E diele, 22.12.2024, 09:08 PM (GMT)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Parlamenti është parlament i popullit dhe ai nuk guxon të gabojë

E diele, 13.06.2010, 05:59 PM


PARLAMENTI  ËSHTË  PARLAMENT  I  POPULLIT  DHE  AI  NUK GUXON    GABOJ.

Sot më shumë se kurrë më parë kërkohet; uniteti, syqeltësia, toleranca, vendosmëria,guximi,demokracia

 

Nga Ramiz DËRMAKU

                                    

Gjendja ne të cilën po kalon Kosova,kërkon angazhim e përgjegjësi maksimale nga liderët partiak dhe Parrlamenti i Kosovës.Sot më shumë se kurrë më parë  kërkohet;uniteti,syqeltësia,toleranca, vendosmëria,guximi,dhe demokracia për jetësimin e amanetit të martirëve që jetën e flijuan për ditët e sotme dhe njiherit realizimin e besimit të marrë nga populli. Tani nga ju parrlamentarë, liderë ,ministra kërkohet që të bisedoni hapur,butë dhe qetas për problemet, sfidat, propozimet e rrugët më të mira për ndertimin e institucioneve tona dhe marrjen e kompetencave nga ndërkombëtarët në duart tuaja. Ju delegat të Parrlamentit të Kosovës, duhet të punoni me përgjegjësinë më të madhe për ti realizuar detyrat e marra dhe premtimet që ja keni dhënë elektoratit e popullit. Detyra kryesore e juaj është që të gjithë të angazhoheni për bashkëpunim,unitet,solidaritet,tolerancë dhe mos lejoni të bieni pre e interesave ;personale, karierizmit,bajraktarizmit, familjarizmit, korrupcionit (siq po flitet tanI)fitimit material, interesave partiake apo fetare kur është në pyetje çështja madhore kombëtare, sepse duke i dënuar e luftuar dukurit negative ju, e pas ju edhe populli, do t’i realizojmë shumë shpejtë interesat e dëshirat tona kombëtare pra Bashkimin Kombëtarë. Çdo herë kur flisni apo propozoni diçka mos ngulni këmbë dhe mos kërkoni (me dhunë) që mendimi i juaj të pranohet nga të tjerët me dhunë e forcë…( sepse mu atëherë shkelni rëndë mbi gjakun e derdhur , shkelni rëndë mbi normat demokratike) por për të le të vendos pjesa dërmuese e Parrlamentit. Deputet,liderë partiak e qeveritar, ministra ,sa më parë të largoheni nga interesat personale, (karieriste, familjariste, etj), tu ofroheni por edhe ti vëni në përdorim metodat demokratike aq më shpejt dhe të sigurt do ti ndertoni institucionet tona të cilat janë bazë themelore për ndertimin e shtetësisë së Kosovës ( e nëse kërkon populli edhe Bashkimin Kombëtarë). Sot nga ju antarë të Parrlamentit të Kosovës dhe ju liderë qeveritarë e partiak kërkohet që ta harroni të kaluarën e të koncentroheni në të sotmen e të ardhmen tonë.

                              Para se të hyni në Parrlamentë harroni akuzat, simpatit partiake, përqarjet, intrigat, shpifjet.,përcaktohuni për zgjedhjen e problemeve ne mënyrë demokratike, sepse elektorati ua ka besuar një detyrë të rëndësishme kombëtare, (ate e keni pranuar edhe vetë), u ka besuar në aftësitë tuaja  intelektuale dhe konceptet tuaja plurale të cilat na shjpiejnë drejtë një ardhmërie më të mirë. Debatet tuaja pozitive e nxisin popullin të punojë me përkushtim të madhë për realizimin e detyrave që kanë ndaj çështjes madhore kombëtare. Nga ju kërkohet të zhvilloni luftë e ashpër ndaj të gjitha dukurive negative dhe ti luftoni ato kudo që paraqitën. Problemet dhe pengesat që paraqitën tek ju, nuk duhet lejuar të dalin në popullë, por ato duhet zgjidhur ju s’bashku dhe  pa frikë. Shteti nuk ndertohet vetëm duke i kritikuar të tjerët, kur vetë s’ke punuar asgjë. Kështu po vepërojnë (ca parti të majta) e ca“liderë“ të dalë nga malet e pasluftës në Kosovë. Parrlamenti i Kosovës ka për detyrë të bëjë më shumë analiza për ti punësuar në vende kyqe më të aftit dhe më të dëshmuarit. Rruga e parrlamentit të Kosovës nuk është rrugë e shtruar me lule apo zhavor, por rrugë ne të cilën do të ecni ju ,rrugë së cilës do t’i prini ju e pas ju edhe populli. Populli e di shumë mirë se hyrja në parrlamentin e Kosovës është një rrugë shumë e vështirë, sepse kjo hyrje do të thotë fillimi  dhe ndertimi i shtetësisë së Kosovës, ndertimi i një shteti juridik dhe përgatitja për një rrugë më të mirë pra marrja e kompetencave nga ndërkombëtarët. Deputet, liderë, ministra.., para se të merrni vendime të rëndësishme kombëtare, mendoni për gjakun e derdhur të; Komandantit legjendar Adem Jasharit, për Ahmet Krasniqin, Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Mustafën , Bardhyl Ajetin.., për martirët, për nënat e motërat tona, mendoni për veteranët e UÇK-es, për jetimët..,mendoni për të persekutuarit, të dhunuarit… Sot populli nuk po fletë.., ai po heshtë sepse mjaftë ka folur e luftuar ballë për ballë me shkaun. Ai sot po ju shikon me maturi se si po punoni ju, sa jeni të vendosur në realizimin e kërkesave  dhe obligimeve që keni ndaj popullit e atdheut. Populli me vëmendje të madhe i ka përcjell shtypin ditor, dëgjoi radion e pau në televizion se çka ju u premtonit popullit dhe se si ato do ti jetesoni në praktikë. Populli çdo mbrëmje i analizonte dhe i komentonte fjalët tuaja, dhe në fundë ua dha votën duke u besuar fjalëve  dhe premtimeve tuaja. Disa po thonë gaboi populli…, unë po ju them hapur se populli kurrë nuk gabon, populli është një univerzitet, është gjykata më e mirë.., është vlerësuesi më i mirë i cdo gjëje. Parrlamenti i Kosovës nuk është fitore e LDK-es, PDK-es, e asë e ndërkombëtarëve por ai është një fitore e popullit të Kosovës, është fitore e demokracisë, është fitore e UÇK-es, është fitore e tolerancës, urtësisë.Lirinë nuk na e solli Amerika, por ato i ndihmuan luftës së drejtë të popullit të Kosovës, është fitore e gjakut të derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptarë. Deri tani populli është ankuar tek liderët e Parrlamenti i Kosovës, mirpo kërkesat e ankesat e popullit janë refuzuar. Ndoshta një ditë populli do ta humb durimin, e liderëve dhe parrlamentarëve do tua prishë rehatinë dhe jetën lluksoze.Populli duron duron .., por kur populli e humb durimin është vonë për ta ndal vërshimin.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora