E merkure, 05.02.2025, 03:55 PM (GMT)

Mendime

Ujkan Grapqori: Shteti duhet t'i mbrojë vlerat e figurave kombtare

E hene, 31.05.2010, 06:58 PM


Mark Krasniqi
Mark Krasniqi
SHTETI DUHET TI MBROJË VLERAT E FIGURAVE KOMBTARE

 

Nga Ujkan Grapqori, Norvegji

 

Para disa ditëve lexova një shkrim të njenit nga shqiptaret më të mëdhenjë të trojeve tona, njeriut meritor per ngritje, rritje, zhvillim dhe emancipim të ndergjegjës kombëtare shqiptare në mbarë hapsiren tonë ethnike e në veqanti në Dardani, per hiq më pak se shtatë dekada. Pra ishte ky shkrim i Akademikut të madhë, i Shqiptarit të madhë, i Patriotit perfekt, i Shkenctarit e Pedagogut superior si dhe i Politikanit trim të cilit kurr nuk ju tremb syri pra ishte shkrimi "LETER DERGUE EDI RAMËS" i Akademik Mark Krasniqi, botue në saidin zemrashqiptare.net

Në atë shkrim Akademiku i respektuar, tani plaku hijerand me trup kreshniku që zbukuron sallen e Parlamentit të Dardanisë me prezencen e vetë në cilsinë e delegatit ku Ai qendron si ikon dhe prezenca e Ti mjafton që të dihet se ai Parlament është i shqiptarve, i dardanve antik, dhe sado që Akademiku Mark Krasniqi është fut në dekaden e 9 të jetës Ai shpesh merr fjalen dhe shpreh mendime e jap këshilla të vlefshme per ardhmërinë e brezave tonë.

Nuk kamë ndermend këtu të shkruej biografi as të mbajë ligjeratë se kush është Akademiku Mark Krasniqi sepse këtë Burr kombi, e njef kombi i jonë brenda dhe jashta kufijve të shteteve tona dhe e respekton si një Shejtë, këtë Burrë të madhë e njofin edhe shumë institucione shkencore e akademike gjithandej në mbarë botën. Unë do shkruej këtu një koment per shumë komente që u bënë në shkrimin e lartcekur të Prof. Mark Krasniqit.

Komenti më i sinqertë (per mue) ishte komenti i Gjargj B. Kabashit, por fatkeqsishtë ky koment u keqkuptue dhe pastaj u bë shkas i cili ju hapi gojen llomit dhe mbeturinave injorante të cilet nuk prituen ta shfryejn inatin e tyre meskin, nuk denjuen ta mshefin percaktimin e tyre bizar si islamista shqiptarë në vend që të thonë se janë shqiptarë të besimit islam. Më jen të vjell vetem ti kujtojë tash ato komente të shkruara mbi këtë bazë, por unë me këtë rast desha pak të sqarojë komentin e z. Gjergj Kabashi. Shumica e njerzve të ndershem dhe patriot, e njerzve që respektojnë me tërë qenjen e vetë Akademikun legjendë të kombit tonë z.Mark Krasniqin e nderuar  sikur ta zam z. Adem Berisha, pikrisht pse janë vetë të mëdhenjë reaguan me ngut kunder komentit të zotit Kabashi sepse edhe ata si unë mendojnë se Mark Krasniqi ka veper dhe kapital per kombin e vet ,sa ate duhet ta mbrojmë të gjithë sepse puna e vepra e Ti neve na rriti, na pregatiti dhe na bëri këta që jemi. Mirpo sikur ta kishin lexue pa emocione dhe më me kujdes komentin e z. Kabashi padyshim do e kuptonin baca Adem Berisha dhe të gjithë ata njerz të ndershem që me forcen e dijes reaguan per ta marr në mbrojtje  Akademik Mark Krasniqin, pra do  kuptonin se z. Kabashi pikrisht per ta perkrah dhe nga frika se tash do i lëshohen në shpinë Akademikut Mark Krasniqi lukunia islamofone dhe injoranca shqiptare, z. Kabashi qon mesazh per Akademikun se ai nuk guxon të gabojë, dhe se gabimi është i randë per kohen kur mund të bëhet ,dhe ja perkujton se per situaten e shteteve tona nuk ka fajtorë dhe të pafajshem, sepse të gjithë së bashku jemi fajtorë, por kush më shumë e kush më pak varsishtë nga pozita se ku ndodhemi dhe kush jemi.

Këtë herë unë mendojë se Akademiku i nderuar ka veprue me emocione dhe kjo nuk do thotë se ka bë gabim, por megjithate shkrimi i ti i ngjau njëanshmërisë që nuk i ka hije një personaliteti të tillë ç`far është Mark Krasniqi . Dhe per ta mbyll këtë unë themë se mosha e bënë të veten.  Ka hy në dekaden e 9-të të jetes Akademiku Krasniqi dhe ai me vepren e vetë i ka dal hakut shumë moti kombit shqiptarë, i ka dal hakut tokes dardane dhe e ka shpague gjiun e nënes që i dha. AFERIM o Profesor, o Ëngjull, o Shejt, o Prijs o Patriot.

Këto ditë perflitet edhe një diçka tjeter per këtë Burr të madhë të kombit. Në fshatin Gllaviçicë të komunës së Pejes, Akademik Mark Krasniqi, aty në pronen e trasheguar nga të paret ka pas ndertue diku në fundvitet e 70-ta dhe fillimin e atyre të 80-ta një shtëpi të bukur, të ciles i ka pas rregullue me shije artisti edhe oborrin e saj ku shpesh kalimtari mund ta shifte se si Ai nën hijen e bredhave ose rrin ulur dhe lexon ose qendron para plakatit të piktures dhe pikturon.

Tash terthorazi shushuritet se Akademiku i nderuar paska vendos ta shesë atë shtëpi dhe paratë e saja të ja jap vajzës së ti e cila jeton diku në një ujdhesë të Egjeut; në Kreta apo në Qipro me bashkshortin e sajë i cili nuk është shqitarë. Pra fakti se ajo nuk e ka bashkshortin shqiptarë tash bëhet shkak per perfolje nga pseudopatriotet dhe turbopatriotet e Bllaces, si dhe nga islamistet e verbër shqiptarë të cilet urrejnë Akademikun e madhë per dy arsye. E urrejnë pse ai ishte gjithmonë Nacionalist dhe veprimtarë i të djathtës shqiptare dhe pse ai si askush tjeter e perkrahu pa rezervë Shejtin Dardan Dr. Ibrahim Rugova. Pra per envero-stalinistet  dhe per islamistet që sot janë në pushtet në Dardani, Mark Krasniqi urrehet dhe mezi presin të ndodhë diçka që këta pastaj ta pergojojnë emrin dhe vepren e këti Burri  që është Legjendë e Dardanisë. Dihet se në moshë të re Mark Krasniqi ishte martue me një serbe derisa ai studjonte dhe punonte në Beograd. Dihet se me te ai ka vetem një vajzë dhe pas ndarjes nga bashkshortja, Mark Krasniqi tër jeten ja kushtojë atdheut dhe shkencës dhe pos veprave të tija të shumta shkencore, pos poezive, studjimeve, monografive e të tjera ai të vetmin trashëgimtare legjitim dhe ligjor ka vajzen e vetë e cila sado që është e një nane serbe dhe sado që edhe ajo si duket ka bashkshort serb, ajo megjithate është vajza e Akademik Mark Krasniqit, është gjaku i jonë shqiptarë dhe është e vetmja që ka të drejtë ligjore dhe  trashegimie në pronat dhe vlerat tjera të Akademikut Mark Krasniqi. Andaj nese tash Mark Krasniqi donë të sigurohet se prona e patundshme e ti do shkojë në duert e trashegimtarit të vetem, normal që ndoshta ( pasi është plakë bukur shumë) ai tash don ta shes shtëpinë per të ja dhurue ato para vajzes së ti të vetme. Dhe krejtë kjo punë normale per të gjitha civilizimet njerzore, per mendjen tonë islamiste-patrioto-folklorike kjo nuk qenka në rregull. Vajza nënën serbe, burri poashtu serb mirren per shkak që llapaqenat ta hapin gojen per ta sulmue Mark Krasniqin, per ta ulë vepren e ti dhe personalitetin e ti.

Unë quditem se si jemi kaq naiv, kaq të ligj per mos me thënë kaq të poshter, si popull, si shtet me institucionet e saja. Neve po të ishim të ndershem, po të kishim nji fije tru në rradake, po të kishim institucione shtetrore të ndershme që udhëhiqen nga patriotet e ndershem, do i thonim Akademikut Mark Krasniqi, sa e ka vleren shtëpia i dashuri dhe i nderuari Profesor? Do ja blenim atë shtëpi pa na interesu neve se kujt ja jep Ai ato para, por asesi nuk do lejonim të shitet ajo shtëpi te dikush që do e perdorë per shtepi banimi dhe ndoshta edhe do e ndryshon apo rrenon per të ndertue diçka tjeter per qefin e vetë. Neve atë shtëpi do e shendrronim në SHTËPI MUZE ku ka jetue e veprue njeriu i Madhë i kombit Akademik Mark Krasniqi. Neve do e lutshim ate të shes edhe inventarin e tij , mobiljet, librat, pikturat, e shumë materiale të tjera të cilat pa dyshim janë thesar me vlera të mëdhaja per brezat që do vinë. Po ta bënim këtë do ruenim vlera të cilave do ua shifnin hajrin brezat e ardhshem. Është per keqardhje se si askush nuk mendonë të ruej vlera, të gjithë vrapojnë mas antivlerave. Shteti normal gjithkund në botë i mbronë vlerat e figurave kombtare. Tek neve ndodhë e kunderta.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora