Mendime
Gani Qarri: Identifikimi i zorshëm i Patriotizmit!
E diele, 06.06.2010, 02:57 PM
Identifikimi i zorshëm i Patriotizmit !
Nga Gani Qarri
Shqiptarët gjithmonë e kanë patur për zemër sa herë që iu ësht dhën mundësia për të marrë rrugën drejt Kosovës,e cila me gjithë largësin e saj iu ësht dukur e bukur dhe e shkurtër ,nga malli dhe dëshira për të parë Vendlindjen e tyre.
Atëdheun që i nderonte në sytë e të huajve, sa herë që flisnim për pamjet dhe vendet ebukura , okupimin e ti nga pushtuesi,që me të drejtë ishte bër breng e të gjithë shqiptarve,të cilët shpresonin se pasi të çlirohej,gjë që për fat të mirë, me luftën e popullit liridashës shqiptar dhe ndihmën e miqve ndërkombëtar edhe u arrit,mendonim se do shkonim drejt Kosovës së ëndrrave tona,e cila do ti përkdhelte edhe mërgimtarët,të cilët gjithmonë kanë patur qëllim kthimin për të jetuar në atdheun e tyre të lirë!
Por ajo nuk ndodhi dhe ja që edhe sot gjithandej botës, qindra mijëra shqiptarë me ëndrra të pa realizuara kurrë,për kthim në vendlindje,edhe pas çlirimit të pjesëshëm të atdheut, vazhdojnë si rëndom me plagën e vjetër të mërgimit në Zemër,dhe mallin e pashuar në Shpirt nga jeta larg Vendlindjes për shumë vite, punojnë dhe jetojnë edhe më tejë,pa dëshirën e tyre të syrgjynosur në mërgim,largë Atdheut të tyre.
Jo vetëm malli për vendlindjen që ata i mundon,por edhe frika nga asimilimi i pasardhësve u rri kërcënueshëm mbi kokë duke mos i lën ata asnjëherë rehat, për të bër të pa mundurën në përpjekje për tua mësuar fëmijëve të lindur dhe atyre që shkollohen në mërgim, gjuhën tonë të bukur shqipe.
Veprimet individuale dhe familjare,pa ndihmën e organizuar të shtetit,ndihmë e cila mungon, për ti edukuar fëmijët e lindur në mërgim me dashurinë për flamurin dhe historinë kombëtare, për Atdheun dhe token e të parëve, me të cilat pothuajse ësht ndërprerë q`do kontakt tjetër, përveq vizitave të rralla që realizohen vetëm një herë në Vit,nëse duam ta ruajmë kët pjes të popullit nga asimilimi, këto nuk mjaftojnë.
Me gjithë frymëzimin ende të fort kombëtar të familjeve shqiptare dhe dashurisë së pa shuar ndaj Atdheut,me kalimin e kohës, vet natyre e qëndrimit të gjatë jashtë atdheut e vejnë në pikpyetje suksesin e punës vullnetare dhe të kufizuar vetëm nga atdhedashuria.
Ndryshe ishte për ne që u lindëm dhe rritëm në vendlindje, edhe pse me punësim dhe qëndrim të përjetshëm (jo të përkohëshëm) në mërgim, në atdhe kishim Gjuhën tonë amtare shqipe,kishim traditat e jetuara dhe trashëgimin tonë të kultivuar Kombëtare,me të cilat na lidhte Shtëpia dhe Familja jonë që i kishim,si dhe vuajtja që bartnim në vete për atdheun e okupuar!
Neve gjithmonë, gjatë gjithë kohës na ka mbajtur dhe ushqyer jo vetëm dashuria ndaj Atdheut por edhe dëshira e flaktë për ta parë Atdheun të çliruar,ndaj edhe në këto kohëra nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët,mërgimtarët janë edhe sotë shumë të ndieshëm ndaj të gjithë atyre që përpiqen ta rrezikojnë lirinë dhe integritetin e atdheut dhe mu përr kët as sot nuk mungon gatishmëria te mërgimtarët për ta ndihmuar vendin në mënyr të vendosur për ta dashur dhe mbrojtur shtetin nga cilido bandit serb,që guxon ta rrezikoj ate.
Po nga atdhedashuria e madhe e mërgimtarve,dhe nostalgjia që kanë ata për atdheun, mënyra se si ai trajtohet nga pushtetarët dhe shqiptarët autokton që jetojnë në vendin e tyre në ballafaqim me rreziqet e shpeshtuara që i kanosen,i bën shqiptarët, të dëshprohen q`do ditë.
Madje vet fakti i harresës kaq të shpejt i peripecive të panumërta siq ishin; ngjarjet historike të çlirimit të mundimshëm, intervenimi i NATO-s , vuajtjet e shumta të shqiptarve të përzën me forcë nga ushtria dhe policia e pushtuesit, dhe kthimi triumfal i tyre në Atdheun e çliruar, në vatrat shekullore në autoktonësin e tonë të pa tjetërsueshme që na i mbushin sytë me lot edhe sot kur i kujtojmë apo shofim përmes dokumentarve në TV.
Edhe pse kamë përshtypjen se askush më shumë se shqiptarët nuk shkruan për patriotizëm, manipuluesit e zellshëm kanë shfrytëzu për mrekulli kohët e turbullta, duke na lën të hutuar me nxitimin dhe mjeshtrin për të përvetsuar flamurin e patriotizmit duke arritur me shumë sukses për të marrë edhe pozita në emër të patriotizmit.
Anipse nga shumë deklarata dhe shkrime, shpesh na bie të shofim , dëgjojmë dhe lexojmë se patriotizmi është kështjella e fundit dhe më e forta e shpesh herë e pathyeshme pseudopatriotëve mashtrues, të cilët disa njerz për interesa të momentit dhe Populli i manipuluar mjeshtërisht,nuk hezitonë ti shpallë ata edhe heronjë! të q`do gjëje.
Në shumë raste ndodhë që për bëmat e këtyre patriotve të shkruajnë njerz që kan një arsye, sidomos ekskursionistët partiak e politik të cilët sot shajnë idet e deridjeshme që mbronin dikur me forcë, duke vepruar tashmë nga pozicione dhe interesa të reja.
Mjerisht jo rrallë ndodhë të promovohen edhe heroizma të mjegulluara mbi persona me të kaluar të “panjohur” të cilat përjetuesit e vërtetë të ngjarjeve, me shkak dhe jo “rastësisht” kanë harruar ti shënojnë në kronikat e tyre, “heroizma” të paqena të ndonjë pretenduesi për tu rehabilituar për të bërat kundër Popullit, sa ishte pushtuesi këtu!
Kështu po sakatohen Patriotët e vërtetë të Luftës,përmes nihilizmit dhe atribuimit të meritave, sipas interesave të momentit duke injoruar figurat e vërteta të Luftës duke e bër të frikshme edhe idenë e atdhedashurisë, me helmin e përgatitur nga kauza të paqena dhe cilësime jo reale për interesa të rastit.
Kështu dikush shkonë shumë largë me dëshirën që të ketë q`do gjë nën kontroll,me tendencën për të qenë pronar i gjithçkaje, deri te pronsia e interpretimit të së vërtetës, thënja e së cilës nuk lejohet pa lejen e tyre!duke heshtur edhe urdhërat e asokohëshme që u bëheshin njerzve për dorzimin e armëve,edhe pa dëshirën e tyre të cilët i kishin siguruar nga atdhedashuria, nga vuajtja nën robëri dhe për çlirimin e vendit nga pushtuesi.
Kjo tendenc te shqiptarët nuk ësht as e re e as e pa njohur, nga vet fakti dhe përvoja e hidhur që nga rilindasit tanë të nderuar, ngase edhe sot veprohet pothuajse njejtë kur për interesa të ngushta qoft personale, familjare, klanore apo partiake edhe bashkpuntorët e pushtuesit,të cilët nuk kanë hezituar ti shërbejnë atij deri në ditët e fundit,sot të kamufluar, shpallen luftëtar dhe hero!kurse Heronjët e vërtetë të çlirimit dhe bashkimit Kombëtar,siq ishte kohët e fundit edhe Komandant Kushtrimi me shokët e ti,heshtet apo edhe etiketohet në mënyrë të pa ndershme,kombëtare dhe njerzore!
Ndaj edhe ësht shumë evidente, veqant te shqiptarët si te asnjë popull tjetër në gjithë rruzullin toksorë, ndryshimi i shpesht i historisë, i heronjëve dhe figurave historike sipas vendimeve të atij që posedon forcën e vendosjes, pa qarë kokën për humbjen e vlerave të shëndosha kombëtare të cilat, shqiptarët në gjithë botën në përballje edhe me kulturat dominuese botërore, arritën ti ruanin deri tani me shumë sukses.
Përndryshe, interpretimet në shumë variante të ngjarjeve, jo vetëm që kan shtuar dyshimin e të huajve mbi vërtetësin e disa nga heroizmatë tona, por kanë vën në hall edhe vetë shqiptarët,të cilët të ndikuar nga këto tregime “reale” nga vendi i ngjarjes,enkas për lexuesit e portaleve shqiptare,e kan të pa mundur ti kuptojnë barazimet e Heroizmit të Familjes Jashari e cila flijoi gjithë antarët e pranishëm të familjes në altarin e lirisë,pa e lëshuar asnjë nga ta shtëpin,me “heroizmat” e pa sqaruara të atyre që pjesën më të madhe të familjeve kanë strehuar ndoshta edhe nëpër serbi, për të bër vet namin në fushën e mejdanit për liri.... ndaj jo vetëm rilindasit por edhe sot shqiptarët kanë vështirsi nga krahasimet sipas dëshirës të cilat jo rastësisht shqiptarët i shohin edhe si mallkim i prejardhjes së të gjitha shkaqeve për mosrehatimin e tyre si gjithë popujt tjer në kët botë!
Përndryshe shqiptarët do mbeten në kërkimin e mëshirës për ndihmë nga të huajt edhe atëherë kur të bashkuar mund të arrinin vet atje ku ata duan:
Të veprojmë me vendosmëri si Wiliam Wokeri
i cili me guximin e një Amerikani;
Flamurin Shqiptar
Të mbytur në gjak
E ngriti i vendosur
Në fshatin Reçak
E ngriti si Burrat
Për Kosovën Shtet
Duke largu shkaun
Një her dhe Përjet
Trajedia e Reçakut
nga ai,të mos dëshmohej
kush e di edhe nga sa tjera
Në Kosovë do shoqërohej