Kulturë
Demir Krasniqi: I këndojmë lirisë
E merkure, 23.06.2010, 07:39 PM
Demir KRASNIQI:
I KËNDOJMË LIRISË
I bëjmë thirrje gjithë rinisë –
T’ i këndojmë s’ bashku lirisë!
Sot Kosova po feston
Për lirinë që e gëzon .
Moj Kosovë , ma gëzofsh lirinë ,
Republikën , pavarësinë ,
Moj Kosovë , ma gëzofsh shtetin,
Kushtetutën, sovranitetin !
Zemrat tona fort janë gëzuar –
Që nuk jem ma të pushtuar,
As të shtypur, as t’ shfrytëzuar,
Jem t’ pavarur dhe t’ çliruar .
Ma nuk jemi të burgosur,
T’ nëpërkëmbur , të përdhosur,
Nuk jem skllav , as bujkrob,
N’ burgjet sllave s’ jemi rob !
Jemi Zotë të tokës sonë,
N’ pronat tona s’ jem kolonë !
Me prodhimet tona agrare,
Me të drejta qytetare .
Jem të lirë dhe kemi shtet,
Kushtetutë, Universitet ,
Vendin tonë e drejtomë vet
Me dëshirë e me vullnet .
Sot të lumtur rrojmë n’ këto troje,
Veprojmë lirshëm hiq pa droje ,
Flasin shqip guri me gurin,
Lartë mbi re ngrehim flamurin .
Hiq pa roje e pa përgjime ,
Pa ndëshkime , pa shtrëngime,
Pa pranga e arrestime ,
Pa ndalesa e kufizime !...
Krijojmë lirshëm dhe këndojmë,
Ma armiqtë nuk na përgjojnë !
Krijojmë vepra madhështore –
Mbi themele t’ reja shtetërore !
N’ vendin tonë, lirshëm frymojmë,
Lirshëm lëvizim e punojmë ,
Këmba e huaj nuk na sundon ,
Goja e huaj s’ na komandon !
Jem të lirë në jetë e n’ punë,
Nuk kem shtypje, nuk kem dhunë,
Kufizime as censurë ,
Krijojmë vepra për kulturë .
Mendjendriturit nuk kanë rrejt –
Se liria është e shtrenjtë !
Është e shenjt si Zoti hak –
Për te duhet derdhur gjak !
Sot, Kosovën e njeh bota –
Qytetarë me drejta t’ plota ,
Liri shprehje , komunikimi,
Liri shtypi e tubimi...
Liri mbledhje e grumbullimi,
Liri feste e manifestimi,
Gëzojmë të drejtat qytetare
Me konventa ndërkombëtare .
Si t’ gjithë popujt gëzojmë prestigjin,
Nuk do t’ jetë askush mbi ligjin!
Ne me luftë fituam lirinë –
Me paqe ndërtojmë ardhmërinë !