E diele, 22.12.2024, 04:33 PM (GMT)

Mendime

Ilmi Veliu: Arsimtari im me eshte paraqitur nga SHBA pas 45 vjetesh nepermes „zemrashqiptare.net“

E hene, 14.06.2010, 08:58 PM


Medin Emini, Qazim Rrushaj ne mest dhe Zeqir Shabani ne te djathte
Medin Emini, Qazim Rrushaj ne mes dhe Zeqir Shabani ne te djathte

 

Qazim Rrushaj dhe Medin Emini ne te djathte
Qazim Rrushaj dhe Medin Emini ne te djathte

Arsimtari im me eshte paraqitur nga SHBA pas 45 vjetesh nepermes ''zemrashqiptare.net“

 

Nga Ilmi Veliu

 

Ne artikullin tim per varret kosovare, nga SHBA mu maraqit me koment mesuesi im nga klasa e VI fillore, Qazim Rrushaj dhe une vendosa ti pergjigjem nepermes te ketij shkrimi.

Para dy vitesh vendosa qe te shkruaj per arsimin shqip ne Kercove, 1941=1971, dhe arsimtaret qe kane punuar ne kete kohe, ku pjese e ketij procesi  arsimore ka qene edhe ish mesuesi im i dashur dhe i nderuar Qazim Rrushaj. E kame pasur kujdestar klase ne kl e VI dhe pasi policia jugosllave e atehershme filloi ta ndiqte ai u largua jashta qe asnjehere te mos kthehet me ne Kercove. Ja se cka kame shkruar per biografine e tij ne librin qe mendoj ta botoj e qe e kame marre nga shoket e tij, dhe nese ai ka dicka per te shtuar le ta beje ate nepremes te „zemrashqiptare.net“.

Qazim Rrushaj

  I lindur 1940, në Drogomisht te Vogël ose si qe shkruan ne dokumentet osmane, fshati Stragoshe, nga babi Sefer Rrushaj. Ka pasur vetëm nnji vëlla Remziun i cili ka ndërruar jetë ne vitin 2008 dhe nuk ka lënë pas fëmijë. Kane nje motër Hasie e martuar në Cërvicë te Neshat Spahiu,

Qazimi shkollen fillore e ka kryer në vendlindje bashkë me Shemseëdin Rrushajn dhe dy Destanat ngs i njejti fshat.

 

Tetvjeqaren e ka vazhduar në Zajaz bashkle më Shemsedinin dhe Murat Muratin, Pastaj vazhdojne sebashku shkollen normale ne Shkup qe ka qene pesvjeqare, ku 1959-60 diplomohet dhe kthehet e punsohet në Zajaz si arsimatar i frengjishtes. Shenmsedini pas tre vjetësh vazhdon në Shkup kurse Qazimi vazhdon të punojë në Zajaz.

 

  Pas dy vjet pune ne shkollen e Zajazit, Qazimi shkon i rregullt në Shkup ku regjistron të studjoje gjuhen frenge. Për shkaqe finansiare nuk ka pasur mundesi qe ti vazhdonte studimet dhe ktheht perseri ne pune ne  Zajz ku vazhdon punën si arsimtarë i frengjishtes. Pas demostratave te 68 te gjithe intelektualet shqiptare fillojne te perndiqen ne mesin e te cileve  edhe Qazim Rrushaj i cili  akuzohet per veper penale,  dhe bashke me Refik Dautin nga Gostivari arrestohen dhe dergohen në burgun e Shutkes ku mbahen ne arrestim për tre muaj. Per shkak te mungeses se fakteve i lirojne si te pa fajshem dhe ai vendos qe te largohet per ne Amerike ku eshte edhe sot. Ka dy fëmijë nji djale Fatmirin i cili poashtu ka shkuar në Amerike dhe vajazen Sanie e cila ështe e martuar ne dhe jeton në France.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora