Shtesë » Lajme
LDD - Dega në Suedi: Komunikatë për media
E hene, 24.05.2010, 08:41 PM
LDD
DEGA NË SUEDI 22-05-2010
Suedi/Höör
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti mbledhjen e saj në Höör të Suedisë më datë 22-05-2010, e cila u kryesua nga z. Hysen Ibrahimi, kryetar. Në mbledhje prezentuan edhe Prof. Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar, Rrahman Rrahmani, sekretar, Avdi Rama arkëtar, Emin Rrustemi, Rexhep Hajdini, Mursel Shkupolli, Adem Ahmeti dhe Avni Jonuzi të gjithë anëtarë të Kryesisë.
Kryesia, debatoi në hollësi rreth situatës politike në Kosovës të cilën e vlerësoj tejet të tendosur, sidomos siguria në pjesen veriore të Mitrovicës, e cila dita ditës është duke u thelluar në krizën e zhvillimeve politike, ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Kjo Qeveri ka humbur tanimë kredibilitetin e saj dhe sillet si një kufomë e gjallë pa ditur se si të veproj, e cila urgjentisht duhet të jap dorëheqje qoft edhe morale, duke u bazuar në fakte tanimë të publikuara para opinionit të mbrendshëm dhe jashtëm, mbi bazën faktike të dyshimit dhe bastisjeve para pak kohe me rastin Limaj dhe rastin e fundit për bastisjen e tërë kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Thaqi në aeroportin e Prishtinës dhe janë nën hetimim edhe shumë ministra të kësaj Qeverie nga EULEX-i, për dyshimin e tyre në korrupcion të lartë. Kjo Qeveri e dëshmuar për pa aftësinë e saj për qeverisjen e vendit dhe për të vepruar në veriun e Kosovë ku para syve të tyre Serbia mbanë zgjedhje të lira, për zbardhjen e rasteve të të zhdukurve, për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, për plotësimin e kërkesave të minatorëve të Kosovës, pensionistëve dhe mbarë klasës punëtore të Kosovës, për gjendjen e vështirë sociale, për deklarimin qyqar të ministrit të mbrojtjes së Kosovës z. Rexhepi në Maqedoni për rastin e vrasjes së 4 shqiptarëve në kufi në mes Kosovës dhe Maqedonisë ku në radhë të parë është dashur që të deklarohet hetuesia e Kosovës dhe Maqedonisë (sepse rasti ka ndodhur në kufi) pastaj organet qeveritare të prononcohen, dhe shumë e shumë paknaqësive të këtij kualicioni PDK-LDK.
Kjo paknaqësi vërehet tek të gjithë ndërkombëtarët, qytetarët e Kosovës, mërgata shqiptare dhe EULEX-i, ku tani i kanë shpallur luftë kësaj qeverie të korruptuar deri në fyt. Imazhi i Kosovës me këtë Qeveri para opininit ndërkombëtar ka ulë interesimin e tyre për tu marrë me Kosovën dhe për të investuar në Kosovë.
Paknaqësi u shprehen edhe për privatizimin e ndërmarrjeve pa respektuar ligjet në fuqi për tenderimin e tyre sidomos autostrada Vërmicë-Mërdarë dhe tani kur po bëhen gati për të shitur edhe PTK-në e Kosovës.
Për të gjitha këto Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, kërkon dorëhqejen e kësaj Qeveri menjëherë, dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare të Kosovës për normalizimin e gjendjes politike dhe ekonomike.
Kryesia e LDD-së për Suedi, përkrahë Kryesinë Qëndrore të Lidhjes Demokratike të Dardanisë me në krye kryetarin e saj Akademik Nexhat Dacin, në frymën e filozofisë politike të ish-Presidentit të parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, njëherit priti me knaqësi zgjedhjen e Mr. Fadil Gecit, nënkryetar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
Ndërkohë Kryesia shprehë ngushëllime më të sinqerta familjes Idrizaj me rastin e ndërrimit jetë të djalit të tyre futbollistit profesional të ish-kombëtares të Austrisë U-21, të Liverpulit dhe më vonë të Swanseas, i ndjeri Besian Idrizaj.
Komisioni për Informim
i LDD-së – Dega në Suedi,
Rrahman Rrahmani, sekretar.