E merkure, 05.02.2025, 03:46 PM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Legjenda e ekranit Dhimitër Gjoka, “grabitet” nga Alsat

E hene, 31.05.2010, 01:51 PM


Legjenda e ekranit Dhimitër Gjoka, “grabitet” nga Alsat

 

Nga Albert Zholi

 

Dje, folësi më i spikatur i mediave vizive shqiptare, spikeri numër një, i emisionit qëndror të lajmeve të mbrëmjes në stacionin televiziv shqiptar më të ndjekur, Top-Chanel, Dhimitër Gjoka, firmosi një kontratë të re speciale. Pas një pune afërsisht 5-vjeccare në këtë media vizive, Gjoka largohet krenar, pas një kërkese këmbëngulëse të pronarit të stacionit televiziv Alsat, Rezear Tacci. Sigurisht, kontrata e re është shumë më tunduese për Dhimitrin dhe këdo folës shqiptar të mediave vizive. Dhe kjo kërkesë nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Tregu I mediave vizive shqiptare është në kërkim të së resë, më të mirës, më konkurueses, më shprehëses, duke kërkuar profesionist të nivelit evropian. Vitet e fundit mediat vizive shqiptare kanë përparuar dukshëm, duke u bërë objekt diskutimi dhe në rajon. Dixhitalizimi i mediave vizive shqiptare, erdhi shumë më shpejt se në vendet fqinjë sa

ngjalli habi dhe në vendet me një ekpseriencë ku e ku me mediat vizive shqiptare. Ishte Top Chanel, me pronarin e saj, të ndjerin Dritan Hoxha,     që bëri revolucion në teknologjinë vizive. Por, përpos teknologjisë, primar në rezultatin e mediave ngelet sërishmi, njeriu, profesionisti, i plotësuari, i spikaturi, vizionari. Një nga ikonat e Top Chanel, në rezultate e tij në thithjen e klientelës, një vend të veccantë mban dhe Dhimitër Gjoka. Gjithmonë kërkues, studjues, vizionar, debatues, ai ka kërkuar ndaj vetevetes duke e bërë krahasimin me idhujt e medias vizive italiane, shkollën e së cilës ai e ndjek me vëmendje. Emërtimi “Famoz” në rastin kokret, ka të bëjë me cilësitë e mësipërme në interes të profesionit ku ai ka formatuar një dimesion të qartë, që mbahet si shëmbëlltyrë në radhët e folësave shqiptarë. Dhe kërkesa e Alsat ishte si rezultat i këtyre parametrave intelektualë të Gjokës ku tashmë, në hullinë e problemeve të ditës, pak shikohen nga drejtuesit e mediave vizive. Rëndom ndodh që në këto media primar të kenë përmasat bukurore të një femre se sa zërin, elekuencwn, personalitetin, përgjegjësin e folësit. Shume folësa shqiptarë që kanë bërë epokë, janë lënë në hije për shkak të moshës, pa ditur se mosha i ka bërë ata dhe shumë gazetarë të medias së shkruar, popullorë, dhe me vlera të pakontestushme sa më shumë ecën koha. Janë shumë folësa, drejtues emisionesh, drejtues spektaklesh në Rai apo TV5, që mosha nuk i ka nxjerrë në “pension”, në harresë, apo i ka larguar nga ekrani, përkundrazi i ka afruar dhe më shumë me shikuesit, me masën e gjerë popullore,  duke i bërë të njesohen me vetë ekranin, pasi ata janë gjithmonë në kërkim të risive televizive. Sot në Shqipëri nodh që në administratën shtetërore, në mediat vizive, apo të shkruara, të shihen “Masterat” (që në disa raste mund të mirren jo falë aftësisë), teserat partiake, mosha e re për hyrë në punë shtetërore, për të qenë drejtues,  apo redaktor, duke u lënë në harresë, vjetërsia, eksperienca, përgjegjshmëria, vlerat. Që të jesh i ri sdo të thotë që mund të sjellësh diccka të re, pa konkuruar, pa platforma, pa projekte, pa mendim, vetëm me diplomat  apo masterat. Mendimin e ri nuk e sjellin vetëm ata që janë të rinj, por ata që s’heqin librin nga dora, ata që shkruajnë libra, ata që janë vizionarë, të palodhur, që kanë bërë një emër me djersë dhe mund. Një i vjetër me këto karakteristika mund të jetë performues i së resë edhe më shumë edhe më mirë, se një i ri që për nga mosha mund të jetë djali i një të vjetri. Nga dera gjigande e TVSH, kanë dalë qindra regjisorë, folësa, prezantues, skenaristë, drejtues emisionesh që tashmë drejtojnë televizione të rinj, pasi politka e RTSH-së ka qenë e tillë që stimulon të rinjtë jo mendimin e ri. Ndaj ky gjigand i medias shqiptare duket se po fle dhe nuk mund të konkurojë më me ata që ka nxjerë nga bankot e veta, sepse nuk i ka stimuluar ata.  Në kapitalizëm punohet me moton: “Kur hyn për të kërkuar punë, trego shkollën, ndërsa kur del trego ccfarë di të bësh”. Ndoshta këtë ka pasur parasysh Tacci, që modeloi Gjokën si performues, imazh të televizionit të sapoblerë, i cili do startojë seriozisht në shtator 2010. Sot shihet që shumë media qw dikur punonin seriozisht dhe thithnin tw renw me shapejtësinë e erës duke motivuar vlerat, sot duket se kanë rënë nën përkundjen e lavdisë së dikurshme, tw vetkwnaqwsisw, duke i lënë vlerat në harresë. Por koha dhe pse vonë, ccdo gjë do ta vejë në vend të vet. Sot është koha e vlerave, jo e moshës.  Ja pse "grabitet" njw "legjend".



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora