E enjte, 06.02.2025, 12:42 AM (GMT)

Kulturë

Flet aktorja, prezantuesja, znj. Drita Haxhiraj

E premte, 25.06.2010, 07:09 PM


Në Festivale po aq emocione sa unë kishte dhe e madhja Vaçe Zela

Në dramën “Viti ‘61” rolin e Zinës ruse ja dedikoja Nina Mulës

Ja si kam drejtuar pesë Festivale në RTSH

Peng të realizoj rolin e gjyshes

Në Itali kam luajtur në pesë filma, me regjisorë si Giulio Serafini

 

Nga Albert ZHOLI

 

Teksa gjerb kafenë në lokalin pranë Teatrit Kombëtar, për një moment hedh shikimin mbi atë godinë ku ajo ka shkelur që 20 vjeç dhe duket sikur do ta zhbirojë atë, të bëjë dialog me të që, ajo, ti ofrojë sa më të freskëta kujtimet që ajo godinë fsheh si thesare për të gjithë aktorët që kanë shkelur mbi skenën e saj. E gjatë, elegante, e qeshur, me një pamje princeshe, krenare, ajo lë filxhanin në tavolinë, psherëtin dhe fillon të flasë…Flet me plot ndjenjë, sinqeritet, sikur të jetë pas një shfaqjeje. Vitet e kanë rritur në oshë, por jo në pamje dhe në zë. Ajo si tregon vitet mbi shpinë, as në pamje, as në zë, as në memorje. Fjala e saj të rrëmben…Të tërheq si me magnet…të bën për vete. Plot 52 role në skenë dhe filma. Pesë Festivale  në RTSH, si spikere. Mbi 100 koncerte të drejtuara…Por ajo tashmë ka dhe pesë role të tjerë dhe në kinematografinë italiane. Një thesar i tërë, një arkiv me vete është Drita në teatrin dhe në filmin shqiptar. Por ajo me modesti sukseset e saj ja dedikon më shumë regjisorëve, skenaristëve, kolegeve, se sa vetes. Kur mbaron rrëfimin, ajo më shikon  në sy, me ata sytë e saj gjithë shkëqim dhe duket sikur thotë: “Jeta e aktorit i ngjan një anijeje në lundrimi që di nisjen, por kurrë limanin në të cilin do të ndalet. Në këtë lundrim ka valë, det të qetë, ka shtërngata, ka tufan, ka dallgë dhe cunam, por që të gjitha bëjnë pjesë në atëshuajturën lojë. Kjo është jeta e aktorit”

 

-Ju keni dejtuar disa Festivale në Radiotelevizion. Mund të na thoni me kë i keni drejtuar dhe çfarë impresionesh keni ndjerë në këto prezantime? Kë do të veçoje nga këto Festivale?

 

(Qesh). Festivalet në RTSH në sistemin monist kanë qenë evenienti më i rëndësishëm i vitit. Isha ndër prezantueset më me fat që mu besuan prezantimet e plot 5 festivaleve. Konkretisht Festivali i parë që kam prezantuar ka qenë Festivali i tretë i këngës në RTSH. Këtë Festival e kam pezantuar së bashku me  Vangjel Hebën. Festivalin e këtërt dhe të pestë e kam dresjtuar me Bujar Kapexhiun. Festivalin e gjashtë me Albert Mingën dhe Festivalin e shtatë me Roland Trebickën.

 

Mund të na thuash diçka nga emocioionet kur prezantove Festivalin e parë tuajin dhe të tretin në RTSH?

 

Ah, po. Ishte një nga ditët më emocionuese të jetës sime. Bile më emocionuese se kur kam luajtur filmin e parë. Rrija pas perdes e hutuar. Dridhesha e gjitha. Kur duheshin e disa minuta që të dilja në skenë emocionet mu shtuan dhe më tepër. Sdija se si do të dilja…në këtë moment dikush më ve dorën në sup. Kthej kokën ngadalë. Pashë para meje këngëatrin e talentuar Avni Mula. Ai si duket e pa gjendjen time dhe më thotë: “Drita, mblidhe veten. Për ty sot është një ditë e bukur, një ditë magjike. Ah sa femra duan ta kenë shansin tënd! Ti i ke të gjitha, komunikimin, lukun, elekuencën, zhdërvjelltësinë, trupin. Je shumë e kompletuar për tja dalë mbanë…Jo më kot të kanë zgjedhur ty. Ne të gjithë presim shumë nga ty sonte”. Ato fjalë ishin fjalët më të bukura që kisha dëgjuar ndonjëherë në jetë. Buzëqesha. Ato fjalë të ngrohta më dhanë forcë, kurjao, besim..Ato fjalë më dhanë krahë, për tu futur në skenë e sigurt. Më vonë kam drejtuar mbi 100 spekakle të ndryshme.

 

Po këngëtarët a kishin emocion?

 

Po ju dejtoj një detaj. Idhulli im si këngëtare mbetet Vaçe Zela. Ajo dhe tani mbetet mikja ime më e mirë. Kur unë dridhesha pas kuintave, pashë se po ashtu, me po ato emocione ishte dhe Vaçe Zela. S’mund ta besoja. Por sa futej në skenë ajo tjetërsohej, çlirohej. Ajo e magjepste spektatorin. Gjithë salla ishte nën zotërimin e saj. Zëri i saj i hutonte, i magjepste të gjithë.

 

-Znj Drita. Në vegjëli gjithkush kur shikon filma ëndërron të bëhet aktor. Por, jo rrallëherë dëshirat fëminore kundërshtohen nga prindërit apo e këndërta. Po me ju, si lindi dëshira për t’iu afruar skenës, dhe si ka ndikuar familja për të vazhduar rrugën e bukur të aktrimit?

 

-Dëshira për aktrim ishte vetëm imja, personale, sepse familja nuk e mendonte në atë kohë që unë të zgjidhja këtë rrugë jete.Prindërit e mi ëndërronin për mjeke ose për mësuese.Unë kam bërë shtatëvjeçaren tek shkolla “Hoxha Tahsin”, ku ne kemi pasur një udhëheqëse çete  e cila zgjidhte pionierët që ajo mendonte se recitonin bukur dhe i përgatiste në mënyrë personale.Ajo na shtyu 2-3 vetave për tu regjistruar në Pallatin e Pionierëve, në rrethin e teatrit. Unë u lidha me nënën time, dhe i tregova se çfarë më kishin thënë. Ajo pranoi me mëdyshje…

 

Përse nuk i thatë babait?

 

E dija se ai do më kundërshtonte. Kur u regjistrova në Pallatin e Pionierëve në rrethin e teatrit, babait i thashë se do të shkoj në rrethin e rrobaqepësisë. Prindërit e mi donin që të mësoja në shtëpi brenda, të mos mirresha me aktivitet. Aty, në rrethin e teatrit u njoha me Roland Trebickën, Pëllumb Dervishin, dhe regjizor Zenulla Hatibin. U formua një grup ku ne konkuruam me të gjithë shtëpitë e pionierit që ishin në atë kohë. Bëhet fjalë kur unë isha 12 vjeçe. Suksesi i këtijë grupi u bë me emër në të gjithë Shqipërinë. Ne ndjeheshim shumë krenarë. Po në shkollën “Hoxha Tahsin” vinte një specialist i operas që na zgjidhte për zërin dhe unë isha një nga ato më të përzgjedhurat e tij, Ai e pëlqeu zërin tim. Ky zotëri na çonte në emisionin e fëmijëve që ishte në radio Tirana, në orën 13-00. Ishte një emision direkt. Kryesisht këndoja këngë për pionierë. Ishin krijme shumë të bukura, për fëmijë. Më kujtohet se mernim 100 lekë në muaj dhe unë këto 100 lekë ia çoja mamasë në shtëpi.

 

Pra që në atë moshë ndihmonit familjen…?

 

(Qesh)…Ne në shtëpi ishim 8 veta me një rrogë të babait.Në radio ishte një vajzë Mereme Bodinaku e cila kishte një zë të bukur. Unë në emisone këndoja së bashku me të. Ajo ishte soliste dhe unë bëja zërin e dytë. Më donte shumë, ndërsa unë e respektoja maksimalisht.

 

Në këto vite të bukura fëmijërie, a ke ndonjë moment që doje ta veçoje?

 

Po  Kur na ka bleu babai radio. Ishte gëzimi më i madh për ne fëmijët, ishte dhurata më e bukur. Radio.?! Ne e shihnim dhe e tarjtonim si fëmijë të vogël dhe pse ne ishim vetë të vegjël. Na dukej magjike. E pastronim, e ledhatonim. Në valët e saj më ngacmonin shumë zërat e Drita Pelingut, Margarita Xhepës, Marie Logorecit, Besa Imamit.

 

Ndoshta zëri i këtyre emrave të mëdhenj bëri që të dashuroheshit më tepër me aktrimin?

 

Sigurisht….Fill pas shkollës shtatëvjeçare më morën dhe më çuan në liceun artistik. Jam me fat se më ka zgjedhur një regjizore shumë e madhe Zina Andri që kishte marrë Medaljen e Artë në Moskë. Fillimet e mia për aktrim kanë qenë me të, në Lice.Ajo ka qenë petagogia e parë e mjeshtrisë së aktorëve. Liceu u mbyll pas dy vjetësh dhe unë do të konkuroja në Institutin e Arteve si të gjitha shoqet dhe shokët e mi.Por duhej të kisha mbaruar edhe të mesmen, mbasi unë kisha vetëm dy vjet Lice. Ndërkohë vazhdoja të jepja edhe provimet e të mesmes dhe të lartës. Më pranuan në Institut, pavarësisht mangësisë. Por…Eh…! Problemi ishte përsëri me babain tim. Ishin pedagogët e mi, miqtë e mi, që biseduan me babain dhe ai më lejoi,  por kurrë nuk donte të më shikonte që unë të dilja në skenë.

 

- Kush ka qenë roli i parë i juaji në skenë?

 

-Roli im i parë ka qenë në filmin “Ngadhnjim mbi vdekje”. Ishte roli i një gjimanzisteje. Ishte nëj moment I bukur për mua që e kujtoj me shumë nostalgju. Ndoshta ai rol i vogël hapi dyert e mia për filmin dhe teatrin. Ishte pikërisht viti që unë kam marrë diplomën. Atë vit kisha dy gëzime. Roli i filmit të parë dhe gëzimi më i madh fejesa me bashkshortin, Fatosin. Pas këtij roli, më ftuan në Dramën “Drita” me regji të Kujtim Spahivoglit dhe skenar të Mimika Luca. Ishte një interpretim modest por që u pëlqye.  Këtu një ndihmë të madhe më dha aktorja e talentuar Drita Pelingut. Në këtë dramë shihja me vëmëndje mmënyrën se si përgatiteshin apo interpretonin aktorët me eksperiencë. Një dramë ku mësova shumë..

 

-Mbas rolit të parë si jeni ndjerë?

 

-Kur je në atë moshë, mbushesh me ëndrra. Në fillim nuk e besoja .Gjatë xhirimit rrija në dhomë me Edi Luarasin dhe ajo më ka dhënë shumë forcë, energji, më mësonte detaje nga sheshet e xhirimit. Ka qenë shumë emocionuese, por më emocionues dhe që ka lënë gjurmë të thellë në jetën time ka qenë roli tek drama “Fytyra e dytë” e shkruar nga Dritëro Agolli, dhe regjizor Piro Mani. Regjizori ma besoi këtë rol, por duke ditur se do isha me aktorë potent, ku (mama) kisha Violeta Manushi, (baba) Kadri Rroshin dhe (xhaxha) Viktor Gjokën. Të dashuruar kisha po të fejuarin tim real Fatosin, ndërsa rë fejuar në dramë aktorin Bexhet Nelku. Të gjithë këta njerëz mua më frymëzuan dhe ma bënë shumë të lehtë punën. Ai ishte një rol shumë i sukseshëm. Atëherë spektatori ngrihej në orën 00-04, të mëngjesit për të prerë bileta.

 

-Në ndonjë moment a e ke ndjerë vehten keq në skenë?

 

Po e kam ndjerë... Kam rënë në skenë. Ka qenë pjesa “Komunistët”  me regji të Pirro Manit. Aty kam qenëe vajza e Margarita Xhepës,dhe e Robert Ndrenikës. Në momentin që unë duhej të vrapoja, si duket podiumi nuk ishte i gozhduar mirë dhe unë duke vrapuar më futet këmba në thellësi të dekorit, mes dërasave…U vrava keq. Ndjeja dhimbje të llahtarshme… Margarita i thirrte me të madhe  Robert Ndrenikës se na u vra goca (sikur kjo ishte pjesë në rolin tim)!!. Duke parë Margaritën që po më ngrinte bashkë me Bertin i dhashë kurajo vetes. Askush nga spekatatorët se mori vesh që unë u vrava me të vërtetë. Menduan se ishte pjesë e dramës. Ishte intuita e këtyre dy aktorëve të mëdhenj që e kaluan këtë situatë. Të punosh me këta aktorë është një fat por edhe përgjegjësi.

 

-Duke krahasuar kinematografine me  teatrin, ku jeni ndjerë më afër, më e plotësuar në teatër apo në kinematografi?

 

-Kam qenë dhe do të jem gjithmonë pranë teatrit, pa mohuar punën që bëhet në film. Diferenca është se në teatër në qoftëse ke talent, dhe ke një regjizor të mirë që të drejton, zbulohesh. Kur nuk i ke këto skena të hedh jashtë.Ndërsa në film një rol mund ta bëjë edhe një amator, dhe çdo njeri.Kënaqësitë më të mëdha i kam në teatër. Kontakti i drejtpërdrejtë me spektatorin, është i bukur, plot jetë, të jep sadisfaksion. Të bën më të besueshëm, më kërkues ndaj vetes…Unë në teatër jam futur që 20 vjeç, dy vjet para shoqeve.

 

-A ka pasur paragjykime ndaj femrës në sistemin komunist sidomos për artistët?

 

-Gjithmonë ka pasur paragjykime. Unë po tregoj vetëm një rast kur babai im nuk donte që unë të shkoja për aktore.Si babai im kishte edhe shumë  të tjerë…Shoqëria shqiptare ende vazhdon të ketë paragjykime ndaj femrës. Unë kam mendim tjetër për emancipimin. Për mua kur të emancipohet shoqëria njerëzore (meshkujt), është emancipuar dhe gruaja.

 

-A ke ndonjë peng për skenën gjatë gjithë kësajë kariere?

 

-Peng nuk kam. Regjizorët më kanë besuar më shumë se sa unë kam ëndërruar. Regjisori Piro Mani, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Dhimitër Pecani, bashkëshorti im, Fatosi kanë pasur besim në lojën time. Unë jam munduar ta justifikoj besimin e tyre. Nga pozicioni që i shoh sot regjisorët e mi, më është shtuar respekti për ta.  I vetmi peng është roli i një gjysheje. Kjo për vetë faktin sepse një gjyshe që e ka rritur babain tim në Vlorë, më ka ngacmuar së tepërmi në imagjinatë, për fisnikërinë, bujarinë, burrërinë, sakrificat….Pra, dua që ta luaj atë personazh. Këtë dramë, realizimin e saj si skenaist ja kërkoj Rruzhdi Pulahës. Ai mund ta realizoj si dramë. Është një skenarist i aftë, praktik, që din të gjej detaje dhe të zbërthejë personazhe.

 

-Sigurisht në një shoqëri demokratike, dëshira e njerëzve mbetet të shohin më larg vëndit të tyre, të shuajnë kureshtje, të njohin vendlindjet e aktorëve apo kënëgtarëve të dëgjuar…Besoj kjo ishte dhe dëshira e Dritës për t’u larguar përkohësisht nga atdheu mbas viteve?

 

-E drejtë. Kisha shumë dëshirë të shikoja shumë vende në Itali apo Francë dhe pse kisha një punë të mirë në atdhe. Pra, nuk u largova për të mos u kthyer. Fatosi, im shoq shkoi për specializim në teatër në Romë. E mbështeta në këtë nismë. Ishte njërast i mirë për të soditur disa vende në Itali që në fëmijërinë time ishin ëndërr…Shkova me mendimin se do të ktheheshim mbas specializimit. Por, për çudi Fatosi vendosi që të qëndrojë dhe unë iu binda, pasi më dukej një eksperiencë e bukur. Nuk ka qenë e lehtë për të qëndruar atje, por gjithmonë mendoja se një ditë do ta gjeja dhe aty vendin që më takonte….Të ikësh nga skena dhe të mbyllesh në shtëpi për një vit në Itali ishte e vështirë. Por, kjo sakrificë nuk doli keq sepse më vonë unë arrita  të aktivizohem në filma edhe atje. Pra arrita të gjej vetveten..

 

-Në sa filma keni arë pjesë në Itali?

 

Unë kam luajtur në 5 filma. Por filmi që dua të veçoj është “Il Faleo e la Colomba”. Në këët film të RAI -5, unë luajta rolin e Suora Tereza. Regjisor ishte një ndër më të spikaturit e regjisurës së sotme të Italisë Giulio Serafini. Ishte një film që u mirëprit. Në këtë film jam ndjerë sikur e kam realizuar në Shqipëri…Në fillim kam luajtur në filmin “La scuadra”. Aty ka kërkesa. Por dua të them se, shkolla jonë është po aq e saktë, me kërkesa sa dhe ajo italiane…

 

Sa role keni luajtur në teatër dhe në filma dhe cili është roli më i bukur sipas jush?

 

S’di çtë them. Ata janë rolet e mi dhe më duken të gjithë njëlloj. Por megjithatë pot ë them disa. Roli i Arjanës tek “Fytyra e dytë”, Tek drama “Viti ‘61”, me skenar të Fadil Paçramit dhe regji të Pirro Milkanit (asistent Dhimitraq Pecani), kam realizuar rolin e Zinës ruse. Këtë rol ja kam dedikuar sopranos Nina Mula. Këtë e them për herë të parë dhe Nina edhe sot nuk e di se ky rol i dedikohet asaj. Rolin zonja Kapulet, nëna e Zhuljetës, tek tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”, me regji të Dhimitraq Pecanit, mbetet një rol intersant. Personazhi i Lindës tek “Vdekja e një komisioneri amerikan”, me regji të Fatos Haxhirajt dhe roli i Merushes tek “Epoka para gjyqit” e Enver Kryeziut me regji të Pirro Manit, mbeten disa nga rolet më të spikatur.

 

Miket e tua aktore cilat mbeten?

 

Janë shumë, por veçoj miqësinë me Pavlina Manin, Elida Janushin, Margarita Xhepën. Eshtë një miqësi e sinqertë.

 

Shumë kohë në Itali, patjetër keni idhje me ambasadën tonë aty.

 

(…Më ndërpret). Ambasada është si shtëpia ime e dytë. Shkoj dhe më ftojnë vazhdimisht. Por nga të gjithë ambasadorët aty do të veçoj Pëllumb Xhufin. Për mua mbetet një ambasador  që duhet marrë shembull. I dashur, korrekt, i përpiktë, i sjellshëm, i emancipuar. Ai përpiqej që të zgjidhte çdo hall të emigrantëve. Ishte dhe mbetet model.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora