Mendime
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Reagim kundër zgjedhjeve serbe në Mitrovicë
E marte, 01.06.2010, 08:58 PM
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë
www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com
REAGIM
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas, është duke i ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë zhvillimet politike dhe të sigurisë në zonat veriore të Republikës së Kosovës, të cilat për momentin duket qartë se nuk janë nën kontrollin e qeverisë legale dhe legjitime të Prishtinës.
Duke qenë dëshmitarë të ndodhive të djeshme në atë pjesë përbërëse dhe të pandashme të Republikës së Kosovës, i dënojmë ashpër përpjekjet krejtësisht absurde dhe antiligjore të Republikës së Sërbisë për të organizuar zgjedhje të saja në territorin e një shteti tjetër të pavarur dhe Sovran.
Përshëndesim aksionin qytetar të Lëvizjes Vetëvendosje, shoqatave të dala nga lufta si dhe shoqërisë civile shqiptare në përgjithësi, kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ilegale sërbe në qytetin e Mitrovicës.
Kërkojmë nga qeveria e Kosovës dhe nga policia e këtij shteti që përfundimisht të shtrijnë autoritetin shtetëror në këtë pjesë të vendit, të vendosin rend, ligj dhe të garantojnë siguri për qytetarët pa dallime etnike e tjera atje.
Kërkojmë nga misioni europian EULEX si dhe nga misionet tjera ndërkombëtare të pranishme në vend, që të bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar autoritetet zyrtare të Prishtinës në kryerjen e obligimeve të tyre ligjore dhe kushtetuese në gjithë territorin e vendit.
Valon Kurtishi
Kryetar
______________
Tetovë/Oaeneum
1.06.2010