E diele, 22.12.2024, 07:02 AM (GMT)

Sport » Futbolli Botëror

Alessandro Del Piero: Me Italinë do të jem edhe në Botërorin 2010

E hene, 26.11.2007, 10:05 PM


-Alessandro Del Piero, si është fitorja në poltron?
-Nëse bëhet fjalë për kombëtaren, nuk besoj se dy mungesa jo shumë të rëndësishme mund të shkatërrojnë një vit e gjysmë pune.Në Skoci nuk isha, por në kualifikim jam ndjerë i përfshirë edhe unë. Më është dukur e drejtë që këtë gjë t’ia bëja të ditur edhe Donadonit. Kemi biseduar dhe më ka thënë atë që i ka thënë edhe publikut: dyert janë të hapura, nuk ndjehem i mbetur përjashta.

-Ëndërroni pjesëmarrjen në Europian?
-Edhe Botërorin e vitit 2010.

-Do të varet nga ju apo nga Donadoni?
-Nga unë dhe nga mënyra sesi do të luaj muajt e ardhshëm, sigurisht.

-A ka vend për ju në atë repart?
-Nuk më pëlqen të luaj sulmues i krahut të majtë dhe këtë gjë e di edhe Donadoni. Por ajo që ka bërë mirë Di Natale në Skoci mund ta bëja edhe unë. Ka module të ndryshme, mund edhe të luaj pas një pyke të vetëm. Unë dhe ai kemi biseduar qetësisht, kemi pasur edhe momente të vështira, por që jemi sqaruar ballë për ballë. Marrëdhënia është e mirë, dhe ato sms nuk i kam shpenzuar për të luajtur rolin e rrufianit.

-Por është hera e parë që ju përjashtoheni nga kombëtarja për zgjedhje teknike, e keni menduar?
-Sigurisht, kam reflektuar disa herë. Por duhet vetëm të mendoj për përmirësim. E di që edhe mund të mos pëlqehem nga të gjithë, por jeta vazhdon: Maldini ka jetuar tetë vite entuziaste pa fanellën e kaltër, të tjerë kolegë që nuk janë më pjesë e kombëtares ndjehem mirë gjithsesi. Do të mbijetoja. Ndërkohë e di sesi të ngushëllohem.

-Si?
-Në vendin e Coverciano janë dy lista, 15 lojtarët me më shumë prezenca te kombëtarja dhe 15 që kanë shënuar më tepër, dhe unë jam i vetmi që jam i pranishëm te të dy, pavarësisht lojtarit në aktivitet me numrin më të madh të gola. Nëse nuk jam në humor të mirë, vështroj sipër dhe godas. 

-Keni menduar ndonjëherë që të jeni ju ai që të thoni mjaft?
-Kurrë. Kombëtarja për mua është maksimumi i ambicies dhe derisa të kem mundësi do të vazhdoj të ndjek këtë ëndërr. Në Itali ka lojtarë më të vjetër sesa unë, edhe pse asnjë nuk e shpreh, dhe nga ana tjetër Donadoni ka shfaqur mendimin se nuk e merr në konsideratë moshën, në përzgjedhjet e tij. Përse nuk duhet ta besoj?.

-Përse nuk ju grumbullon atëherë?
-Nuk e di, pyesni Donadonin. Kam ide por nuk mendoj se jam viktima e një padrejtësie.

-Mund të thuhet se këtë vit niveli juaj nuk është i njëjtë me historinë tuaj?
-Kush ka pak respekt për të kaluarën mund të jetë një përshtypje e drejtë edhe nëse duke analizuar ndeshje për ndeshje, nuk është se qëndron shumë larg nga rendimenti im aktual. Në krahasim me vitin e kaluar po luaj më pak, kam shënuar pak a shumë një numër të njëjtë golash, nuk kam vënë re momente të errëta. 

-Pesë herë Ranieri ju ka zëvendësuar, dhe katë herë rezultati i Juve është përmirësuar, keni menduar?
-Trajneri ka mendime të duhura. Për Juve, vlen e njëjta bisedë që bëj edhe për kombëtaren, duhet vetëm të mendoj për përmirësimin, nuk nevojiten fjalë. Ndër të tjera jam lojtar i veçantë.

-I veçantë?
-Kam karakteristika të ndryshme nga Trezeguet dhe Iaquinta, sigurisht. Dhe kam aftësinë të shfaq goditjen që vendos ndeshja. Mund të pritet që kjo goditje të mbërrijë, Ranieri është i lirë të bëjë atë që dëshiron.

-Ndiheni i veçantë edhe për emrin që mbani, për imazhin që keni, për historinë e të kaluarës suaj?
-Sigurisht. Kam shumë stimuj për cilësitë që kam dhe e di se ç’farë përfaqësoj.

-Dëshironi ‘qetësi’?
-Tek kombëtarja gjithnjë jam vënë në diskutim, më kanë bërë të përballem me këdo. Tek Juve më pak, edhe pse për mua ka qenë një vëmendje e veçantë. Por, në momentin që më është besuar ndeshja, gjithnjë jam përgjigjur. Analizimin e situatës e realizoj për llogarinë time, madje edhe javë për javë përndryshe nuk je më në krye. Gjithnjë jam diskutuar, por kemi fituar. Apo gaboj?.

-Keni më tepër autokritikë?
-E di se ku gaboj, di se ku duhet të përmirësohem, di dhe se ç’farë duhet të korrigjoj. Por me sulmet që vazhdoj të marrë, më ndihmon stimuli i brendshëm.

-Kur Capello ju zëvendëson bëhej një çështje kombëtare, kur ju zëvndëson Ranieri nuk ndodh kështu: përse?
-Kjo është një pyetje që duhet ta bëja unë.

-Ndërkohë si përgjigjeni?
-Kur dal, nuk merrem kurrë me arsyen e daljes, thuajse si të gjithë. Por Ranieri dhe Capello shfaqen në mënyra të ndryshme, edhe pse në fund rezultati është i njëjtë madje edhe pakënaqësia. Zgjedhjet duhet t’i respektojnë të gjithë dhe në këtë mënyrë Ranieri është tepër i ndryshëm nga Capello. Por, mund të ndodh edhe sepse jemi bashkë prej pak muajsh, nuk e di dhe nuk dua ta mendoj.

-Kush ka fituar me kontratën e re: ju apo Juventus?
-Të dyja së bashku. Dhe më pëlqen të mendoj kështu, më tepër sesa të besoj se dikush ka humbur.
-Është me të vërtetë e vështirë sjellja e arbitrave këtë vit?
-Mendoj se presidenti ynë ka folur shumë, dhe në mënyrë absolute është folur më pak sesa Juve ka pasur arbitrimet në favor të tij.

-Nuk besoni se një kampionat ku përfshihen Juve dhe Milan është një kampionat më i drejtë?
-Drejtësia do të ishte nëse asnjë nuk do të kishte asgjë tek e cila të dyshonte. E thotë Collina, e thotë edhe rregullorja: nëse unë bëj ndonjë gabim nuk mund të vazhdoj me një tjetër. Mund të krijohen batutat e rastit, por në fakt është vetëm një jetë: ku mund të gabosh sa më pak të jetë e mundur, dhe me të gjithë. Nuk mund të bëjmë ligje kompesimi. Atëherë ç’farë do të thotë, që vitin tjetër na takon neve të ndërhyjmë? Të gjithë ata që kanë fituar ndeshjet, përfshirë Inter, Lazio dhe Roma, gjithnjë kanë pasur atë vit episode në favor të tyre. Ky është realiteti.

-Kështu që mendoni se arbitrat po ju kompensojnë me ju?
-Duhet vetëm të jenë të drejtë, pa menduar për ato që ka ndodhur më parë.

-Mendojnë?
-Besoj se jo, shpresoj se jo. Por, mund të ekzistojë një ide psikologjike në të kundërt.

-Si jeni ndjerë pas vdekjes së Gabriele Sandri?
-Nuk besoj se ka qenë një ditë e veçantë, këtu deti është gjithnjë në kohë të keqe. I vetmi problem është se kurrë nuk arrijmë të mësojmë nga gabimet tona. Nëse biseda të tilla i dëgjoja që kur kam qenë fëmijë, do të thotë se nuk jemi përmirësuar aspak. Realiteti është se jemi të gjithë përgjegjës për gjithçka. Por, të gjithë ama, pa bërë përjashtime.

-Të paktën në fushë, sjellja e lojtarëve italianë ka ndryshuar?
-Sepse kemi marrë shumë nga ato kritika. Kur luhet në perëndim nuk mund të jesh tepër latin, nëse simulon për të fituar faull, arbitri të ndëshkon. Televizioni na detyron të mos shtiremi më. Nuk jemi më italianët që gënjejmë, ose të paktën jo vetëm ashtu siç dukemi. Kemi mësuar nën ‘lëkurën tonë’.
-Kurrë nuk keni menduar të largoheni nga ky sport?
-Të gjithë e mendojnë ndonjëherë. Edhe unë ndonjëherë jam zgjuar nga ajo që shoh, nga ajo që ndodh dhe mendoj: sa bukur do të ishte të luaje këtu, të emigrosh atje. Por rrënjët e mia janë italiane, Juve është në Torino dhe këto janë momente shumë të mira, le t’i quajmë kështu. Nëse do të dëshiroja vetëm para, do të isha larguar diku.

-Si po shkon sezoni?  
-Gjithçka si zakonisht. Me Juven dhe me kombëtaren. Nuk më tremb asgjë, as kritikat, as zëvendësimet, as theshethemet. Ka rreth pesë vite që nuk i mbyll 90 minutat, për shembull: duhet të largohem? Duhet të ngre zërin dhe të them: bëj atë që do, por unë jam ai që ka fituar këtë dhe atë, që ka shënuar gola? Nuk jam ai tip personi dhe nuk dëshiroj të jem, flas me fakte. Por thashethemet ekzistojnë gjithmonë. Por nuk ndjehem keq, doja të isha i qartë.
 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora