Mendime
Sali Bollati: Pse duhej vizita e presidentit shqiptar ne Greqi
E marte, 27.11.2007, 08:25 PM
Pse duhej vizita e presidentit shqiptar ne Greqi
Nga Sali Bollati
Greqia dhe Shqiperia megjithese jane fqinje qe nga lashtesia nuk kane mbajtur asnjehere maredhanie te verteta miqesore. Greqia kur luftonte armiqte, qe ne fakt ishin clirimtaret e vertete te saje, anglo-amerikanet, gjeti mbeshtetjen dhe perkrahjen e Shqiperise. Tek ne u strehuan, u lane e u ndruan, u mjekuan u transportuan dhjetra mijera te tille per ne vendet ish socialiste te asaj kohe. Le te mos harrojme se mbas viteve 70, keta ish komuniste qe luftuan kunder Greqise demokratike, u lejuan te kthehen ne Greqi, se bashku me flamurin dhe stemat komuniste qe valeviten “krenare” sot ne Athinen “europiane”.
Ndersa shqiptareve te Camerise qe nuk pranuan te luftojne perkrah komunistave greke, ish rregimi komunist I Tiranes ae atehershme u dha si shperblim internimin, dhe regjimi “demokratik” I Greqise se sotme nuk I lejon as te hyjne atje ku kane pronat mijera vjecare dhe varret e te pareve.. Ne nje kohe qe grekerit jane shtruar ne Shqiperi sic ua do qejfi qe nga kryesia e Kishes, bankat, bazat ushtarake dhe te gjithe telefonatat e qeveritareve dhe shikasve te Tiranes kalojne te rregjistruar ne telefonine greke.
Cuditem aqe me shume sot , ne prag te 95 vjetorit te Pavaresise, Presidenti Shqiptar u ftoka per nje vizite zyrtare ne Athine. Por sic deklaron z. Sabri Good, do ishte shume kuptimplote ardhja e Presidentit grek ne Tirane qe parvjet nuk denjoi( ndoshta nga frika) te zbresi nga maqina per te takuar Pesidentin Shqiptar qe po e priste me sofer te shtruar.
.Cudia mbetet akoma me e madhe qe megjithese ishte ftuar nga homologu I tije grek, del ta presi zv.ministri financave greke?!, I cili e percjelle te vizitoje muzeun arkeollogjik??!, dhe te darkoje me biznismenet??! Kjo ishte ngutesia e kesaj ftese per vizite ne vendin “mik”ne kete kohe?
Problemet qe u lejuan te bashkebisedoheshin midis “miqesh”, sipas grekut Papulias ishin te fryteshme: varrezat e grekeve ne Shqiperi (asnje fjale se kush do I paguaje rivarrimet e shqiptareve te cvarrosur nga grekerit ne Kosine) si edhe te drejtat e minoritetit grek
Cfare mund tu kerkohet per Kosoven Shqiptare grekeve filloserbe kur ata ende nuk e kane shqyrtuar marreveshjen e asociim stabilizimit tone ne BE.. dhe NATO, ne nje kohe kur vende shume large Shqiperise si Estonia dhe Kanadaja e kane miratuar ate! Apo nuk mund te pranohemi ne NATO, se jemi ende ne gjendje lufte sipas tyre??!
BBC sot komenton:
''Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë edhe probleme të tjera, të cilat diplomacia respektive përpiqet t’i paraqesë si dytësore dhe pa ndikim në ecurinë e përgjithshme të tyre. Më shumë se një vit pas premtimit se do të ishte e para që do të ratifikonte marrëveshjen e asociim stabilizimit të Shqipërisë me BE-në, Athina ende nuk e ka bërë këtë.''
Ajo ankohet se Tirana nuk po i jep përgjigje kërkesës për ndërtimin e tri varrezave për ushtarët grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa prej problemeve janë trashëgim nga e kaluara, si ekzistenca de jure e ligjit të gjendjes së luftës mes dy vendeve dhe ajo e pronave të popullsisë çame në Greqi.
Këto probleme që zyrtarisht nuk ndikojnë në ecurinë e marrëdhënieve, por dhe nuk preferohet të përmenden në bisedimet dypalëshe.”
Problemi i vetem qe mund te lidhi miqesi te vertete midis dy popujve fqinje eshte Cameria Shqiptare. Nuk eshte vetem problemi I pronave, ai eshte I fundit. Ne rradhe te pare qendron njohja e Genocidit Grek ndaj Shqiptareve te Camerise, njohja e te drejtave te pakices shqiptare ortodokse qe vazhdon prej mijera vjetesh te banoje ne Camerine Shqiptare, konforme gjithe legjislacioneve nderkombetare te firmosura edhe nga te dyja palet, por te respektuar vetem nga pala shqiptare.
Vetem ne kete menyre do te ndertohen urra te verteta bashkepunimi e miqesie midis vendeve tona fqinje. Shembuj te gjalle ne kete drejtim jane maredhaniet e Frances me Gjermanine; megjithese nuk mund te krahasohen Arkitektet e Medhenje te Eyropes se Bashkuar- De Goll dhe Adenauer me keta qe tremben nga sofra e shtruar.
Vecse koha dhe popujt e kerkojne kete Ure, prandaj sa me shpejte qe te ndertohet aq me teper qetesi do te kete edhe ne Ballkanin Tone.
New York, 26 nentor 2007