E merkure, 05.02.2025, 09:53 PM (GMT)

Kulturë

Asllan Dibrani: Teatri i të rinjve Dodona suksesi dhe të arriturat nga qyteti i Prishtinës

E diele, 27.06.2010, 08:14 PM


Teatri i  të rinjve Dodona suksesi dhe të arriturat  nga qyteti i Prishtinës

 

Nga Asllan Dibrani

 

Me date 11 Qershor në ora 16.00 në Teatrin “DODONA” në përfshirje  të programit festiv për Çlirimin e Prishtinës , u dha komedia për fëmijë e të rinj: Rrëmija 4:  “Po Reformat dhe  Standardet” , autori dhe regjia: Xh.Luta.

 

Teatri i të Rinjve të Qytetit në muajin Prill mori një ftesë nga Drejtoriati i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qytezën e Dardanes(ish Kamenicë), që të konkurrojmë në Festivalin e Teatrove  Amatore të Kosovës, në kuadër të Manifestimit Kulturor “Lulëkuqet e Prillit” 2010. Ftesa ishte bërë për Teatrot e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës por edhe për Preshevë, Bujanoc e Medvexhë. Nga selektorët u pranuan për garim këto trupa teatrore si dhe radhitjen e pjesëmarrjes  sipas programit: .  Dodona konkurroji me komedinë për të rinj e të rritur: "Lotarinë amerikane” e autorit Eduard Oga në regji të Xhemail Lutës.

 

Insert nga shfaqja e komedisë “ Lotaria amerikane” në Festivalin e Dardanes (ish Kamenicë)të datë 28.04.2010
Insert nga shfaqja e komedisë “ Lotaria amerikane” në Festivalin e Dardanes (ish Kamenicë)të datë 28.04.2010
Teatri Dodona mori pjesë më datë 28.04.2010 në Gjakovë, e cila u  mirëprit nga shikuesit  artdashës,që përcjellja e skenës nga një numër i konsiderueshëm u bë në këmbë, nga pamundësia e sigurimit të ulëseve. Skena  ishte  e reflektuar me paraqitje artistike ku la mbresa  tek publiku  ngaqë edhe i motivoj artistët e rinj që të punojnë edhe ma me përkushtim në të ardhmen.

 

Selektorët ishin shumë të përqendruar mbi përcaktimin  e vlerës që tregua anëtarët  e  Dodonës gjatë shfaqjes.

 

Juria në fund e publikoi  vlerësimin e vet bindshëm për vendin e parë ,ku ju dha  Teatrit  e të rinjve  Dodona.

 

Tani morëm pjesë në  Festivalin e dytë : Revista XVI Memorialë teatrore’’Nura -Domi-Bejtullahu’’ në Gjakovë në shfaqjen  me komedinë satirike për të rinj:  "Rrëmija 4"  “Po Reformat dhe  Standardet” , autori dhe regjia: Xh.Luta.

 

U bë, përzgjedhja e shfaqjeve më të mira të këtij Festivali dhe Juria profesionale e Festivalit, vendosi që të ndaj disa çmime,  ku edhe këtu , me  çmim të parë për interpretim më të realizuar në skenë u dekorua zoti Xhemail Luta  në rolin e Kalemit ku edhe është drejtor i  Teatrit Dodona për shfaqjen “ Lotaria amerikane”.

 

Juria vendosi që ti ndaj një mirënjohje për shfaqjen më të mirë Dodonës në Festivalin e Gjakovë: me 28.05.2010
Juria vendosi që ti ndaj një mirënjohje për shfaqjen më të mirë Dodonës në Festivalin e Gjakovë: me 28.05.2010

Po qese  edhe këtë vit Drejtoria për Kulturë  e Komunës së Prishtinës na mbështetë në këto  shtigje garuese, ne do të jemi të lumtur edhe do të jetë ndihmë e madhe për ekzistencë e Teatrit thekson nder të tjera  drejtori i këtij Teatri  zoti Xhemail Luta.Lusim  Drejtorinë e Kulturës që të marr një vendim të drejtë që Teatri ynë të veprojmë në ndonjë termin të lirë në Teatrin “ Dodona” të Prishtinës, pasi që kjo mundësi ju epet nëpër Komuna tjera.-Mbesim me shpresë se sukseset tona në gara artistike duke përfaqësuar rininë e kryeqytetit tonë dhe komunikimin e tyre përmes artit skenik do të gëzojë shumë edhe institucionet e kulturës së komunës së Kryeqendrës sonë.  E gjithë kjo përpjekje e jona po bëhet si shenjë e 17-vjetorit  të veprimit te këtij Teatri dhe përpjekjeve tona  për ekzistencë  që jemi dhe  kemi  dhënë kontribute mbresëlënëse  në ngritjen dhe zhvillimin e  kulturë sonë  në shtetin e ri të Kosovës me këto fjale zoti Xhemail Luta përfundoj takimin tone me synime   qe ne te ardhmen  ky Teatër të te jetë simbol i artit skenik dhe dramatik në Prishtinë dhe ma gjerë.

Insert nga shfaqja e Festivalit të  komedisë së Teatrove të Kosovës në Mitrovicë - me komedinë për të rritur “ Lotarinë amerikane” e autorit Eduard Oga në regji të Xhemail Lutës. 7.06.2010
Insert nga shfaqja e Festivalit të komedisë së Teatrove të Kosovës në Mitrovicë - me komedinë për të rritur “ Lotarinë amerikane” e autorit Eduard Oga në regji të Xhemail Lutës. 7.06.2010

Xhemail Luta, drejtor
Xhemail Luta, drejtor



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora