E diele, 22.12.2024, 09:28 PM (GMT)

Mendime

Adnan Abrashi: Sot, vetëflijimi i Albin Kurtit, si dikur ai i Adem Jasharit!

E diele, 13.06.2010, 06:05 PM


SOT, VETËFLIJIMI I ALBIN KURTIT, SI DIKUR AI I ADEM JASHARIT!

 

(Me sa duket, pas kësaj burgosje skandaloze, brutale dhe të përgjakshme policore të Albin Kurtit, për fundosjen definitive të autoritetit të kësaj qeverie tënde, e ke hangër karremin e kurdisur, Hashim!)

 

Nga Adnan Abrashi

 

Edhe pse e dinte sigurisht se do të sulmohet nga forcat e shumta policore serbe të armatosura deri në dhëmbë dhe që kaherë ishin të locuara përreth Prekazit, I paralajmëruar për këtë shtetrrethim dhe me mundësi që edhe të largohet pa u vërejtur nga aty, heroi ynë legjendar, Adem Jashari, atëbotë vendosi të vetëflijohet. Përmes një rezistence të armatosur dhe qëndresës heroike, Ademi dhe jasharajt bënë që një realitet të shndërrohet në një legjendë. Legjendë të pavdekshme . Por, jo vetëm kaq! Ata,me këtë vepër sa tragjike aq edhe sublime, jo vetëm që si hero hynë pavdekshëm në histori, por kjo tragjedi e paparë e tyre u bë katalizatore në shpejtimin e rritjes dhe formimit të UÇK-së dhe fillimit të një lufte të armatosur gjithpopullore e cila fund pa dyshim u kurorëzua me fitore.

Edhe pse pak sa ndryshe, një histori e ngjashme e sakrificës atdhetare përmes vetëflijimit, ndodhi edhe tani. Sot. Mu në ditën e kremtimit të 11 vjetorit të çlirimit nga pushtimi barbar serb I Kosovës. Thuaja, I Republikës së “pavarur” dhe “sovrane” të Kosovës, sikur po na gënjejnë qe sa vite reshtur këta politikanët tanë.

Edhe pse atë ditë, lideri I persekutuar i lëvizjes “VETËVENDOSJE”, Albin Kurti, e dinte se do të burgoset, me një bagazh të fuqishëm prapa vetes të mbi 170 mijë anëshkrimeve kundër procesit të kurdisur politik ndaj ti, ai vendosi që të vetëflijohet. Publikoi lajmin në media se, lëvizja “VETËVENDOSJE” do të garoj në zgjedhjet e ardhshme , dhe, pa u larguar nga vendi i ngjarjes , qëllimisht priti që të ndodhte historia. Historia e një intervenimi më brutal dhe të përgjakshëm për burgosjen e tij. Një ndërhyrjeje e ashpër operative-policore, që, pa dyshim, neve të gjithëve, duke qëndruarën atë moment para ekraneve televizive, na përkujtoj kohërat e perënduara të diktaturës milosheviqiane. E, për të qenë edhe më e keçe, tani e tutje, ajo si ngjarje, gjithmonë do të përkujtohet sa herë që të shënohet 12 Qershori - Dita e çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Ngjashëm si Adem Jashari dikur, sot, me vetëdije të plotë, Albini dhe shumë aktivistë tjerë të kësaj lëvizjeje, përmes vetëflijimit në emër të përshpejtimit të rritjes së urrejtjes qytetare për këtë gjendje të shkaktuar nga kjo qeveri si efekt, edhe ata vendosën të bëhen katalizatorë të një procesi, seriozisht duke ngacmuar kështu ndërgjegjen dhe vullnetin tonë të fjetur kolektiv për të reaguar sa më ashpër ndaj kësaj gjendje katastrofave që kaherë e ka kapluar politikën dhe shoqërinë tonë kosovare në përgjithësi.

Për Burgosjen e Albin Kurtit; koha e ditës festive; për moment kur është bërë ajo, (disa orë pas publikimit të lajmit se lëvizja “VETËVENDOSJE” do të garoj në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë), si dhe mënyra brutale e paparë e një ndërhyrje policor, për të gjitha këto dhe çështje tjera, tak ditëve në vijim do të pasojnë reagimet e ashpra në publikë. Por , në kontaktin tim të parë me masat, e tërë kjo maskaradë që ndodhi me arrestimin spektakular të Albinit, ngriti edhe më shumë besimin dhe autoritetin e kësaj lëvizjeje në popull, e cila si efekt, do të ndikoj pozitivisht në marketingun promovues të kësaj lëvizje në popull.

Njëkohësisht, kjo ngjarje e paparë në shtetet e mirëfillta demokratike, tek qytetarët tanë tanimë shumë të lodhur dhe të stërngopur nga kjo gjendje, pa dyshim, edhe më tepër do ta rris vullnetin e tyre të fjetur për reagime sa më të organizuara dhe sa ma të zëshme kolektive kundër kësaj politike dhe qeverisje aktuale të dështuar.

Legjendat lindin me veprat e njerëzve të radhë dhe në kohërat e veçanta specifike. Liderët, po ashtu! Pas lavdisë së jasharajve që ngriti një poull në kryengritje deri në çlirim, tani, përmes formës tjetër të sakrificës specifike, po lind edhe një Legjendë politike. Legjendë e quajtur Albin Kurti dhe lëvizje “VETËVENDOSJE”, e cila, në vend të servilizmit të imponuar politik ndaj të huajve, mediokritetit, hajnisë dhe korrupsionit si metoda të përmbushjes së interesave personale, po na sugjeron në vetëbesim dhe krenari ndaj vetes, mbështetje në mundësitë dhe vlerat tona të pashtershme kombëtare.

Ne jemi lashtësi dhe historia më e vjetër e kësaj Evrope. Si traditë gjenetike, i duam miqtë tanë dhe jemi mirënjohës për kontributin e tyri, por, mbi të gjitha, dëshirojmë të jemi plotësisht të lire, të bashkuar si një komb dhe vetë ZOT në shtëpinë tonë!

Në fund, urime të përzemërta lëvizjes “Vetëvendosje” dhe liderit të saj Albin Kurti, për një vendim kaherë të pritur dhe të urtë, për dalje në të ardhme në zgjedhje të kësaj lëvizje Krejt në fund, një porosi personale dhe miqësore për kryeministrin tone: “Me sa duket, pas kësaj burgosje skandaloze, brutale dhe të përgjakshme policore të Albin Kurtit, për fundosjen definitive të autoritetit të kësaj qeverie tënde, e ke hangër karremin e kurdisur, Hashim...”!



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora