E merkure, 12.03.2025, 04:32 AM (GMT)

Mendime

Masakra e Tivarit - Akuza e kundërakuza

E diele, 06.06.2010, 11:50 AM


 

 

MASAKRA E TIVARIT – AKUZA E KUNDËRAKUZA

 

Akuza e Berishës 
Kryeministri i vendit Sali Berisha kërkoi që Parlamenti shqiptar të mbajë qëndrim dhe të veprojë sipas ligjit në fuqi kundër gjenocidit ndaj autorit kryesor që ka udhëhequr masakrën e Tivarit që, sipas tij, është lideri i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia. Kreu i qeverisë hodhi akuza në drejtim ish-udhëheqësit komunist, duke thënë se ky i fundit ka kryer krime gjatë periudhës së sistemit totalitar, por krimi që është bërë direkt me dijeninë dhe miratimin e tij, sipas Berishës, është ai i masakrës së Tivarit.

Sipas kreut të mazhorancës, Alia është përgjigjur për disa krime dhe tashmë ka mbetur që të përgjigjet për krimet e masakrës së Tivarit të kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye, sipas Berishës, Kuvendi duhet të veprojë sipas ligjit kundër gjenocidit. "... është xhelat (Ramizi), gjer sa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit. Dhe Parlamenti duhet të qëndrojë për masakrën e Tivarit. Ne jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit. Është përgjigjur për disa krime, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Masakra e Tivarit është krimi më monstruoz, i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një Katin i dytë dhe është bërë gjithçka me dijeninë dhe miratimin e tij", - tha dje Berisha.

Kryeministri e solli në vëmendje ish-liderin komunist, si njeriu i vetëm që sipas tij mbështeti grevën e urisë së opozitës. Ky person, sipas Berishës, me veprimet e tij gjatë kohës së sistemit komunist ka bërë që të dënohen me vrasje pjesëtarë të inteligjencës shqiptare. "Në qoftë se nuk e përkrahu kush në vend dhe në botë këtë vendim dhe këtë akt të zotit Rama, një njeri e përkrahu publikisht atë dhe ky ishte Ramiz Alia, diktatori i fundit. Por nga ana tjetër dua të them dhe ndër më të ligjtë e diktaturës. Pse e them ndër më të ligjtë? Jo se ata ishin burra të mirë, por se ky ishte një vrasës tinëzar i tyre. Po, që nga rinia e tij, ky ka ngrënë njëri pas tjetrit, me spiunllëqe dhe me padi, inteligjencën shqiptare dhe ndonjë tek-tuk, siç është rasti i Llambi Ziçishtit, që e çoi para skuadrës së pushkatimit, për fajin e vetëm se tha: Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë!", - u shpreh kreu i qeverisë. Për këtë arsye, sipas Berishës, Alia duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit dhe të përballet me ligjin kundër gjenocidit. 

---------------------

Masakra e Tivarit, Ramiz Alia akuzon Berishën: Dëhmia e '45

 

Ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, hodhi poshtë dje akuzat e kryeministrit Sali Berisha për implikimin e tij me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm.

  erishën çdo gjë e shqetëson, sepse ashtu është formuar ai. Tani ka problemet e mëdha me Partinë Socialiste, ka probleme të mëdha me Komunitetin Ndërkombëtar,-u shpreh

ish-presidenti, gjatë promovimit të librit të tij të fundit në Tiranë"- "Sali Berisha, kur ka halle, kur ka probleme, do të krijojë gjullurdi, të kapet diku të krijojë një problem"-vijoi më pas ai, duke shtuar se: "Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën. Koha kur ka ndodhur masakra i përket fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar në ndihmë të popujve të ish-Jugosllavisë për tu çliruar nga ushtria gjermane. I lindur në tetor të vitit 1925, Alia nuk kishte mbushur të 20-at kur si pjesëmarrës në formacionet partizane të ushtrisë shqiptare do të luftonte edhe në çlirimin e popujve të ish-Jugosllavisë. "Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan ", u shpreh ish- presidenti.

Deklarata e tij erdhi pas interesimit të gazetarëve gjatë ceremonisë së promovimit të librit të tij "Jeta ime".

"Sundimtarët berishianë janë një pengesë e vërtetë për vendin tonë. Ajo që është shqetësuese është përpjekja për t'i përçarë njerëzit",- vazhdoi më tej Alia. Kryeministri Sali Berisha i artikuloi akuzat në mbledhjen e grupit parlamentar te PD-së, dy ditë më parë, kur akuzoi drejtpërdrejt ish-presidentin Ramiz Alia, se ka pasur dijeni por dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit. 
"I vetmi që përkrahu grevën është Ramiz Alia, diktatori i fundit dhe ndër më të ligjtë e diktaturës, sepse ky ishte një vrasës tinzar i tyre. Që nga rinia e tij, ky ka ngrënë njëri pas tjetrit me spiunllëqe dhe padira inteligjencën shqiptare, siç është rasti i Llambi Ziçishtit që e coi para skuadrës së pushkatimit vetëm se tha që Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë. Për të mos hyrë më pas në kapitullin më të zi të këtij xhelati gjersa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit. Jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Është krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së dytë Botërore. Është një Katin i dytë dhe është bërë gjithçka me dijeninë dhe miratimin e tij", - kishte deklaruar kryeministri.

Historia

A ka patur lidhje mes komunistëve serbë dhe atyre shqiptarë për masakrën e Tivarit? Kësaj pyetjeje është munduar t'i përgjigjet shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka në librin "Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë", ku është edhe Masakra e Tivarit. Duka thotë se kjo është e vështirë të besohet. Në librin e tij jepen dëshmitë e Shefqet Peçit dhe të Arif Haskos për ato ditë të marsit 1945:

"Gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri, kujton Shefqet Peçi, u ndodha në Prizren. Ishte fundi i marsit të vitit 1945. Më thonë se, me porosi "nga lart", duhej të shkoja e t'iu flisja disa rekrutëve kosovarë, të mobilizuar në ushtrinë jugosllave. T'iu flisja për bashkim-vëllazërimin, t'iu thoshja se më në fund edhe çështja e Kosovës do të zgjidhej në mënyrë "internacionaliste" e kështu me radhë. Mua, përherë se si më janë dukur këto porositë "nga lart", kur nuk të thonë se kush i ka dhënë, kur unë i merrja urdhrat vetëm nga komanda dhe udhëheqja ime.

Nuk shkoj, thashë, ata s'e kuptojnë labçen time, le të flasë më mirë Esat Ndreu, që është nga Dibra. Dhe vajti e foli Esati. Se kesh hiç hallin tek labçja uu, që kosovarët e kuptonin që ç'ke me të, po kesh dëgjuar se kosovarët e kishnë mobilizuar me zor, me gënjeshtra dhe opo i keqtrajtonin, naj nuk doja të bëja lojën e të tjerëve. Dhe dolli ashtu siç e menoja, ata u pushkatuan të gjithë në Tivar pas disa ditësh. I bëra njëmbëdhjetë faqe informacion Komitetit Qënëror, që në Tiranë ta mësonin si qe puna dhe të ankoheshin te Titua.

Kur u ktheva në Tiranë, u poqa me Koçi Xoxen dhe e pyeta se ç'ishte bërë me atë informacionin tim dhe ai më tha qetësisht: "E mo, Shefqet, ç'bëhesh merak për ca të vrarë të Kosovës'!..." Po ata nuk ishin ca, po mijëra të rinj, o shoku Koçi, iu ktheva me zemërim. Mijëra, mijëra, por të gjithë ishin bashkëpunëtorë të Rexhep Mitrovicës dhe Xhemë Gostivarit, që i kishin lyer duart me gjak partizanësh jugosllavë dhe e patën me hak gjysmën e lekut, e mbylli bisedën Koçi, që në atë kohë ishte edhe më i fuqishëm se Enveri..."

Ndërsa Arif Hasko, në atë kohë komisar i Divizionit të Dytë Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pohon me shumë përgjegjësi:
"Në ditët e fundit të marsit të vitit 1945, ndodhesha rastësisht në Shkodër ku më ndodhi edhe një incident me partizanët e Brigadës së 22-të Sulmuese, të cilët nuk më njihnin dhe më arrestuan, nga që më panë të veshur bukur dhe menduan se mund të isha ndonjë ballist ose kolaboracionist i maskuar. Në ato çaste mërzie, më lajmëruan nga Tirana me fonogram se aty do të vinin ca kosovarë (vullnetarë), të cilëve ishte mirë t'iu flisja për luftën kundër fashizmit, për vëllazërimin midis shqiptarëve dhe popujve të Jugosllavisë etj.

Interesohem dhe mësoj se një kolonë të madhe kosovarësh e kishin rrasur në Tebojë, në ca kazerma të braktisura. Ishte paraditja e 31 marsit. Shkoj dhe i gjej të rrahur, të masakruar, disa edhe të lidhur nga duart. Sa hyra mes tyre, ata ulën kokat, asnjëri nuk deshi të më shihte në sy. Rrethoheshin nga shoqërues malazez, të armatosur mirë, anash ishin ngritur mitralozët. I pyes shoqëruesit se ku po i çonin dhe më thonë se janë rekrutë që do të plotësojnë formacionet e Armatës së Katërt Jugosllave.

Pyes se përse nuk kanë armë, përderisa janë rekrutë dhe më thonë se do t'i marrin kur të shkojnë në vend, kërkoj shpjegime se përse shumë prej tyre janë të keqtrajtuar dhe më thonë se ata kanë dashur të arratisen, se disa janë ngritur në revoltë, duke mos pranuar të marshonin e të luftonin kundër gjermanëve etj. Në këto kushte, nuk kam ç'të flas, thashë dhe u largova i revoltuar. Pasdite, ata i nisën me ngut për në Malin e Zi, ndërsa të nesërmen a të pasnesërmen, u përhap me shpejtësi lajmi se i kishin vrarë e masakruar të gjithë në qytetin e Tivarit. Kur u ktheva në Tiranë, ia tregova ndodhinë Koçi Xoxes dhe ai nuk shfaqi asnjë shenjë shqetësimi. "Mirë t'iu bëhet! - më tha. - Janë të gjithë pasues të Xhemë Gostivarit e Rexhep Mitrovicës... E di mirë këtë problem, më ka shkruar edhe Shefqet Peçi..."

Një komandant shtabi operativ dhe një komisar divizioni (dhe sigurisht që këta nuk janë të vetmit), që revoltohen dhe nuk pranojnë të flasin për "vëllazërimin e popujve", sepse po ndesheshin me një realitet tjetër, që nuk kishte asgjë të përbashkët me vëllazërimin. I pari dërgon informacion në Shtabin e Përgjithshëm e në Komitetin Qëndror, ndërsa i dyti i raporton me shqetësim Koçi Xoxes dhe përgjigjja për të dy është e njëjtë: "Mos u merakosni për ca të vrarë kolaboracionistë! Pse, pak bashkëpunëtorë të fashizmit po pushkatojmë neve këtu'!..." Dhe kështu, qarku mbyllet, përgjegjësia dhe bashkëfajësia gati pranohen zyrtarisht.

Po Enver Hoxha, po Komiteti Qendror? A u përpoqën ata të merrnin "masa të prera, në mënyrë bolshevike", siç propozonte Shefqet Peçi' Duam s'duam, duhet pranuar se ata nuk lëvizën as gishtin e vogël të këmbës a të dorës. Jo se nuk deshën, por se nuk mundnin. Mendojmë se opinioni sot, i ndikuar ndoshta edhe nga ngjarjet e mëvonshme dhe nga kulti i ngritur për Enver Hoxhën gjatë dyzet e më shumë viteve, kërkon shumë më tepër nga ç'mund të bënin ata dje, i konsideron shumë më të fuqishëm nga ç'ishin realisht.

Ata kishin problemet e tyre të mëdha, pushteti i tyre nuk ishte vendosur ende mirë në Shqipëri dhe jo të kishte ndikim tek Jugosllavia e madhe, siç mund të mendohet. Për shqiptarët, çelësat e portës së komunizmit i mbante fort në dorën e tij vetëm Titoja. "Atëherë, nuk dinim se ç'qe Stalini, ç'ishte Bashkimi Sovjetik. Titon njihnim. Dhe askush nuk dyshonte se ai ishte një nga udhëheqësit më të shquar komunistë, një internacionalist i madh, që i dëgjohej zëri dhe që na kishte premtuar, se çështja e Kosovës do të zgjidhet në kuadrin e gjithë luftës çlirimtare të popujve", thotë me sinqeritetin më të madh Arif Haskoja.

 Maskara e Tivarit : Tradhetar ka qene VLLEHU Koçi Xoxe 

"...Kur u ktheva në Tiranë, u poqa me Koçi Xoxen dhe e pyeta se ç'ishte bërë me
atë informacionin tim dhe ai më tha qetësisht: "E mo, Shefqet, ç'bëhesh merak
për ca të vrarë të Kosovës'!..." Po ata nuk ishin ca, po mijëra të rinj, o shoku
Koçi, iu ktheva me zemërim. Mijëra, mijëra, por të gjithë ishin bashkëpunëtorë
të Rexhep Mitrovicës dhe Xhemë Gostivarit, që i kishin lyer duart me gjak
partizanësh jugosllavë dhe e patën me hak gjysmën e lekut, e mbylli bisedën
Koçi, që në atë kohë ishte edhe më i fuqishëm se Enveri..." ..."

Maskara e Tivarit : Tradhetar ka qenë  LEHU Koçi Xoxe

Ju përshëndes zonja Edlira për shkrimin tuaj reth ngjarjes tragjike të Tivarit, këtij shkrimi desha ti shtoj edhe poezinë time, "Tetëmijë djem të gjallë"

Nga Mina A, Papajorgji

Tetëmijë djem të gjallë
Djemte nënave Kosovë.
Nga kufiri i hoqën zvarë,
Në Tivar ata të gjorë.

Të veshur ishin ushtarë,
Gjerdan e armë munguar
Shkonin drejt për kasapanë,
Në karvan ishin rreshtuar.

Tradhëtia ish nga brënda,
Mbleksur me bandat titiste,
Tetëmijë djem Kosove,
Nuk e dinin se c'i priste!.

Por erdh casti, e kuptuan,
Mitrolozat kur i panë,
Si në legjendat epike
Në krah njeri tjetrit ranë.

Shumë vjet kanë kaluar,
Nuk u mbyll dot ajo plagë....
Tetëmijë të masakruar,
Pamvarësinë duan shpagë.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx