E enjte, 26.12.2024, 05:52 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Keze (Kozeta) Zylo: Ne nje nga shkollat publike amerikane, urimi per ditelindjen u kendua ne shqip

E merkure, 21.11.2007, 10:51 PM


Nga Keze (Kozeta) Zylo

 

Sakipi kishte nje deshire, Urimi per ditelindjen te kendohej ne shqip

 

Ne nje nga shkollat e mesme publike amerikane ne New York, urimi per ditelindjen e nje 15 vjecari, shqiptaro-amerikan, u kendua ne shqip.

Ne fakt kishja kohe qe e prisja me emocion ditelindjen e studentit tim shqiptaro-amerikanit Sakip Marke.  Ai eshte ne vitin e dyte te shkolles se mesme dhe lindur e rritur ketu ne Amerike, ne ishullin e Staten Island, New York, me prinder te ardhur heret nga Dibra.

Ne oren e gjashte te mesimit se bashku me mesuesit e tjere vendosem ta celebronim te gjithe kete ditelindje disi te vecante, e vecante, sepse do degjoheshin tinguj te embel shqip.

Sa hyje ne klase ne sy te binte derrasa e zeze, ku shkruhej urimi ne Anglisht dhe shqip:

 

Happy Birthday Sakip!

Gezuar Ditelindjen Sakip!

 

Ndersa Sakipi me nje sjellje vertete prej xhentelmeni u thoshte faleminderit shokeve, mesueseve, ai ju mori leje atyre, qe urimi per Ditelindjen e tij te kendohej ne shqip.

Studentet me shume kuriozitet pyesnin se si lexohet ky urim, pasi ua spjegova dhe e perseritem disa here, me ne fund me pak veshtiresi ata arriten qe kete urim ta kendonim se bashku dhe brenda interpretimit te tyre,  kishte dhe ndonje buzeqeshje te papermbajtur pasi ishte hera e pare qe urohej ne nje gjuhe tjeter.

Nderkohe ne menyre te rrufeshme shtypa butonin e manjetofonit dhe zeri teper melodioz I superstarit shqiptar Frederik Ndoci dukej sikur mori dhene.

E ja tingujt shqip per Ditelindjen pushtuan zemrat amerikane dhe festa mori nje gjalleri te papare.

 

Ne pervjetor te ditelindjes tende,

Ke plot dhurata mbi tavoline,

Dhe midis tyre nje glob te vogel,

Shoket e klases ta kane sjelle…

 

E keshtu ora festive ne kete shkolle amerikane, solli nje moment tjeter, nje moment disi te vecante nga ditelindjet e tjera, sepse aty u plotesua deshira e adoleshentit shqiptaro-amerikan, qe urimi te kendohej ne shqip, por jo nga shqipfolesit, por nga anglishtfolesit, lindur e rritur ne Amerike.

Nderkohe nje vajze simpatike me floke te zeza si pende korbi mbi supe, dhe me nje veshtrim si drenushe me afrohet dhe me thote: Mrs. Kozeta, dhe une kur te kem ditelindjen dua te me kendohet urimi nga shoket e klases ne arabisht.  Patjeter I them Huda, ju jeni te vetmit studente ne klase me prinder emigrante, qe perdorni dy gjuhe te ndryshme, vetem mos harro te mesosh si shkruhet urimi ne arabisht, pasi sic me pohoi ajo vetem fliste arabisht, por nuk dinte te shkruante.

Ajo menjehere mori shkumesin e bardhe dhe shkroi ne derrase perbri Ditelindjes se Sakipit:

Eid milaad saeed!

Oh, i them Huda, ti paske mesuar te shkruash arabisht! –Jane te vetmet fjale qe di, pasi ne cdo ditelindje gjysherit me shkruajne ne kartoline urimin arabisht, pergjigjet vajza bukuroshe.

E kete deshire vazhdoj biseden une, ta ploteson vetem ky vend, vendi me demokratik ne bote qe eshte Amerika, ndaj dhe nga zemrat e mjaft emigranteve del shpesh urimi ne anglisht: 

God bless America!

 

Kujtimet me conin ne retrospektive

 

Pasi i kishja pergatitur kekun me cokollate, embelsira e preferuar e tij dhe njekohesisht kartolinen me urimin ne shqip: Gezuar ditelindjen Sakip, kujtimet me conin ne retrospektive.

