E shtune, 26.04.2025, 04:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Llemadeo: Pseudoizmi bredh si nje kufome e gjalle…!

E marte, 11.05.2010, 09:33 PM


Pseudoizmi bredh si nje kufome e gjalle…!

 

Si kufome e gjalle pseudoizmi ne vendin tim

bredh udheve te Tiranes serbes serbes,

me Mercedeza milionesh te blere me vjedhje

ne Rome, ne Berlin, Paris, e gjetke…

 

Bredh mberthyer kollaresh e kostumesh firmato

pseudoizmi i piste, i pa shpirt i pushtetarve

si kufome e gjalle e parfumosur ere rende…

qe kundermon eren e kalbur te ulogve, zyrtarve…!

 

Pin kafe ne Kursal, ne Dajti e ne cdo mejhane…

Tek syte e babezitur jargesh’ shalve u mbene

Pangopsive te orgjive gjithcfare…

Politikane, profesore, doktore etj…!

 

Ben mitingje, mban fjalime pseudoizmi…

Prane gjokseve qe tunden ne Shou…

Prane vitheve qe dridhen e perdridhen…

Perballe duartrokitjeve te verbra qe bertasin „Uouuuu“!

 

U meshojne pedaleve dhe gaz u japin Foristradave aq fort

Ata, pseudoqytetaret, pseudote e cdo lloji

Vrasesit e humanizmit, te pa shpirtet,

Tejk prane Nenave te thara te rreshkura, kalojne…!

 

Tek ato me dhjetra dite vec uje pijne,

Dhe qendrojne per nje te drjete aq fort

Per ate, me te pasterten lirine,

Qe e liga te mos sundojne me sot!

 

Qendrojne ato perballe perdhunuesit te bijave,

Perballe tutorit qe vajza te reja cdo dite rremben

Dhe ne bordellot e botes i shet aq lire

Me viza diplomatesh qe kalojne cdo Shengen!

 

Qendrojne ato perballe perdhunuesve zyrtare

Doktore, profesore, dekane, e te tjere pseudo çfare jane

Te cilet per nje note, per nje vend pune e studimi

I xhevshin vajzat lakuriq me dhune, ne zyrat shtetare qe kane…!

 

Qendrojne ato Nena, tek thahen per vdekje ja liri,

Qendrojne per vogelushet e kohes se ardhme

Qe me ata te mos ndodhe me kurre si tani

Ajo qe ka ndodhur gjer me sot, si kolere e pandalshme!

 

Qendrojne ato kunder turpit me te zi ne bote

Kur per nje vend pune, apo nje te drejte njerzore ne atdhe

Vajzat dhe grate e reja shqiptare

Duhet qe te pranojne babezitjet e ulogve atje…!

 

Qendrojne ato per te mos lejuar me kurre

Qe te semuret te vdesin per nje mjekim,

Qe te mos jete njeriu i pa shprese

Asnjehere me per nje orperacion, ilac e sherim…!

 

Qendrojne ato dhe durojne ironine e pushtetarve

Zgerdhirjet dhe dy gishtat fllaso perpjete…

Ne nje kohe kur ata abuzojne me cdo cmim

Duke vjedhur cdo fond, cdo investim ne jete!

 

Dhe shtrohen asfalte te zeza cdo dite,

Qe shirat e vjeshtes i rrembejne…

Behen emisione pompoze nga propogandiste

Servile gazetaruce qe kohen genjejne…!

 

Msakohen vjedhjet nga pseudodrejtesia

Prokurore, gjykates, hetues, manipulatore e çjane

Tek dosje fshehin e fallsifikojne fakte…

Mbyllin çeshtje per viktima, dhe duart shperlajne…!

 

Ndersa vjen dita qe Nenat nuk durojne dot me

Dhe nje dite do mbushen udhet ne Tirane

Me Amazona Nena te verteta, Zonja Gra

Dhe vjaza qe pastertine e shpirtit parim te jetes e kane!

 

Ato qe nuk manipulohen dot per mitingje fallso,

Ato qe nuk i sjellin nxenesit me urdhen ne mitnigje,

Ato qe nuk pranojne mashtrimet per gjoja „te drejta te grave“

Ne nje kohe kur ne shqiperi gruaja mban dru si kafshe mbi kurrize!

 

Ne nje kohe kur gruaja ska buk per femijet ne shtepi,

Ne fshtrat e Shqiperise, por as ne Tirane,

Ne nje kohe kur grate i lajne rrobat ne lumenje akoma,

Ne nje kohe kur mjekim per te semuret ne shtepi nuk kane!

 

Ne nje kohe kur u duhet te ecin dhjetra kilometra ne kembe,

Per te sigruar uje te pishem per femije,

Ne nje kohe kur ne vend te drites elektrike ne fshatra,

Grate ndezin kandila e pisha, si ne lashtesi!

 

Ne nje kohe kur grate zyrtare bredhin me bodigarde rrogtare

Dhe me ekskorta makinash levizin me sirena

E llukseve te Brukseleve apo Parisit shtrihen

Sa here qe per gjoja pune zyrtare fshihen ne prapaskena…!

 

Qendrojn ato sot Amazonat shqiptare

Ne proteseten me te dhimbshme te urise,

Per te drejta te cdo fushe te shqiptarve

Te grave, te te rinjeve, te te gjithe shoqerise!

 

Qendrojne ato deri ne vetsakrifikim…

Edhe pse pushteti manipulon aq shume

Artiste me letra te hapura qe shkrujane “dhembshurisht”,

Por verberisht kane shkruar, ua them une;

 

Verberisht kane shkruar se ata artiste asnjehere

Nuk shkruan nje leter per femijet ne uri ne male,

Per nenat ne vuajtje pa strehe e pa shtepi,

As per vajzat qe dhunohen neper zyrat e shtetarve!

 

Nuk shkruan artistet asnjehere, asnje fjale

Kunder shkeljeve te te drejtave njerzore ne atdhe,

Nuk e ngrejne ata zerin per manipulimet e zyrtarve

Ku pseudote e cdo lloji luajne me moral e nder!

 

Nuk shkruajne artistet nje leter per te semuret

Qe vdeisn rrugeve te shqiperise per nje dialize

Per ata te mjere qe degisen gjer ne Struge

Ne Shkup, ne Janine e gjer ne Pirshtine…!

 

Nuk shkruan artistat nje leter kurre kryeminsitrit

Se pse mjeksia shqiptare aq shume me te semuret abuzon

Pse shiten nen dore ilacet, pse vdes pacineti ne urgjece,

per nje temprature, per nje helmim qe askush se mjekon?!

 

Nuk shkruan artistat servile te pushteteve

Ata qe servile te diktatures qene mesuar te ishin

Nuk shkruan ata ndonje leter proteste

As kur u vrane fisniket e shqiperise as kur e mohuan Krishtin…!

 

E sot, ata qe jane mbushur dekorata pushtetaresh

Shkruajne letra kunder atyre qe vetsakrifikojne jeten per te drejta

Por ata artiste servile nuk po i shohim gjekundi ne nje rol atdhetaresh

Spo e luan askush nje rol per At Gjergj Fishten, Prek Calin e figura te tjera!

 

Le te shkruajn artistat letra ne sherbim te korrupsionit,

Se Amazonat do qendrojne dhe mijra te tjera do ti mbeshtesin

Amazonat shqiptare lirite dhe te drejtat e tyre do ti mbrojne

Se per te ardhmen e femijeve e te atdheut sdo ti leje populli qe ato te vdesin!

 

Ndersa pushtetaret le te zgerdhihen mitingjeve

Prane gjoskeve e vitheve qe tunden e perhidhen…

Se nuk do te shkoje gjate koha e mashtrimeve

E atyre qe neper vota te vjedhura korrupsioneve fshihen!

 

E buzet vesh me vesh le ti cerveshojne pushtetaret

duke bere ironi me vuajtjet e njeriut Nene

Amazone, Zonjushe, Zonje e Grua!

Se nuk do te zgerdhihen gjate ne kolltuqet qe kane zene!

 

O ju pushetare pseudo te sistemit tuaj fatzi

Kujdes me Amazonat... Nenat e femijeve,

se kur ato ne lufte per jete a vdekje te hyjne,

Sdo te sundojne me dot ironia juaj, dhe asnje lloj zgerdhirje...!

 

Seshte fjala per te rrezuar institucionet e shtetit,

Se ato qendrojne ne themele qe populli i ka ngritur!

Eshte fjala per te pastruar pseudodemokratet e vendit

Te kurruptuarit e cdo lloji, te pa shpirtet pa humanizem!

 

Llemadeo, 2010

 

Shenimi im:

Eshte detyre dhe e drejte njerzore qe cdo njeri te mbaje qendrimin e vet ndaj zhvillimeve te cdo fushe ne atdhe dhe ne kete bote! Por eshte mison human dhe detyre e artit qe cdo krijues te mbaje qendrimet me te mundshme me burite e forces se mendimit te ti dhe te llogjikes se tije, per tu bere pjese pozitive ne zgjidhjen e problemeve ne te mire te shoqerise njerzore, duke dhene ate ushqim shpirtrore pozitiv njerzve qe te orientohen gjithnje e sa me sakte ne udhet e drejtesise dhe te lirise e barazise per te gjithe! Ndaj une i mbeshtetur fort ne themelet e se vertetes duke e ballfaquar me ate realitet ne atdhe, pare ne kendveshtrimin tim qe e ndjek cdo dite ne mediat fallso dhe te verteta si dhe nepermjet shtypit botrore por dhe nepermjet miqve te mi e njerzve te aferm atje te cilet ma pershkruajne cdo gje me realizem te paanshem, ndaj mbaj qendrimin tim me kete Poeme-Elgji dhembje!

Me rrespekt per lexuesit!

Llemadeo



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx