E diele, 27.04.2025, 06:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe (I)

E diele, 09.05.2010, 07:57 PM


Fjalor frazeologjik-idiomatik dhe sinonimik-antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

A

A -JA

1.FILLON     NGA  A- JA   dikush, diçka  fr.fol.,ftill.- fillon, nis  përsëri, sërish, rishtas, prej fillimi dikush, diçka. (BQ-DSH). S. fillon (nis) nga e para dikush, diçka

*2.NGA A-JA (PREJ A-SË) fr. ndf., met.- përsëri, prapë, rishtas, sërishmi.- Në gjuhën e vet prej a-së / fjalët aq të mëdha, dhe filloi përnjëmend  e jo në fatamorganë / të mësojë aq të ndritshme. (RE-FR f. 8). S.edhe një herë; nga alfa; nga balli; nga fillimi, prej fillimit; nga e para; për së njëzaj;  për së pari; që nga fillimi; që nga e para; që nga themeli; së njëzaj,  së rish ; së rithi

*3.NGA A-JA (DERI) TE ZH-JA , NGA A DERI NË ZH, PREJ A-SË DERI (GJER)    ZH fr.ndf., met.- tërësisht, krejt, mbarë, fare, kryekëput, pa (asnjë) përjashtim, krejtësisht, plotë-sisht. (FGJSSH f. 1, 2255).- Erdhi të përshëndetet me mua,/ pa fshehur dot gjë/ dhe nis e më buzëqesh prej a-së/ gjer në zh. (SB në: F nr. 16, 15.IX.1989 f. 9). Përveç drogës, ne kemi ligjin penal nga a deri në zh, mendon një pjesëtar i policisë speciale në Prizren...(p.a. te: FA, 20.VII. 1999 f. 10). S. an' e mb' anë; anë më (për) anë; anë e cep; anë e mbanë; anë e përtej; anë e skaj; ballë e bisht; ballë e fund; bark e kurriz; bark e shpinë; bisht (e) më bisht; brinjë më brinjë; deri (gjer) në anë (në asht, në majë të flokëve, në fund të këmbëve, në kockë, në një kokërr,  në majë të kresë, më një, në palcë, te thonjtë, në rrënjë, në skaj, në majë të thoit, në thonj, në thua, në thundër); cep e cep; cep më cep; cep e fep; cik më cik; cik për cik; cikërr më cikërr; degë më degë; deri më një;  deri në anë (në fund, në skaj);deri në themel;  deri në thonjtë e këmbëve; dhëmb për dhëmb; fill e flakë; fill e fund; fill e krye; fill e mbarim; fillim e (dhe) mbarim; flakë e flakë; flakë më flakë; flakë për flakë; fund e krye; fund e majë (maje); gjer më së fundi;  gjer në anë (në fund, në rrënjë, në skaj, në themel); gjithë e gjithë; ind e majë; këmbë e dorë; këmbë e krye; kërc më kërc;  kokë e këmbë; kokë e trup; me bark e me shpinë;me gjithë degë e rrëzë; me këmbë e me krye; me kokë e këmbë; me kulm e me themel; me rrënjë; me rrënjë e me degë; mirë e bukur; në çdo anë e cep; në fund e në bisht; në fund e në krye, në fund e në majë;  në krye e në bisht; nga alfa tek omega; nga fillimi (deri, gjer) në fund;nga fillimi deri (gjer) në omega; nga fundi në krye; nga këmbët deri te koka,  nga këmbët e gjer në kokë; nga koka (deri) te këmbët (te thembrat); nga kreu në fund, nga kreu e gjer në fund ; nga kryet deri në fund; nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve; nga i pari tek i fundit;nis e sos; për cikërr;njëqind për qind; pikë për pikë; prej alfës në omega; prej fillimit (e) deri (gjer) në fund (në mbarim); prej fundit të këmbëve deri në majë të kresë; prej majës së kresë deri në fund të këmbëve; prej kresë në këmbë;prej thembrave të këmbëve e deri te flokët e kokës; që në alfa në omega; që në fillim e deri (gjer) në fund; që në krye e deri në fund; që nga alfa e gjer te omega; që nga fillimi e deri (gjer) në mbarim; që nga këmbët e deri te flokët; që nga koka deri te këmbët (te thembrat);që nga koka deri te thonjtë (e këmbëve);që nga themeli;  qind për qind; skaj më skaj; tej e mbanë; tej e ndanë; tej e tej; tej e më tej;  tej për tej; tej e përkëtej

ABANOZ-I

               4.BËHET ABANOZ  dikush fr .fol.- 1. met. rron, jeton  shumë, gjatë dikush. (FGJSSH f. 1). S. i bëhet goja për arapash dikujt; bëhet rrap e rrënjë dikush; i bie leshtë e kokës dikujt; i bien dhëmbët (e gojës) dikujt; i bien dhëmbë e dhëmballë dikujt; i bien qimet e kokës dikujt;  është kockë e fortë dikush;  jeton, rron sa orli i bardhë dikush; jeton, rron sa (si) pulëbardhat  dikush; e ka ashtin të fortë dikush;  rron sa malet dikush; i thahen kockat  dikujt diku (në një vend).  2a. (iron.) nuk turpërohet fare para të tjerëve dikush, s' i vjen turp fare dikujt , s' e ka për gjë turpin dikush, është i pacipë dikush, nuk ka  fare turp dikush..2b.iron. bën turp të madh dikush, delendriset krejt dikush, shpërnderohet, turpërohet, komprometohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush. (NABA-EY f. 180). S.as kuqet, as verdhet (zverdhet) dikush; as skuqet, as verdhet (zverdhet)  dikush; ia ban fytyra marren dikujt; ia ban mushka drutë dikujt; bëhet alem i botës dikush; bëhet si arusha me def dikush;  bëhet baltë dikush; bëhet një be (e bërë) dikush; bëhet beja  e dynjasë (e dheut, e jetës) dikush; bëhet bezar dikush; bëhet bërllok dikush; bëhet për bishti të lahutës dikush; bëhet blozë dikush; bëhet boroli në botë dikush; bëhet brashnjë (cergë) dikush; i bëhet faqja postajë (postiqe, postiqe dhie,qosele,  rrogoz) dikujt;  nuk i bëhet vonë për fytyrë dikujt; i bëhet fytyra buçillë dikujt; i bëhet fytyra lëvere (rrip) dikujt; i bëhet fytyra si lëkurë verri dikujt; bëhet për gaz dikush; bëhet gaz(i) i botës  (i dynjasë, i dheut, i jetës) dikush;  bëhet goja e botës (e dynjasë, e dheut) dikush;  bëhet hajgare (horë, horë e dynjasë, horë e dheut) dikush;  bëhet horr dikush;  bëhet  këngë e dynjasë, këngë dheu, leckë, legen) dikush; i bëhet lëkura shollë dikujt;bëhet lëvere (lodër në botë, lolo, paçavure, palaço) dikush;  bëhet si paraja kallp dikush; bëhet përrallë dikush; bëhet që t’ i shkojë plori dikush;  bëhet qepaze  (qole, rezil,  rezil e rrusfaj, rreckë, sukull, teatër në botë, zhele) dikush; e bën faqen postajë (postiqe) dikush; e bën fytyrën si bythën dikush; e bën syrin koc dikush,  i bën sytë koc dikush; bie në baltë (në   batak) dikush; i bie bishti dikujt; i bie fytyra në tokë dikujt; i bie (një) hije e zezë dikujt; bie në llucë (në llum) dikush; i bie marrja për toke dikujt; bie në moçal  dikush; i bie namusi (nderi) dikujt; i çirret maska  dikujt; i dalin duçat  dikujt; del në bajrak (të kuq, të zi) dikush; i del boja (cipa, cipa e ballit,  delli, delli i ballit, duqi) dikujt; i del dhjami nga sytë dikujt;  i del emri i keq  dikujt;  del në gojë të botës dikush; i del harpallaku dikujt; i del huri në majë të kokës dikujt;  i del kallaji dikujt; i del kripa dikujt; i del lyra dikujt; i del marrja dikujt; i del nami i keq dikujt; i del peta (peta e ballit) dikujt; del tefterit dikush; i del turpi dikujt; i del  yndyra dikujt; nuk di çka është marrja dikush; është pa cipë dikush; është cipëplasur dikush; është çardak pa parmak (pa shilorë) dikush; është  faqenxirë dikush;  është pa fytyrë (pa marre, pa turp) dikush; është horë e dheut dikush; fshihet në bythë të çibritit dikush; i griset cipa dikujt; e ha bukën me marre (me qime) dikush; e ha turpin me bukë dikush; i hiqet boja (marrja) dikujt; e humb autoritetin (emrin, fytyrën, namin e mirë, nderin) dikush; hyn në gojë të botës dikush; i ikën cipa dikujt; s'ka cipë dikush;  s’ ka cipë sa maza e qepës dikush; e ka cipën e trashë dikush; e ka dellin e marres në shteg të ballit dikush; s’ ka dert për fytyrë dikush; s’ ka dyll në ballë dikush; s’ ka dhjamë në sy dikush;  s’ ka faqe dikush;i ka faqet lëkurë qarri dikush; e ka faqen lëvore verri dikush; s’ ka fytyrë dikush; s’ ka fytyrë e cipë dikush;  nuk ka fytyrë t’ i dalë sy në sy dikujt dikush; s’ e ka për gajle dikush; e ka lëkurën shollë dikush; ka nge marrja te dikush; nuk ka marre dikush; e ka marren me bajrak dikush;  e ka ngrënë turpin me bukë dikush; nuk ka perde  dikush; e ka syrin prej bakri dikush;  s' ka sy e faqe dikush; nuk ka sy e faqe  për t’ u parë me dikë dikush ; i ka sytë koc dikush, e ka syrin koc dikush;  nuk e ka pikën e turpit dikush; s’ e ka për turp dikush, s’ ka turp dikush; s’ ka ujë në sy dikush; i këputet bishti  dikujt; nuk i kuqet faqja dikujt;  s' i laget syri  dikujt; e lan (e ka larë) syrin dikush; të (ta) lë dasmën ngrehur dikush; e ka lëpirë lopa dikë;  luan me fytyrë dikush; nuk marrohet prej hijes së vet dikush; e marron zoti me bajrak  dikë; mban një dynja në kurriz dikush; e mban plëndësin në kokë dikush; i mbetet dobiçi (shkopi) në derë dikujt; nuk i mbetet cipë (faqe, fytyrë) dikujt;  nuk i mbetet  dy gisht faqe dikujt; nuk i mbetet nder dikujt;  nuk i mbetet asnjë pikë lëndyrë (lëndyre, yndyrë, yndyre) dikujt;  nuk i mbetet fije yndyre dikujt; nuk i mbetet (nuk i ngel) sy e faqe dikujt; i mbetet luga në pilaf dikujt; i nxihet faqja (fytyra) dikujt; s’ i nxihet faqja (fytyra, oxhaku) dikujt; pajtohet (pajton) me marre dikush; i plas cipa (cipa e ballit, cipa nga faqja, cipa e marres, cipa e turpit, damari, damari i ballit,  damari i marres, damari i turpit,  delli, delli i ballit , delli i marres,  delli i turpit, dylli, dylli në ballë, dylli i ballit, dylli i marres, dylli i turpit,  marrja, perdja, peta, peta e ballit, peta e marres, peta e turpit, turpi) dikujt; e prish namusin dikush;  s' i skuqet  faqja (fytyra, syri)  dikujt; shkon për fërkem të marres dikush;  i shkon fytyra për pesë para (pare) dikujt; i shkon fytyra sikur ta kishte sa një fund buke dikush; shkon një përrallë dikush; i trashet lëkura dikujt; e var (e ka varur)  plëndësin në qafë dikush; vete be  e bërë dikush; vete një përrallë dikush; i vë brekët në kokë dikush; e vë (e ka vënë) plëndësin në kokë dikush; e vë syrin e qenit në ballë dikush; s’ e zë turpi  dikë; i zënë (i kanë zënë) sytë cipë (klitë, lëmashk, mazë, perde) dikujt. Ant. ka cipë dikush; i skuqet faqja dikujt

*4a.I ZI SI  ABANOZ  fr.mb. ,ftill., krah.- shumë i zi, i zi pa masë, së tepërmi.- Kthinë pa tavan, me trarë të zinj si abanoz. (SA- TZ f. 171). S. shih sin: i zi si blozë (si bloza)

ABDES-I

*5.MERR ABDES  dikush  fr. fol.fj. ,fet.- i  lan   duart,  këmbët,  fytyrën  myslimani para se të lutet, falet në xhami .- Disa pleq morën abdes dhe falën iqindinë. (S.H-RR. f. 154). Ai rroku legenin, në të cilin merrte abdes  mbrëmje për mbrëmje. (MI-SHT f. 102). S. merr avdes dikush

6.IA PRISH ABDESIN  dikush  dikujt  fr. fol., fet.- ia ndyn dikush  dikujt  ndonjë nga gjymtyrët  e  lara myslimanit para se të lutet, falet në xhami. (BQ-DSH).

7.I PRISHET ABDESI  dikujt  fr. fol.,  fet.- i  ndyhet ndonjë nga gjymtyrët e lara myslimanit  para se të lutet, falet në xhami. (BQ-DSH).

ABE-JA

8.I BËHET SI ABE dikujt dikush fr.fol.,id.- e ndjek  dikush  dikë  vazhdimisht,  fare nuk i  ndahet dikujt dikush. (GAZ. f.43). S.  shih sin:  i bëhet  bisht dikujt dikush

ABET-I

9.BËHET ABET dikush a diçka fr. fol., id.- humb, zhduket krejt, fare dikush a diçka, humb e s' e gjen dot asgjëkundi dikë a diçka, nuk gjendet, nuk duket gjëkundi dikush a diçka, ikën e nuk shihet më dikush,humb, zhduket, tretet pa lënë asnjë gjurmë, pa u hetuar, pa u kuptuar fare dikush a diçka, zhduket shumë shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, s’ gjendet asgjëkundi dikush a diçka, nuk dihet se ku është dikush a diçka, pushon së ekzistuari dikush a diçka, nuk duket, nuk shihet më dikush a diçka, zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka, humb , zhduket fare dikush a diçka. (JLLAZ te: ER, dhjetor 1931 f. 364). S.bëhet abeti (arkapi, avull,  baltë e pluhur, dollapas, dushkas, erë, furullajë)  dikush a diçka; s’ bëhet i gjallë dikush, bëhet hi hi e pluhur (mizë, nabet, nabeti, piper, pluhur, re,  shkrumb e hi, shkrumb e pluhur) dikush a diçka; bëhet taspus tym, veri, xhomp) dikush a diçka; i bie flama (flaka, zjarri) diçkaje; bie në pus diçka; i del fara dikujt a diçkaje; ; del fare (faret) dikush a diçka; nuk ia di as namin, as nishanin dikujt a diçkaje dikush; nuk ia di nam as nishan dikujt a diçkaje dikush; nuk i dihet as nami, as dishani dikujt a diçkaje, nuk i dihet as nami e as dishani dikujt a diçkaje; nuk i duket binaja dikujt;  nuk i duket boja (më) dikujt a diçkaje; s’ duket (më) kësi dheu dikush; nuk i duket as nami, as nishani dikujt a diçkaje; nuk i duket nam e nishan dikujt a diçkaje;  erret pa gdhirë  diçka;  është si bryma në diell diçka;  fshihet nga faqja e dheut  dikush a diçka; nuk i gjendet binaja dikujt; nuk i gjendet as nami, as nishani  dikujt a diçkaje; nuk i gjendet nami e nishani dikujt a diçkaje; nuk i gjendet nishani dikujt a diçkaje;  e ha dheu dikë a diçka; humb pa anë e pa nishan dikush a diçka; i humb bereqeti dikujt; i humb  boja dikujt a diçkaje; humb pa çikë e pa nishan dikush a diçka; i humb çoku (fara, fija, filli) dikujt a diçkaje; e humb çokun dikush; humb si me dorë diçka;  humb si re dikush a diçka; humb kësi dheu  dikush; humb sikur ta ketë përpirë dheu dikush; humb si nën dushk dikush a diçka; humb si eshkë diçka; humb si fasulja në vegsh dikush a diçka; i humb fërkemi (fija) dikujt a diçkaje; humb si guri  në lumë (në ujë) dikush a diçka; i humb gjaku dikujt; humb si gjilpëra në kashtë dikush a diçka;  humb si gjilpëra pa pe dikush a diçka;  i humb çdo gjurmë dikujt a diçkaje; humb pa (lënë) gjurmë dikush a diçka; humb pa gjurmë e pa fërkem dikush; i humb gjurma dikujt a diçkaje; i humb gjurmët dikush a diçka; humb me kokë e me dokë dikush; i humb krakëllima (krakërima) dikujt a diçkaje; humb si kripa në ujë dikush a diçka; humb si meli në haliç (në rërë) dikush a diçka; humb pa nam e (pa) nishan  dikush a diçka; humb nam e nishan dikush a diçka; i humb nam e nishan dikujt a diçkaje; i humb nishani dikujt a diçkaje;  humb pa opt dikush a diçka; i humb opti (pisha) dikujt a diçkaje; humb si pluhuri në erë dikush a diçka;i humb rasati (rrënja) dikujt a diçkaje;  humb si sëpata pa bisht  dikush a diçka;hunb nga sytë dikush a diçka;  humb pa shenjë (pa shenjë e pa dokë, pa shenjë e pa dukë) dikush dikush a diçka, humb pa shenjë e dukë dikush a diçka; humb pa shenjë e pa nishan dikush a diçka; humb si shurra e pulës dikush a diçka; i humb tapraku (tragu)  dikujt a diçkaje; i humb triva dikujt a diçkaje; humb si varri i evgjitit dikush a diçka;  humb si vesa në diell (si vesa e mëngjesit) dikush a diçka; i humb vula (zëri) dikujt a diçkaje; humbet nga faqja e dheut dikush a diçka; ikën si fantazmë (si fluroma) dikush; e lëshon dheu (toka) (shtatë pashë) dikë a diçka;   s’ mbetet farë mbi tokë e dikujt a e diçkaje; nuk i mbetet (asnjë) gjurmë dikujt a diçkaje; nuk i mbetet  as nam, as nishan  (as nam e as nishan, as nami, as nishani, nam e nishan) dikujt a diçkaje; mbetet pa nam e nishan dikush a diçka; nuk i ndihet kakarima (karkë-rima) dikujt a diçkaje; e përpin deti (dheu) dikë; e pi dheu dikë; e rruan baba Ajvaz dikë a diçka; e rrufit dheu dikë;sikur bie (të binte) në bunar  (në pus) dikush a diçka; sikur e lëshon (ta lëshonte) toka dikë a diçka; sikur e përpin dheu dikë a diçka; nuk ia sheh  bojën (çokun, fytyrën, surratin) dikujt; nuk i shihet  boja (çehrja, çoku, surrati) dikujt; shkon gjutër dikush a diçka;  shkon me kokë e me dokë dikush; shkon pa shenjë e pa dokë (dukë) dikush; shkrihet si bryma para diellit (para nxehtësisë) diçka; shkrihet si bryma e mëngjesit (e nadjes)  d    diçka; shkrihet si dëbora e pranverës diçka; shkrihet si dëbora në prill diçka; shkrihet si kripa në ujë diçka; i shuhet fara dikujt a diçkaje; i tret boja dikujt a diçkaje; tret si era e malit dikush a diçka; i tret fija (pusulla) dikujt a diçkaje; tret si re dikush a diçka; tret pa shenjë (e) pa dokë dikush a diçka; tretet si era dikush a diçka; i tretet fara dikujt a diçka; e thith dheu dikë; e thyen qafën dikush;  zhbihet (zhduket) nga faqja e dheut dikush a diçka; zhduket si era dikush a diçka;  zhduket pa (lënë asnjë) gjurmë dikush a diçka;  zhduket pa nam e (pa) nishan dikush a diçka; zhduket si flaka e lugatit dikush a diçka; zhduket si fluskë sapuni diçka;  zhduket si pika e vesës në diell dikush a diçka; zhduket si (sikur) ta ketë përpirë dheu dikush a diçka; zhduket nga sytë dikush a diçka; zhduket si vesa në diell (si vesa e mëngjesit)  dikush a diçka

ABETI-A

            10.BËHET ABETI dikush a diçka fr.fol.,id.- humb krejt, fare, humb, zhduket pa lënë asnjë gjurmë dikush a diçka, zhduket shpejt, menjëherë, sakaq, fare, krejt dikush a diçka, ikën dhe nuk duket më dikush. (JLLAZ te: EDRE ,dhjetor 1931 f. 364,  JNU-FPM f.1).S.shih sin: bëhet abet dikush a diçka

ABËCË-JA

*11.E DI SI ABËCËNË  diçka  dikush   fr. fol, ftill.,krah.- e  di  fare  mirë, shumë mirë diçka dikush,  e di me siguri   diçka dikush, e di pa asnjë dyshim diçka dikush, e di në mënyrë të sigurt diçka dikush. - Ne markat e aeroplanëve/ ahere si abëcënë dinim! (IK-VPZ. f. 60).S. e di si bukën që ha diçka dikush; e di bukë e ujë diçka dikush; e di açik si drita e diellit diçka dikush; e di si diellin në kupë  diçka dikush;  e di si dritën e diellit diçka dikush; e di si dy e dy diçka dikush;  e di si dy e dy që bëjnë katër diçka dikush; e di për fije diçka dikush; e di në majë të gishtave diçka dikush; e di në (nëpër) gishta diçka dikush; e di grurë të kuq diçka dikush; e di mirëfilli diçka dikush; e di si një  e një që bëjnë dy diçka dikush; e di paq diçka dikush; e di si plaka furkën diçka dikush; e di  qyp diçka dikush; e di me rrënjë ( me rrënjë e me degë, syth) diçka dikush; e di në thumb e në potkua diçka dikush; e di ujë diçka dikush; e di si Zoti që është hak (që është një) diçka dikush; e luan nëpër gishta diçka dikush

*12.ËSHTË ABËCËJA  e  diçkaje a  e  dikujt diçka a një vend.- fr.fol.,ftill.- është thelborja, themelorja,kryesorja, e rëndësishmja ,  qenësorja e diçkaje a e  dikujt diçka a një vend.-Kosova  është  abëcëja  e ndjenjave dhe e mendimeve të mërgimtarëve tanë. (AVI te: ZR nr.? 1990 f.10).Përse nuk e përmendni problemin e përjashtimit, që është abëcëja në  administrimin e provave? (PARB-K f. 56) .S. është alfa dhe omega diçka

ABIC-I

13.ËSHTË ABIC  dikush  fr. fol.,id.- është i papjekur, i pabërë, i papërvojë në jetë  dikush. (HAU në: st. fil. nr. 3/ 65 f.159). S. shih sin: është axhami dikush; nuk i ka plasur arpallëku  dikujt

ABORT-I

            *13a. E BËN ABORTIN (gruaja shtatzënë) fr.fol.,fj.- aborton (gruaja shtatzënë).- Vishej me ngut  pa iu përgjigjur pyetjes së tij se kur kishte ndër mend  ta bënte abortin. (IK-D-H f. 224). S. shih sin: e heq barrën (gruaja shtatzënë)

