Mendime
Ramiz Dërmaku: Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës
E diele, 30.05.2010, 06:57 PM
QEVERISË SË SHQIPËRISË DHE ASAJ TË KOSOVËS
Nga: Ramiz DËRMAKU
Politikanët e liderët, intelektualë, kryeparlamentarë, ministra, deputet të Parlamentit të Shqipërisë e të Kosovës, flasin sot para mediave të shkruara dhe atyre elektronike, konferencave për shtypë, para Parlamenteve te tyre gjëja për sukseset e arritura në punën e tyre në aspektin kombëtar. Të gjithë këta, që ne i shënuam më lartë po heshtin ndaj dukurive negative të cilat e dëmtojnë dhe pengojnë zhvillimin e çështjes kombëtare, sepse këta para interesave kombëtare kanë vënë interesat personale, familjare, demgogjike, korruptive, duke shkelur kështu rëndë mbi demokracinë e brishtë shqiptare. Kur flasim për shtetin amë Shqipërinë, lirishtë themi shkaktari kryesor për moszhvillimin, mosdemokratizimin, mosinkuarimin e ngadalsimin procesit të hyrjes së Shqipërisë në strukturat më të larta Europiane e Botërore, është trathtari Edi Rama, me servilët e tij. Nuk e dij se deri kur do ta tolerojë shteti Shqiptarë, Edi Ramën të shkelë ne mënyrë drastike mbi gjakun e derdhur për Lirinë, Pavarësinë dhe ndertimin e shtetit shqiptarë. Si nuk i vie turpë Pandeli Majkos, (për të cilin ne shqiptarët jashtë Shqipërisë kemi patur respektë ndaj tij ) të heshtë ndaj kësaj“drame“ që po zhvillohet në Shqipëri. Deri kur do ti lejohet Edi Ramës që të sillet ne këtë mënyrë ? ! … Por një gjë është e sigurtë se ky njeri ose është i sëmurë mentalishtë, ose është i shitur. Por si duket kjo e dyta është e vërteta. Ku merrë të drejtë morale që ai të ofendon ne mënyrë brutale intelektualët. Ai me sjelljet e tij po tregon hapur se është vu në shërbim të armikut për destabilizimin dhe shkatrrimin e Shqipërisë.
Edhe Liderët e Kosovës, nuk po e kryejnë detyrën dhe obligimin që kanë ndaj çështjes kombëtare. Edhe këta para interesave kombëtare kanë vënë ato personale dhe kështu ngadalë por të sigurtë po e dëmtojnë rëndë çështjen kombëtare shqiptare. Fillojmë nga Mitrovica e cila akoma është e ndarë, akoma aty funksionojnë dhe veprojnë institucionet e Serbisë, akoma shqiptarët nuk guxojnë të kthehen të lirë në trojet e tyre shekullore, akoma aty valon flamuri serb, akoma aty jetojnë paramilitarët, çetnikët, rankoviqistët, e liderët tanë heshtin.., heshtin.., dhe bëhën se s’po ndodhë asgjë në KOSOVË. Këta para opinjonit kombëtar dhe atij ndërkombëtarë (liderët) po deklarohen dhe rrahin gjoksë se punët po na shkojnë mirë, se po funksionon LIGJI e SHTETI. Si nuk u vie turp, liderëve tanë të dalin para opinjonit tonë dhe atij ndërkombëtarë të deklarohen se punët janë mirë, se në Kosovë po funksionon ligji, shteti, se Kosova është shtet i pavarur.., Në cilin shtetë në Botë, mund të hyjnë liderët e shtetit tjetër pa u informuar organet kompetente të shtetit ku do të bëhët vizita. Liderët e Serbisë ata që deri dje maltretuan, burgosën, dënuan, vranë e dogjën edhe tokën shqiptare, sot pa kurfarë paralajmërimi hyjnë e dalin në Kosovë- bile edhe të armatosur. Deri kur kështu ? ! Në Prishtinë në mes të ditës në stacionin policor vidhet sasi e madhe e drogës, dhe kjo vjedhje kalon nepër veshë të shurdhër. Po në Prishtinë Parlamenti i Kosovës në mbledhjet e tij, diskuton për gjëja dëmët që po ja bënë Kosovës, aktivisti dhe atdhetari Albin Kurti. Ata në vend se të bisedojnë se si ta forcojnë, ndertojmë, dhe ruajmë shtetin tonë.., ata pa fije turpi propozojnë arrestimin e tij. Më mirë do të ishte që Parlamenti i Kosovës, të merrë vendime që ta ruaj kufirin e Kosovës, se sa ta ruajë e përgjojë atdhetarin Albin Kurti. Kryeparlamentari i Kosovës, z. Jakup Krasniqi, shkonë në Tiranë e takohet me“vëllaun“ e tij Edi Ramën, dhe bisedojnë.., por çka bisedojnë.., ata e dijnë ? ! Enklavat serbe për çdo ditë në Kosovë po zgjërohen e po zyrtarizohen.., e liderët tanë vërsulen drejtë shteteve të Perendimit, Amerikës, etj, për ta njohur pavarësin e Kosovës. Për ata, më mirë do të ishte; thotë një fjalë e popullit ( pastroje oborrin e pastaj dil në sokak), të zgjidhnin problemet akute të cilat po pengojnë zhvillimin dhe ndertimin e shtetit të Kosovës se sa të propagandojnë për njohjen e Kosovës. Në Prizren bëhën orvatje të largohet logoja e qytetit, përsëri Institucionet tona heshtin ? ! Në Gjilan derdhen mjete te mëdha materiale për zgjedhje. Në Dardanë (ish Kamenicë) pikërishtë në fshatin Karaqevë, janë okupuar hektarë të shumtë toke, të gjithë heshtin ? ! Derisa në Prishtinë dhe qytete e fshatra të Kosovës shtohet numri i skamnorëve, djali i kryetarait të Kosovës nxjerrë gazetën e tij. Derisa minatorët, veteranët e arsimit, invalidët e pensionistët e UÇK-ës, kërkojnë lëmoshë, derisa punëtorët e krahut presin orë ditë e javë të punojnë për një kafshatë goje, Kryeministri i Kosovës në periferi të Prishtinës nderton shtëpi luksoze, duke derdhë mjete të mëdha materiale. Deputetët e Parlamentit kukull të Kosovës në vend se të kërkojnë nga Eulex-i marrjen e kompetencave në duart e veta, në vend se të kërkojnë mbrojtjen e kufijve të Kosovës, në vend se të kërkojnë zbulimin dhe dënimin e ushtarëve rumunë për vrasjen e dy protestuesëve, ata heshtin.., heshtin, dhe heshtja do të thotë pranim. Banorët serb akoma nuk e njohin shtetin e Kosovës, e Institucionet tona mjete te mëdha materiale derdhin për ta. Ushtarët e Eulex-i, në vend se ta ruajn kufirin .., ata e ruajnë Bllacën dhe kishat e manastiret serbe.