Kulturë
Halit Bogaj: Lista e Shindlerit
E merkure, 23.06.2010, 06:32 PM
LISTA E SHINDLERIT/1993/
Laureat i 7 çmimeve oskarë/
Nga Halit Bogaj
Lista e Shindlerit I regjisorit gjenial Stiven Spilberg është ndër filmat më të mire të realizuar ndonjëherë në grupin e filmave antinazistë. Se çfarë vlere dhe rëndësie pati filmi tregojnë edhe 7 çmimet oskare dhe 1 Glob I artë .
Filmi përshkruan Holokaustin ndaj ebreitëve gjatë Luftës së dytë botërore, duke e ndjekur rrugën dhe aktivitetin e humanistit të madh gjerman me emrin Oskar Shindler I cili me pasurinë e tij shpëtoi qindra ebreitë nga shfarosja.
Duke e shikuar filmin vërejmë se çfarë humaniteti të madh posedon në vete Oskar Shindleri, duke bërë përpjekje maksimale për t’I arritur qëllimet e tij kryesore për ta shpëtuar një pjesë të njerëzve të ndjekur dhe të persekutuar për çdo ditë nga nazistët nëpër kampet e ndryshme të përqëndrimit..Oskar Shindleri ndeshet në pemngesa të shumta por ngase është një industrialist I njohur ai arrin që me mito dhe korrupsion të depërtojë edhe në shtresat më të larta të komandës gjermane dhe tek përfaqësiesi I tyre I pashpirtë me emrin Amon Got I cili fshehurazi ishte dashuruar në një ebreite.Gotin e realizon për mrekulli aktori I madh Ralf Fines/I njohur edhe nga filmi Pacienti anglez/.
Rolin e Shindlerit e përsos Liam Nisen kurse atë të kontabilistit të tij Ben Kingsli/nga filmi Gandi/.
Edhe ky film I Spilebergut ka hyrë në grupin e kryeveprave më të fuqishme filmore, çfarë dëshmon edhe numri I çmimeve të fituara.
Filmi zgjoi interesim të madh edhe te kritika filmore me ç’ rast njëri ndër kritikët e shquar ishte shprehur”se filmi mund të bëjë çdo njeri të qajë nga dhembjet e njerëzve të përsekutuar’, çka është shumë e vërtetë dhe evidente.
Filmi është xhiruar në teknikën fantastike bardhë e zi për ta paraqitur në mënyrë sa më të zezë edhe tmerrin e filmit të ushtruar nga nazistët.
Në vitin 2007 Instituti amerikan I filmit e radhiti ndër 100 filmat më të njohur të të gjitha kohrave.