.Tek pija kafe në"Grandkafe"në Tiranë.befas dha ballë

Minushja,drejtoresha ime,e mbesa e kryetarit.Drejtoreshë,- bërtita,-

urdhëro këtu.Ou,- bëri dhe ajo,dhe m'u hodh në qafë.Më puthi dhe e

putha.Si dy miq të mirë.E pyeta për Nimetin që qenkej administrator në

një nga shkollat private që ka hapur kjo,Minushja,apo "era me shi".I

fola dhe për vete.Dhe mes  tjerash,i them:-Sa të kam  dashur! E di,-

pohoi jo pa të keq ajo.PO ti nuk m''u durua pa ia thënë,thoshe për

NImetin,se dhe ato të"shkreta hallate" i ka të ndryshkura.Ajo,bubulloi

njësoj si atë kohë dhe më tha:-Të ndryshkura,po mua më kallaisi

mirë.Apo jo.Dhe të dy qeshëm miqësisht dhe me shumë dashamirësi.Kështu

dhe u ndamë.Si dy miq të mirë që,edhe kështu,duhen.Vallë,a ka të

tilla histori të ngjajshme/Padyshim.Po unë e solla për ju dhe për një

fakt tjetër:se ndodh siç thotë Kadareja(a ndokush tjetër,ku ta

dish),se të tjera duam,të tjera na duan dhe të tjera marrim.

 

                       TIranë-Florida, mesqershori      2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora