E enjte, 06.02.2025, 11:59 AM (GMT)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Nismë e mbarë vargëzuese

E hene, 21.06.2010, 08:08 PM


NISMË E MBARË VARGËZUESE

 

/Doruntinë Stojkaj, LOTI NË PRANVERË, botoi Art poetika, Pejë, 2010/

 

     Përmbledhja poetike “Loti në pranverë” e autores së re Doruntinë Stoj-kaj në ndërtimin e saj strukturor ka dy qerthuj, pra dy cikle apo dy ndarje, siç do t’i quanim ndryshe.

     Në qerthullin e parë që mban titullin “Dua të shoh” janë të sistemuara një tufë vjershash që ngërthejnë tema e motive të cilat shtrijnë kujtesën nga e ka-luara jonë historike në robëri, e vijnë duke rrugëtuar poetikish deri në histo-rinë tonë më të re, periudhë kjo që ishte brum frymëzimesh për shumë kri-jues të deritashëm. Të kësaj tematike, te Doruntina, vlen të përmenden vjer-shat: “Histori në shekuj”, “Monumentet historike”, “Kosova në histori”, “28 Nëntori”, “Gjuha ime”, e ndonjë tjetër, ku, për të ilustruar këtë, do të citoja vargjet: “Sa shumë kaluam/ E çka s’kaluam/ Shekujve histori shkruam” (shih, vjersha “Histori në shekuj”, f. 7), vargje të cilat duhet të lexohen e të kuptohen si klithje e ofshama që sublimojnë përjetimet e hidhura të popullit të poetes nëpër shekuj.

     Nga këto klithje e ofshama frymëzimet e poetes vazhdojnë me vargje përkushtuese që i gjejmë në vjershat: “Baca Adem”, “E shumëpritura”, “Mi-trovica”, “Kosova ime e dashur” etj. Këtë qerthull poetik autorja e përmbyll me vjershën “Dua të shoh”, ku vërejmë se vargjet e vjershës në fjalë shpre-hin botën e brendhme të autores që përkon me të bukurën shpirtërore ndaj së mirës, në një anë, si: “Dua të shoh dritë/ Dua të shoh diell”, e në anë tjetër shpërthen edhe revolta ndaj errësirës, që është shprehur në vargjet: ”S’e dua errësirën/ S’e dua verbërinë”, (vjersha “Dua të shoh”, f. 24)”. Në vargjet që i zumë ngoje, edhe sinonimet e së mirës: drita, dielli; edhe sinonimet e së keqes: errësira, verbëria, pasqyrojnë imazhin e fenomeneve dhe shprehin të bukurën në art.

     Ndërsa titulli i qerthullit të dytë “Fletorja e nxënësit”, përveç kuptimësisë dhe vlerave pedagogjike e figurative, sikur, paralajmëron lexuesit për një la-ryshi motivore që për bazë kanë atë botën që i rrethon dhe preokupon nxënë-sit. Në vjershën që mban po këtë titull (shih, f. 37), sa ëmbël tingëllojnë var-gjet: “Koha ikën/ në bangat shkollore/ mendja pasurohet/ nga libra e fleto-re”, të cilat, siç shihet, kanë edhe porosinë e tyre, gjë që është shumë dome-thënëse për nxënësit, për jetën dhe për rolin e edukativ të vargut letrar. 

  

                                                           2.

 

  Mund të thuhet se edhe në këtë ndarje të këtij vëllimi poetik, vjershat ka-në lidhje tematike, kanë përjetimet dhe frymëzimet e poetes që kanë për bu-rim përditshmërinë. Kështu, krijuesja e re, natyrshëm, frymëzohet dhe u var-gëzon prindërve, siç do të shohim në vjershat: “Prindërit”, “Prindërit e mi”, “Kuvendoj me nënën”, “Xhaxhit tim”, pastaj të këtij motivi janë edhe vjer-shat: “Mësuesja ime” dhe “Ishte një lule”, të cilën ia kushton një shoqeje. Gjithashtu, si reflektim i frymëzimeve të natyrshme, sidomos kur kihet para-sysh mosha e autores, janë edhe vjershat ku i këndohet natyrës dhe dukurive natyrore, sikurse janë vjershat: “Loti në pranverë”, “Pemët bëjnë garë, “er-dhi dimri”, “Një natë me imagjinatë”, “Lulet” etj.

     Nga sa u tha më sipër, kemi përshtypjen se te Doruntinë Stojkaj vërehet shkathtësia imagjinative për të gjetur tema, qoftë nga e kaluara, qoftë nga përditshmëria, e për të vargëzuar për to. Vërehet talenti i saj për të krijuar vargje. Vargjet e kësaj përmbledhjeje kanë një gjuhë poetike që i përgjigjet edhe moshës edhe nivelit shkollor të saj. Ndërsa për vlerat artistike, letrare e stilistike të vargëzimeve të kësaj krijueseje që po bën hapërimet e para, është herët të flitet.

     Në fund kam edhe një porosi për krijuesen e re, Doruntinën, e cila ka pretendime për t’u bërë poete. Porosia ime është kjo: Talentin që e përmenda më sipër, në vazhdimësi duhet ta begatosh, duhet ta latosh, duhet ta përsosësh. Që të gjitha këto, kryesisht, arrihen me lexim, me zell, me përkushtim në tjerrjen e imagjinatës krijuese.

Ndaj, e përgëzoj Doruntinë Stojkajn për guximin krijues të cilin e kurorëzoi me botimin e kësaj përmbledhjeje vjershash dhe shpreh bekimin tim se kjo krijuese të vazhdojë të na gëzojë edhe me vepra të tjera, në mënyrë që të ko-ntribuojë në begatimin e zhanreve të ndryshme të letërsisë sonë, ndërsa emri i saj të afirmohet e të radhitet atje tek emrat e shkrimtareve tona të njohura!

 

Prof. Skënder R. HOXHA 

- redaktor i librit



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora