Shtesë » Lajme
Gazetari Milaim Zeka fyen në mënyrën më banale koleget e tij
E hene, 31.05.2010, 06:43 PM
Nga shtypi përgatiti: Deli Smaka
Gazetari Milaim Zeka fyen në mënyrën më banale koleget e tij
Gazetari Milaim Zeka ka ofenduar në mënyrën më banale disa gazetare femra, të cilat në konferencën për media e pyetën kryeparlamentarin Jakup Krasniqi rreth fondit Limaj.
Përderisa, Krasniqi nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve duke thënë se nuk është i informuar rreth kësaj çështjeje, ka eksploduar gazetari Zeka, i cili u ka thënë kolegeve të tij se kjo është temë për Kuvajtin e jo për fondin Limaj, për të vazhduar me ofendimet më ekstreme.
Ja si ofendoi Zeka dhe gjykojeni vet, të nderuar lexues:
"Kur a tema për Kuvajt pyetet për Kuvajt. Por t'bahet turlifar lope m'u ba gazetare a ka ma kijamet. Seriozisht po të thom. Po, në këtë rast ti je fort lopë që po reagon, seriozisht e kam.
Po ku ka n'botë, asht vizita për Kuvajt ti pyet për futboll. Edhe unë muj me pyet për kondoma, çfarë ngjyrash kanë kondomat. Po këto veç n'Kosovë i ki, e s'i ki kurrkun.
Kjo pyet për fondin e Fatmir Limes, e ai tjetri pyet për futball. Pse po t'vje inati. Jam kundra se s'ki drejt n'konferencë shtypi me pyt pytje...Une i caktoj rregullat. Po këta masi s'dinë se horë t'kisha ba, edhe mos mu përqyrrav. Horë t'kisha ba ty e kto.... Ty pasha Zotin.
Me kanë unë politikan e me m'pyet nji njeri jashtë temës a e din ça i kisha thanë: ti paske probleme seksuale. Mus u bo gja, mosi je femën ha mut çka dush se me ko mashkull t'kisha fshi shpulla që qyrrat n'tokë t'i kisha qitë. Përnime po t'thom. A nite? Lopa gjallë, lopa Danimarkës".
RTK i kërkon falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi
Radio Televizioni i Kosovës gjykoi incidentin e djeshëm në Aeroportin e Prishtinës dhe sjelljen e gazetarit Milaim Zeka....
I kërkojmë falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi dhe të gjithë gazetarëve që janë ndier të fyer në këtë rast” thuhet përveç tjerash në reagimin e Drejtorit të Përgjithshëm Sylejman Shaqiri.
"Menaxhmenti i RTK-së do ta shqyrtojë rastin në hollësi e me kujdes dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me Rregulloret e RTK-së, me Standardet Profesionale dhe Parimet Etike të Gazetarisë në Programet e Radio Televizionit të Kosovës, duke zbatuar dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e RTK-së me të angazhuarit me kontratë mbi vepër", thuhet në komunikatën e RTK-së, të nënshkruar nga Sylejman Shaqiri, Drejtor i Përgjithshëm.
RTK e gjykon sjelljen e gazetarit Zeka
Nga Express më 29.05.2010 në ora 17:11
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), nëpërmes një komunikate, e ka gjykuar incidentin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë dhe pas një konference për media, dhe sjelljen e gazetarit Milaim Zeka.
“I kërkojmë falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi dhe të gjithë gazetarëve që janë ndier të fyer në këtë rast, por dëshirojmë t’ua sqarojmë të gjithëve se veprimet e gazetarit Milaim Zeka janë veprime të tij personale dhe në asnjë mënyrë nuk janë qëndrim i Radio Televizionit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Sylejman Shaqiri, drejtor i Përgjithshëm i RTK-së.
Menaxhmenti i RTK-së paralajmëron se do ta shqyrtojë rastin në hollësi e me kujdes dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me Rregulloret e RTK-së, me Standardet Profesionale dhe Parimet Etike të Gazetarisë në Programet e Radio Televizionit të Kosovës, duke zbatuar dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e RTK-së me të angazhuarit me kontratë mbi vepër.
Gazetari Zeka, dje gjatë një konference për gazetarë të kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas kthimit nga një vizitë në Kuvajt, ka fyer rëndë kolegët e tij, pasi nuk i kishin pëlqyer pyetjet që ata po i bënin kryeparlamentarit.
Zeka, i vetmi gazetar, i cili e kishte shoqëruar delegacionin e Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës në Kuvajt, fillimisht kishte shtruar një pyetje për Krasniqin lidhur me Eurovizionin duke ironizuar pyetjet “palidhje” të gazetarëve. Sipas tij, pyetjet duhej të bëheshin vetëm për vizitën në Kuvajt, e jo për tema të tjera.
Sikur dëgjohet edhe në vodeoincizimin e transmetuar në KTV, Zeka e fyen disa herë shumë rëndë gazetaren Liridona Lluka-Gashi të RTV Dukagjini.
Ndaj incidentit ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i cili ka shprehur shqetësimin për “sjelljet joetike të disa gazetarëve” në këtë konferencë.
UGK konstaton se sjelljet e tilla e dëmtojnë rëndë imazhin e medieve dhe gazetarëve në Republikën e Kosovës. Për UGK-në, sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe jo dobidhënëse për gazetarët.
Kjo shoqatë u bënë thirrje gjithë gazetarëve që t’i respektojnë parimet dhe etikën e gazetarisë. UGK po ashtu u bënë thirrje gazetarëve që të vazhdojnë punën e tyre profesionale duke respektuar etiken dhe duke mos u përulur para sfidave që hasin gjatë punës së tyre.
RTK distancohet nga veprimet e Milaim Zekës, UGK dënon rastin
Radio Televizioni i Kosovës i kërkon falje publike gazetares Liridona Lluka-Gashi dhe të gjithë gazetarëve që janë ndier të fyer në incidentin e ndodhur dje në aeroportin e Prishtinës.
“Dëshirojmë t’u sqarojmë të gjithëve se veprimet e gazetarit Milaim Zeka janë veprime të tij personale dhe në asnjë mënyrë nuk janë qëndrim i Radio Televizionit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për shtyp të nënshkruar nga drejtori I Përgjithshëm Sylejman Shaqiri.
“Menaxhmenti i RTK-së do të shqyrtojë rastin në hollësi e me kujdes dhe do t’i ndërmarrë të gjitha masat në përputhje me Rregulloret e RTK-së, me standardet profesionale dhe parimet etike të gazetarisë në programet e Radio Televizionit të Kosovës, duke zbatuar dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e RTK-së me të angazhuarit me kontratë mbi vepër”, thuhet në fund të reagimit.
Zgjedhjet serbe, thirrje për bojkot
Mitrovicë – Në komunën e Mitrovicës dhe atë të Novobërdës, të dielën pritet të mbahen zgjedhjet serbe, zgjedhje të cilat janë cilësuar të jashtëligjshme nga autoritetet e Kosovës.
Përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe Zyrës civile ndërkombëtare, thonë se zgjedhjet lokale serbe në veri të Mitrovicës, të organizuara nga Serbia ditën e diel, janë të kundërligjshme dhe se rezultatet e tyre nuk do të njihen, ndërkohë që u kanë kërkuar që të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës.
Por, Prishtina ka bërë të ditur se nuk do të ndëmarrë masa për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve serbe, për t’iu shmangur tensionimit të mundshëm të gjendjes.