| E marte, 01.06.2010, 08:58 PM |
Artikulli i Nikolas Gvosdev për Kosovën në revistën “Foreign Affairs”, si simptomë e establishmentit strategjik amerikan
Nga Kastriot MYFTARAJ
Një artikull për Kosovën, i botuar në revistën “Foreign Affairs” është gjithmonë interesant, se kjo është revista e Consil on Foreign Relations, i cili është një think tank i rëndësishëm me mjaft impakt në përcaktimin e politikës së jashtme amerikane. Në numrin e maj-qershorit 2010 të revistës “Foreign Affairs”, të maj qershorit 2010, është botuar artikulli i Nikolas Gvosdev, me titull “Çngrirja e Kosovës: rikonsiderimi i kufijve në Ballkan”. Autori është jo më pak interesant se artikulli. Nikolla Gvosdev është një amerikan me origjinë ruse, i cili ka qenë editor i revistës amerikane “National interest”. Nga viti 2008 ai është profesor në Naval War College, në Newport, Rhode Island.
Gvosdev në artikullin e vet, thotë se SHBA-të me sponsorimin e pavarësisë së Kosovës kanë hyrë në një rrugë pa krye, se nuk u arrit që Kosova të njihej nga pjesa më e madhe e vendeve të botës, se Kosova është një shtet i dështuar nga pikëpamja ekonomike dhe institucionale, dhe se mbështetja e SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës ka bllokuar bashkëpunimin e Amerikës me Serbinë. Gvosdev sugjeron: “Për të lëvizur para, Washingtoni duhet të shkëpusë lidhjen mes çështjes së pavarësisë nga çështja e kufijve. Me fjalë të tjera, debati nëse duhet të ketë një shtet të pavarur me shumësi shqiptare në Kosovë, duhet të trajtohet i ndarë prej çështjeve territorial. Ekzistojnë precedentë për këtë qasje: pas Luftës së Parë Botërore, bashkësia ndërkombëtare njohu se duhej të krijoheshin Armenia dhe Polonia, si shtete të pavarura, para se kufijtë e tyre të krijoheshin definitivisht; sot, procesi i paqes Izrael-Palestinë filloi prej një pikënisjeje sipas së cilës zgjidhja duhet të finalizohej me krijimin e dy shteteve, ndonëse nuk u bënë zgjidhje për çështjet territorial. Madje, edhe që nga bisedimet e dështuara të paqes në Rambouillet, në 1999, diplomatët kanë bërë gabimin që të insistojnë se një Kosovë e pavarur duhet të mbulojë tërësinë e provincës, siç ajo u definua nga udhëheqësi komunist Josip Broz Tito… Çështja e ndreqjeve territorial duhet të jetë sigurisht në tryezë. Vijat e përgjithshme të një zgjidhje janë të qartë: Regjionet me shumësi serbe në veri të Lumit Ibër duhet të mbeten pjesë e Serbisë, me disa lloj rregullimesh të bëra për vendet e rëndësishme të trashëgimisë serbe dhe enklavat në jug të Kosovës”.
Shkurt, ajo çka sugjeron Gvosdev është që Kosova të ndahet, duke marrë
shpenzimet e veta. Ndërkaq Kosova mbetet një qendër për narkotikët, armët dhe trafikun e qenieve njerëzore, me korrupsionin si një frenues të madh të investimeve të huaja”.
Nëse Kosova ndahet, këto probleme do të mbeten, duke qenë në origjinë të tyre baza e vogël ekonomike, për shkak të përmasave të vogla të vendit. Kosova do të jetë një vend i varfër me rreth 9000 km² dhe mbi 2 milion banorë, çka nuk e bën tërheqëse për investimet e huaja. Do të krijohet një rreth vicioz ku institucionet nuk mund të funksionojnë, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohen për shkak të varfërisë, ndërsa varfëria nuk mund të zbutet për shkak të mungesës së investimeve të huaja. Atëherë, çka mbetet, që pas disa vitesh Kosova të copëtohet edhe një herë? Nëse bëhet fjalë për ndarje të Kosovës, siç sugjeron Gvosdev, atëherë ka vetëm një skenar të arsyeshëm dhe që e zgjidh çështjen: ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Nëse do të vihet në tryezat diplomatike çështja e ndarjes, atëherë bisedimet nuk duhet të mbahen mes Beogradit dhe Prishtinë, por mes
Beogradit dhe Tiranës. Kjo do të ishte zgjidhja optimale për problematikën që paraqet Gvosdev. Kështu, dy milion shqiptarët e Kosovës do të gjendeshin në një shtet prej 38 mijë km², me dalje të gjerë në bregdet, ku tashmë ka investime të huaja të rëndësishme, të çilat do të shtriheshin automatikisht në tregun e Kosovës. Rritja e tregut të Shqipërisë me 2 milion njerëz, do të nxiste të tjerë investitorë të huaj për të ardhur në vend. Nëse ndarja e Kosovës do të bëhej mes Shqipërisë dhe Serbisë, atëherë do të vihej në tryezë dhe çështja e Luginës së Preshevës, si kompensim për territorin që do të merrte Serbia në veri të Kosovës.
Por Gvosdev nuk do që Kosova të ndahet mes Serbisë dhe Shqipërisë, se ai kërkon që shteti i pavarur i Kosovës të mbetet, ashtu që Serbia, kur të krijohet situata ta aneksojë atë, duke i spastruar etnikisht shqiptarët. Gvosdev ofron në artikullin e vet një ekspedient, të cilin Serbia mund ta përdorë për këtë gjë në të ardhmen, kur sugjeron zgjidhjen për vendet e trashëgimisë kulturore serbe që mbeten në shtetin e Kosovës dhe komunat me shumësi serbe atje: “Një model i mundshëm është marrëveshja e arritur midis Italisë dhe Vatikanit në 1929. Për dekada, Kisha Katolike nuk e njohu marrjen e Romës nga Italia në 1870; shteti Italian, ngjashmërisht nuk ishte i prirur që të cedonte pretendimin e tij mbi kryeqytetin e tij. Traktati Lateran e zgjidhi këtë çështje duke themeluar Qytetin e Vatikanit, si një shtet neutral port ë pavarur. Si shtesë, Vatikani mori të drejta ekstraterritoriale mbi vendet e shenjta në Romë, përreth saj dhe në pjesë të tjera të Italisë. Sigurisht, rasti i Kosovës nuk është identik, por modeli lateran mund të sigurojë vijat e përgjithshme për një marrëveshje të qëndrueshme”.
Ky profesor Gvosdev nuk është injorant, kështu që ai me vetëdije thotë rrena të trasha, si lobist ruso-serb që është. Traktati Lateran u bë për të siguruar vazhdimësinë e ekzistencës së Selisë së Shenjtë, si shtet, siç kishte qenë deri në vitin 1870, territori i atyre që njiheshin si Shtetet Papale, u aneksua nga Mbretëria e Italisë. Në rastin e Kosovës, profesor Gvosdev kërkon që t’ ia japë statusin e shtetit Kishës Serbe. Me Planin “Ahtisaari”, pikat e të cilit tashmë janë shndërruar në ligje nga Kuvendi i Kosovës, Kisha Serbe e Kosovës fiton praktikisht statusin e një shteti derisa ajo ka sovranitet mbi territore të gjera, të vendeve të shenjta kishtare në Kosovë, dhe në një territor përreth tyre. Gjithashtu Kisha Serbe e Kosovës ka fituar dhe atribute të tjera që i mundësojnë të sillet si shtet, ndër të cilat privilegje doganore dhe tatimore, të drejtën për të eksportuar dhe
importuar mallra me privilegje të tilla, kinse për veprimtarinë ekonomike që ushtron Kisha Serbe e Kosovës për të mbajtur veten. Por këto dispozita janë aq të gjera, dhe Kisha serbe ka të drejtë të importojë e eksportojë makineri, lëndë të para, mallrat ë ndryshme, çka e bëjnë atë qendër kontrabande dhe evazioni fiskal për gjithë komunitetin serb në Kosovë, dhe në perspektivë edhe për pjesëtarët e komuniteteve të tjera të cilët do të bashkëpunojnë me të. Kisha Serbe në Kosovë është në pozitë shumë të favorshme për ta bërë këtë, se ajo ushtron sovranitetin mbi 42 vende, të quajtura zona të mbrojtura, dhe që janë të përhapura gjithandej Kosovës.
Kisha Serbe në Kosovë ka një veçori për të cilën ajo nuk mund ta marrë statusin që fitoi Vatikani në Itali me Traktatin Lateran. Vatikani nuk ishte i lidhur me një shteti tjetër, dhe qendrën e kishte në Romë, dhe jo në ndonjë shtet tjetër. Kurse, Kisha Serbe e Kosovës është pjesë e Kishës Serbe me qendër në Beograd dhe si e tillë njihet nga Plani “Ahtisaari”. Për një arsye të ngjashme u ngrinë marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Mbretërisë së Italisë, deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Selia e Shenjtë, me qendër në Romë, kishte qenë e lidhur tradicionalisht me Imperinë e Shenjtë Romane, trashëgimtare e së cilës ishte Austro-Hungaria. Mbretëria Italiane, e krijuar në 1861, i shikonte me pakënaqësi të madhe marrëdhëniet speciale të Vatikanit me Vienën. U desh shpërbërja e Imperisë Austro-Hungareze në përfundim të Luftës së Parë Botërore, që të krijoheshin kushtet për marrëveshjen mes Italisë dhe Vatikanit. Nëse Kisha Serbe e Kosovës do të marrë statusin që ka Vatikani në Itali, ky në fakt do të jetë një ekspedient shtetëror i Serbisë brenda Kosovës së mbetur. Kisha Serbe në Kosovë, do të jetë një mikroiimperi me 42 mikroprincipata të përhapura gjithandej Kosovës, e cila do t’ i shpallë luftë shtetit të Kosovës. Nëpërmjet kësaj baze, Serbia do të zbatojë skenare për të shpërbërë shtetin e Kosovës, sipas shembullit të veprimeve të Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Kështu, do të inskenohen skenare të atentateve terroriste islamike ndaj vendeve të shenjta serbe, çka do të çojnë në ndërhyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë. Sa më tepër që zvogëlohet numri i trupave të KFOR në Kosovë, aq më tepër do të joshet Serbia që ta bëjë këtë në të ardhmen.
Nga shkrimi i Gvosdev shqiptarët e Kosovës duhet të kuptojnë rreziqet që mund t’ u vijnë andej nga nuk e presin, nga SHBA-të. Shqiptarët e Kosovës duhet të nxjerrin një mësim nga fakti që serbët po e përdorin fenë për të rifituar kontrollin mbi Kosovën. Serbia e humbi Kosovën me luftë, dhe po e fiton në paqe, me anë të Kishës Serbe. Por që Serbia ta fitojë këtë betejë në paqe, duhet që Kosova të ketë profil islamik, me xhamia, tyrbe, medrese, turma besimtarësh muslimanë që falen në ditët e festave fetare. Në këto rrethana, shqiptarët e Kosovës kanë vetëm një alternativë, që ta deislamizojnë Kosovën. Ose shqiptarët e Kosovës do të vetëdeislamizohen, ose Islami do t’ i mbytë ata, duke i shërbyer Serbisë si laku me të cilin do t’ i mbysë shqiptarët e Kosovës. Shumëkujt në Kosovë nuk i bëhet vonë për këtë, se mendon që është më mirë të shkohet në Xhehnet, i mbytur nga serbët, se në Xhehnem si mohues i Islamit. Por unë kam bindjen se pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës nuk mendojnë kështu. Shqiptarët e Kosovës duhet të mendojnë për një referendum për deislamizimin e Kosovës.