Faleminderit
Imi Egriu: Pedagogu e atdhetari i paepur për liri e bashkim kombëtar, z. Bedri Kyçyku
E diele, 06.06.2010, 06:58 PM
Ne shenjë të 70-vjetorit te lindjes dhe 16-vjetorit te vdekjes së pedagogut e atdhetarit të paepur për liri e bashkim kombëtar, z. Bedri Kyçyku
Prof. B. Kyçyku-maturant ’59
Kaçanik o shkamb e gur’
pritesh e vritesh për flamur’.
Dy lule ka Kacaniku,
Sali Bajrën & Bedri Kyçykun.
Këngëtari popullor
-Këto vargje, që ua këndoi këngëtari popullor, apostrofojnë atdhetarizmin më të përkushtuar të dy shkëndive kaçanikas ndaj kombit e atdheut.
Porsi kjo cigare që digjet para tij, njashtu dhe shpirti i të ndjerit Bedri, digjej e përvëlohej për Shqipëri ! –
Prof. Latif Nallbani, ish drejtor i Gjimnazit të Kaçanikut, autor i librit dhe ish nxënësit e z. Bedri, në Bern të Zvicrës, për nder të Përvjetorit të vdekjes, në formë madhështore organizuan promovimin e Monografise së pedagogut e atdhetarit, Bedri Kyçyku. Ndaj, ne shenje te 70 vjetorit te lindjs dhe, 16-vjetorit të vdekjes, me pietet e përkujtojmë këtë atdhetar e pedagog të palodhur, i cili së bashku me atdhetarin e Madh, ish kryetarin e Kaçanikut, z. Sali Bajra dhe shumë hero e trima të tjerë, që ranë fli për liri e bashkim kombëtar, sot, s’gjënden në mesin tonë që t’i shijonë ditet e lirisë e te mëvetësisë së Kosovës. Pra, siç më shkruanin që të dy, simboli i rezistencës, Adem Demaçi dhe veprimtari e deputeti i Parlamentit të Kosovës, Hajdin Abzi, alias Lum Haxhija: ”Lypset të përkujtohen të gjithë ata që kanë kontribuar për Atdheun, për lirinë, arsimin e shqiptarinë, sepse, për jetë të jetëve janë të pavdekshëm dhe, s’duhet lejuar që t’i përfshijë pluhuri i harresës”.-Fund i citatit
Bedri Kyçyku, i takon Plejadës së Parë të pedagogëve kaçanikas të Shkolles Normale në Shkup, ku diplomoi në qershor të vitit 1959, ndërsa Fakultetin në lëndën e gjeografisë e kreu në Prishtinë.
Ai, ndër të parët, së bashku me z. Latif Nalbanin e pedagogët e tjerë të parë 35 vjet rrjesht, si pionier i arsimit në Kaçanikun legjendar, gjeneratat e tëra i mësoi se çdo abetare fillon mësimet e të shtrenjtës liri. Çdo kaptinë libri ka kurorë lirinë, siç thoshte L. Gurakuqi.
Ibrahim Egriu dhe ish drejtori i ndjerë i Shkollës së Mesme, ”Voskopoja”- B. Kyçyku
Tek vëllau ynë B. Kyçyku dominonin: njdjenja e atdhedashurisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë e fisnikris dhe e rrigorozitetit.
E deshte Shqipërinë e bashkuar me Kosovën,Çamërinë dhe me të gjitha trojet e okupuara nga hegjemonistët sllavë. S’më harrohen kurrë ngjarjet revolucionare të vitit ’68. Atë ditë, pas programit manifestues, urdhëroi që të gjithë nxënësit e Shkollë së Mesme ” Voskopoja ” të futen nëpër kabinete. Ai, më mori mua meqë kishte më tepër besim, filluam të futemi nga kabineti në kabinet dhe iu drejtohej nxënësve: Dëgjuat se ç’ ndodhën sot në Kosovë ?!-Për Atdhe mos ju dhimbset jeta ! -Pa gjak s’ fitohet liria ! -Jepni ca gjak për Kosovën ! Aq trim e guximtar ishte, saqë s’ i luante syri fare.
Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e tij stoik e të pathyeshëm,ndaj dhe ish kryetari Sali Bajra e deshte me shpirt dhe gjithmonë e mbante pranë duke e konsultuar për çdo gjë.Kishte prirje të jashtzakonshme organizative. Që ditën e parë, porsa fillova detyrën në Shkollën e Mesme ”Voskopoja”, ai, më ngarkoi si kujdestar në klasën e dytë -M. Ishte klasa më problematike dhe, ne mesin e saj, siç më kujtohet ishin nxënësit:-Hamit Lika, Ibush Dema etj. të cilët më vonë, së bashku me ca të tjerë u bën shembullor.
S’mundem të anashkaloj pa përmend kontaktin me nxënësit në ate klasë.
Ishte ora e parë dhe takimi i parë me nxënësit problematikë të klasës 2-M.
Si njësi mësimore e kisha temën: -Voskopoja çerdhe e arsimit dhe e kulutrës në shekullin e 17-të.
Hyra në kabinet dhe, porsa isha duke e shkruar njësinë mësimore në ditar, pa pritams, nxënësi, Hamit Lika ia krisi një flakëreshë shokut të tij Ibush Dema.
O Zot thashë në vedi, ç’ndodh kështu!
Imi, ose merre ditarin, dorëzoja drejtorit dhe këthe ne Dibër ose zgjidhe këtë problem:
S’e zgjata!
Mora guximin, iu ofrova Hamitit, e kapa për jake, e çova përpjetë dhe porsa e hapi derën e kabinetit dhe, iu drejtova me këto fjalë:
-Pa prindin, mos më vish më në shkollë!
-Shkoi pa bërë kurfarë reagimi.
-Të nesërmen, Hamiti me prindin e tij, me lot në sy, kërkoi falje se kurrë më s’do të ndodhë një gjest i tillë, premtoi se do tregohet i kujdesshëm dhe se do ndihmojë në mbarëvajtjen e disiplinës në klasë e shkollë. Premtimi i tij u realizua me sukses.
Pos kësaj, s’mund të përshkruhet gëzimi i drejtorit të ndjerë, z. Bedri, kur në maj të vitit ’69 pergatita dramën ”Nora e Kelmendit”, autor, Andrea Skanjeti.
Në fund të vitit shkollor, z. Bedri, m’u drejtua e tha: -A e sheh se për ç’arsye ta besova këte klase, sepse kisha besim të plotë në Ty se do i edukosh. Ashtu dhe u bë.
Maturantët e Shkolles se Mesme” Voskopoja ” viti shkollor 1968 /69
Karakteri i njeriut njihet vetëm atëherë kur bëhet epror. Ndaj, lirisht mund të them se ishte parimor e i përpikët, me shpirt fisnik, bujar, besnik, atdhedashës dhe me një humanizmëm të lartë njerëzor, cilësi që në tërë si përbënin një mozaik kolorit të karakterit të tij të lartë, qoftë si epror, apo edhe si pedagog i dalluar.
”Atdhetarët e dëshmuar, siç janë: Bedri Kyçyku, te burgosurit politik
shumëvjeçar, dr. Burhan Pasholli e shumë dëshmorë të tjerë, kontributi i tyre s’ mund të mbyllet në kornizën e një rrethi apo krahine, por, ata atdhetarë të sakrificës, kalojnë kufinjt e një treve dhe shtrihen në tërësinë gjeografike etnike mabarëshqiptare. Andaj me respekt e pietet nderohen kudo veprat e tyre” -Thënie decidive e z. Meriman Braha, koordinator i Departmentit për arsim e kulturë-Kosovë.
Kurse, simboli i rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi thekson:
”Ata s’kanë vdekur, por vetëm se kanë ndërruar jetë, sepse, pas vetes kanë lënë veprat e tyre të paharruara”.
Ne, të gjithë kolegët e tij e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të arsimit, këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i virtyteve më të larta patriotike e njerëzore.
Lavdi veprës së tij dhe shpirti t’i prehet plot dritë !
Me pietet e respekt vëllazëror, Ibrahim, alias Imi Egriu
Diber e Madhe, 5 qershor 2010 v.