Kujtoja me nostalgji, por here-here me dhimbje ditelindjet e mia, por vecanerisht te ish nxenesve te mi, pasi dhe shkrimi e gjeti frymezimin tek festa e ditelindjes se nje studenti ketu ne Amerike.

Here-here ditelindjet ne shkolla te mesme shpesh i kalonim shume thate, thjesht me nje urim, ashtu sic behej dhe kur merrnin deftesat e pjekurise, pa asnje ceremoni, pra qellonte qe ndodhte, qe ne vend te studentit te vinte ta merrte dipllomen e tij, jo vetem prindi, por rendom dhe komshiu.  Keto kujtime tonat, brezave te ardhshem, mund t’ju duken dhe cudira, por une nuk kam si t’i harroj keto copeza, perderisa nje pjese te jetes sime e shkriva per arsimin atje.

Pra ndersa gatuaja kekun me receten shqiptare, kujtimet me kishin kapluar te teren dhe dukeshin sikur s’po me leshonin per momentin...

Midis shume prej atyre kujtimeve, pra ish nxenesve te mi te Tiranes,  papritur e treta veshtrimin tutje ne horizont ne ate  perendim te kuqerremte qe dukej permes ballkonit tim. 

Keshtu nuk kam se si te harroj ditelindjen e nje vajze, qe dhe ajo sapo kishte mbushur te 15 pranverat e jetes se saj, ishte e para e femijeve,  por ne te tjera kushte, ne nje lloj “lumturie” tjeter...

Ata ishin 8 femije, jetim, vetem me nje baba te mrekullueshem, me rroge punetori, me tre turne, por gjithesesi guzhina e saj na mblodhi me te 32 studentet, kenga dhe humori qe u krijua nuk e harruam kurre.

Eshte nje nga ditelindjet qe e kujtoj me mall, me dhimbje, edhe pse mund te festonim edhe ndonje ditelindje te ndonje nxenesi tjeter, ne shtepi lluksoze, te pakten krahasuar me te tjere ne ate kohe, prape ajo shtepi me 8 femije sec kishte nje ndjesi dhe bujari tjeter...

Eh sa ditelindje kane ikur ashtu, por sot dua te shkruaj per kete emocion te vecante qe ndjeva per bashkatdhetarin tim, Sakip Marke, shqiptaro-amerikanin ne 15 vjetorin e Ditelindjes se tij.

 

 

Si festohen ditelidjet ne disa vende te botes

 

Ditelindjet jane shume te vecanta per njerezit, eshte vetem nje dite ne vit per gjithesecilin qe duhet ta celebrojme gezueshem.

Adoleshentet dhe vecanerisht femijet mezi i presin ditelindjet.  Festimi i ditelindjes e ka origjinen ne Europe.

Ditelindja e pare e femijeve filloi ne Gjermani dhe quhej Kinderfeste.

Ne Argjentine femijet ne moshen 15 vjecare kercejne vals me babane dhe shoke te tjere.

Ne Aruba femijet ne shkolle ne ditelindjet e tyre veshin kostum te vecante ne vend te uniformes.

Ne Bolivia ata vallezojne danc dhe vishen me te bardha.

Ne Brazil vajzat ne moshen 15 vjecare kercejne me babane, gjyshin dhe me 15 persona qe simbolizojne vitet e tyre.

Ne Quebec te Kanadase ne ceremonine e ditelindjes marrin nga nje grusht te lehte per cdo vit qe te kene nje fat te mire.

Ne Danimarke varet nje flamur ne shtepine e personit qe ka ditelindje, dhe krevati kur ai ose ajo eshte ne gjume mbushet me dhurata, keshtu qe kur zgjohet eshte i rrethuar nga magjia e tyre.

Ne Norvegji femija qe ka ditelindjen, ne fillim zgjedh shokun me ke do te vallezoje pastaj fillon kenga per ditelindjen.

Ndersa ne Vietnam cdo ditelindje festohet ne Vitin e Ri, shume prej tyre nuk e dine diten kur kane lindur, pasi celebrimi i ditelindjeve te tyre eshte vetem ne Vitin e Ri.

 

Nentor, 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora