Faleminderit
Dibran Demaku: Madhështia e Heroit
E hene, 31.05.2010, 07:03 PM
MADHËSHTIA E HEROIT
Nga Dibran Demaku
Në luftën e fundit për lirinë e Kosovës ranë shumë heronj dhe dëshmorë. Ata me gjakun e tyre u bënë fanarë të lirisë dhe pavarësisë së saj. Njëri nga ata që me madhështinë e tij i rri përkrah edhe vet komandantit legjendar-Adem Jasharit është Heroi i Kosovës dhe i kombit Fehmi Lladrovci.
I lindur dhe i rritur në Gllanasellë (tash Shkabë) të Drenasit, nga një familje ardhetare edhe vet Fehmiu që në rininë e tij të hershme do të renditej në krahun e atdhetarisë, apo atdhedashurisë.
Autori i këtyre rreshtave pati fatin që me Fehmiun të njihej qysh nga shkolla e mesme. Fehmiu me një shtat të gjatë si një vigan sikur vinte nga vet tregimet e moqme shqiptare apo nga legjendat. Thënë kushtimisht ai kishte një trup si te dragoit. Në klasën tonë ishte më i gjati, por edhe më vitali. Por, jo vetëm kaq. Ai dallohej nga të gjithë nxënësit edhe për diçka tjetër. Në çdo bisedë me shokë, apo në çdo hartim shkollor tek ai do të dominonte kombëtarja.Dhe do të fliste e shkruante për kombëtaren pa ju trembur syri. Bile në një rast profesori i gjuhës shqipe, Sadri Fetiu,në një hartim të Fehmiut e kishte shënuar notën më të lartë të mundshme.Dhe pas orës së mësimit e kishte ftuar Fehmiun që të bisedonte me të në katër sy.Siç do të na tregonte pastaj Fehmiu disave nga ne,shokëve më të ngushtë,profesori në mes tjerash e kishte porositur që fletorën e hartimit mos të ia shihte askush,sepse ai hartim i tij paraqiste rrezik si për të ashtu edhe për profesorin.
Pas përfundimit të shkollës së mesme teknike Fehmiu do t`i vazhdonte studimet në fakultetin e ingjinierisë të Universitetit të Zagrebit.Ai edhe atje do të angazhohej në organizime të ndryshme kombëtare tëtare të studentëve shqiptarë në Universitetin në fjalë.Që nga ditët e para do të anëtarësohej në shoqërinë studentore „Shkëndija“ të Universitetit të Zagrebit.Dhe Fehmiu do të ishte Shkëndija më ndriquese e asaj shoqërie.
Nga Zagrebi ai do të realizonte ëndre tij jetësore dhe në vitin 1979 me një grup të studentëve shqiptarë të atij Universiteti do të vizitonte vendin amë-Shqipërinë.Nga atje ai do të kthehej me përshtypjet më të mira dhe do të angazhohej edhe me një elan edhe më të madh nërrafshin kombëtarë.Nga atje ai për shokët e tij më të ngushtë do të sillte si dhuratë edhe shumë libra kombëtarë,që për atë kohë në Kosovë ishin të ndaluara.Fehmiu e dinte se ato libra ishin të rrezikshme edhe për lirinë e tij,por ai nuk do të çante kokën për këtë.Autorit të këtij shkrimi ia kishte sjellë nga Shqipëria,si dhuratë,librin e Ajet Haxhiut “Shote dhe Azem Galica''.
Në pranverën e vitit 1980,një grup studentësh të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës,e në mesine e tyre edhe autori i këtyre rreshtave,do të vizitonin Universitetin e Zagrebit dhe pikërisht shoqërinë studentore shqiptare të universitetit në fjalë“Shkëndija“.Dhe i gjithë grupi i studentëve të Prishtinës (në atë grup do të ishte edhe profesori Agim Vinca)do të mbeteshin të mahnitur me pritjen që do t`u bënin vëllezërit e tyre,studentë të Universitetit të Zagrebit.E në mesin e tyre do të shquhej Fehmiu.Ai do t`i shoqëronte ata gjatë gjithë atyre ditëve të vizitës së tyre.Me energjinë e tij të jashtëzakonshme do të mahnitej edhe profesori Agim Vinca,saqë me një rast Fehmiun do ta quante-Vigan.
Në vitin vijues,pra në vitin 1981,në Prishtinë do të shpërthenin demonstratat e njohura studentore.Fehmiu edhepse fizikisht larg tyre ,shpirtërisht do të ishte në mesine e studentëve demonstrues prishtinas dhe kosovarë.Ai me mesazhet e ndryshme interne8nëpërmes shokësh të idealit) do t`i stimulonte ata që të vazhdonin demonstratat.
Pastaj Fehmiu do të kthehej në Kosovë dhe dotë vazhdonte veprimtarinë e tij patriotike.Por,shpejt do të zbulohej dhe do të arrestohej nga organet e sigurimit të shtetit të atëhershëm Jugosllav.Në gjyqin që do t`i bëhej në Prishtinë,në vitin 1983,Fehmiu do të dënohej me shumë vjet heqje lirie.Por,siç kanë treguar shokët e tij ai edhe në gjy,por edhe nëpër burgjet e ndryshme të Jugosllavisë së atëhershme do të qëndronte stiok dhe pa ju trembur syre.Ai me qëndrueshmërinë e tij do të bëhej shembull edhe për të burgosurit e tjerë shqiptarë.
Në fund të vitit 1990,Fehmiu do të lirohej nga burgu I mbyllur jugosllav dhe do të vinte në burgun e hapur që tashmë kishte instaluar Serbia në KosovëNë pranverën e vitit 1991 autori i këtyre rreshtave do ta takonte Fehmiun dhe me të do të bisedonte gjatë.Me Fehmiun do të ishte tashmë edhe bashkëshortja e Fehmiut,ish shoqe e idealit-Xhevë Krasniqi-Lladrovci.Edhe në atë takim Fehmiu do të shpërthente duke thënë se me Serbinë duhet të flasim vetëm me grykë të pushkës!
Pas shpërthimit të luftës në Kroaci Fehmiu së bashku me Xhevën dhe me shumë të rinj shqiptarë do t`i bashkangjitej luftëtarëve të lirisë së Kroacisë dhe do të luftonte karah për krah me ta.Dhe kështu ai atë thënien“se armiku i armikut tim-është miku im“ do ta zbatonte në vepër.Pas shumë betejash dhe fitoresh në Kroaci gjithnjë duke shpresuar se do të hapej një front lufte edhe në Kosovë,por që ai front i luftes po vonohej,për shkaqe që dihen,ai një ditë do linte frontin kroat dhe do të kërkonte strehim në Gjermani.Por,jo që të strehohej dhe të bënte qejf për vetën e tij por,për diçka krejt tjetër.Ai u strehua në Gjermani me një qëllim që të fitonte forca të reja si dhe të gjente edhe shumë shokë të tjerë të idealit dhe të përgatitej për luftën finale që siç thonte vetë Fehmiu“Me Serbinë duhet të bisedojmë vetëm nëpërmes të grkës së pushkës,sepse ajo bisedë tjetër nuk njeh dhe nuk pranon!“.
Dhe gajtë atyre viteve të qëndrimit në Gjermani i shoqëruar gjithnjë edhe nga shoqja e idealeve e tash bashkëshortja e tij-Xheva,ai,pra Fehmiu do të angazhohej me mish e me shpirt që të gjente sa më shumë të rinj shqiptarë që do të ishin të gatshëm të ia kthenin pushkën Serbisë.Dhe do të gjente shumë shokë që me aftësinë e tij do t`i brumoste me ndjenjën e atdhedashurisë sepse ai do ta kishte gjithmonë në mendje e në zemër thënien:“Trimi i mirë me shokë shumë“E Fehmiu ishte trimi i mirë me shokë shumë.
Dhe momenti i shumëdëshiruar dhe i shumëpritur për Fehmiun do të vinte në pranverën e vitit 1998,atëherë kur komandanti legjendar Adem Jashari do ta jepte kushtrimin mëpërmes të grykës së pushkës.Fehmiu,Xheva dhe shumë të tjerë pa hezituar për asnjë milimetër do të ktheheshin në Kosovë dhe do ta vazhdonin kushtrimin e komandaniti të tyre-Adem Jasharit që tashmë ishte shndërrfuar në legjendë për të gjithë luftëtarët e lirisë së Kosovës.
Me arritjen e komandant Fehmi Lladrovcit,lufta heroike e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës do të çelnikosej dhe do të mirrte krah të fortë.Themi kështu sepse Fehmiu-komandanti ishte ai krahu i fortë dhe i pathyeshëm i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.Ai do të fitonte shumë beteja ballë për ballë ushtrisë armike,por beteja më madhështore e rij do të ishte ajo kur në front të luftës do të jepte intervistë për BB-sinë dhe në pyetjen e reporterës se:-A kishit me vdekë për lirinë e Kosovës-Fehmiu-komandanti do të deklaronte:-„Gjithqysh dhe me dëshirën më të madhe.Më e shtrenjt është liria se jeta!Ai do të ishte fati më i madh i jetës!Dhe deklaratën e tij triumfuese do ta përmbyllte me fjalët:-Të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë për me vdekë për lirinë e Kosovës.Dhe asnjë nuk kursejmë!“.
Dhe fjalët e dhëna në intervistën për BB-sinë, ai do t`i vërtetonte vetëm pak ditë më pas.Në betejën e tij të fundit ai së bashku me Xhevën dhe me një bashkëluftëtere tjetër,do të qëndronin ballë për ballë armikut.Me syrin pishë dhe me gjokset e tyre kreshnike.Fehmiu me të dy bashkëluftetaret do të binin në betejë siç kishte rënë dikur Mic Sokoli.
Dhe nuk do të vononte e në Kosovë do të agonte liria.Ajo liri për të cilën ishte shkrirë tërë jetën e tij Fehmi Lladrovci-Komandanti.Ajo liri,së cilës Fehmiu i kishte dhënë krah me zemrën e tij të madhe.Ajo liri,së cilës Fehmiu i kishte dhënë gjakun e vetë dhe të bashkëluftëtarëve…
Se Fehmi Lladrovci mund të renditet si i dyti dhe menjëherë pas komandantit-Adem Jashari,si më i merituari për lirinë e Kosovës le të na shërbejnë fjalët që i tha në një rast artisti i madh shqiptar Reshat Arbana:-„Në jetën time kam lozur shumë role në filma të ndryshëm artistikë si dhe role të ndryshme në teatër.Por,dëshirë imja e madhe është që para se ta përfundoj karrierën time artistike të bëj një film për dy kolosët e kombit: Adem Jasharin dhe Fehmi Lladrovcin!“…