ABRASHK/Ë-A

            14.I KA HYRË ABRASHKA NË FYELL TË HUNDËS  dikujt fr.fol.,id.- i ka hyrë e keqja, e liga  dikujt, e ndjek gjithmonë e keqja, e liga dikë. (JNU-FPM f. 1). S. shih sin: e ka djallin në bark dikush

ABSURD-I

*15.DERI    ABSURD   fr.  ndf. fj.- deri    pakuptimësi, pa kuptim, pa logjikë.- Deri në absurd është ngritur refuzimi i shoqërisë totalitare të socializmit real. (KM te: F nr. 3/ 90 f. 1). S. jashtë  arsyes (mendjes)

AC

16.ZË AC dikush  fr.fol .,id.- kafshon   dikush. (AXH-XXXVIII f. 147) .  S. zë aj (nac) dikush

ACAR-I

*17.BËN ACAR fr.fol.,fj.- bën (është) shumë ftohtë (dimrit), bën të ftohtë të madh, bën mot me ngrica dhe me temperatura të ulëta (dimrit), merr dimër i ashpër. (FGJSSH f. 134).- Në to binte dhe në to zgjohej kur bënte acar. (RQ-V f. 24 ). Era pret si brisk! Jashtë bën acar! (DHQ-BI f. 8-9).  S. të bëhet pështyma akull; bën cibrak;  bën  ciknë (cingër, cingërimë, dimër i madh,  ngricë); është cingër;  është dimër me dhjamë; është dimër i egër; është ngordhja me thes në kokë; fle macja me miun; fryn goreni, sa ngodh qeni; të grin si me dhëmbë acaria; të lëshojnë hundët vaj;merr dimër i egër; i ka dhëmbët e mëdhenj (moti, koha);  merr dimër i fortë; të ngrin dhjamët në gojë; ngrin dhe (edhe)  në furrë; të ngrin gjuha në gojë; të ngjitet dora;  të pështysh bëhet akull; të shkon goja shtrembër. Ant. merr dimër i butë;  po bie dielli përdhe

18.I BIEN ACAR dikujt (rrobat) fr.fol., id.- i  bien, i rrinë  ngushtë, (të ngushta, shtrënguar,  pothuaj ngjitur pas trupit (rrobat  etj.) dikujt. (AXH-XXXVIII f.147 ). S. i rrinë krrëk  (pibzak)  (rrobat etj.) dikujt. Ant.i rrinë si thes (rrobat) dikujt

18a. I FLET ACAR dikujt dikush fr.fol., ftill.- i flet me të egër,  me të  ashpër,   me të  rreptë dikujt dikush, i flet me ashpërsi, me rreptësi dikujt dikush, i flet ashpër, rreptë dikujt dikush. (AXH-XXXVIII f. 147). S.e bën për gjalpë të skuqur dikë dikush;  i flet me acari  dikujt dikush; i flet rëndë dikujt dikush; i (ia) ndrit dhëmbët (sytë) dikujt dikush

19.E KA  ACAR dikush fr.fol, id.- është     gjendje të ngushtë,    shtrënguar,    vështirë  dikush, e ka ngushtë dikush, nuk i ka punët mirë dikush, gjendet shtrënguar dikush. (AXH-XXXVIII f. 147). S. e ka cuc (pisk, rricë)  dikush; shih sin: është në angështi dikush

20.IA VË ACAR dikush a diçka dikujt (të niset a të bëjë një punë) fr.fol.,id.- e ngut me të madhe  dikë  dikush (që të niset a të bëjë një punë etj.). (AXH-FR f.193). S.shih sin:  nuk i jep afat dikujt dikush a diçka

21.I VIHET ACAR   dikujt dikush fr. fol., id.- e  ngut, e shtrëngon  shumë,  pa  masë  dikë dikush  për  të bërë diçka, i  bën  shtrëngesë, presion, trysni dikujt dikush  për  të bërë diçka,  nuk  i  ndahet  fare dikujt dikush pa  ia  kryer  punën a pa ia   zgjidhur çështjen. (AXH-XXXVIII f. 147). S.i bën rricë (shtrëngesë, shtrëngicë,  shtrëngim) dikujt dikush  për një punë etj); i jep zor dikujt dikush, ia jep zorin dikujt dikush; i jep zor të madh dikujt dikush; e shtie me de dikë dikush; e shtie me zor dikë dikush; i thotë me de dikujt dikush, i thotë de dikujt dikush; e vë në mundim (në shtrëngim) dikë dikush; i vë shtrëngim dikujt dikush; i vihet pishë (rricë)  dikujt dikush ..Ant. s’ ia bën me de, s’ ia bën de dikujt dikush

21a.VISHET ACAR dikush fr.fol., ftill. - vishet bukur, hijshëm dikush. (AXH-XXXVIII f.147). S. shih sin: vishet akull dikush

ACARI-A

            21b. I FLET ME ACARI   dikujt dikush  fr.fol.,ftill.- i flet me të egër,  me të  ashpër,   me të  rreptë dikujt dikush, i flet me ashpërsi, me rreptësi dikujt dikush, i flet ashpër, rreptë dikujt dikush. (AXH-XXXVIII f. 147). S. shih sin: i flet acar dikujt dikush

              *21c.TË GRIN SI ME DHËMBË ACARIA  fr.fol.,id.- bën shumë ftohtë, bën acar i madh.-Ishte ftohtë i madh e acaria/ të grinte si me dhëmbë. (DHQ-BI f. 4). S. shih sin: bën acar

AÇETEK-U

22.SI  AI  AÇETEKU  fr .mb., id.- i  prapë  e i shfrenuar  tej  mase. (BQ - DSH ). S. si ai  teteku

23.I  VJEN  AÇETEK  dikujt  diçka fr.fol.,id.- i vjen, i rastis, i ndodh papritur, papandehur, pa pritur e pa kujtuar diçka (një fatkeqësi a e ligë) dikujt. (BQ-DSH). S. i bie në befasi dikujt diçka; i bie në beh  dikujt diçka; i plas bomba në dorë (në duar) dikujt; i vjen si prej babës diçka dikujt; i vjen në befasi dikujt diçka; i vjen beft diçka dikujt; i vjen në beh dikujt diçka; i vjen bum dikujt diçka; i vjen kudreten diçka dikujt;  i vjen si prej qielli diçka dikujt

AÇIK

24.BËN AÇIK dikush fr. fol.,id.- vepron    mënyrë  të pahijshme  dikush. (PETZE-FSHFRR f.5)

*25.IA DALLON AÇIK dikush dikujt diçka fr.fol.,ftill.- ia dallon fare mirë, ia dallon  fare qartë dikush dikujt diçka.- Nuk i kishte kapërcyer të shtatëmbëdhjetat, ia dallova açik fytyrën dhe shtanga me kafshatë në gojë. (SUKRA-RRM f. 51).

*26.E DI AÇIK SI DRITA E DIELLIT      diçka  dikush  fr.  fol.,ftill.- e   di   fare   mirë,  e  di  qartë diçka dikush.- Për të  çdo gjë/ më  parë,  blihet,  shitet,/ sepse  si  drita e  diellit  fare  açik  e  dinë. (AVA-BN f.19). S.shih sin: e di si abëcënë diçka dikush

*27.DUKET AÇIK diçka fr. fol.,ftill.- duket sheshit, faqeza, hapur, qartë diçka, u bie në sy të gjithëve diçka.- Mirëpo puna e Mërkur Gjikondit dukej açik, prandaj edhe asnjëri nuk u çudit kur atë e vunë në krye të institucionit. (NETO-GB f.147-8). S.shih sin: nuk është me brirë diçka

*28.SHEH AÇIK dikush fr. fol.,ftill.- sheh fare mirë, sheh fare qartë dikush.- Kur zbardhi dita, panë açik gjurmët e kusarëve vrasës. (SUKRA-OK f. 8). S.shih sin: sheh si buf dikush

              *28a.E THOTË AÇIK diçka dikush fr.fol.ftill.- e thotë hapur, pa druajtje, qartë, drejtpërdrejt  diçka dikush.- Por ta themi açik, ne i bëmë gratë të punojnë zbathur, në baltë. (SOAN-TZ f. 303). S.shih sin : i bie ballas diçkaje dikush

AD AKTA

*29.E VË (SI) AD AKTA  dikush  diçka  fr. fol.,adm.-  e ndalon me ligj  a akt administrativ dikush diçka, nuk e lejon, e ndalon përhapjen e diçkaje dikush.- Në asnjë kronikë  nuk do të mund të hasë ndonjë listë veprash të inkriminuara, të cilat... censura e ditës  i ka vënë si ad akta ! (TD te: R, 5.V. 1990 f. 13). S.vendos karantinë për diçka dikush; i vë embargo diçkaje dikush; e vë në karantinë dikush diçka; i vë karantinë  diçkaje dikush

ADALET-I

            *29a.BËN ADALET dikush fr.fol.,id.- shkakton fatkeqësi, mynxyrë të madhe dikush, bën kërdinë duke vrarë e duke prerë dikush.-Hajde, hajde , or Turgut Pasha!/ se me ndihmë të Perëndisë,/ të kam nxjerrë bre prej Malësisë/ prej Malësisë edhe Shqipërisë!/ S’ do të thuhen  tash këtu  fjalë boshe,/ për çka don  të bësh adalet:/ s’ trembet ujku, jo, prej shoshe! (GJF-LM f. 491). S.bën hata (hatanë, nam, namin)  dikush

30.E BËN ADALET dikë dikush fr .fol., id.-e rrah paq, rëndë dikë dikush, e rrah fort, shumë, pa masë   dikë dikush,  e  shqep, e  zhdëp, e  zbrun,  e  sqaq, e lakanis, e fërtelis,  e  shemb, e shkal, e lënur dikë dikush, e dërrmon së rrahuri   dikë dikush.(HB- I f. 198 ).S. e bën ashaf (bukë, byk, copë, copa, copash, copë e grimë, çeçe, çeço, çivit, daulle, dërrasë, fërtele, finik-finik, gajde, gjak , ibret, kacek, kopan, kuskuq, lakër, lakror,      leckë, lesh e li, lëkurë, lëkurë ujku, lloç,  llom,  llom  e  llomishtër,  llom  e troshë,  llom e troshkë, lluc, maf, manezë, mënëz, mushturak, pambuk, parmendë, paskaj, patështinë, pelte, pestil, peshk, petë, petull, përshesh, pirishan, pistil, pleh, pluhur, qeshqek, qyqe, qyqe të rremit, rrip, rrusfaj, shirk,  shkalc, tagar, tokë, tokë të zezë,  tul, usta, vred, zhele)  dikë dikush; e bën për doktor dikë dikush; e bën për domate e për sheqer dikë dikush; e bën për dyshek dikë dikush; ia bën dhëmbët (bërsi, misër, përshesh) dikujt dikush; ia bën ëndrrën zhgjëndërr dikujt dikush; e bën të flasë vetë me vete dikush dikë; e bën të përmjerrë (të vjellë) gjak dikë dikush; e bën për gjalpë të skuqur  dikë dikush; e bën  të mos ketë çka të lajë hoxha në dikë dikush; e bën për hoxhë  dikë dikush ; ia bën hundët  përshesh dikujt dikush;  e bën për ilaçe  dikë dikush; ia bën kokën (kryet)  përshesh dikujt dikush; e  bën  për  kripë  e  (për) qepë   dikë dikush; e bën për vaj e për uthull dikë dikush; ia bën kurrizin më të butë se barkun  dikujt dikush; ia bën kurrizin qull dikujt dikush;  e bën për lemzë (për lesë) dikë dikush ; e bën për në lëkurë dikë dikush; ia bën lëkurën copë (postiqe ogiçi) dikujt dikush; e bën për mazë të zier dikë dikush; e bën mish për poçe dikë dikush;ia bën mishin copë (paçavure të zezë, pandël) dikujt dikush;e bën për në poçe dikë dikush; e bën për qepë e kripë dikë dikush; e bën  për shkalc (për shkalc e për vig) dikë dikush; e bën për shtrat (për shtrumë) dikë dikush;  ia bën turinjtë përshesh dikujt dikush; e bën për ujë të ftohtë dikë dikush; e bën për vig dikë dikush; ia bën dhëmbët bërsi (misër) dikujt dikush; ia bën err e terr bashkë dikujt dikush;ia bën hundët përshesh dikujt dikush; ia bën kokën  çeçe (petë) dikujt dikush; ia bën  kurrizin  më të butë se barkun dikush  dikujt ; ia bën kurrizin copë (qull) dikujt dikush;ia  bën mishin copë (pandël) dikush dikujt; ia bën samarin copë dikujt dikush; ia bën shpinën më të butë se barkun dikush  dikujt; ia bën trupin copë dikush dikujt; ia bën turinjtë dhallë (përshesh, plloçë) dikujt dikush; e bën për ujë me kripë (për ujë të kripur) dikë dikush; e bën për ujë në zemër dikë dikush; e bën për vig dikë dikush; i bie (me) grusht  dhëmbëve dikujt dikush; i (ia) bluan brinjët dikujt dikush; ia bluan brinjët me hudhra dikujt dikush; i (ia) bluan brinjët me shtypës kripe dikujt dikush; e cof në dru dikë dikush;  ia çon djegë  (puçë) dikujt dikush; e dend me (në) dru dikush dikë; i (ia) dërrmon brinjët (dhëmbët, eshtrat, fulqinjtë, hundët, kockat, nofullat, turinjtë) dikujt dikush; ia drejton brinjët  dikujt dikush; e dhin ndër vete  dikush dikë;  ia fisklat  kurrizin (shpinën) dikush dikujt; e fryn në lak të këmbës dikë dikush;  ia fshin qurrat dikujt dikush; i (ia) fut një dru të mirë dikujt dikush; e fut në gurë të mullirit dikush dikë;  ia hallakat brinjët dikush dikujt; ia hekuros trutë dikujt dikush;  i (ia) heq një dajak  të mirë (të shëndoshë) dikujt dikush; i (ia) heq një dredhë dikujt dikush; i (ia) heq tri dredhë në shpinë dikujt dikush;  i heq dredha shpinës dikujt dikush; i (ia) heq një dru të mirë (të shëndoshë) dikujt dikush; i (ia) heq një hu të mirë dikujt dikush; i (ia) heq një kopaçe të mirë (të shëndoshë) dikujt dikush; i hyn (në) dajak dikujt dikush; i hyn ku të dhemb e ku të djeg dikujt dikush; i (ia) jep një dackë të mirë dikujt dikush;  i (ia) jep (një) dajak të mirë (të shëndoshë) dikujt dikush; i (ia) jep (një) dajak shkoze dikujt dikush; ia jep djegë dikujt dikush;  ia jep nja dy dredha shpinës dikujt dikush;  i (ia) jep një barrë dru dikujt dikush; i (ia) jep (një) dru të mirë (të shëndoshë) dikujt dikush ; i (ia) jep një dush të mirë dikujt dikush; i (ia) jep flokët në dorë dikujt dikush; i (ia) jep një hu të mirë dikujt dikush; i (ia) jep (një) kopaçe të mirë (të shëndoshë) dikujt dikush; i (ia) jep leshrat  (mishtë, veshët) në dorë dikujt dikush; e kalb (në) dru dikë dikush; e këput në dajak  (në dru, në kurriz, në mes)  dikë dikush; ia kruan buzët (hundët) dikujt  dikush; lan lesh  në dikë dikush;  lan lesh e li   dikë dikush, e lan lesh e li dikë dikush; nuk i lë as asht e as lëkurë të ngjitur dikujt dikush; nuk i lë asht (brinjë) (të) ngjitur dikush dikujt; nuk ia lë një brinjë ngjitur dikujt dikush; ia lënor shpinën dikujt dikush; lënur lesh në dikë dikush; e llomit në dru dikush dikë; e mbyt dajak dikë dikush; ia merr shpirtin dikujt dikush; i ndërron din e iman dikujt dikush; ia ndreq bërroren (binanë,kokën, kryqet, kurrizin, qejfin, samarin, shpinën) dikush dikujt; i (ia) ndërron  din e iman dikujt dikush; ia ndërron kryqin dikujt dikush; e ngop (e ngordh) në dru dikush dikë; ia ngjesh  brinjët dikujt dikush; ia ngjesh buzët dikujt dikush; ia ngjesh eshtrat (e trupit) dikujt dikush; ia ngjesh hundët dikujt dikush; ia ngjesh shpinën dikujt dikush; ia numëron brinjët (si tespihet) dikush dikujt; ia nxin mishin (mishrat) dikujt dikush; ia nxjerr një (ndonjë) dredhë (në lëkurë) dikujt dikush; i nxjerr shkumë nga goja dikujt dikush; ia njeh brinjët (një nga një) dikujt dikush; ia njeh dhëmbë e dhëmballë dikujt dikush; ia njeh eshtrat dikush dikujt; e palos (e pandlon) në dru dikë dikush; ia përmbledh turinjve dikush dikujt; ia përshesh turinjtë dikujt dikush; e pjerdh në dru dikush dikë; e prish dajak dikë dikush; e prish (në) dru dikë dikush;   prish lesh në dikë dikush; ia qet cuklat në ledinë (në tokë) dikujt dikush; ia qet dhëmbë e dhëmballë dikujt dikush; ia qet mishin copë dikush dikujt; i qet shkumë nga goja dikujt dikush; ia qet veten prej huji(t) dikujt dikush; ia regj lëkurën dikush dikujt; e rëndon dorën mbi dikë dikush;  e rrah në dru  dikë dikush; e rrah ku i dhemb e ku i djeg dikë dikush; e rrah si qenin në bostan dikë dikush; e rras dajak (mejdan) dikë dikush; ia rregullon  bërroren (kokën, kurrizin, qejfin, samarin, shpinën) dikush dikujt;e rrjep të gjallë dikë dikush; ia rrjep lëkurën dikush dikujt;  e shemb  në dru (në hu) dikush dikë; e shin brinjës dikë  dikush;  e shkal  (në)  dru  dikush dikë; e shkel në bark dikush dikë; ia shkëmben faqen dikujt dikush; e shkokërdhon dajak dikë dikush; e shkokërdhon (në) dru dikë dikush; ia shkoklon brinjët dikujt dikush; ia shkoklon eshtrat si kokrrat e drithit prej boçe dikush dikujt; ia shkoq mishin nga ashti dikush dikujt; e shkoq stupc dikush dikë; ia shkon hujin dikujt dikush; ia shkund brinjët  dikujt dikush; shkund pluhur në dikë dikush; ia shprish   brinjët (kockat) dikush dikujt; shprish lesh  në dikë dikush; e shqep (në) dru dikë dikush; ia shtie djegë dikujt dikush; ia shtrembëron buzët  dikujt dikush; e shtron  në dajak (në dru, në hu, në kopaçe, në llos, në llovardo)  dikush dikë; ia shtyp hundët dikujt dikush; e shuk dru dikë dikush; e ter  në dru dikush dikë; i tregon se nga lind dielli  dikujt dikush; ia tregon qejfin (rrugën, vendin) dikush dikujt; e than në dru  dikë dikush; ia tharb (ia tharbton, ia tharton) buzët (hundët, turinjtë) dikujt dikush; ia thyen brinjët dikush dikujt; e thyen (në) dru dikush dikë; ia thyen dhëmbët dikujt dikush; ia thyen dhëmbë e dhëmballë dikujt dikush;ia thyen fulqinjtë (hundët, kërbishtet,  kërcinjtë,  kërcinjtë e këmbëve, kockat, kokën) dikujt dikush; ia thyen kokën dikush dikujt; e thyen në kurriz (në mes) dikë dikush; ia thyen nofullat (samarin, turinjtë) dikujt dikush; ia ujdis bërroren (kokën, kurrizin, qejfin, samarin, shpinën) dikush dikujt; e vdes (e vë)  në dru dikush dikë; ia vesh këmishën me uthull dikujt dikush; e vë në dru dikë dikush; i vjen hakut dikujt dikush; ia zbërthen brinjët dikujt dikush; ia zbrun shpinën dikujt dikush; ia zbut brinjët (kurrizin, shpinën)  dikujt dikush; e zhdëp në dru  dikë dikush

            30a.ËSHTË NË PIKË TË ADALELIT dikush fr.fol.,ftill.- është në gjendje shumë të vështirë dikush, është shumë keq  dikush, është  shumë ngushtë dikush, është keq e tukeq dikush, është në nevojë të madhe  dikush, është në gjendje kritike dikush, është si mos më keq dikush,  nuk di nga t’ ia mbajë dikush, nuk di si të veprojë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: është në  angështi dikush                    31.E LË NË PIKË TË ADALETIT  dikë dikush fr.fol.,ftill.- e lë në gjendje, në pozitë, në situatë shumë të vështirë, shumë të ngushtë (ekonomike) dikë dikush, e lë në ngushti (në sshtrëngesë) të madhe, e lë shumë keq, shumë ngushtë dikë dikush, e lë pa asnjë mjet jetese, pa kurrfarë ndihme a përkrahjeje  dikë dikush, e lë në kushte shumë të vështira dikë dikush, nuk e ndihmon fare dikë dikush të dalë nga gjendja e vështirë, e keqe, kritike, nuk e ndihmon fare dikë dikush kur është keq, kur është ngushtë. (BQ-DSH). S. ia bën bërryl  dikujt dikush; i çon duart  nga dikush (prej dikujt dikush);  e flak (e hedh) në mëshirën e fatit dikush dikë; i (ia) hedh litarin në grykë (në qafë) dikujt dikush; ia heq gurin e fundit dikujt dikush; nuk ia heq shiblën (zhiblën) nga syri) dikujt dikush; ia heq shkallët dikujt dikush; nuk ia jep dorën dikush dikujt; i (ia) jep të  shtymen dikujt dikush; ia jep rrugët (udhën, udhët) dikujt dikush;ia kthen brinjët (krahët,  kurrizin, shpinën)  dikujt dikush; s’ e lag këmbën për dikë dikush;  e lë në ahe (në akull, në pikë të akullit, e lë as andej as andej, as andej as këndej, në baltë, në baltë me të katër këmbët, në batak, në botë, pa bukë, cangël, në cedillë,  çivi, në dalalet)  dikë dikush; e lë në diell dikë dikush; e lë në këtë ditë dikë a një vend dikush; e lë në krahë (në shpinë) të erës  dikë dikush; e lë në mëshirën e fatit (godare, gozhdare, gjallë e ngushtë, në hall, në pikë të hallit, në ishull, në lloç, në llucë, muhasere, si peshkun pa ujë, si peshkun në zall, pezull, si pikën vjerrë, pingale, pingallë, pus, pykë,  pykë në rrugë, as në qiell e as tokë, në qull, në rrugë, në rrugë të madhe, midis katër rrugëve, në mes të rrugës, e lë në mes të katër rrugëve, pa shtëpi e katandi, thatë, në udhë, në mes të udhëve,  varur, në vend të shkretë, vjerrë, në zall, zi e më zi) dikë dikush;  ia lë barrët në lloç  dikujt dikush; e lëshon te balta dikë dikush; ia merr  kafshatën nga goja dikujt dikush; e nxjerr në diell  dikë dikush; ia pret dorën (duart, krahët, rrënjët) dikujt dikush; e qet në rrugë dikë dikush; ia rrëmben kafshatën nga goja dikujt dikush; ia shkurton  dorën (duart, krahët) dikujt dikush; ia than dorën (duart, krahët) dikujt dikush; ia vë duart në brinjë dikujt dikush; i (ia) vë lakun (litarin) në fyt (në grykë,) dikujt dikush; i vjen hakut dikujt dikush. Ant. e çon nga balta dikë dikush; i gjendet afër dikujt dikush; e nxjerr në anë dikë dikush

32.MBETET NË PIKË TË ADALETIT dikush fr.fol.,ftill.- mbetet shumë keq, si mos më keq (nga gjendja) dikush , mbetet pa asnjë mjet jetese dikush, mbetet në gjendje shumë të vështirë, të keqe, të ngushtë, kritike dikush, mbetet pa  asnjë ndihmë e përkrahje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush ,mbetet në ngushticë të madhe dikush, s’ ka nga t’ ia mbajë dikush, ndodhet në rrethana të vështira dikush.(BQ-DSH).S.mbetet në agoni dikush; mbetet në akull (në pikë të akullit) dikush; mbetet as andej as andej (këndej, këtej) dikush; mbetet në baltë (në balltak, në batak) dikush; mbetet si barka në të thatë dikush; mbetet as në breg, as në det dikush; mbetet cangël  dikush; mbetet në cedillë dikush; mbetet si cironka në të thatë dikush; mbetet cung (në vatër) dikush; mbetet si cungu në udhë dikush; mbetet midis çekanit e kudhës dikush; mbetet midis çekiçit e kullës dikush; mbetet çivi dikush; mbetet si daci në gaviç dikush; mbetet në dalalet dikush;  mbetet si delja në pyll (në qetë) dikush;  mbetet në diell dikush; mbetet  më (në) atë ditë  dikush; mbetet më (në) ditë dikush; mbetet në ditë të keqe dikush; mbetet në ditë të pikës dikush; mbetet drangull dikush; mbetet dyerve e strehëve (të huaja) dikush; mbetet në lëndinë dikush; mbetet në mëshirën e fatit dikush; mbetet si femëza pa spango dikush;  mbetet me gisht (me gishta, me gishtërinj) në gojë dikush; mbetet godare (gozhdare) dikush; mbetet si gogla mbi ujë dikush; mbetet si guri në mes të lumit dikush; mbetet si guri në udhë dikush; mbetet gjallë e ngushtë dikush; mbetet si gjym pa vegë (pa vegël) dikush;  mbetet në hall dikush; mbetet në pikë të hallit (në hall të madh) dikush; mbetet hapas dikush; mbetet hirit e hallirit dikush; mbetet  në ishull dikush; mbetet kallkan dikush; mbetet keq dikush; mbetet si kocka në hu dikush; mbetet në lak dikush;  mbetet si lepuri në fryjë dikush; mbetet në lëndinë dikush; mbetet si lis pa gjethe dikush; mbetet si lomçka mbi ujë dikush;  mbetet në lloç (në llucë, në llum) dikush; mbetet masat dikush; mbetet si miu në çark (në shishe) dikush; mbetet si mishi në mashë dikush; mbetet në moçal dikush;mbetet muhasere dikush; mbetet si mullëz e shteruar dikush; mbetet ngushtë (ngushtë e gjallë) dikush; mbetet si peshku në cërrat (në gjanë (në të thatë, pa ujë,  në zall) dikush; mbetet pezull dikush; mbetet në ditë të pikës dikush; mbetet si pika në lis (në strehë) dikush; mbetet si pika vjerrë dikush; mbetet pingale (pingallë, si pleshti në lesh të qenit, si plori në muzg, pus, pykë, si pyka në lis, si pyka në dru të thatë) dikush; mbetet as në qiell, as në tokë dikush; mbetet qiri dikush;  mbetet në qull dikush; mbetet si qyqja në degë (si qyqja pa fole) dikush;mbetet në mëshirën e rrugës (rrugëve) dikush; mbetet  në mes të (midis)  rrugës (udhës) dikush;mbetet në mes të  katër rrugëve (udhëve)  dikush; mbetet rrugëve  (udhëve) dikush;  mbetet në rrugë (në udhë) dikush; mbetet në rrugë (në udhë) të madhe dikush; mbetet si rrushi pa herek dikush; mbetet si shpend pa krahë dikush; mbetet si shuli pa pëlhurë dikush; mbetet si trasta në degë dikush; mbetet në udhë dikush; mbetet udhëve dikush; mbetet si ujku në thekër (në thes) dikush; mbetet varur dikush; mbetet në vathë dikush; mbetet si vemja në shi dikush; mbetet  në vend të shkretë dikush; mbetet si veza në mes të kulaçit dikush;  mbetet vjerrë dikush; mbetet si zagari në thekër dikush; mbetet  në zall dikush; mbetet për zi dikush;  ngec (ngel) në akull (në baltë, në driza, në llucë, në llum, në moçal) dikush; ngec si pleshti në shtëllungë dikush; i ngec sharra në gozhdë dikujt;  ngel me gisht (a) në gojë dikush; ngel pykë dikush; ngel në zalldan dikush; i thahen duart (krahët) dikujt; i thyhet krahu dikujt. Ant. del mb’ anë dikush  

            32a.NË PIKË TË ADALETIT fr.ndf.,id.-  shumë ngushtë, në gjendje shumë të vështirë, kritike, pa rrugëdalje, në shtrëngicë të madhe, në vështirësi shumë të madhe,aq ngushtë sa më s’ bëhet. (BQ-DSH). S. shih sin: në pikë të akullit

33.SHEH   ADALET   dikush  fr.  fol. id.- sheh, përjeton diçka tragjike, shumë të keqe, të shëmtuar dikush. (BQ-DSH).

ADECK/Ë-A

*34.ADECKË E FYTIT (E GRYKËS) fr. em.,anat.- fikth.- Jakën e këmishës së bardhë me vija të holla  bojë  qielli  e kishte lënë zbërthyer dhe nën adeckën e  grykës  i  dukeshin  ca qime  të dredhura  e të  ndritshme. (FGJ-K f. 59). S. arëz (arrëz) e Adamit (e fytit); kaçkë e fytit; lule e fytit; mollë (mollëz) e Adamit (e fytit); arrç i fytit; arrë (boçë)  e fytit 

ADEM PEJA

            34a.SHKO E EJA SI ADEM PEJA! fr. proverb..,iron.-  sillu. endu  kot! , vepro, puno kot, !   mundohu, përpiqu kot ! . (SUAH-SHPPG f.93).  S. shih sin:   sillu kah dardha e Ahmatit!

35.SHKON E VJEN SI ADEM PEJA dikush fr. fol.,krah.,aluz.,iron.-sillet poshtë e lart, sillet, bredh , endet kot, kot së koti dikush,  e shkon, e kalon kohën pa bërë gjë, kot dikush, hallavitet, sorollatet dikush. (AÇ-GJA-I , 1971 f. 131). S. shih sin: bredh andej (e) këndej (këtej) dikush

ADET-I

            35a.ADET I KEQ fr.em.,fj.- ves, shprehi e keqe. (BQ-DSH). S. huj (huq) i keq

36.I BËHET ADET diçka dikujt, E   BËN  ADET diçka  dikush  fr. fol.,id.- mësohet, stërvitet   me  diçka (në mënyrë të veçantë) dikush, nga e cila nuk heq dorë, e bën  të zakonshme, të rëndomtë, të përhershme diçka dikush. (BQ-DSH).S.i bëhet huq (ilet, sëmundje, shprehi, ves, zakon)  diçka dikujt; e   bën huq (ilet, sëmundje,  shprehi, ves, zakon)   diçka dikush

*37.E BËN ADETIN dikush fr; fol.,id.- bën, vepron dikush ashtu si duhet, ashtu si lypset , si më  parë,  si  përherë.- Nuk  mërzitesh  ti, nuse, të bëjmë adetin ne burrat,- i tha së shoqes së Teki Manushit. (NETO-GB f. 243). Do të dilte pazarit me brezin e lëshuar e i ngrehosur, për të bërë adetin, nga i cili nuk hiqte dorë. (KB-TNZ f. 235).

*38.IA BËN ADETIN dikush  fr.fol.,id.- 1. (diçkaje) e bën, e punon, e shqyrton, e trajton etj. dikush diçka disi, pa përkushtim, pa kujdes, shkel e shko, përciptazi, sa për të thënë, sa për formë, sa për sy e faqe të tjerëve. 2. flet jo me seriozitet, jo me gjithë mend dikush, flet sa për formë, sa për sy e faqe të tjerëve.- Hapa gojën t'ia bëj adetin, por kush të lë. (T.H-B f. 5). 3. (dikujt)  ia plotëson një kërkesë, një nevojë a diç tjetër dikujt dikush në mënyrë  gjysmake, shkel e shko, sa për të thënë, sa për t’ia zënë  gojën, ia paraqet diçka dikujt dikush në mënyrë të atillë që t’ ia mbushë mendjen a ta kënaqë . (BQ-DSH). S.i (ia)  mbyll (zë) sytë  dikujt dikush

            38a.ËSHTË SA PËR ADET diku dikush fr.fol.,ftill.- është sa për të thënë, sa për t' u dukur,sa për dukje, sa për të treguar veten para të tjerëve., formalisht  diku dikush. (BQ-DSH). S.është sa për sy e faqe diku dikush    

 39.I JEP SA PËR ADET diçka dikujt dikush fr. fol.,iron.- i jep fare pak ose shumë pak  diçka dikujt dikush, i jep sa për të kaluar radhën  diçka dikujt dikush.  (BQ-DSH). S.i jep një majë cipali diçka dikujt dikush; i jep një çikë diçka dikujt dikush; i jep çikë e pikë dikujt dikush; i jep sa për të kruar dhëmballën diçka dikujt dikush; i jep një fije diçka dikujt dikush; i jep sa për ta lagur (sa për ta larë) gojën dikujt dikush; i jep sa për  t’ i (ia) mbyllur gojën  diçka dikujt dikush;  i jep një grimë diçka dikujt dikush; ia jep gjalmin e kacekut  dikujt dikush; i jep një majë gjilpëre diçka dikujt dikush; i jep majë diçkaje dikujt dikush; i jep sa për të zënë kryqet diçka dikujt dikush; i jep sa për shpirt të miut  diçka dikujt dikush; i jep një thembër (një  thërrime) dikujt dikush; i jep një majë thoi  dikujt dikush;  i jep një zerre  dikujt dikush; ia lag gojën dikujt dikush. Ant.i fal  me duart plot diçka dikujt dikush

*40.E KA ADET  diçka dikush fr.fol. ,id.- e ka shprehi diçka dikush, e ka nga natyra e tij  diçka dikush, është i mësuar të veprojë, të sillet etj. (në mënyrë të veçantë) dikush, është i  mësuar  me diçka  dikush, nga e cila nuk heq dorë, e ka gjë (shprehi) të  zakonshme, të rëndomtë, të përher-shme diçka dikush..-Thashë: ti e kishe adet, nga herë bëje merhamet. (NZFR te: SF nr. 1-2/ 2005 f. 147).Ti e di se nuk e kam adet të vajtoj si gruaja. (S. H-EL f. 135). Haxhi Filja mbi trapeza/ s' e ka adet të shtrojë sofrabeza. (GJF-GPT f. 131). Nuk e pat adet shqiptari,/ ta ketë zot shtëpie bollën! (RG-T f. 31). Ti e ke adet, zotëri, të kërkosh hala në përpeq. (MI-SHT f.48).S. e ka huj (huq, ilet) diçka dikush; e ka për piri  (për rod, për soj, për xhins) diçka dikush;e ka sëmundje (shprehi) diçka dikush; e ka në (për) thua diçka dikush, e ka ves;  e ka prej  vetiu dikush; e ka xanxë diçka dikush;  e ka zakon  diçka  dikush (edhe moh.)

            40a.KA ADET TË KEQ dikush  fr.fol., ftill.- ka shprehi të keqe dikush, ka ves dikush. (BQ-DSH).S.ka huj (huq) të keq; e ka hujin e lig dikush ; e ka hujin e gomarit (magarit)  dikush  

            40b.MERR ADET TË KEQ dikush  fr. fol..,ftill.- merr shprehi të keqe dikush, mësohet keq dikush, i bëhet shprehi e keqe dikujt. (BQ-DSH).S.bie në huj dikush; merr huj (ves) dikush; merr huj (tabiat, ves) të keq dikush                      

*41.SA PËR T' IA BËRË ADETIN fr. ndf.,iron.-1. pa kujdes, shkel e shko,  dosido,  pa përkushtim të duhur, pa i kushtuar vëemendje.-Universitaret në konkurrencën kosovare për shkak të cilësisë së dobët të skuadrave tjera luajnë  sa për t’ ia bërë adetin. (p.a. te: KD,  31 maj  2003 f. 19). S. shih sin: si angari. 2. jo me seriozitet, jo me gjithë mend, sa për të thënë,sa për dukje, sa për të treguar veten para të tjerëve,  sa për ta parë të tjerët, formalisht. (HB-FPD f. 133). S.për cipë; për dalë e dukë; për faqe; për formë; për të hequr sytë e botës; për sy e (për)  faqe; për sytë e botës; sa për adet; sa për të bërë hije; sa për të bërë zakonin; sa për cipë; sa për dalë e dukë;  sa për deleduk; sa për t’ u dukur; sa për emër; sa për faqe; sa për faqe të botës; sa  për figurë (për formë);  sa për të kaluar radhën; sa për sy e faqe; sa për shihni botë; sa për të lagur (për të larë, për të shpëlarë) gojën; sa për të hequr qafet; sa për të kaluar radhën; sa për të mbaruar punë; sa për të shkuar radhën;sa për sytë e botës, sa për sy të botës; sa për sy e (për) faqe; sa për të thënë; sa për të zënë sytë; sa për t’ i (ia) zënë sytë dikujt. 3. sa për të thënë që e ka ndihmuar dikë, shumë pak, fare pak. (BQ-DSH). S. sa për adet; sa për sadaka; sa për t’ i (ia) mbyllur gojën; sa për t’ i (ia) zënë sytë

              *42.SA PËR ADET fr.ndf.,iron.-1. pa kujdes, shkel e shko, pa përkushtim të duhur. S. shih sin: si angari. 2. sa për t’ u dukur përpara të tjerëve, vetëm për t’ u paraqitur mirë e në rregull para të tjerëve,  jo me seriozitet, jo me gjithë mend, sa për të thënë, formalisht, pa çiltëri.- Si mund të durojnë pa i folur, tek e fundit një gjysmë fjale, sa për adet...(MI-UD f. 92). Në qoftë se është ai i veti, nuk të bën para fjala! Ai të paska ardhur sa për adet. (KBR-TK f. 41). Duket se është gabuar nëse ka menduar  se të gjitha shfaqjet  që po i vë në skenë  ia vlen të punohen  në teatrin numër një të vendit. Për më tepër, duket se ai,  po ashtu, nuk ia ka qëlluar kur ka vendosur që shfaqjet t’ i lë  në repertor  vetëm dy-tri herë, sa për adet. (IMU te: ERE, 31 maj  2003 f. 11). Një gjysmëfinale sa për adet. (EIS te : KD, 31 maj  2003 f. 19). S. shih sin: sa për t' ia bërë adetin. 3. sa për të thënë që e ka ndihmuar dikë, shumë pak, fare pak. (BQ-DSH).S. shih sin: sa për t' ia bërë adetin

*43.SI (SIÇ) ËSHTË ADET(I)  fr. ndf.,id.- si, siç është zakon, si, siç veprohet me rregull, si, siç është rregulli.- Kalojmë pranë njëri tjetrit, e nuk thotë kush siç ka qenë adet, por të thotë:"tungjatjeta"! (SHM - S f. 89). Jashta, sa t' ia bajmë pak tesha e kotesha, siç është adeti më. (RKE-HA f. 179). S. shih sin: sipas  adetit

*44.SI (SIÇ) E KA ADET fr.ndf.,id.-si (siç) është mësuar.- Ai menjëherë, siç e ka adet, më futi brenda dhe më pyeti. (SO-TRR f.77). Kështu, usta Demiri, si e kishte adet, e mbathi edhe me shumë porosi tjera...(MI-UD f. 90). Bëni ç' keni për të bërë, veç shpejt, ashtu si e kanë adet burrat. (MG-AB f. 81). Ai menjëherë, si e ka adet, më futi brenda dhe më pyeti: Ç’ kemi të re? (SO-TRR f. 77). Ajo prapë i rrit brirët dhe thyen lugë e çanakë, si e ka adet. (MI te: JR nr. 3/ 63 f. 335).  S. si (siç) e ka shprehi  (zakon)

45.SI ADETI fr.mb.,id.- shumë i mirë, shumë i bukur. (FGJSSH f. 5). S. i pikuar (i pikur, i rënë) nga qielli; si i rënë nga qielli; si rrezja e diellit; si yll i këputur

*46.SIPAS ADETIT fr.ndf., fj.- sipas rregullit, rendit.- Xha Lita buzëqeshi sipas adetit të vet gjerë-gjerë plot shend...(MI-FV f. 117). Kur nisim shtëpi të reja, sipas adetit tonë, themi u shtofshin me dasmë. (MI-FV f.118). Nuk i foli më, po duke sharë sipas adetit, u kthye i kërrusur në kafe restorant. (MI-SHT f. 81). Imërli Llaçi, sipas adetit, mund të paguante njerëz për t' ia grabitur paratë  e shtëpisë. (MI-SHT f. 85). S. si (siç)  është adet (i); si është zakoni; sipas zakonit   

ADMIRIM-I

*47.KA ADMIRIM dikush për dikë fr.fol.,fj.-e admiron  dikë dikush.- E dinte që pjesa më e madhe e njerëzve e donin, kishin admirim për të. (RKE te: B, 19. I. 1997  f. 11). S. i shpreh  admirim dikush dikujt

*48.I SHPREH ADMIRIM dikush dikujt fr.fol.,fj.- e admiron dikush dikë.- I shprehim admirim plakut për birin dëshmor që ia fali popullit dhe Kosovës. (ZG te: B, 20. XI. 1997 f. 8). Kjo s   ' do të thotë se qorton stoikun, por i shpreh admirim  edhe një vetie të tij revolucionare dhe edukuese. (RQ te: FN-B f. 139) . S.shih sin: ka admirim dikush për dikë

*ADRA-T

*49.QET  ADRA dikush fr.fol.,id.- flet, kuvendon për gjëra të kota, pa vlerë, pa interes, pa rëndësi dikush, dërdëllit, llomotit, përrallis dikush (FGJSSH f. 5, SM f. 289, 384, 403) .- Ndërmjet vete ishin grirë atë ditë, si duke qitur adra,/ Hot e Grudë e Vasoviq. (GJF-LM f. 429) . S. shih sin: flet në arë e  në stom dikush

50.THOTË ADRA dikush fr. fol.,id.-  flet   për gjëra të kota, pa vlerë, pa interes, pa rëndësi dikush, dërdëllit, llomotit, përrallis dikush. (FSHSSH f. 5). S. shih sin: flet në arë e  në stom dikush

51.THYEN ADRA dikush fr .fol.,id.- flet   për gjëra të kota, pa vlerë, pa interes, pa rëndësi dikush, dërdëllit, llomotit, përrallis dikush. FGJSSSH f. 5, SM f. 289, 384, 403 ). S. shih sin: flet në arë e  në stom dikush

ADRES/ Ë-A

*52. BËHET NË ADRESË të dikujt diçka  fr.fol.,met.- i drejtohet atij që duhet, i drejtohet me qëllim të caktuar dikujt diçka.- Vërejtjet më të mëdha u bënë pikërisht në adresë të disa shërbimeve. (p.a. te: R, 17.X. 1987 f. 5). Dënimet verbale  që me muaj të tërë po bëhen në adresë të Serbisë nuk ndikuan asgjë. (DG te: ZR, nr.1455, 6.VI. 1992 f. 13). S. drejtohet në adresë të dikujt diçka;  jepet në adresë të dikujt diçka

*52a.NUK I DIHET ADRESA dikujt fr.fol.,met.- nuk dihet ku  banon, ku jeton,  ku gjendet, ku është dikush.- Votuesi ka zgjedhur udhëheqësit e vet që atyre t’  u jenë në ballë, jo të papërgjegjshmit e vet  që kur e kërkon nevoja të ndërmarrin diç, atyre nuk iu dihet adresa. Qyetari mbetet në mjegull. (VIFEJ te: ERE, 20 gusht 2002 f. 8). (edhe moh.)

53.DREJTOHET NË  ADRESË  të dikujt diçka fr.fol.,met.- i drejtohet atij që duhet, i drejtohet me qëllim të caktuar dikujt diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet në adresë të dikujt diçka

*54.E DREJTUAR NË ADRESË të dikujt diçka fr.mb.,met.-e drejtuar atij që duhet, e drejtuar me qëllim të caktuar.- Është përplot kritika nënçmuese  të drejtuara në adresë të çdokujt! (LQ te: ZR nr. 1347-8? 3-30. VI.1990 f. 41).

*55.GABON ADRESË(N)  dikush  fr. fol.,met.- 1. i drejtohet atij që nuk duhet, gabon qëllimin, i drejtohet gabimisht dikujt dikush, mashtrohet dikush.- Më falni, se paskam gabuar adresën. (AI-QUO f.56).  Të rrosh apo të mos rrosh .../ kishte gabuar adresën te ti. (MR-NA f. 282).2 . gabon në llogari, në parashikim dikush. (SKDO f. 56).-Në qoftë se këta kanë ngulur sytë  në veten time duke kujtuar se unë trembem prej shpifjeve të tyre e do të ndërroj rrugë, u dëftoj qartas se kanë gabuar adresë. (HPRI-K f. 39).

*56.E GJEN ADRESËN e dikujt dikush, IA GJEN ADRESËN dikujt dikush fr.fol.,met.- i shkon dikujt dikush,e viziton dikë dikush . (MGJ-FGJSH f. 14).-Të them të drejtën, edhe tre-katër muaj nuk kam dëshirë të largohem. Ky aksion mbaron brenda kësaj kohe. Kush ma paska gjetur adresën? (SUKRA-BN f. 204).

              57.IA KA HARRUAR ADRESËN   dikujt dikush fr.fol.,meton.- 1. nuk i ka shkuar prej kohësh në shtëpi dikush dikujt, nuk i ka shkuar në shtëpi për vizitë dikujt dikush një kohë të gjatë, i ka shkuar shumë rrallë dikujt dikush, nuk duket më një kohë të gjatë në shtëpinë e dikujt dikush, nuk i shkon më në shtëpi dikujt dikush. (FGJSSH f. 657). S. bëhet për të (t’ u) lyer me miell dikush; bëhet piper dikush; nuk erret as nuk zbardhet diku dikush; ia ka harruar derën (shtëpinë) dikujt dikush; e humb derën e dikujt dikush;  ia ka humbur derën dikujt dikush; i humb (i ka humbur) fija diku  dikujt .2. nuk e di fare se ku banon e ku jeton dikë dikush, nuk i ka qenë kurrë në shtëpi dikujt dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk i ka hyrë brenda dikujt dikush

*58.E HUMB ADRESËN dikush fr.fol., met.- 1. nuk di kujt t' i drejtohet dikush, e humb orientimin, kontrollin e vetes dikush, çorientohet dikush, shushatet, habitet, trullohet dikush..- Në vijën e pakëputshme, lakore e mezi të ndritur, pati meteor që ka humbur adresën. (MR-L f. 464).S.  shih sin:  i humb batha dikujt.2.  nuk vjen prej kohësh për vizitë a për të ndenjur dikush. (BQ-DSH). S. bëhet për të lyer me miell dikush

*59.JEPET NË ADRESË të dikujt diçka fr.fol.,met. i drejtohet atij që duhet, i drejtohet me qëllim të caktuar dikujt diçka.- Shumë vërejtje u dhanë  në adresë të komisioneve të ngrohtores. (BZ te: R, 18. III. 1988 f. 10).S. shih sin:bëhet në adresë  të dikujt diçka

*60.NDËRRON   ADRESË   dikush   fr. fol., met.- ndryshon, ndërron vendbanim, vend-qëndrim  dikush, ndërron mjedis (vend) dikush, shkon gjetiu dikush.-E kishin kërkuar në një hotel të kategorisë së tretë...ndërroi adresë pizevengu,-tha Sherifi dhe i ra derës me grusht.-Më duket se më në fund e gjetëm.(IK-N f. 128).

 *61.NË ADRESË të dikujt fr. ndf .,met.-1. në drejtim të dikujt, për dikë, në lidhje me dikë, drejtuar dikujt me qëllim të caktuar.-Shfryjnë me sharje e ofendime me rrena në adresë të shqipta-rëve... (IK te:B, 18.IX. 1992 f.4).  Atëbotë   ngritet   vasha: merr forcën e malit/ duke hedhur fjalë në adresë të djalit. (S. HY-K f. 68). Veprimta-rët e shumtë bënë shumë kritika konstruktive në adresë të mediumeve të shkruara dhe elektronike e sidomos në adresë të RTK-së. (p.a te: ERE, 28 shtator 2002 f. 6)  . S. në emër të dikujt, në emrin e dikujt. 2.  duke u përcaktuar, duke u thirrur në  dikë .- Dëgjon këto fjalë në adresë të tij  nga kënaqësia...(ISH-SH  f. 39).  Shkruante me ironi në adresë të revistës së F. Konicës...(THGJI-MG f.6).Ç’ lidhje kanë librat me fjalët që mund të thuhen  në adresë të tij? (NAJORG te: LE, 21. 06.2008 f. 19). S. në emër të dikujt, në emrin e dikujt

61a.NË ADRESË TË GABUAR fr.ndf., met.- drejtuar gabimisht, drejtuar jo atij që duhet, me qëllim, drejtim, orientim të gabuar.-Veç... hedhjes së fajit në adresë të gabuar, kam dëgjuar nga të afërmit e një boksieri se vetë kryetari..., ia ka dhënë lejen boksierit të mos kthehet në Kosovë. (AZSAL te: KD, 19 prill 2003 f.16). Duke kërkuar fajin për kritikat ndaj tij në adresë të gabuar, ministrit i është mbushur mendja se të gjithë gazetarët e Kosovës po i shtie Ramizi të shkruajnë keq për të. (IMU te: ERE, 25 tetor 2003 f. 11).

*62.E NGATËRRON ADRESËN dikush fr.fol.,met.- nuk di kujt t' i drejtohet dikush, e humb orientimin, kontrollin e vetes dikush, çorientohet dikush.-Me siguri që keni ngatërruar adresën. Me mua nuk keni çfarë të sqaroni.(BMU-B f.154). S. shih sin:   i humb batha  dikujt

*63.PA ADRESË fr.ndf.,met.-pa drejtim, orientim të caktuar; pa vend të caktuar.-Historinë fatzezë të popullit tim/  me hartë të copëtuar (të grisur) /dhe vendbanim pa  adresë. (N.BU te: ZR nr. 1387, 26.I. 1991 f. 35, N.BU-E f. 39). Osoja nuk mund të shtinte fall kujt i drejtoheshin ato fjalë pa adresë.(SUKRA-OK f. 151).

ADHAP-I

*64. E  BËN ADHAP dikush dikë fr.fol., id.-e mundon dikush dikë.-Mos na bëj adhap !

( JANU- 3/ 70 f. 179). S. shih sin:  ia pjek buzën dikujt dikush

*65.ME ADHAP fr.ndf.-me vështirësi të madhe, me mund, me mundim të madh.-Ta dini ju me sa siklet ,me sa adhap fitohej  paraja e shkretë! (MG-AB f. 32). S. shih sin: bot e bir

AFAT-I

            *65a.BRENDA NJË AFATI TË  CAK-TUAR   fr.ndf.,fj- brenda një kohe të caktuar.- Kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por brenda një afati të caktuar. (p.a. te: KD, 15 shkurt 2003 f. 2.).

*66.BRENDA AFATIT fr. ndf .,fj.-në kohën e paraparë, në kohën e duhur, me kohë.-Kishin premtuar se do të vinin të gjitha forcat ,se do të bënin çmos që hoteli të ndërtohej brenda afatit.(IK-GJ f. 129). U premtoi zgjedhësve se nëse fiton ai, brenda afatit prej dy deri tre muaj do t' i shpallë zgjedhjet parlamentare. (p.a. te: ERE, 19 gusht 2002 f. 2).

67.DALJE E AFATIT, DALJE AFATI  e  diçkaje fr.em.,fj.-kalim i kohës së paraparë a të përcaktuar   me ligj, norma a akte administrative a juridike të diçkaje. (SM f. 312).S. kalim i afatit, kalim afati, skadim i afatit, skadim afati; shkuarje e afatit, shkuarje afati e diçkaje

*68.I DEL AFATI  diçkaje a dikujt fr.fol.,fj.-i kalon diçkaje a dikujt koha e paraparë a e përcaktuar me ligj, normë a akt administrativ, juridik.-Shkaktarët e tyre gjenden në artikuj të ndryshëm ,në të atillë që u ka dalë afati...(NR te: R, 23.VI.1988 f.13). S. shih  sin: e humb afatin diçka a dikush

69.NUK IA FAL  AFATIN dikush diçkaje  fr.fol.,id.-nuk e pret fare dikush diçka, e bën, e kryen, e mbaron, e merr, e rrëmben, e dëmton sakaq, menjëherë, aty pë aty dikush diçka.(BQ-DSH).S.nuk ia jep afatin dikush diçkaje

*70.E HUMB AFATIN diçka a dikush fr.fol.,fj.-i kalon koha e paraparë a e përcaktuar (e vlefshmërisë, e dorëzimit, shqyrtimit etj.) diçkaje a dikujt me ligj, normë a akt administrativ a juridik nga ndonjë organ a institucion shoqëror-politik a shtetëror.-Ik përtej detit,ik!/ Mos e humb afatin!/ sa s'të gjeti dhe ty -/ si sulltan Muratin...(LSH te:  GEP nr.12/ 87 f. 17).S. i i del (kalon, skadon) afati diçkaje a dikujt; i kalon (i shkon) afati diçkaje a dikujt

*71. NUK JEP AFAT diçka fr.fol.,id.- nuk jep mundësi, nuk jep kohë, nuk pret që.. (HL-FF f. 491).-Nëpër fushë e nëpër shtëpi / me ziti që s' jep afat.(NDM-V f. 31).  

*72.I JEP AFAT dikush dikujt fr.fol.,id.- 1.  ia cakton kohën e një veprimi  dikujt dikush. 2. nuk e ngut, nuk e detyron, nuk e shtrëngon  dikë dikush për të bërë diçka, e pret dikë dikush, i lë mundësi, kohë të lirë dikujt dikush (për të bërë diçka). -Kujtimi më ka thënë t' ia hap zemrën, bile më ka dhënë afat. (SUKRA-BN f. 214). Burrave u dhanë afat dy orë. (BH te K nr. 14, 31 08. 2001 f.16). S. shih sin: s’ ia bën me de, s’ ia bën de dikujt dikush

*73.NUK I JEP AFAT dikush a diçka dikujt fr. fol.,id.-e ngut, e shtrëngon, e detyron shumë, së tepërmi dikush  a diçka dikë (për të bërë diçka), nuk i lë fare pushim, nuk e lë fare të pushojë dikush a diçka dikë,  nuk e pret fare ,aspak   dikë dikush (për të bërë diçka) ,nuk i lë mundësi, kohë të lirë dikush a diçka dikujt (për të bërë diçka). (FGJSSH f. 7).-Për sa kohë duhet ta rregullosh ? -pyeti një tjetër.-S' më dhanë afat.-Ama s' më dhanë afat?-Jo,-tha Dani.(DHXH -P f. 195 ). S.ia bën rricë dikujt dikush a diçka, i bën rricë dikujt dikush për diçka (për një punë etj.); nuk i jep arallëk dikush a diçka dikujt ; nuk i jep derman dikush a diçka dikujt; nuk i jep kohë dikush a diçka dikujt; nuk i jep nge (rend, tehir)  dikush a diçka dikujt; nuk i lë afat (arallëk)  dikush  a diçka dikujt; nuk i lë derman dikush a diçka dikujt; nuk e lë të heqë gjembin nga këmba dikë dikush;  nuk e lë të marrë frymë dikush a diçka dikë; nuk i lë kohë (nge, shteg) dikush a diçka dikujt ; e shtie me de  (me zor) dikë dikush;  i thotë me de, i thotë de dikujt dikush;  ia vë acar (pishë) dikujt dikush a diçka; i vihet acar (pishë, rricë) dikujt dikush a diçka. Ant. s’ ia bën me de, s’ ia bën de dikujt dikush

74.I JEP AFAT VETES dikush fr. fol.,id.-e shtyn punën sot për nesër(me sot e me nesër) dikush, e zvarris, e zvarg, e zhagon kryerjen a zgjidhjen  e një pune dikush,e lë për herë tjetër kryerjen a zgjidhjen e një pune a çështjeje, nuk ngutet fare dikush, e merr punën fare shtruar dikush .(BQ-DSH).

75. NUK IA JEP AFATIN dikush diçkaje fr.fol.,id.- nuk e pret fare dikush diçka, e bën, e kryen, e mbaron, e merr, e rrëmben, e dëmton sakaq, menjëherë, aty pë aty dikush diçka. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk ia fal afatin dikush diçkaje

            76.KALIM I AFATIT, KALIM AFATI fr. em.,fj.- kalim i kohës së paraparë a të përcaktuar   me ligj, norma a akte administrative a juridike të diçkaje. (RUS f. 409). S. shih sin : dalje e afatit, dalje afati  

            77. I KALON AFATI diçkaje a dikujt fr. fol.,fj.- i kalon koha e paraparë a e përcaktuar (e vlefshmërisë, e dorëzimit, shqyrtimit etj.) diçkaje a dikujt me ligj, normë a akt administrativ a juridik nga ndonjë organ a institucion shoqëror-politik a shtetëror. (RUS f. 409) S. shih sin: e humb afatin  diçka a dikush

            77a. I JEP AFAT dikujt dikush fr.fol.,id.- nuk e ngut, nuk e detyron, nuk e shtrëngon  dikë dikush për të bërë diçka, e pret dikë dikush, i lë mundësi, kohë të lirë dikujt dikush (për të bërë diçka). (BQ-DSH). S. shih sin: s’ ia bën me de, s’ ia bën de dikujt dikush  (edhe moh. )

            78.NUK I LË AFAT dikush dikujt fr.fol., id.- e ngut, e shtrëngon, e detyron tepër, së tepërmi dikush dikë, nuk e pret fare, aspak dikush dikë, vepron, reagon menjëherë ndaj dikujt dikush, nuk i lë kohë të lirë dikush dikujt, e ngut pa masë, së tepërmi dikush dikë. (BQ-DSH). S. shih sin: nuk i jep afat dikush dikujt (edhe poh.)

            79. NUK IA LË AFATIN dikush diçkaje fr;fol.,id.- nuk e pret fare dikush diçka, e bën, e kryen, e mbaron, e merr, e rrëmben, e dëmton sakaq, menjëherë, aty pë aty dikush diçka. (BQ-DSH). S.shih sin: nuk ia fal afatin dikush diçkaje

            *79a. ME AFAT TË SKADUAR fr.ndf.,fj.- që i  ka kaluar koha, afati,vlera ligjore.- Në tregun tonë hasim mishra me afat të skaduar. (ILKR te: KS, 20 shkurt 2003 f. 7).

            *80.ME AFAT TË GJATË fr.mb.fj.-afatgjatë.-Prandaj  projektimi  i rezistencës shqiptare duhet të jetë me afat të gjatë  e jo me sot e me nesër. (AD te: ZR, nr.1385, 12.I. 1991 f. 11). Ant.me afat të shkurtër

            81.ME AFAT TË SHKURTËR fr.mb., fj.-afatshkurtër, i përkohshëm, i hëpërhëshëm. (VK-II f. 1068, SM  f. 348).Ant. me afat të gjatë

            *82.NË AFAT fr. ndf.,fj.-  kur duhet ,në  çastin (kohën) e duhur, pa vonuar , pa vonesë. (FGJSSH f.340, 840).- Inxhinierët reaksionarë bëjnë çmos  për ta penguar tharjen e kënetës në afat. (KOBI te: SF. nr. 1/ 88 f. 45). Edhe lejet për pushimet  nuk merreshin nga punëdhënësit, se ky njihte vetëm të parin e grupit, i cili dorëzonte në afat punën e bërë qesim dhe merrte të hollat. (PARB-BZ f. 21). S. me kohë; në kohë

            *82a.NË AFAT PREJ... fr.ndf.,fj.-  në kohë prej....- Kundër këtij aktvendimi  lejohet e drejta e ankesës në afat prej  tre ditësh nga dita e pranimit të tij. (GEL te: ERE, 29 mars 2003 f. 10).

            *83.NË AFAT(IN) REKORD fr.ndf.,fj.-shumë shpejt, në kohë sa më të shpejtë.-Këto dy arsye...në afatin rekord e shpunë në varr poetin.(AA-SH f.195).

            *84.NË AFAT (IN) SA MË TË SHKURTËR fr. ndf.,fj.-sa më shpejt, sa më afêr.-Ai do të bëjë çmos  që në afatin sa më të shkurtër të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët.(BUDU te: B,14.X. 1997 f.6). Për këtë ,konsiderojmë, thotë ai, se grupi parlamentar për parashtresa dhe ankesa në afatin sa më të shkurtër  duhet ta thotë fjalën e vet. (BAKA te B, 22 korrik 1995 f. 5). Imponon nevojën e ndërhyrjes urgjente për zgjidhjen e disa problemeve që do të mund të zgjidheshin  në një afat sa më të shkurtër.(BAKA te:B, 24 korrik 1995 f. 5). Bashkëqytetarët  tuaj në afatin  sa më të shkurtër, do ta lëshonin alarmin dhe me çdo kusht do ta përmbysnin çdo qeveri. (LUETE te: ERE, 26 prill 2003 f. 3).

B

BABA-I ( BAB/Ë-A)

            *2366.BABË E BABAGJYSH (BABË-GJYSH) fr. ndf., id.-1 në mënyrë të vijueshme që në (nga) kohë të lashta. S.shih sin: bark pas barku.2.prej shumë kohësh, gjithmonë, që kur s' mbahet mend.(HB-FPD f.19,110,407).-3.të gjithë të parët e familjes.-  Po  harrojnë  ore këta përqyrrana se unë babë e babagjysh i kam pasur të lidhur me këtë regjim. (RSHE-RR f. 122).

            2367.BABË PAS BABE E DJALË PAS DJALI fr. ndf., meton.- në mënyrë të vijueshme që në (nga) kohë të lashta.(FGJSSH f.82). S. shih sin: bark pas barku

            2368.BABA QAFOR fr. em.,id.-njerk (kundrejt fëmijëve të gruas, e cila i ka me një burrë tjetër).(FGJSSH f. 1585).

            2369.NUK I BESON AS BABËS SË VET dikush fr. fol.,ftill.-nuk i beson askujt dikush. (HB-FPD f.30).S.nuk i beson  as dorës së vet dikush;  nuk i beson as këmishës së vet dikush; nuk i beson as syve të vet dikush; nuk e zë besë  as lëkurën e tij (lëkurën e vet) dikush

            2370.BËHET BABA (BABË) dikush  fr. fol.,meton.-i lind fëmija i parë të martuarit.(BQ-DSH).

            *2371.I BËHET BABË E NËNË dikujt dikush  fr.fol.,meton.-kujdeset shumë  për dikë dikush, kujdeset si prind  për dikë dikush.-Nekie Talo...nuk di shkrim e këndim, po na është bërë babë e nënë me të gjitha.Është guximtare e madhe. (SHMU-PA-I f.394). S. shih sin: i gjendet afër dikujt dikush

            2372.BËMË BABA TË TË NGJAJ (TË TË NGJAS) fr. fol.,meton.-thuhet kur i ngjan fëmija shumë prindit  në sjellje e në mendime. (FGJSSH f. 1259). S. shih sin: është i ati në vend dikush

            2373.BËMË BABA TË TË NGJAS DHE NJË HAP TË TË RRËSHQAS  fr.fol.,meton.-  thuhet kur i ngjan fëmija shumë prindit  në sjellje e në mendime, por edhe kur ia kalon sadopak. (ANJEKE-M f. 68). S. shih sin: është i ati në vend dikush

            2373a. TA BËN  BABËN BURRË  dikush fr.fol.,iron.- trillon diçka krejt të paqenë e të pamundshme dikush, është shpifës, shpifarak i madh dikush, shpif shumë, tej mase dikush, trillon, thotë gjëra të paqena dikush, e bën të paqenën të qenë dikush. (JTH-FFGJSH f. 149). S. shih sin: ta vë babën burrë dikush

            2374.NUK MA KA BËRË BABAI (BABA) dikë fr. fol.,meton.-nuk mërzitem për dikë, nuk kam kurrfarë detyrimi, borxhi ndaj dikujt.(HB-FPD f.19).

            2375.CA TË BABAIT, CA TË NJERKUT fr. proverb.-njëri trajtohet mirë e tjetri keq (pa të drejtë), ca trajtohen mirë e ca keq, megjithëse duhen trajtuar njësoj. (FGJSSH f.81,1283, 1232, 1283). S.ca të nënës, ca  të njerkës

            2376.ÇKA T’ I BËSH BABËS E NËNËS, DO TA BËJË DJALI YT fr.proverb. ,iron.-  ç’ të bësh e gjen, ç ‘ të keqe të bësh, e gjen, e pëson vetë, atë të keqe që e bën, e gjen, të kthehet në të njëjtën masë a mënyrë, çfarë të bësh do të gjesh. (VODE- THD f. 68). S. shih sin : e bën në det, e gjen në kripë, ç’ bën në det, e gjen në kripë

            2378.N' U ÇOFTË BABAI IM PREJ VARRI fr. fol.,iron.-është diçka e pamundshme, është diçka e kotë. (HB-FPD f.193). S.në bëftë edhe këndesi ve

            *2379.EJA (HAJDE) BABA TË TË DËFTEJ (TË TË KALLËZOJ, TË TË RRËFEJ,  TË TË TREGOJ)  ARAT (KUFIJTË, VRESH-TIN) fr. proverb.,iron.-e mëson dikush dikë që di më mirë se ai nga përvoja, ia mëson dikush dikujt  disa gjëra që ai i di më mirë se ai,  ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin .(KOKA te: LEKA nr. 4/ 1931 F. 116, FUSH f.591, 596, 602, FGJSSH f.81,VK-II f.499, PAVHA-SHPE f. 115).-Ju na vini që prapa diellit e na mësoni. Hajde baba të të rrëfej arat, i thonë kësaj  këtej nga ne. (JX-LV f. 411). Epo ne ç’ jemi? Si s’ qenkemi ne teknikë, që na ka rënë bretku në këtë punë! Eja, baba, të të tregoj arat. Lena, moj bijë, edhe ti me këto.Edhe ne duhet  të na dëgjoni. (ZSA-VL-3 f. 180).S. bëhet (u bë) veza të mësojë pulën; don ta mësojë veja pulën; eja baba të dëftej arën; eja babë  t’i shohësh arat ku t’ i ka lënë gjyshi; eja gjyshe të të kallëzojë ato të gjyshit; hajde baba të të rrëfej arat; ia kallëzon arat zotërisë dikush; ia kallëzon babait arat (kufijtë e arës, shartet e turqërisë) dikush; ia kallëzon (ia mëson) babës kufijtë (e arës) dikush; e mëson bishti kryet; e mëson edhi dhinë; e mëson hoxhën për taravi dikush;  e mëson veja (veza) pulën; mollaxhisë i shet molla dikush; i  (ia) rrëfen (ia tregon) babait arat (arat e malit, kufijtë e arës) dikush ; e shan hunda buzën; e shan shtamba të zotin; i shet bozaxhiut bozë dikush; i shet dardhaxhiut dardha dikush; i shet hallvë hallvaxhisë dikush; i shet kastraveca bostanxhiut  dikush; unë Stamboll, ti minaretë

            2379a. EJA BABA TË TË DËFTEJ ARËN fr.proverb.,iron. - ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin (AXH-XXXVIII f. ?). S. shih sin: eja (hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të rrëfej,  të të tregoj) arat (kufijtë, vreshtin)

            2380.EJA BABË T’ I SHOHËSH ARAT KU T’ I KA LËNË GJYSHI fr. proverb., iron.-e mëson dikush dikë që di më mirë se ai nga përvoja, ia mëson dikush dikujt  disa gjëra që ai i di më mirë se ai,  ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë,don ta mësojë i vogli të madhin. (VODE-THD f. 47). S. shih sin: eja (hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të rrëfej,  të të tregoj) arat (kufijtë, vreshtin)

            2381.ËSHTË BABA I SHTATË FË-MIJËVE dikush fr. fol.,iron.-nuk është më i ri, i papjekur, axhami dikush, nuk i ka hije të veprojë  a të flasë  ashtu dikush. (HB-FPD f. 19).

            2382.ËSHTË BABA I QENVE  dikush fr. fol.,iron.-është shumë i keq dikush. (HB-FPD f.19).S.shih sin: është biri i meçkës  dikush

            2383.E HA  BABA AJVAZ  dikë fr.fol. ,euf.- inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bien boritë dikujt

            2384.TË HA BABANË NË VESH dikush fr.fol.,iron.-1.është dinak, dredharak i pashoq dikush, është mashtrues i madh dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, ta hedh fare dikush,  është shumë   i djallëzuar, i pabesë dikush. S. ta (të) bën gropën (kupën, varrin) dikush; të çon në dyzet (në njëqind) çezma e s’ të jep ujë (një pikë ujë)  dikush; të çon në krua e s’ të jep ujë (një pikë ujë) dikush; të çon te kroi e të bie pa pirë ujë dikush; të çon te kroi e të qet kah (nga) deti dikush; të çon në shtatë kroje e s’ të jep ujë (një pikë ujë) dikush; ta çon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; djalli s’ ka dele dhe shet lesh;  e dredh bishtin si katarrica dikush; e dredh (bishtin si) kunadhja dikush; dreqi  s’ ka dhen e shet  lesh;  është me bërryla dikush; është si dhelpër boke (si dhelpra në jezer) dikush; është dhelpër e moçme (dhelpër plakë, dhelpër e vjetër) dikush; është dhelpër Zahaqi dikush; është si gjilpëra me dy maja dikush: është thëngjill marine (thëngjill i mbuluar) dikush;  është si uji që fle dikush; është ujk i moçëm (ujk i vjetër) dikush; të fut në det e të nxjerr pa u lagur dikush; e fut draprin në thes dikush; të fut në lumë (në pus, në ujë) e të nxjerr pa u lagur dikush; ta fut ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; të fut ndër xhepa dikush; ta gërryen dheun nën këmbë dikush; ta ha dheun nën këmbë dikush; ta ha dheun (dhenë) ndër këmbë e ta bën varrin në qiell dikush; të hedh në det pa u lagur dikush; hyn në pus e del pa u lagur dikush; të jep të pish ujë në bisht të lugës dikush; të jep ujë me shoshë dikush; të jep ujë në bisht të lugës dikush; të jep ujë me(në) shpinë të lugës dikush; ta jep vezën pa të kuq në dorë dikush; të jep vezë pa të kuq (pa të verdhë) dikush;  ta kalon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; s’ kapet as me gjethe fiku dikush; e lë dreqin ndenjur dikush; ta lëshon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush; ka lindur përpara shejtanit dikush;  ngrin akullin në korrik dikush; ia pret dhelprës me gërshërë dikush; qep me shtatë gjlpëra dikush; të qet kripë në murriz dikush; të rrjep nga koka dikush; të rruan pa (u) lagur (në të thatë) dikush; sa i di koka (lëkura) dikujt; të shet në pazar dikush; ia shet shpirtin satanait (shejtanit) dikush; ta shkon ujin nën hasër (nën rrogoz, nën vete) dikush;  e shkreh kurthin me bisht dikush;  të shpëton si litari në dhjamë dikush; të shpie te burimi e s’ të jep ujë  dikush; të shpie në dyzet (në njëqind) çezma e s’ të jep ujë (një pikë ujë) dikush; e shpie kokotin në shtatë kroje dhe e kthen të palagur dikush; e shtie dreqin në çibrit (në gastare, në kuti, në shishe) dikush; të shpie në shtatë kroje e s’ të jep ujë (një pikë ujë) dikush; të shpie në krua e s’ të jep ujë (një pikë ujë) dikush;  të var në qesen e duhanit dikush; të vë në bisht të lugës dikush . 2. është shumë i zoti dikush.S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush. 3.është trim i madh, është trim i pashoq dikush . (NMUS-FSHPK f. 9).S. shih sin: futet në shpellë të arushës dikush

            *2385a. HAJDE BABA TË TË RRËFEJ (TË TË TREGOJ) ARAT (VRESHTIN) fr.pro-verb.,iron.- ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin. (FGJSSH f. 81, 2185).- Ju na vini që prapa diellit e na mësoni. Hajde baba të të rrëfej arat, i thonë kësaj  këtej nga ne. (JX-LV f. 411). S. shih sin: eja (hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të rrëfej,  të të tregoj) arat (kufijtë, vreshtin)

            2385.NUK IA JEP PËR SHPIRT TË BABAIT dikush dikujt diçka fr. fol.,ftill.-nuk ia jep falas, për asgjë dikush dikujt diçka. (FGJSSH f. 81). S. nuk ia jep  po t’ i dalë dhëmbi  kaq (na, sa i qenit) diçka dikujt dikush

            2386.IA KALLËZON BABAIT ARAT (KUFIJTË E ARËS, SHARTET E TUR-QËRISË) dikush, IA KALLËZON BABËS KUFIJTË (E ARËS) dikush fr. proverb.,iron.- e mëson dikush dikë që di më mirë se ai nga përvoja, ia mëson dikush dikujt  disa gjëra që ai i di më mirë se ai,  ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin. (FUSH f. 614, HB-FPD  f.19). S. shih sin: eja ( hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të tregoj) arat (kufijtë, vreshtin)

            2387.TË KËRKON BABËN E NËNËN dikush fr. fol.,ftill.-të kërkon më të shtrenjtën dikush, të kërkon atë që është shumë e shtrenjtë dikush. (FGJSSH f. 82, 1232).

            2388.KUSH S' E DËGJON BABAIN E DËGJON NJERKËN (TAHIR AGËN)  fr.pro-verb.-kush nuk e përfill këshillën e prindit a më të afërmit, mikut është i detyruar(me përdhunë) të përfillë urdhrin  e të huajit.(BQ-DSH).

            2389.NUK IA KA LËNË BABAI   fr.fol.,ftill.-1. (dikujt diçka) nuk e ka përgjithmonë dikush diçka. (HB-FPD f. 380).S.nuk e ka me tapi dikush diçka.2. (dikujt dikë) nuk ka kurrfarë borxhi, detyrimi dikush ndaj dikujt.(HB-FPD f.19).                                   2390.E LYP BABËN E PLESHTIT  dikush fr.fol.,iron.- merret me vogëlima, e kalon kohën duke u marrë me gjëra të parëndësishme, merret me hollësira të tepërta e pa rëndësi dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: vepron si Aristarku  dikush

            2391.I MBETET SI  PREJ BABËS  dikujt diçka (zakonisht ndonjë e keqe etj.) fr. fol., ftill.-nuk merret kush në përgjegjësi për dëmin e bërë,  dëmtohet kot,shkon dëm e kot, nuk ka kush të ahmerret, të kërkojë dëmshpërblim për dëmin, rrahjen që ia ka bërë, që ia ka shkaktuar dikujt dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i shkon  si dardhat e egra  mbi ujë diçka dikujt

            2392.I (IA)  MËSON BABËS  KUFIJTË (E ARËS) dikush fr. proverb.,iron.- e mëson dikush dikë që di më mirë se ai nga përvoja, ia mëson dikush dikujt  disa gjëra që ai i di më mirë se ai,  ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin. (FUSH f. 614). S. shih sin: eja ( hajde) baba të të dëftej të të kallëzoj, të të tregoj arat (kufijtë, vreshtin)

            2393. IA NJEH BABË E BABËGJYSH   dikujt dikush fr.fol.,ftill.- e njeh dikë dikush prej kohësh, që moti, e njeh se prej çfarë familjeje të largët është (rrjedh) dikush. (HB-FPD f.19).S.e njeh me rrënjë   dikë dikush; e njeh  me rrënjë e me degë  dikë dikush

            2393a.PËR  SHPIRT TË BABAIT  fr. ndf.,iron.- falas, pa të holla, pa pasur ndonjë përfitim, shpërblim, kot, kot së koti. (FGJSSH f. 1905).S.për shpirt të gomarit (të maces)

            *2394.PREJ (TË) BABA QEMOS fr. ndf.,id.-qëmoti, kaherë.-Je një copë rrotë i pagdhendur, domethënë turkoshak prej të baba Qemos. (TL-PD f. 51).

            2395.I (IA) RRËFEN BABAIT ARAT (ARAT E MALIT, KUFIJTË E ARËS) dikush fr. fol.,iron.- e mëson dikush dikë që di më mirë se ai nga përvoja, ia mëson dikush dikujt  disa gjëra që ai i di më mirë se ai,  ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin.   (FGJSSH f.81, 1692, 2020). S. shih sin: eja (hajde) baba të të dëftej (të të kallëzoj, të të rrëfej, të të tregoj) arat (kufijtë, vreshtin)

            2396.E RROK BABA AJVAZ dikë fr. fol.id.-1. lafit, shkallon, çmendet dikush. S. shih sin:  del nga binarët dikush.2. id.-inatoset, e zë inati  dikë, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush,  ndërkrehet  dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i bien boritë dikujt

            2397.E RRUAN BABA AJVAZ dikë fr. fol.,id.-1.mbytet, vdes dikush. S.e ha qykën pas veshi dikush. 2.lafit, shkallon, çmendet dikush. S. shih sin:  del nga binarët dikush. 3 .shkatërrohet, katandiset, falimenton dikush, e pëson keq dikush. S.shih sin: merr në çopur dikush.4.ikën, arratiset shpejt e shpejt dikush, pa e vënë re fare. S. shih sin: merr arrati dikush, e merr arratinë dikush. 5.tretet, zhduket, humb pa shenjë e pa dukë dikush. S. shih sin: bëhet abet dikush. 6.shkon në vend shumë të largët dikush, shkon shumë larg dikush, shkon në vende, në vise shumë të largëta dikush. S. shih sin:  shkon në fund të botës dikush.7. (diçka) prishet krejt, dëmtohet, fiket, shkatërrohet krejt diçka, mbaron me gjithçka diçka. S. shih sin: e pi derri dikë a diçka. 8.(dikush) tërbohet, harbohet, bëhet si i trentë, si i çmendur dikush, nevrikoset shumë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin: i bien boritë dikujt ; merr avull menjëherë dikush 

            2398.SI BABAI DHE I BIRI, SI BABA, I BIRI, QYSH ËSHTË BABA EDHE I BIRI  fr. mb.,bar.-i njëjtë, po ai, është  i njëjti, po ai .(FUSH f.454, HK f.162, HB-I f.200).

            2399.SI T' IA KETË LËNË  BABAI ME TAPI dikujt diçka fr. fol.,iron.,elipt.-vepron, sillet në pasuri, patundshmëri të dikujt dikush si të jetë pasuri, pronë e tij. (HB-FPD f.19).

              2400.SIKUR TË MË NGJALLET EDHE BABAI fr.ndf.,per.- kurrsesi, assesi .(NMUS-SHPK f. 9).S.shih sin: për asnjë arsye

              2401.E TIRIT BABËN E PLESHTIT dikush fr.fol.,iron.- merret me vogëlima, e kalon kohën duke u marrë me gjëra të parëndësishme, merret me hollësira të tepërta e pa rëndësi dikush, merret me gjëra të vogla e pa rëndësi dikush,e trajton hollësisht  diçka dikush, hyn në hollësira të tepërta e pa rëndësi, pa vlerë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: vepron si Aristarku dikush

              2402.S’ I TREGOHEN KUFIJTË BABËS fr.proverb.,aleg.- nuk duhet mësuar dikë  për diçka që e di vetë më mirë  nga përvoja  vetanake, nuk duhet mësuar atë që ka  përvojë shumë të madhe në jetë. (VODE-THD f. 47).

            2403.IA TREGON BABAIT ARAT dikush fr. fol.,iron.- e mëson dikush dikë që di më mirë se ai nga përvoja, ia mëson dikush dikujt  disa gjëra që ai i di më mirë se ai,  ia shpjegon një tjetri dikush diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet, hiqet më i ditur dikush se ai që ka përvojë shumë të madhe në jetë, don ta mësojë i vogli të madhin  .(FGJSSH f.81, 1692, 2020). S. shih sin: eja ( hajde) baba të të dëftej të të kallëzoj, të të tregoj arat (kufijtë, vreshtin)

            2404.TË VË BABËN BURRË dikush fr. fol.,iron.-trillon diçka krejt të paqenë e të pamundshme dikush, është shpifës, shpifarak i madh dikush, shpif shumë, tej mase dikush, trillon, thotë gjëra të paqena dikush, e bën të paqenën të qenë dikush . (FGJSSH f. 82, 2154).S. e bën arë e lëmë dikush diçka; ta bën babën burrë dikush; e bën dhespotin (hoxhën) me barrë dikush; e bën ferrën me lepur dikush; edhe gomarin mashkull me barrë dikush; e bën kaun me viç  dikush; e bën kullë me xhama  diçka dikush; e bën malin fushë dikush; e bën mushkën me barrë dikush; e bën priftin me barrë dikush; e bën shterpën pëlle dikush; e bën vjeshtën me rrush dikush;  qet shataf  dikush; e sjell Stambollin mbi Barç dikush; i vë doreza vezës dikush; i vë fre pleshtit dikush; të vë gisht e bisht dikush; i vë gomarit brirë dikush; i vë pleshtit zile dikush; i vë vezës breg (doreza) dikush; i vë zile miut dikush

            2404a.I VJEN SI PREJ BABËS dikujt diçka fr.fol.,meton.- i vjen, i rastis, i ndodh papri-tur, papandehur, pa pritur e pa kujtuar diçka (një fatkeqësi a e ligë) dikujt. (BQ-DSH). S. shih sin: i vjen açetek (befas) dikujt diçka

            2405.PO TA VRASË BABAIN MOS I LYP GJAK (një femre) fr. fol.,id.-është shumë e bukur (një femër). (HB-FPD f.280). S.shih sin: është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)

BABAÇ/E-JA

            2406.ËSHTË BABAÇE ME HALLE  dikush fr.fol.,id.- është trim i madh  dikush, nuk i trembet asnjë rreziku dikush, nuk trembet fare  dikush. (JNU-FPM f. 7).S. shih sin: është dragua Jutbine dikush; futet në shpellë të arushës dikush

BABANAC/E-JA

            2407.BËHET BABANACE  dikush fr.fol ., iron.- ngathet, dembeloset dikush. (JNU-FPM f. 7). S. shih sin: bëhet doma dikush

            2408.E LË BABANACE (bukën) dikush fr.fol.,id.- e lë të papjekur mirë (bukën) dikush, e lë pa e  pjekur mirë (bukën) dikush, e lë pa e pjekur fare (bukën) dikush. (JLLAZ te: Edukata e Re, dhjetor 1931 f. 365, AXH-I f. 193). S. shih sin: e lë brumë (bukën) dikush

BABARAQ/E-JA

            2409.IA FUT BABARAQEN dikujt di-kush a diçka fr.fol.,id.- e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë  dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka.(AXH-XXXVI f. 203). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

            2410.I (IA) JEP BABARAQEN  dikujt  dikush a diçka fr. fol.,id.-e frikon, e frikëson shumë, pa masë dikush dikë, i  jep  frikë të madhe dikush dikujt. (FGJSSH f.81).S. ia fut frikën (lemerinë, tmerrin, trembën) dikush dikujt; i kall (i shtie) datë ( frikë, lemeri, tmerr, tutë)  dikush dikujt; ia kall (ia shtie) datën (dridhmën, frikën, lemerinë, tmerrin, tutën) dikush dikujt; i ngjall frikë  dikush dikujt; i sjell drojë dikush dikujt; shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush

            2411.E MERR BABARAQEN dikush fr. fol.,id.-1.frikohet, frikësohet shumë, pa masë dikush .(FGJSSH f. 81).S.i dridhen leqet e këmbëve dikujt; i dridhet zemra dikujt; i hyn data dikujt; i hyn frika (në kockë, në palcë) dikujt; i hyn lepuri në bark dikujt; i hyn mnera dikujt; ka frikë dikush; e ka lepurin në bark dikush; e kap frika dikë; e kapin të dridhurat  dikë; e merr frika dikë;  i vjen frikë dikujt; e zë  data  (droja, frika, tuta) dikë; e zënë të dridhurat dikë .2 mësyshohet dikush. ( fëmija ). (JNU-FPM f. 7). S. merret mësysh  dikush (fëmija)

            2412. IA SHTIE BABARAQEN dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- e frikëson, e tremb,  shumë, pa masë dikë  dikush a diçka, e tmerron,e lemeris, e lebetis  dikë dikush a diçka.(AXH- I f. 193). S. shih sin: ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

BABËGJYSH-I

            2413.U BËFSH BABËGJYSH! fr. fol.,ur. -pritsh nipa e mbesa! (HB-FPD f.19).

            2414.RRI SI BABËGJYSH dikush fr. fol.,krah.,iron.-rri kot, rri pa bërë asgjë dikush, rri pa punë dikush, rri pa punuar gjë dikush, nuk bën asgjë dikush, nuk bën asnjë punë dikush, e kalon kohën kot dikush, nuk punon fare dikush. (BQ-DSH).S.bën hije mbi dhe dikush; bën litar me rërë dikush; bën një mëngë në mes të kurrizit dikush; bën petulla me ujë (pa vaj) dikush; nuk ia bën as tap me dorë dikush; bën një vrimë  në ujë dikush; i bie cimilimkës (cyles, çiftelisë, fyellit, kavallit, trumbetës) dikush; çon bulmet në stan dikush; çon gurë në Gjirokastër dikush; u çon (u mbart) ujë dragonjve dikush; i çon (i dërgon)  kastraveca bostanxhiut dikush; çon katruve në Kavajë dikush; i çon kos bariut dikush; çon ujë në det (në lumë) dikush; i çon ujë mullisit dikush; dredh (tund) zinxhirin dikush; fut (shtie) rruaza në pe dikush; hap vrimë në qiell dikush; hedh farë në det (në lumë, në ujë) dikush; kërcet gishtërinjtë dikush; kërkon hije më hije dikush; kryqëzon (lidh) duart dikush; lëron (mih, prashit) në ujë dikush; lidh duart (kryq) dikush; luan (tund) derën dikush; nuk e luan as gishtin dikush; nuk luan as këmbë as dorë dikush; i mban duart kryq (lidhur, në ijë) dikush; mban ujë me shoshë dikush; mbyll një vrimë e hap një tjetër dikush; ngarkon vezë në lak dikush; ngrohet në diell (në shullë) dikush; ngul hunj e shkul hunj dikush; numëron (vret, zë) miza dikush; numëron fijet (qimet) e postiqes dikush; numëron yjet dikush; rrah erën me kopan dikush; rrah thekër pa bukë dikush; rrah ujë në havan dikush; rri si babush dikush;  rri me duar në bel (në brez, në gji, në ijë, në mes, në shqeka, në xhepa) dikush; rri me duar kryq (lidhur)  dikush; rri me duart e këmbët kryq dikush;  rri duarkryq (duarlidhur) dikush; rri si gjyshe (si krushkë) dikush; rri hije më hije dikush; rri si nusja në dasmë dikush; sillet me duar në shqeka (në xhepa) dikush; sit e shosh e nuk gatuan dikush; shullëhet në diell dikush; tund këmbët në diell dikush;  tund (luan) derën dikush; tund (dredh) zinxhirin dikush;  vret (numëron, zë) miza dikush; nuk zë gjë me dorë dikush; zë (numëron, vret) miza dikush

BABËLOK-U

              2415..ËSHTË BABËLOK (për punë etj.)  dikush fr.fol.,ftill.- është i zoti e i fuqishëm (për punë etj.) dikush. (PETZE-FSHFRR f. 13).

BABËZI-A

            2416.I  HYN  BABËZIA dikujt fr. fol.,id.-nuk ngopet fare dikush, babëzitet, zijoset dikush, bëhet i pangishëm, i babëzitur, i pangopur dikush .(FGJSSH f.8).S.i hyn breva (sëska, tërpia, zia) dikujt; shih sin: i çahet (iu ka çarë) barku dikujt

            2417.E ZË BABËZIA dikë fr.fol.,id.- shfryn  dikush, grindet dikush. (AXH-I f. 194).

BABO-JA  shm. BABO-T

            2418.SHUMË BABO E MBYSIN FËMIJËN fr. proverb.,iron.-ku ndërhyjnë shumë veta në një punë, e prishin në vend që ta ndreqin, ku përzihen shumë vetë në një punë, mbetet e mangët, me të meta, me mungesa të dukshme. FGJSSH f. 82, 1102).S.dy kunata në shtëpi, shtëpia mbetet pa fshirë; ku janë baçica shumë ngel djathi pa zënë; ku ka shumë kokoshë, s’ merret vesh kur gdhihet; ku mblidhen shumë mami, lind fëmija qorr; pesë defe e mbysin një tupan; shumë dada, djali qorr

BABUSH-I

            2419.ËSHTË BABUSH dikush fr. fol.,id.-është vokan, mospërfillës, gjakftohtë, zemërgjerë dikush., nuk shqetësohet, nuk mërzitet për asgjë dikush (BQ-DSH).

            2420.RRI  SI  BABUSH dikush fr. fol., iron.- rri kot, rri pa bërë asgjë dikush, rri pa punë dikush, rri pa punuar gjë dikush, nuk bën asgjë dikush, nuk bën asnjë punë dikush, e kalon kohën kot dikush, nuk punon fare dikush.(BQ-DSH). S. shih sin: rri si babëgjysh dikush

BAC-I

            2421.E BËN BAC diçka dikush  fr. fol., id.-1.e merr, e pranon dikush diçka me gjithë qejf, me kënaqësi.S.shih sin: e puth në ballë dikush diçka.2.pajtohet me diçka dikush, pranon të përfundojë diçka me aq , sepse në të kundërtën do ta pësojë  shumë keq a  do ta përfundojë  shumë më keq. (BQ-DSH).

BACARUNG/Ë-A

              2422.BËHET BACARUNGË dikush fr.fol.,id.- shëndoshet dikush, i hiqen puçrrat, dregëzat ose njollat e fytyrës a të trupit dikujt, pastrohet, qërohet, hijeshohet, zbukurohet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 13).S i bie një nur dikujt

              2423.ËSHTË PËR TA NGRËNË SI BACARUNGË (një femër, një vajzë) fr.fol., id.- është shumë e bukur, shumë e mirë sa s’ bëhet  (një femër, një vajzë). (PETZE -FSHFRR f.13). S.bën dritë (një femër) ; bën dritë në terr (një femër) ; bën xixë (një femër); është bajrak ndër shoqe (ndër nuse, ndër vasha) (një femër); është për të marrë bleta (në një femër) është për ta mbajtur në bark (një femër);  është si drita e diellit (si drita e yllit)  një femër; është dritë (një femër); është lule për në saksi (një femër, një vajzë); është si mësherja në cedillë (një femër);   është për ta pirë (për t’ u pirë) në kupë (një femër); është për t’ i (ia) prerë (rrëmbyer) kokën (një femër) ; është t’ i rrëmbesh kokën  e të marrësh arratinë (një femër, një vajzë); është si kukull (një femër); është si nuse e re (një femër); është për ta rrëmbyer (një femër); është për t’ i (ia) hedhur telat (një femër); është si yll drite (si yll i këputur, si yll i shënuar) (një femër); është yll ndër shoqe (një femër);e ka diellin në ballë (një femër); t’ i luan mendtë e kresë (një femër); e ndal edhe diellin (një femër);  po ta vrasë babain, mos i lyp gjak (një femre); të rrëzon nga kali (një femër, një vajzë); t’ i shtie sytë në gjnah (një femër).  Ant.  është si kukuvajkë (një femër)

BAÇ-I

            2424.I  BIE BAÇI diçkaje (një pune, një çështjeje etj.) fr.fol.,iron.- mbetet e pakryer, e pambaruar,e papërfunduar, e pavendosur, e pazgjidhur diçka një punë, një çështje etj.), mbetet pa u mbaruar, pa u kryer, pa u zgjidhur, pa u vendosur, pa u përfunduar diçka (një punë, një çështje etj.). (MIHO-DI f. 174). S. S. shih sin : mbetet në ajër  diçka (një çështje, një punë etj.)

              2425.I KËPUTET BAÇI TORBËS fr. fol ., iron.- dështon diçka, dështon puna, nuk arrihet qëllimi, shkojnë kot përpjekjet, nuk arrihet ajo që pritet, nuk sendërtohet diçka . (MIHO-DI f. 174) .  S.  bie në ujë diçka; nuk e sheh dritën diçka

BAÇIC/Ë-A

              2426.KU JANË BAÇICA SHUMË NGEL DJATHI PA ZËNË fr. proverb.,iron.-ku ndërhyjnë shumë veta në një punë, e prishin në vend që ta ndreqin. (PETZE-FSHFRR f. 13). S. shih sin: shumë babo e mbysin fëmijën

              2426a.NDËRRON BAÇICA fr.fol., meton.-ndryshon puna, gjendja, ka ndryshime. (ASU-VGJKMGJ f. 64). S. shih sin: fryn tjetër erë

BAD-I

            2427.I (IA) JEP NJË BAD   dikujt dikush fr. fol.,iron.-e shtyn, e nxit dikush dikë që ta bëjë

(kryejë) një punë me zor.(HB-FPD f.40). S. shih sin: e shpon me bodec dikë dikush

            2428.NUK IA LË AS BADI I BUAJVE dikujt fr. fol.,iron.-1.është shumë i pandjeshëm, lëkurëtrashë dikush. S.  shih sin: është buall dikush. 2.është përtac i pashoq dikush, përton shumë, së tepërmi dikush. (HB-FPD f.40). S.shih sin: është dembel i Stambollit  dikush

            2429.E PRET BADIN dikush fr. fol., iron.-1. është përtac i pashoq dikush, përton shumë, së tepërmi dikush, i mungon nisma për punë  dikujt. (HB-FPD f.40). S.shih sin: është dembel i Stambollit  dikush. 2. do, duhet  nxitur, shtyrë dikush me zor, me pahir për të bërë ( kryer) një punë, sepse  nuk punon vetë, i kryen, i bën  punët,    jo me kohë, jo kur duhet , por kur është më ngushtë, kur është në zor a kur ndaj tij ushtrohet ndonjë trysni, shtrëngesë a rrethanë detyruese, punon me të shtyrë, me pahir, me zor, me detyrim dikush. (BQ-DSH). S. e do me hosten si bualli dikush; e do me thumb (të gomarit) dikush; e pret  ditën e kiametit  dikush; punon me hosten prapa dikush. Ant. nuk ha bodec dikush

BAD/ËR-RA

            2430.BADËR E BARDHË fr.em.,bot.,L. Asphodelus albus.- lloj bime barishtore shumë-vjeçare. (NQ-FB f. 31).

            2431.BADËR E VERDHË fr.em.,bot.,L. Asphodelus  luteus.- lloj bime barishtore shumë-vjeçare. (NQ-FB f. 31).

               2432.E BËN BADËR   diçka dikush fr. fol.,id.-e shkatërron, e prish  krejt dikush diçka, e rrënon, e rrafshon, e përmbys  fare  diçka dikush. (FGJSSH f.82). S.e bën bar (copë, copë e çikë, copë e grimë) dikush diçka; e bën gur e hi (kallame, kalli) dikush diçka; e bën pluhur  (pluhur e hi) dikush diçka; e bën rrafsh me (për) tokë dikush diçka; e bën shkrumb (shkrumb e hi) dikush diçka; ia bën themel çatinë dikush diçkaje; i (ia) vë kazmën (shqelmin, tërnakopin) dikush diçkaje

BADIBALL

            2432a.LUAJNË BADIBALL fr.fol.,fj.- luajnë një grup fëmijësh të mbledhur rreth, të cilët kanë futur në mes një shok të tyre dhe e qëllojnë me shami; ky i fundit duhet të gjejë shaminë e fshe-hur.Gjatë kohës që kërkohet shamia fëmijët e mbledhur rreth thërrasin bad, bad, bad... (VBI f. 185).                      

BADIGUC-I

              2433.ËSHTË SI BADIGUC BJE-SHKE dikush fr.fol.,iron.-1. është shumë i pakuptueshëm, i pabindur, kokëfortë, kryeneç dikush, nuk është i bindur e i shtruar dikush,  nuk shtrohet, nuk bindet fare dikush, nuk dëgjon, nuk merr vesh, nuk kupton dikush çfarë i thuhet. S. shih sin: nuk ha arsye  dikush.2. vepron, punon në fshehtësi dikush, vepron, punon fshehurazi  dikush, e mbulon, e fsheh veten, veprimin e vet dikush. (PETZE-FSHFRR f. 13). S. shih sin: i fsheh brirët  dikush

BADRA-T

              2434.I MERR BADRAT PËR PRESH dikush fr.fol.,iron.-mashtrohet, gënjehet lehtë dikush, e merr një gjë për tjetër dikush. (PETZE-FSHFRR f. 13). S.i bëhet mjegulla dritë dikujt;  i blen krundet  për miell dikush,  gënjehet me një fletë qepe dikush; gënjehet si peshku pas krimbit dikush; e gënjen gryka (mendja) dikë; e ha çivinë dikush; e ha egjrën për grurë dikush;  e ha kallëp dikush; e ha kilen për okë dikush; e ha rrekën dikush; e ha sapunin për djathë (për samun) dikush; e ha salep dikush; e ha shapin për sheqer  dikush;  i hyn çivia dikujt; mbahet me ëndrra (me shpresë me shprersa) dikush; e merr arëzën për bletë dikush; e merr ballgurin për miell dikush; e merr ditën për natë dikush; e merr dritën  për terr dikush; e merr kilen për okë dikush; i merr krundet për miell dikush; e merr pazinë për spinaq dikush; e merr sapunin për djathë dikush; e merr shapin për sheqer dikush; e merr tozin për kos dikush; për djathë e ha sapunin dikush ; e qesh mendja dikë; i  shitet dushk për gogla dikujt.Ant.nuk e ha bajgën për samun dikush

BADH/ËR-RA

              2435.BADHËR DIMRI fr.em.,bot.,L. Galanthus nivalis.- bimë e hershme barishtore me lule të bardha në trajtë të ziles. (SM f. 352). S. lule kryeposhtë

              2436.BADHËR TRUMBETORE fr.em. ,bot.,L. Narcissus N. Poeticus.- Lloj luleje me erë të këndshme dehëse. (SM F. 87).

BAF

            *2437.E BËN BAF diçka  dikush  fr.fol., id.-e plas, e pëlcet   diçka dikush. -Iu bë mace në bark e plasi, e bëri baf gjersa mblodhi paratë dhe e bleu dhe tashi e lë t' ia shkatërrojnë kalamajtë.(JX-LV f. 451).

BAFT-I

            2438.BAFTI NË TË GJALLË fr. proverb.- fati duhet të jetë për ata që jetojnë. (PETZE-FSHFRR f. 13).

            2438a. BAFTI I MIRË QOFTË! fr. fol.,ur.- thuhet kur del bija e martohet. (ALSI te: Leka nr. 1/ 1934 f. 29).

            2438b.BAFTI I ZOTIT QOFTË! fr.fol., ur.-   thuhej kur e fillonte një punë dikush. (ALSI te: Leka NR. 1/1934 f. 29).

            2439.I ECËN BAFTI dikujt fr. fol.,ftill.-i ecën mbarë dikujt. (FGJSSH f.82).S.i ecën (i punon) fati dikujt; i punon bafti dikujt

            2439a.KA BAFT dikush fr.fol.,fj.-  është me fat dikush. (ALSI te: Leka nr. 1/ 1934 f. 28). S. ka  fat (kësmet, nafakë) dikush

            2439b.E KA BAFT diçka dikush fr.fol., fj.-i bie, i takon, i përket me fat, rastësisht dikujt diçka .(ALSI te: Leka nr. 1/ 1934  f. 29). S. e ka fat (kësmet, nafakë, rrësk, rrisk) diçka dikush

            2439c.E KA BAFT dikush fr.fol.-i qëllon rastësisht një e mirë dikujt. (ALSI te: Leka NR. 1/ 1934 f. 29). S.  i qëllon bafti dikujt

            2440.NË BAFT E NË TAFT (NË BAFT DHE NË TAFT, NË BAFT, NË TAFT) fr. ndf.,iron.- le të bëhet si të dojë, (po e  provoj fatin a po vendos të bëj diçka me shpresë se do të dalë mirë, do të bëhet mirë),sido që të ndodhë, sido që të jetë puna, (duhet provuar fati a bërë diçka me shpresë se do të bëhet mirë), le të ndodhë si të ndodhë (puna), nuk mërzitem fare, aq më bën mua, nuk e vras dot mendjen aq shumë, le të vejë si të vejë puna, nuk e vras dot mendjen aq shumë, nuk mërzitem, nuk shqetësohem  më fare  për atë që ndodh më vonë, më pastaj, për pasojat që mund të vijnë. (RUS f.233).S. ç' u bë u bë; u bëftë ç' u bëftë; u bëftë deti kos! u bëftë deti kos e (kurrkund) lugë mos u gjettë; bëhet si bëhet; copë të bëhet; dalë ku të dalë; daltë si daltë; doli si doli; edhe sikur bota (dynjaja) të përmbyset; edhe sikur qielli të përmbyset;edhe toka sikur të përmbyset; gjysma e mijës (është) pesëqind!; ja hop, ja top; ja shyt, ja fyt; ku të dalë le të dalë; ku ta nxjerrë trapi; ku rafsha mos u vrafsha; le të bëhet ç’ (çka, si) të bëhet; le të bëhet deti kos; le të bëhet çka të dojë; le të bëhet si të dojë;  le të dalë ku të dalë; në taft e në baft; njëra të bëhet! pa le të bëhet çfarë të bëhet; pa le të bëhet si të bëhet; pa të bëhet ç' të bëhet; pa të bëhet si të bëhet;  pa të dalë ku të dalë; pa le të bëhet deti kos; pa le të vejë në djall;  pa le të vejë ku të vejë; paj ku të dalë le të dalë; si të jetë kësmeti ; sikur deti të bëhet kos; sikur qeni qepën të hajë; tafti-bafti!;të bëhet ç' të bëhet; të bëhet si të bëhet; të dalë ku të dalë; top-hop; tym të bëhet!  tymi le t’ i dalë! tym të  bëhet! tym të dalë! themeli  çati  (le)  të bëhet;u bë ç' u bë; u bë çka u bë; u bë si u bë

            2440a.NË BAFT TË ZOTIT fr.ndf.,id.- me ndihmë të Zotit. (ALSI te: Leka  nr.. 1/1934  f. 29).

            2440b.PA BAFT fr.ndf.,fj.-   pa i shkuar puna mbarë, pa mbarësi. (ALSI te: Leka nr. 1/ 1934 f. 29). S. pa fat (pa nafakë, pa orë, pa  rrësk,  pa rrisk)

            2441.PAÇ BAFTIN! fr.fol.,dësh.,ur.-  paç fat! (PETZE-FSHFRR f. 13).

            2442.PËR BAFT fr. ndf .,id.-rastësisht . (ALSI te: Leka nr. 1/ 1934 f. 29, FGJSH f.82).S.për fat

            2442a.PËR BAFT TË MIRË fr.ndf.,fj.- fatmirësisht, lumturisht. (ALSI te: Leka nr. 1/ 1934 f. 29). S. për fat të mirë. Ant. për baft të zi

            2442b.PËR BAFT TË ZI fr.ndf.,fj.- fatkeqësisht. (ALSI te: Leka nr. 1/ 1934 f. 29). S. për fat të keq, për fat të zi

            2443.I PUNON BAFTI dikujt fr. fol.,ftill.- i ecën mbarë dikujt. (FGJSSH f.82). S. shih sin:i ecën bafti dikujt

            2443a.TË PUNOFTË BAFTI! fr.fol.,ur.- qofsh me fat! të ectë puna mbarë! (ALSI te: Leka nr. 1/1934 f. 29).

            2443b.I QËLLON BAFTI dikujt fr.fol., id.- i qëllon rastësisht një e mirë dikujt. (ALSI te: Leka NR. 1/ 1934 f. 29). S.shih sin:  e ka baft dikush

              2444.I SHKURTOHET BAFTI dikujt fr.fol.,euf.- vdes dikush. (PETZE-FSHFRR f. 13).S. shih sin: e jep amanetin  dikush

BAGATELL/Ë-A

            2445.BËN BAGATELLA dikush fr. fol.,id.-1.ngatërrohet, zihet dikush me dikë. 2. mashtron,   bën dredhi dikush.  (BQ-DSH).S. sjell bagatella dikush

            2446.SJELL BAGATELLA dikush fr. fol.,id.- 1.ngatërrohet, zihet dikush me dikë.2. mashtron,   bën dredhi dikush.  (BQ-DSH).S. shih sin: bën bagatella dikush  

BAGAZ

            2447.E BËN BAGAZ (vullanin, lehen) dikush fr. fol.,id.-i rrallon bimët e mbira shpesh në vulla (lehe) dikush, i heq bimët e tepërta dhe i lë vetëm ato të domosdoshmet e të shëndoshat dikush. (BQ-DSH).

BAG/Ë-A

            2448.I VË BAGË diçkaje(një pune etj.) dikush, IA VË BAGËN diçkaje (një pune) dikush fr.fol.,met.- e kryen, e mbaron, e përfundon diçka (një punë) dikush. (HAVA-M f. 145). S. shih sin: e nxjerr mb' anë diçka dikush

BAG/ËL-LA

            2449.ËSHTË BAGËL diçka fr. fol.,ftill.-1.nuk vlen fare diçka. S. shih sin: është avull  lakrash  diçka. 2.është fare e pashije, e samët (një gjë që hahet).(BQ-DSH). S. shih sin: është baltem diçka

            *2450.E HEDH SI BAGLËN diçka dikush fr.fol.,krah.,iron.-e bën të pavlerë, të padobishme diçka dikush, e hedh dëm e kot dikush diçka, e hedh si të pavlerë dikush diçka, e zhvlerëson fare dikush diçka, e hedh në mbeturinë dikush diçka.- Koha është lopë/ që na përtyp si sanën/ E na hedh si baglën. (SHAZME te: R, 9 shkurt 2002 F. 19). S. shih  sin: e hedh në baltë diçka dikush

            2451.KURRKUSH NUK ËSHTË  PA NJË BAGËL NË BISHT fr. proverb.-askush, asnjë njeri nuk është pa një të metë, pa një cen,ves a gabim. (BQ-DSH).

            2452.I NGJITET SI BAGLA PËR KËMBE  dikujt  dikush fr. fol.,iron.-i qepet  dikujt dikush, e ndjek  vazhdimisht (gjithnjë) dikë dikush, i ngjitet e nuk i shqitet dikujt dikush, i qepet  nga pas  e  nuk i ndahet  fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush, i qepet nga pas pa iu ndarë dikujt dikush, i shkon, i vihet gjithnjë pas, prapa dikujt dikush. (HB-FPD f.20). S. i bëhet (si) abe (akrep, angel, bajgë lope, bajgë pas opinge, baltë, baltë pas këpuce, baltë në opingë, barrë, bela, biber, bifton, binjak pas bythe, bisht, brashnjë, cergë, çimkë, si çimkë në petka,  qese duhani, ferrë, si ferrë drize, ferrë e gjemb, ferrë murrizi, flamë, gajrez, gapërr, grep, grezë, guxhë, gjalmë, harrje, hije, si hije, kaçe, këpucë, këpushë, lepitkë, mikrob, mizë, molë, mort, morr, morr brekësh, mullë në bark, murrjalë, opingë, pejdah, plesht, plesht në vesh,  postajë, postiqe, pullë, pullë poste, qese, qese duhani, retër, rrëqebull, rrëzall, rriqër, rrodhe, rrodhëz, rrollëz, stërshel,  telashe, urë, urë e vig, vëth, vëth në vesh, xhebër, zorrë zhugë)  dikujt dikush; i bie bela dikush dikujt; erret e zbardhet me dikë dikush;  është si macja në mullëz dikush; i gjendet ferrë dikujt dikush; i kapet për bishti dikujt dikush; i kapet  si macja në strajcë  dikujt dikush; i kapet si rriqër (si rriqra)  dikujt dikush;  nuk e lë dy këmbë dikë dikush; nuk ia lë këmbën dikujt dikush; i lidhet për këmbësh dikujt dikush; i lyhet prapa dikujt dikush; i mbetet në bisht dikujt dikush; e merr në brirë dikë dikush; e ndjek në gjurmë dikë dikush; e ndjek çap pas çapi (hap pas hapi) dikë dikush;  e ndjek si hija dikë dikush; e ndjek (prapa) këmba këmbës   dikë dikush; e ndjek si macja miun dikë dikush; e ndjek (pas) si manar (si qen besnik)  dikë dikush; i ngjitet si bajga (si balta) pas këpucës dikujt dikush; i ngjitet si bajga  në lastikë dikujt dikush; i ngjitet si bajga pas këpucës dikujt dikush; i ngjitet si bajga në llastika  dikujt dikush; i ngjitet si si balta pas këpucës  dikujt dikush; i ngjitet bisht dikujt dikush; i ngjitet  si bukla në kurriz të deles dikujt dikush; i ngjitet si dylli  për shtupe dikujt dikush; i ngjitet si dhemze (si ferrë, si këpushë) dikujt dikush; i ngjitet si miza e kalit dikujt dikush; i ngjitet si miza pas mjaltit dikujt dikush; i ngjitet si morr prapa dikujt dikush;  i ngjitet si pallaska pas brezit dikujt dikush;i ngjitet si pullë poste dikujt dikush; dikush; i ngjitet si rrodhe (si rrodhëz) (pas petku) dikujt dikush; i ngjitet si ushunjëz dikujt dikush;  i ngjitet si zgjebja dikujt dikush; i qepet pas bishti(t) dikujt dikush; i qepet si buburreci patates  dikujt dikush;  i qepet me bukë të mykur dikush dikujt;  i qepet me bukë në torbë (në trastë) dikujt dikush; i qepet si hije dikujt dikush; i qepet prapa dikujt dikush; i qepet si pullë poste dikujt dikush;  i rri si mëzi pas pelës dikujt dikush

BAGËTI-A

            2453.BAGËTI E GJALLË fr. em.,;fj.-kafshë për therje. (VK-II f. 117).

            2454.BAGËTI E HOLLË (E IMËT) fr. em.,fj.-berret, dhentë e dhitë.(FGJSH f.179-180, FGJSSH f. 83, 689).

            2455.BAGËTI S' KA DHE PLEHUN TRAZON dikush fr.proverb.,iron,.- përzihet, ndërhyn  dikush në punë që s' i takojnë. (NMUS-SHPK f. 9). S. shih sin: ha bukën e shtëpisë dhe rrah thekrën e botës dikush

            2456.BAGËTI E MADHE PAK TRU KA fr.proverb.,iron.- është i madh me trup dhe në moshë, por nuk ka pjekurinë e duhur dikush, është i rritur, por i papjekur, i paditur,i trashë nga mendja, mendjelehtë dikush. (JBALL-KOR f. 189). S. shih sin: është borroviq nga këmbët e eksiq nga mendja dikush

            2457.BAGËTI E TRASHË fr. em.,fj.-1.gjedhet, lopët, qetë dhe buajt. (FGJSH 571, FGJSSH f.83).2.njeri i paditur,i pagdhendur a budalla. (JTH-FFGJSH f. 88). S. shih sin: i (e) shtypur me këmbë bibash

            2458.ÇDO BAGËTI VARET NË KËMBË TË VETA fr.proverb.- secili përgjigjet për punën e vet, çdo njeri duhet trajtuar dhe vlerësuar sipas veçorive që ka, duhet parë a vlerësuar, çmuar më vete pa e futur në një thes me të gjithë të tjerët. (VODE-THD f. 73). S. shih sin: çdo berr varet nga këmbët e veta

            *2459.IKIN SI BAGËTIA fr. fol.,krah. ,ftill.-ikin sa mundin, ikin me vrap.-Se posa iku i pari, iknin si bagëtia/ s' mbetet këmbë ushtari! (N-3 f.119).

            *2460.E KA SI BAGËTI  dikë dikush fr. fol.,krah.,iron.-e ka (si) vegël të bindur dikë dikush, e përdor   dikë dikush si ia ka ënda, si ia do qejfi,si të dojë.-Përdorën çdo mënyrë mjeshtërake për t' i gënjyer gjithnjë që t' i kenë vegla të verbëta, t' i kenë si bagëti për t' i përdorur ku u bie nevoja e tyre. (ASDR-KK f.188).S.e bën cule dikë dikush; e ka si lëmshin në thes dikë dikush; e ka lugë përsheshi dikë dikush; e ka (si) mashë  dikë dikush; e ka parmendë   dikë dikush; e ka (si) vegël të verbët dikë dikush

            2461.POSI BAGËTI ME FRYMË fr. mb.,krah.-i marrë, kokëtrashë  fare, tej mase dikush. (KR f.108).

            *2462.RRON SI BAGËTIA dikush fr. fol.,krah.-rron shumë keq dikush, bën jetë fare të çrregullt dikush, rron në kushte shumë të këqija jete dikush, bën jetë të fëlliqur, të ndyrë dikush.-Fort larg të jemi nga marrëzia,/E të mos rrojmë si bagëtia. (N-1 f.85).S.bëhet si gardh i shthurur dikush; bën jetë qeni dikush; bën rrojtkë prej qeni dikush; bie në batak dikush; jeton si gogla në ujë dikush;  jeton në pikë të hallit dikush; jeton me sot, me nesër dikush; jeton veresie dikush; rron si derr (si derr në qull) dikush; rron derrçe dikush; rron  si   gogla  në ujë ( si kafshë, si krimbi nën gur(ë), si miza në gurë, si peshku në avulli, si qen, qençe) dikush;  rron veresie dikush; nuk e sheh (as) dritën e diellit  dikush. Ant. bie si ariu në mjaltë dikush;  jeton si delja në maj dikush; e sheh diellin dikush

            *2463.VIJNË SI BAGËTIA fr. fol., krah.,ftill.-vijnë me shumicë e pa rregull e pa radhë.-Pas atyre këmbësoria si bagëtia po vinin.(N-3 f.102).

BAGREM-I

            2464.BIE NË  FERRË   BAGREMI  dikush   fr. fol., meton.-   pëson    rëndë  dikush. (PETZE-FSHFRTR f. 13).S. shih sin: i digjet bishti dikujt

BAHÇ/E-JA

            2465.BAHÇJA NË DIMËR  I MBU- SHET ME BAR dikujt fr.fol.,met.- i vjen e mira dikujt  edhe kur s' e pret, i ecën mbarë vazhdimisht  dikujt, i ka punët në vijë dikush, ka mbarësi në jetë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 14). S. shih sin: i lulon bahçja (edhe) në dimër dikujt

            2466.BAHÇE ME LULE fr.em.,met.-vend i lulëzuar  dhe   i  pasur   ku  njerëzit   jetojnë    lumtur .(FGJSSH f. 868, 1021).S.kopsht me lule

            2467.I BIE NËPËR BAHÇE dikush dikujt fr. fol.,met.-1.ia cenon, ia prek dikush dikujt interesat vetanake. S. shih sin: e prek Akilin në thembër dikush. 2. përzihet dikush në punët e dikujt. (HB-FPD f. 20). S. shih  sin: i rri akrep  dikujt dikush

            2468.NUK I KA LERË NË BAHÇE dikush dikujt fr. fol.,iron.-nuk e ka asgjë dikush dikë për nga farefisnia, afria familjare, nuk ka dikush kurrfarë detyrimi moral a material ndaj dikujt.(HB-FPD f.20, AVSU-SHPMGJ f. 89). S. shih sin: e ka bisht pas gardhi dikë dikush

            2469.I  LULON  BAHÇJA (EDHE) NË DIMËR dikujt fr. fol.,meton.-i shkojnë, i venë punët shumë mbarë, shumë mirë (gjithnjë) dikujt, i vete, i shkon mbarë, mirë çdo gjë dikujt, i shkon çdo gjë si në vaj  dikujt, i vjen e mira vetë dikujt,  i vjen e mira dikujt edhe kur s' e pret, i vijnë të mirat dikujt edhe prej andej nga nuk i pret, i vijnë të mirat vetë, vetiu dikujt . (FGJSSH f.1025).S. bahçja në dimër i mbushet me bar  dikujt; i bëjnë degët arra  dikujt; i bën dushku arra dikujt; i bën (edhe) gjeli ve (vezë) dikujt; i bën edhe shelgu rrush dikujt; i bie bilbilit në të kthjellët dikush; i bie fyellit në të gjitha vrimat dikush; i bie hëna në oborr dikujt; i bie (i ka rënë) pjergulla në fik dikujt;  i bie (i ka rënë)  shiu në kallamboq (në lakra)  dikujt;  i bie shiu në prag të derës dikujt; i bie ullinj  rrëkeja dikujt; i del asi dikujt; i del dielli  dhe hëna dikujt; i del lotaria dikujt; derdhet maza e bie në tëlyen te dikush; edhe kënduesit (këndesat) i bëjnë ve dikujt; është njeri me yll dikush; e gjen e mira vetë dikë; i ka thanat në bar dikush;  i kalon dimri pa borë (pa cegëm) dikujt; i kalon vjeshta pa shi  dikujt; i këndon arusha në dasmë dikujt;i këndon bilbili në të kthjellët dikujt; i këndon gjeli në samar dikujt; i këndon gjithnjë këndesi dikujt; ka lindur me këmishë (me yll) dikush;macja ia bie shqarthin në derë dikujt; mbjell thekër e i del grurë dikujt; i ngrohet vatra edhe pa prush dikujt; i pjell edhe gjeli dikujt; i pjell (edhe) kau  dikujt; i pjell edhe këndesi (kokoshi) dikujt; i pjell edhe lopa, edhe viçi dikujt; i pjell (edhe) mushka dikujt; i pjell edhe pula,  edhe këndesi (këndezi)  dikujt; i pjell pula dhe kaposhi dikujt; i pjell edhe shelgu rrush dikujt; i pjell (edhe) viçi dikujt; i pret dhe myka dikujt;  i pret edhe qyka dikujt; i shkojnë dhentë pa çoban dikujt; i vijnë  dhentë pa bari  (pa çoban) dikujt; i vjen e mira në derë (te dera)  ; e zë ledhi  dikë

BAH/E-JA

            2470.BIE NË BAHE TË HUAJ dikush fr.fol.,id.-bie në një gjendje, në një situatë të rëndë, të rrezikshme dikush, rrezikohet dikush, i rrezikohet jeta dikujt. (BQ-DSH).S.bie në bigë dikush; bie në gojë (në grykë)  të ujkut dikush; bie në mes të zjarrit dikush; ecën në dërrasë të kalbur dikush; ecën në buzë të greminës dikush; e fut kokën në rrezik dikush; futet në flakë (në zjarr) dikush; futet në limerin e ujqve dikush; ndodhet si varka në mes të dallgëve të trazuara të detit dikush; e rrezikon jetën (kokën) dikush; shkon në majë të briskut dikush; shkon në gojën (në grykën) e ujkut dikush; i vete thika në heqës (në kockë) dikujt; e vë jetën (kokën, kryet, veten) në rrezik dikush; i (ia) vë vetes lakun (litarin) dikush; shih sin: bie angësht dikush

            2471.ËSHTË SI NË BAHE dikush fr. fol.,krah.-është në rrezik të madh dikush, është në gjendje të pasigurt dikush, është shumë i rrezikuar dikush.(HB-FPD f. 20). S. është ndër gërshërë dikush; është në gojë (në grykë) të arushës (të ujkut) dikush; është në buzë të greminës dikush; është në hulaqë dikush; është me krye në strajcë (në torbë, në trastë, në thes) dikush; e ka kokën (kryet) ndër (nën) gërshërë dikush; e ka kokën (kryet) në strajcë (në torbë, në trastë) dikush;  shih sin: është në angështi dikush

            2472.E QET NË BAHE VETEN dikush fr. fol.,id.-1.i hyn një pune të rrezikshme dikush, e rrezikon veten dikush, ndërmerr një veprim të rrezikshëm dikush, një punë të rrezikshme dikush, orvatet të bëjë diçka me rrezik dikush, vepron, punon me rrezik jete dikush.(HB-FPD f.20).S.e qet në pantë  veten dikush; e shtie kryet ndër gërshërë (ngushtë) dikush; .2.e provon fatin dikush, vepron, punon dikush në mënyrë  fare të pasigurt (si ta sjell fati).(BQ-DSH). S. i bie bahtit (çunglës, pantës) dikush; (i) hedh  zaret dikush;  (e) heq lotarinë dikush

BAHRRABAN-I

            2473.E LË BAHRRABAN (tokën, arën etj.)  dikush fr.fol.,fj.- e lë pa punuar  (tokën, arën, etj.)  dikush. (JNU-FPM f. 8).S. shih sin: e lë bar (arën, tokën etj.)  dikush

BAHT-I

            2474.I BIE BAHTIT dikush fr. fol., id.-vepron, punon dikush në mënyrë  fare të pasigurt (si ta sjell fati), e provon fatin dikush. (HB-FPD f.165).S. shih sin: e qet në bahe veten dikush

            2475.IA QITI  BAHTI dikujt fr. fol., id.-ashtu i punoi fati dikujt, të tillë e pati fatin dikush. (HB-FPD f.365).S.ia qiti shorti dikujt

BAJAM/E-JA

            2476.BAJAME BISHTAKE fr.em.,bot., L. Amygdalus pedunculata.-lloj bajameje nga vendet e ngroha, tropikale  frytet e së cilës si bërthama janë në lëvozhgë në trajtë bishtaje. (NQ-FB f. 32).

            2477.BAJAME ÇAHJE fr.em.,bot., L. Amygdalus communis.- lloj bajameje me kokrra të hidhura nga vendet e ngrohta, tropikale  lëvozhga e  së cilës në trajtë bishtaje çahet lehtë. (NQ-FB f. 32). S. bajame e egër;  bajame e rëndomtë

            2478.BAJAME E EGËR  fr.em.,bot., L. Amygdalus communis.- lloj bajameje me kokrra të hidhura nga vendet e ngrohta, tropikale  lëvozhga e  së cilës në trajtë bishtaje çahet lehtë . (HXH-T f. 107, NQ-FB f. 32).S. shih sin: bajame çahje

            2479.BAJAME E ËMBËL fr.em.,bot., L. Amygdalus communis var, Sativus, Prunus commu-nis var. Sativa.-lloj bajameje nga vende të ngrohta, tropikale me fryte të ëmbla në trajtë bërthame. (NQ-FB f. 32). S. bajame e kultivuar

            2480.BAJAME HERRE fr.em.,bot., L. Amygdalus nana.-lloj bajameje me trup të shkurtër e me fryte në trajtë bërthame.(NQ-FB f. 32).S. ba-jame kineze;bajame e shkurtër;bajame xhuxhe

            2481.BAJAME E HIDHUR fr.em.,bot., L. Amygdalus communis var.amarus.-lloj bajameje nga vende të ngrohta me fryte të hidhura në trajtë bërthame. (NQ-FB f. 32).

            2482.BAJAME KINEZE fr.em.,bot., L. Amygdalus nana.- lloj bajameje me trup të shkurtër e me fryte  në trajtë  bërthame . (NQ-FB f. 32).S. shih sin: bajame herre

            2483.BAJAME E KULTIVUAR fr.em., bot., L. Amygdalus  communis var.sativus, Prunus communis var.  Sativa.- lloj bajameje nga vende të ngrohta, tropikale me fryte të ëmbla në trajtë bërthame. (NQ-FB f. 32). S.shih sin: bajame e ëmbël

            2484.BAJAME E RËNDOMTË fr.em., bot., L. Amygdalus communis.- lloj bajameje me kokrra të hidhura nga vendet e ngrohta, tropikale  lëvozhga e  së cilës në trajtë bishtaje çahet lehtë. (NQ-FB f. 32). S. shih sin: bajame çahje

            2485.BAJAME E SHKURTËR fr.em., bot. , L. Amygdalus nana.- lloj bajameje me trup të shkurtër e me fryte  në trajtë  bërthame . (NQ-FB f. 32). S.shih sin: bajame herre

            2486.BAJAME TROPIKALE fr.em., bot., L.Germinalia cattapa.- lloj bajameje që rritet, kultivohet në vende tropikale. (NQ-FB f. 32).

            2487.BAJAME TURKE fr.em.,bot., L. Amygdalus turcomanica.- lloj bajameje me prejar-dhje nga Turqia. (NQ-FB f. 32).

            2488.BAJAME XHUXHE fr.em.,bot., L. Amygdalus nana.- lloj bajameje me trup të shkurtër e me fryte  në trajtë  bërthame . (NQ-FB f. 32). S.shih sin: bajame herre

BAJAT-E

            *2489.BËHET BAJAT fr. fol.,iron. 1. (diçka)  bëhet e mërzitshme diçka   nga përdorimi a përsëritja e tepërt,  bëhet e pavlerë   diçka duke u përdorur a përsëritur jashtë mase, teprohet, bëhet i tepërt, i mërzitur, i velur, i neveritur, monoton (muhabeti a diskutimi  rreth diçkaje) S. bëhet banale (bozë) diçka; i del boja (lezeti, yndyra) diçkaje.2. (diçka) e humb freskinë diçka, zë të prishet  diçka (ushqimi etj), i del shija (lezeti) diçkaje, e humb shijen (lezetin) diçka (ushqimi etj. ) . (FGJSSH f. 1173).- Një ushqim i tillë ishte bërë bajat. (SJ te: SHK nr. 8 nëntor 1990 f.1). S. bëhet lëng qeni diçka; i del kripa diçkaje. 3. (diçka) e humb vlerën, rëndësinë fare diçka, e humb  aktualitetin diçka, nuk është më interesante, e kohës diçka, demodohet diçka, nuk ka më asnjë vlerë diçka. S. bëhet blozë (bozë , brashnjë, leckë) diçka; bie në baltë (në batak) diçka; bie në fund të detit (pusit) diçka; bie në det diçka; i del fala (kripa, lezeti, medeti) diçkaje.4. (dikush) i zbulohet fytyra e vërtetë e dikujt, demaskohet dikush. (FGJSSH f. 83, 1173, RUS f. 568, HB-FPD f. 20). S. shih sin: i del bakri  dikujt.5.(dikush) bëhet i mërzitshëm dikush,  nuk ndien më kënaqësi  kur e shikon a kur e dëgjon dikë, bëhet i shpëlarë dikush, nuk të ngjallë ndonjë ndjenjë dikush, të lë të ftohtë dikush, nuk të tërheqë dikush. -Të  paktën le të zbaviten lexuesit që janë bërë bajat. (AD te: KS, 10.09.2002 f.7). S.bëhet si lakër e bujtur dikush; i del kripa, lezeti, lëngu, lyra, medeti, yndyra) dikujt. 6. (dikush)  bëhet fare i pavlerë, i parëndësishëm dikush, e humb emrin e mirë ose nderin, nderimin dikush (me veprime, sjellje tepër bajate, të pahijshme  a nga të përsëriturit e tepërt). (FGJSSH f. 770). S. shih sin: bëhet brashjë dikush

            *2490.I BËHET BAJAT dikujt diçka fr. fol.,id.-i mërzitet, i velet, i velitet shumë, tej mase dikujt diçka, i bëhet e mërzitur, e velur, monotone dikujt diçka, i bëhet e mërzitshme diçka dikujt nga përdorimi a përsëritja e tepërt, i bëhet e pavlerë dikujt diçka duke e përdorur a përsëritur jashtë mase. - Mbaje vëlla, se na u bë rakia bajat. (MK-AJ f.311). S. i bëhet banale  (bozë) dikujt diçka

            2491.E BËN BAJAT dikush fr.fol., iron.-1.  diçka (punën, çështjen etj.) e prish dikush diçka (punën, çështjen etj.), vepron, punon, sillet pa hije, pa vend, pa arsye dikush, nuk vepron, nuk punon dikush mirë, hijshëm, e prish krejt, fare diçka (punën, çështjen etj.) dikush. S. e bën baltë (ballgur, bërllok, bozë, gjizë, krunde, lloç, skllotë) dikush; e dhin (e fëlliq) bigën dikush; e dhin bishtin e fulteres (fërteres) dikush.2.e tepron (për të keq) dikush,nuk di masë dikush, flet keq dikush për dikë,e tepron duke folur dikush për dikë a diçka, bëhet i tepërt, i mërzitshëm dikush.S. e dhin (e fëlliq) bigën dikush; ia nxjerr bishtin (fundin, fulteren) dikush.3. (diçka)   e përsërit a e përdor jashtë mase diçka dikush, flet shumë për të njëjtën gjë dikush duke u sjellë të tjerëve mërzitje të madhe. (BQ-DSH). S. e bën baltë (ballgur, banale,  bërllok, bozë, gjizë, krunde, lloç, skllotë)  diçka dikush; ia qet ujin diçkaje dikush

            2492.IA BËN BAJAT   dikujt dikush fr. fol.,id.-1.e kundërshton, e qorton dikush dikë, i ndërhyn  në çdo punë, në çdo çështje dikush dikujt duke iu kundërvënë2.nuk ia përfill fjalën punën dikush dikujt, ia hedh poshtë mendimin, idenë, propozimin etj.dikush dikujt,e ftoh dikush dikë prej ndonjë pune, ia përqesh, ia përçmon një gjë a punë dikush dikujt, nuk ia pëlqen punën dikush dikujt. (BQ-DSH). S. nuk ia bën të bardhë dikush dikujt; ia bën batall (batarricë, bërllog, bozë, dardhë, patarricë, tarllabuç) dikush dikujt. Ant. i shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush , shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush

            2493.MBETET BAJAT diçka fr. fol., ftill.-1.e humb shijen, freskinë (buka etj.), mbetet pa shije, freski (ushqimi etj.).2. e humb vlerën, rëndësinë, aktualitetin diçka. (BQ-DSH).

            2494.I VJEN BAJAT dikujt fr. fol.,id.-i vjen keq dikujt.(BQ-DSH).S.i vjen  bet (rëndë, zor) dikujt

BAJG/Ë-A shm.- BAJGA-T

            2495.I BËHET BAJGË dikush dikujt fr. fol.,iron.-i nënshtrohet me përulje dikush dikujt, i qepet e i lëpihet dikush dikujt për t' ia bërë qejfin, i përulet me turp dikush dikujt, i shkon pas dikush dikujt i  nënshtruar e i poshtëruar. (FGJSSH f.83). S.i  bëhet baltë  (baltë e hi, baltë e pluhur, brashnjë, këpucë, lepitkë, opingë, urë, urë e vig) dikush dikujt; i bën aman dikujt dikush; i bie në gjunjë dikujt dikush; i bie ndër këmbë dikujt dikush; i bie në këmbë dikujt dikush; i hyn ndër (në, nën) bythë dikujt dikush; ia lëpin çizmet  (dorën, këmbët) dikush dikujt; i (ia) puth çizmet (dorën, dorë e këmbë, këmbët, këmbë e dorë, pëqirin) dikush dikujt ;  i rraset në bythë  dikujt dikush; e ul kryet para dikujt dikush  

            2496.I BËHET BAJGË LOPE dikujt dikush fr.fol.,iron.- i qepet nga pas e nuk i ndahet dikujt dikush. (PETZE-FSHFRR f. 14). S. shih sin: i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush

            2497.I BËHET BAJGË PAS OPINGE dikujt dikush fr.fol.,iron.- i qepet  dikujt dikush, e ndjek dikush dikë vazhdimisht (gjithnjë), i ngjitet nga pas  e  nuk i ndahet  fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush, i qepet nga pas pa iu ndarë dikujt dikush, i shkon gjithnjë pas dikujt dikush. (JTH-FFGJSH f. 88). S. shih sin: i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush

            2498.BËN BAJGA (bagëtia) fr.fol.,fj.- bagëlon (bagëtia) . (FGJSSSH f. 133).

            2499.I (IA) BËN BAJGËN dikush dikujt a diçkaje fr. fol.,iron.-  e lë,  e lindiris dikë a diçka dikush pa e çarë kokën (më) për të, nuk kujdeset fare për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f.83). S. shih sin: e lë pas anash  dikë a diçka dikush

            2500.S' ËSHTË BËRË AKOMA T' U BJERË ERË BAJGAVE dikush fr.fol.,iron.- është ende i vogël dikush, është ende i papjekur dikush, ende nuk e ka arritur moshën e pjekurisë dikush. (NMUS-SHPK f. 9).S. shih sin: nuk i ka plasur arpallëku dikujt

            2501.I DIGJEN BAJGAT dikujt fr. fol.,id.-nuk i rrihet pa bërë një punë që ka mundësi të mos e bëjë,e  merr një mundim  dikush që mund edhe t' i ikë, nuk i rrihet dikujt pa bërë  diçka që mund të sjellë pasoja të dëmshme, megjithëse kjo s' është e nevojshme. (TASE f. 9). S. shih sin:i hanë brirët  dikujt

            2502.NUK I DIGJEN BAJGAT  dikujt për dikë a diçka fr.fol.,iron.- nuk mërzitet, nuk lodhet fare dikush për dikë a diçka, nuk shqetësohet, nuk merakoset fare dikush për dikë a diçka. (JBALL-KOR f. 189). S. shih sin: aq i bën dikujt për dikë a diçka

              2503.FLET ATJE KU I DIGJEN BAJGAT  dikush fr.fol.,ftill.- flet atje ku e dëgjojnë, flet ku i shkon fjala  dikush. (NMUS-SHPK f. 10).

              2503a. MOS HA BAJGA! fr.fol., idiot.-  mos fol keq! mos fol çka s’ duhet! (SHAGEC-BY f. 167). S. mos ha mut!

            2504.I HANË BAJGAT dikujt fr.fol.,iron . -do, kërkon të rrihet dikush, do, dëshiron, kërkon  të grindet, të zihet me dikë dikush, kërkon shkak për  t’  grindur, për t’ u zënë me dikë dikush, kërkon ngatërresa, zënka dikush. (TASE f.9). S. do dajak (dru) dikush; i ha dora (hunda, koka, kurrizi, lëkura, shpina) dikujt; i hanë brirët (hundët) dikujt; kërkon fjalë dikush; kërkon këmbë për gjemb  dikush; kërkon sherr dikush; i kruhet bishti (hunda, kurrizi, shpina) dikujt; e lëshon brezin për sherr dikush; ia shkel shkopin dikujt dikush; shih sin: i hanë brirët dikujt; e kërkon belanë me qiri dikush

            *2505.NUK E HA BAJGËN PËR SA-MUN dikush fr. fol.,iron.-nuk mashtrohet, nuk gënjehet dot dikush, nuk ia hedh dot dikujt dikush,  nuk e gënjen, nuk e mashtron dot dikë dikush .- Matanë gardhit evropiani/ s'e ha bajgën për samun! (S.HY-K f.54).S. s’ bën më dardha vojsa;  nuk bie në ato çarqe dikush; nuk bie në kurth dikush;  s’ bie në ato ujëra dikush; është cub i moçëm dikush; s’ futet  në atë qull dikush ; s’ gënjehet plaku me kulaçe; nuk ha bar peshku  dikush; nuk e ha atë çivi dikush; nuk ia ha bukën në dorë dikujt dikush; nuk i ha daja ato bishtaja; nuk e ha daja Zeqë; nuk i ha dardhat e egra dikush; nuk e ha dushkun për gogla dikush;  nuk i ha ato fora dikush; nuk i ha ato gorrica dikush; nuk ha kashtë dikush; nuk e ha kilen për okë dikush ; nuk i ha kindlat për boronica dikush; nuk i ha ato kleçka dikush; s’ e ha atë (këtë) kokërr ulliri (atë ulli, këtë ulli) dikush; nuk e ha kokrrën (koqen)  e ullirit  dikush; s’ i ha dot ato kothere dikush;  nuk e ha atë kulaç dikush; nuk i ha ato kumbulla dikush;  nuk i ha mëçkat për mëlçi dikush; s’ e ha këtë pilaf (këtë qull) dikush; nuk e ha sapunin për djathë (për samun) dikush;  nuk e ha atë teke dikush; s’ e ha thatë dikush; nuk ha vadhë dikush; nuk i ha ato vadhëza dikush; nuk ha vollë dikush; s’ hyn  në atë qull dikush; s’ i hyn gjembi dikujt;  nuk e merr arëzën për bletë dikush; nuk e merr ballgurin për miell dikush; nuk i merr kopallat për dardha dikush; nuk e merr  sapunin për djathë dikush; nuk e pi lëngun e ullirit dikush; nuk shtihet në kurth dikush.Ant. i merr badrat për presh  dikush

            *2506.JANË NJË BAJGË QË E KA NDARË MË DYSH RROTA E QERRES fr. fol.,iron.,proverb.-janë njësoj (të këqij), nuk kanë dallim njëri prej tjetrit, janë të njëjtë.-Si ai, si i biri, një bajgë që e ka ndarë më dysh rrota e qerres janë!-tha ai.(TL-TA f.176).S. shih sin: janë një ajar

            2507.IA LË BAJGAT NËN THONJ dikujt dikush fr.fol.,iron.- ia lë të keqen në derë (me pabesi, fshehurazi)  dikujt dikush, ia lë, ia hedh fajin , të keqen, rrezikun etj. dikush dikujt  me të pabesë, tinëzisht, fshehurazi, ia lë rrezikun  dikujt dikush e shpëton vetë . (MIHO-DI f. 174).S.shih sin: ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikush dikujt

            2507a.E LË SI LOPA BAJGËN dikë a diçka  dikush fr.fol.,iron.- nuk i jep, nuk i kushton aq sa duhet rëndësi, kujdes dikush dikujt a diçkaje, e lë jashtë kujdesit, vëmendjes, interesit dikush dikë a diçka, nuk kujdeset, nuk interesohet për dikë a diçka dikush. (AJA-DE f.172). S. shih sin:  e lë pas anash  dikë a diçka dikush

            2508.E LËSHON BAJGËN KUDO (KU TË MUNDË) dikush fr. fol.,iron.-1.nuk ka kujdes fare dikush, nuk di as vetë se ç' bën dikush, e bën një punë shkel e shko dikush. S. shih sin:  punon (si) angari  dikush. 2.flet pa u menduar dikush, flet pa i peshuar fjalët dikush.(FGJSSH f.83). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush

            2509.IA NGRIN  BAJGAT dikush dikujt fr. fol.,iron.-1.e tremb dikush dikë. S. shih sin:  ia fut frikën dikujt dikush. 2.ia mbledh dikush dikujt.(AJA-DE f.173). S. shih sin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush

            2510.I NGJITET SI BAJGA PAS KËPUCËS dikush dikujt fr. fol.,krah.- i qepet  dikujt dikush, e ndjek dikush dikë vazhdimisht (gjithnjë), i ngjitet nga pas  e  nuk i ndahet  fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush, i qepet nga pas pa iu ndarë dikujt dikush, i shkon gjithnjë pas dikujt dikush. (FGJSSH f.83, 1263). S. shih sin: i ngjitet si bagla për këmbe dikush dikujt

            2511.I NGJITET SI BAJGA NË LLASTIKA dikujt dikush fr.fol.,iron.,krah.- i qepet e nuk i ndahet dikujt dikush. (PETZE-FSHFRR f. 14). S. shih sin: i ngjitet si bagla për këmbe  dikujt dikush

            2512.SI NJË BAJGË E NDARË MË DYSH (NGA RROTA E QERRES) fr. mb.,iron.-njësoj, njëlloj (për të keq), pa asnjë dallim , pa asnjë ndryshim (për të keq), të njëjtë. (NMUS-SHPK-I f.169, NMUS-FSHPK f. 10). S. shih sin: si arna për thes

            *2513.E ZEZON SI LOPA BAJGËN  diçka dikush fr.fol.,iron.- e lë jashtë kujdesit, vëmendjes diçka dikush,nuk kujdeset fare për diçka dikush.- Gjuhën e tyre e zezojnë si lopa bajgën. (SUGJUDU te: st.fil. NR. 4/ 1990 F. 185). S. shih sin: e lë pas anash  dikë a diçka dikush

BAJONET/Ë-A

            2514.ME FORCËN E BAJONETËS fr. ndf.,meton.-  me armë, me dhunë, me luftë. (FGJSSH f.84, 494). S. shih sin: me barut e gjak

            2515.NËN BAJONETËN E ARMIKUT fr. ndf.,meton.-në mes të rrezikut, në rrezik të madh, duke e rrezikuar jetën, me rrezik të madh për jetën. (FGJSSH f.84). S.me kokë në strajcë  (në torbë, në trastë, në thes);  me krye në strajcë (në  torbë, në trastë, në thes); me litar në grykë;me qefin në gji; me qefihn në kokë; ; me qefin nën sqetull; në flakë të barutit, në flakë baruti; në gojë të ujkut; në teh të thikës

BAJRAK-U

            *2516.BAJRAK ME EMËR fr.em.,met.- njeri i shquar, i dalluar, i spikatur.- Kam qenë në kohën time një bajrak me emër në të katër anët e dheut e kam brejtur hekur me dhëmbë. (MI-SHT f. 200).S. dash me flokë

            2517.DEL NË BAJRAK dikush fr. fol.,iron.-poshtërohet, komprometohet, turpërohet keq  (para botës) dikush, bëhet objekt i qesëndisë, i talljes, i përqeshjes dikush nga të tjerët, s' e ka për gjë turpin dikush, turpërohet botërisht, publikisht  dikush. (BQ-DSH).S.shih sin: bëhet abanoz dikush

            2518.DEL    BAJRAK     KUQ dikush fr. fol.,iron.- shpërnderohet, turpërohet, komprometohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush, bëhet objekt i qesëndisë, i talljes, i përqeshjes dikush nga të tjerët, s' e ka për gjë turpin dikush, turpërohet botërisht, publikisht  dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet abanoz dikush  

            2519.DEL NË BAJRAK TË ZI  dikush  fr. fol.,iron.-shpërnderohet, turpërohet, komprome-tohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush, bëhet objekt i qesëndisë, i talljes, i përqeshjes dikush nga të tjerët, s' e ka për gjë turpin dikush, turpërohet botërisht, publikisht  dikush (BQ-DSH). S. shih sin : bëhet abanoz dikush  

            2520.ËSHTË ME BAJRAK dikush fr. fol.-1. ftill. e di gjithë bota punën e dikujt.(FGJSH f. 24).2.është shumë (më) i mirë, shumë(më) i bukur dikush. (BQ-DSH). 3.(iron) është me nam të keq dikush, është i njohur për të keq prej të gjithëve dikush, e zë vendin e parë (për të keq) dikush. (FGJSSH f.84). S. e mban (e merr) bajrakun  dikush.. 4.shquhet nga të tjerët dikush, nuk ia kalon, nuk ia kapërcen dot  dikujt  dikush për diçka. (HB-FPD f.20). S.  shih sin:  ha bukë veç  dikush

            2521.ËSHTË (SI) BAJRAK (një femër) fr.fol.,ftill.-ka shtat shumë të drejtë, është shtathedhur (një femër). (BQ-GJA-79 f.167).

            *2521a..ËSHTË  (NJË) BAJRAK ME EMËR  (NË TË KATËR ANËT E DHJEUT)  dikush fr.fol.,ftill.- është njeri,burrë i pashoq, i pashembullt për të mirë  dikush, është me të gjitha cilësitë e mira dikush, është njeri i njohur për cilësi të mira dikush,.- Kam qenë në kohën time një bajrak me emër në të katër anët e dheut e kam brejtur hekur me dhëmbë. (MI-SHT f. 200).S.shih sin: është pika e burrit dikush

            2522.ËSHTË BAJRAK NDËR SHOQE (NDËR NUSE, NDËR VASHA) (një femër) fr. fol.,ftill.-është e bukur pa masë, së tepërmi (një femër), është më e bukura (ndër shoqe, ndër nuse, ndër vasha) (një femër), është e dalluar nga të tjerat për bukuri (një femër) .(HB-FPD f. 20, PETZE-FSHFRR f. 14). S. shih sin: është për ta ngrënë si bacarungë (një femër)

            *2523.E KA SA NJË BAJRAK  SHTATIN dikush fr. fol.,ftill.-është shtathedhur dikush, e ka shtatin shumë të drejtë dikush.-Ne anamalasit e Sharrit shtatin vërtet e kemi sa një bajrak, po edhe nafakën sa një thërrijë. ( MI-SH f. 93).

            2524.E KA BAJRAKUN dikush fr. fol.,id.-është kryesori, i pari dikush, është përgjegjës dikush. (HK f.156). S. shih sin: është në ballë të punës dikush   

            2525.E MARRON ZOTI ME BAJRAK dikë fr .fol.,iron. nuk turpërohet fare para të tjerëve dikush, s' i vjen turp fare dikujt, s' e ka për gjë turpin dikush, delendriset krejt dikush, shpërndero-het, turpërohet, komprometohet, diskreditohet keq (para botës)  dikush. (MAH-FKPG-I f. 71). S. shih sin: bëhet abanoz dikush

            2526.E MBAN BAJRAKUN dikush fr.fol.,id.-1.është krushkamadh dikush, u prin krushqve dikush.2. është i pari, kryesori dikush, është përgjegjës dikush, e kryeson fisin, fshatin a krahinën dikush, qëndron në radhë të parë dikush, është në krye dikush .(HB-I f.195).S.sih sin:  është  ballë të punës  dikush. 3.shquhet nga të tjerët dikush, nuk ia kalon dikush dikujt për diçka. (HB-FPD f.20). S. shih sin: ha bukë veç dikush . 4. iron. e zë vendin e parë (për të keq) dikush. (BQ-GJA-79 f.167). S. shih sin: është me bajrak  dikush

            *2527.E MERR BAJRAKUN dikush  fr. fol.,iron.-1.e zë vendin e parë  dikush   për diçka. (BQ-GJA-79 f.167).- Ata që profesion  shtesë patën t' ua shkruajnë fjalimet dhe referatet sinanëve e rrahmanëve, sot pa u skuqur fare, shkruajnë panegjirikë të rinj, shtyen të marrin bajrakun e atdhedashurisë. (RKE te: ZR,17.X.199 f.6). S. shih sin: është me bajrak  dikush. 2.del ngadhënjimtar, fitues dikush, fiton, ngadhënjen dikush, del i pari dikush, fiton çmimin, shpërblimin e parë dikush (në garë), ua kalon të tjerëve dikush.(HB-FPD f. 70). S.(e) fiton flamurin dikush; e merr flamurin (marhamën) dikush. 3.ia nis i pari një aksioni, e merr nismën, iniciativën dikush për diçka, i prin një aksioni,veprimi, veprimtarie dikush.- .Pas sundimit shekullor të lindjes, perëndimi po e merr bajrakun botëror...(SKSA te: KOM nr.. 15, 27. 09. 1998 f. 20).S. shih sin: e çan akullin dikush. 4.(iron) nuk bën ndonjë punë aq të madhe dikush. (HB-FPD f.20).S. e merr flamurin dikush; e rrok bajrakun dikush

            *2528.MERRET BAJRAKU për diçka fr.fol.,iron.-merret nisma, iniciativa për diçka, fillohet, ndërmerret për herë të parë një aksion, një veprim, një veprimtari për diçka.- Nëse me këtë synohet të jepet i pari haber i zi, atëherë merret bajraku për këtë shërbim. (RATAH te: R, 21 prill 2001 f. 1). S.shih sin: thyhet akulli për diçka

            2529.NDËRRON BAJRAK dikush fr. fol.,iron.-tradhton dikush, kalon në anën e armikut , kundërshtarit dikush, bashkëpunon me armikun, kundërshtarin  dikush .(FGJSSH f. 484, 1214). S.e kthen  fletën (pllakën)  dikush; ndërron flamur dikush;e ndërron fletën (pllakën) dikush; i ndërron telat dikush

              *2530.E NGUL BAJRAKUN diku dikush fr.fol.,meton.- vendoset diku dikush, zë vend diku, gjëkundi dikush për të banuar e për të jetuar, zë vend të qëndrueshëm  e për një kohë të gjatë diku, gjëkundi dikush, vendoset përgjithnjë gjëkundi dikush.-Edhe me kurs edhe pa kurs e kam ngulur bajrakun si mësues. (MI-FV f. 54). S. shih sin: i hedh çengelat diku  dikush

            2531.E QET NË MOLLË TË BAJ-RAKUT dikush dikë fr.fol.,iron.-e komprometon, e turpëron, e shpërnderon, e diskrediton keq dikush dikë, e telendis dikush dikë. (BQ-DSH).S.ia nxin faqen (fytyrën) dikush dikujt; e qet në bajrak dikush dikë

            2532.E QET NË BAJRAK dikush dikë fr.fol.,iron.- e komprometon, e turpëron, e shpër-nderon, e diskrediton keq dikush dikë, e telendis dikush dikë. (BQ-DSH). S. shih sin: e qet në mollë të bajrakut dikush dikë

            2533.E RROK BAJRAKUN dikush fr.fol.,iron.- nuk bën ndonjë punë aq të madhe dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: e merr bajrakun dikush                   

            2534.SI BAJRAK fr.mb.,krah.-me shtat të gjatë e të drejtë, shtathedhur.(BQ-DSH).

BAJRAKAS

            2535.LUAN BAJRAKAS dikush me të tjerë fr. fol.,ftill.-luan me të tjerë dikush me disa shkopinj, me të cilët godet një shkop të ngulur në tokë si flamur.(FGJSSH f.84).

BAJRAKTAR-I

            2536.DEL   BAJRAKTAR   dikush   fr.  fol.,iron.-1.përzihet në çdo punë tjetër  që nuk i takon dikush.S. shih sin: kërkon andej këndej (këtej) dikush.2.e merr mbi vete ndonjë barrë, punë etj. dikush. S.shih sin: (e) merr  (për) angazhim diçka dikush.3.ia nis i pari një pune,aksioni,veprimi dikush, merr nismë, iniciativë dikush për diçka. (HB-I f.195, HB-FPD f.20, BQ-DSH). S.shih sin: e çan akullin  dikush

BAJRAM-I

            2537.ASKUSH NUK KA ÇDO DITË BAJRAM fr.proverb.-asnjë njeri nuk mund të ketë përherë jetë me të gjitha të mirat, askush nuk mund të ketë  jetë përherë me festa e dëfrime. (FIA f.49, VD-FTSH f.101). S. nuk ha çdo ditë llokume askush; për askënd jeta nuk është shesh me lule 

            2538.BAJRAMI I VOGËL NUK FALET PARA TË MADHIT fr.proverb.-çdo gjë, çdo punë kryhet me radhë, punët bëhen sipas radhës.(BQ-DSH). S. shih sin:  një herë bluan, pastaj gatuan

            2539.E FALËM BAJRAMIN fr.fol. ,iron.-1.nuk lamë asgjë për të ngrënë, nuk mbeti asgjë prej gjëje për të ngrënë( thuhet kur dikush vjen, ia beh në çastin kur jemi duke ngrënë drekë a darkë në mbarim e sipër).2.e mbaruam punën, nuk mbeti asgjë prej gjëje për t' u punuar( thuhet kur dikush vjen,ia beh në çastin kur jemi duke e mbaruar punën apo sa e kemi mbaruar punën).(BQ-DSH).

            2540.U FAL BAJRAMI fr.fol. pro-verb.,iron.-u bë vonë, tashmë është vonë,   ka kaluar koha, mori fund, përfundoi, mbaroi diçka, ka mbaruar puna. (HB-FPD f.21,FGJSSH f.1862).S. shih sin: blou kush blou

            2541.NATËN E BAJRAMIT NUK MAJET BIBANI (KURBANI) fr. proverb.,iron.-nuk sjellin sukses, rezultat përpjekjet që bëhen shumë vonë, pas kohe. (ISHA te:KO nr.2 /84 f. 251).

            *2541a.PASI (TË) FALET BAJRAMI fr.ndf.,iron.- pasi të bëhet vonë, pasi të marrë fund, të përfundojë, të mbarojë diçka, atëherë kur s’ duhet më, me shumë vonesë.- Mbrojtësit e ligjit, që quheshin Sherif, me shenjën identifikuese në formë të yllit pesëcepësh, zakonisht vinin në vendin e ngjarjes pasi falej bajrami, që do të thotë, pasi të jenë larguar keqbërësit. (BESHA, te: ERE, 20.12. 2008 f. 6). S. shih sin : si dielli pas iqindie

            2542.PËR DITË NUK BËHET BAJ-RAM fr.proverb.-nuk të vjen rasti i mirë, i volitshëm gjithnjë, një herë të jepet rasti (i volitshëm) për të pëfituar diçka, një herë të vjen e mira (volia, rasti i volitshëm) për të arritur a   për të fituar diçka. (HB-FPD f. 128).S.nuk është për ditë Pashkë e Bajram; një herë bie daci në gaviç; një herë i bie lumi lëmishtet;një herë shkon lepuri mbi urë; një herë (të) vjen vera kah dera; nuk sjell lumi ngaherë sëpata; zogu një herë të vjen në dorë

            2543.PËR SHTATËQIND BAJRAMA fr.ndf.,id.-kurrë, kurrsesi, assesi, kurrën e kurrës. (HK f.162). S. shih sin: për asnjë arsye

            2544.NUK E PËVET (NUK E PYET) AS KUR ËSHTË BAJRAM dikë dikush fr.fol.,iron.- punon,vepron në krye të vet dikush, bën, punon, vepron si di vetë a si ia thotë mendja e vet dikush ,bën, vepron, punon pa pyetur askënd dikush. (ALSI te: Hylli i Dritës  nr. 6-8 / 1941 F. 335). S.  shih sin: punon çordë në vete  dikush

            2545.E RUAN SI SILLËN E BAJRAMIT   diçka  dikush fr.fol.,krah .- e ruan me shumë kujdes dikush diçka, e ruan si diçka shumë të vlefshme, nuk ndahet asnjë çast dikush prej diçkaje, i rri gati dikush diçkaje që të mos i dalë doresh (HB-FPD f. 325). S. shih sin: e ruan si altar dikush diçka

            2546.SI PËR DITË TË BAJRAMIT fr. ndf.,krah.,iron.-me burde, me të gjitha të mirat për të ngrënë e për të pirë. (HB-FPD f.371). S. shih sin: me bollëk

            2547.SHIHEN BAJRAM E SHËN-GJERGJ fr. fol.,iron.-shihen shumë rrallë. (HB-I f. 195).

            2548.SHKON  PASI  FALET BAJRA-MI fr.fol.,iron.-shkon pas kohe, shkon shumë vonë. (HB-III f.191).S.shkon si kofini pas të vjelave; shkon kur  prishet pazari

BAKALARO-JA

            2549.BËHET BAKALARO  dikush  fr. fol.,met.- dobësohet shumë, pa masë, së tepërmi dikush , tretet e thahet, thahet e teret dikush, tretet e dobësohet shumë dikush .(FGJSSH f.84). S. shih sin: bëhet asht e zhëngë dikush

BAKALLËK-U

            2550.BËN BAKALLËK  me diçka dikush fr. fol., iron.-e trajton dikush diçka si plaçkë tregu.  .(FGJSSH f.84).S. bën pazarllëk  me diçka dikush

BAK/Ë-A

            2551.SHKOJNË SI BAKA ME ZEKËN  në mes vete fr.fol..,ftill.,krah.-nuk ndahen njëri prej tjetrit, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin, shkojnë gjithnjë bashkë, të pandarë, shkojnë, e kalojnë shumë mirë, shumë bukur njëri me tjetrin, shkojnë në pajtim, në harmoni të plotë në mes vete, e duan shumë njëri-tjetrin. (JTH-ÇFGJSH f.158). S. e çojnë fjollë (pikë) në mes vete, ia çojnë pikë në mes vete; janë parë hënabrenda në mes vete; e kalojnë fyt e qafë në mes vete;  shkojnë mollë e pandarë në mes vete; shkojnë si pendë qesh në mes vete; shkojnë pilë e pendë në mes vete; shih sin: shkojnë si dashi me rrurëzën në mes vete. Ant. shkojnë arëza në mes vete

BAKËM-I

            *2552.SKUQET  SI   BAKËM diçka  a dikush  fr. fol.,ftill.,krah.-skuqet shumë, tej mase, së tepërmi diçka a dikush, sarrakuqet diçka a dikush.-Lumi...nga shirat që kishin rënë asaj dite,ishte trubulluar e herë herë vinte e nxihej si blozë, herë herë vinte e skuqej si bakëm. (JX-LV f.372).S.shih sin: bëhet all diçka a dikush

BAK/ËR-RI shm.BAKËRE-T

            *2553.BAKËR I ZJARRTË fr.mb., inv.-shumë i ngrohtë, i ngrohtë pa masë, tej mase.-Shtati i vashës/ Bakër i zjarrtë. (RK-UM f.68). S. avull i ngrohtë

            2554.BËHET BAKËR diçka fr.fol., met.-1.forcohet shumë,pa masë diçka, bëhet e fortë shumë, tej mase diçka. (BQ-DSH). S. bëhet bigorr (çelik, çmërs, dingoz, guri) diçka.2. thahet,teret krejt, fare diçka. (JTH-FFGJSH f. 88). S. shih sin:  bëhet arrë diçka

            2555.E BËN BAKËR dikush diçka fr.fol.,met.-e forcon shumë, pa masë dikush diçka. (BQ-DSH). S. e bën dingoz (guri) diçka dikush

            *2556.BOJË BAKRI fr.mb.,ftill.-i (e) kuqërremtë, e kuqe e ndezur (si flakë).-Kjo kishte trup të lidhur dhe ten të fytyrës bojë bakri. (MI-G f.125).S. bojë ndryshku;  e kuqe si bakër; i kuq (e kuqe) si cohë; ngjyrë bakri (ndryshku); në ngjyrë bakri; ngjyrë bronzi

            *2556a.I DALIN BAKËRET NË SHESH dikujt fr .fol., iron.-  i zbulohen  qëllimet, synimet, veprimet e fshehta dikujt,  i del, i zbulohet fytyra, natyra e vërtetë (e fshehur) dikujt, e zbulon plotësisht veten se kush është dikush.-I tregonte ngjarjet aq bukur, sa që njeriu e besonte. Shumë i kishin dalë të vërteta.Po kur shkelte , si i thonë, në dërrasë të kalbur e i dilnin bakëret në shesh, fuste kokën si breshkë në jakë të palltos, qeshte e u thoshte: -Epo, gënjeshtra është kripë e së vërtetës. (ZSA-VL-3 f. 7). S. shih sin: i del bakri dikujt

            2557.I DEL BAKRI   fr .fol., iron.- 1. (dikujt) tregohet se kush është dikush,i zbulohen  qëllimet, synimet, veprimet e fshehta dikujt,  i del, i zbulohet   natyra e vërtetë (e fshehur) dikujt, e zbulon plotësisht veten se kush është dikush,i zbulon të fshehtat dikush, demaskohet dikush. (FGJSSH f.85). S. i bie boja dikujt; u bie era  lakrave; i bie (i çirret) maska dikujt; i bie morri në pjatë dikujt; i dalin bakëret në shesh dikujt; i dalin dardhat dikujt; i dalin këlluçësat në shesh dikujt; i dalin lakrat byrekut (lakrorit); i dalin lakrat sheshit dikujt; i dalin lakrat   për fushe (në shesh) dikujt ; i dalin  të palarat për fushe (në shesh) dikujt;  i dalin plluçkat (në fushë, për fushe, në ledinë, për ledine) dikujt; i dalin në shesh lakrat lakrorit; i dalin në shesh të palarat  dikujt; i del boja  (çika, duqi) dikujt; del me fytyrën e vërtetë dikush; i del fytyra e vërtetë dikujt; i del kallaji (kripa) dikujt; i del kungulli mbi ujë dikujt; i del miza në kapele dikujt; i del rripi dikujt;  del në shesh dikush; i del yndyra dikujt; i dëften (dëfton) dhëmbët dikush; e dëfton fytyrën e vërtetë  dikush; e flak maskën dikush; i hap kartat (letrat) dikush; i hapen petët lakrorit; i hapet peta lakrorit;  e heq  ballikun (maskën) (e vet) dikush;  i hiqen petët lakrorit; i hiqet boja (maska) dikujt; i hiqet peta  lakrorit; i hiqet velloja dikujt;i kallëzon dhëmbët dikush;i kërcasin arrat (vetë)  dikujt; ia merr era miellin  dikujt; i nxirren lakrat dikujt; i nxirret boja dikujt; nxjerr brirë dikush, i nxjerr brirët dikush; i nxjerr brirët si ligaveci në maj  dikush; i nxjerr djalli brirët; e nxjerr fytyrën e vërtetë dikush; (i) nxjerr veshët dikush; qet brirë dikush, (i) i qet brirët  dikush; e qet kokën dikush;  i qet stërdhëmbët dikush; (i) qet veshët dikush; e shfaq fytyrën dikush; e tregon bojën e vet dikush; i tregon dhëmbët dikush; e tregon fytyrën e vërtetë dikush; i zbulohen lakrat lakrorit; i zbulohen petët byrekut; zbulohet fytyra e vërtetë e dikujt, i zbulohet fytyra e vërtetë dikujt;  e zbulon fytyrën e vërtetë dikush;  i zbulon kartat (letrat) dikush; i zbulon maskat dikush.Ant. i fsheh brirët dikush; nuk i kallëzon bolla këmbët e veta. 2.(diçkaje) zbulohet, demaskohet diçka. S. shih sin: i del bishti diçkaje

            2558.ËSHTË BAKËR diçka (buka, krodha e bukës etj.) fr.fol., ftill.-është shumë e fortë diçka (buka krodha e bukës etj.), është e fortë tej mase, së tepërmi diçka (buka, krodha e bukës etj.). (BQ-DSH). S. është e fortë gur e mur diçka (buka, krodha e bukës etj.); është gur diçka; s’ e ha guri i mullirit diçka; nuk ia qet alltia diçkaje (bukës, krodhës së bukës etj.)

            *2559.E KA SI  BAKËR (fytyrën etj.) dikush fr.fol.,krah.- e ka të kuqërremtë (fytyrën) dikush.-Dikur hapsanikët  ktheheshin në fshat të verdhë, si prej lëngjyeri, ti... ti si bakër e ke fytyrën. (SOAN-TZ f. 205).

            *2560.E  KUQE SI BAKËR fr.mb. ftill., krah.- e kuqërremtë, e kuqe e ndezur (si flakë).- Njihej e poshtmja e lakrorit, kërce e kuqe si bakër, lyer me gjalpë. (SOAN-TZ f. 223). ). S. shih sin: bojë bakri

            *2561.I (E) KUQËRREMTË SI BAKRI fr. mb.,ftill.,krah.-shumë i kuqërremtë, i kuqërremtë pa masë, së tepërmi.-Urave rënda si plumbi/ Urave të kuqërremta si bakri. (RRD-BF f.61).

            *2562.MERR NGJYRË BAKRI dikush a diçka fr.fol.,per.-kuqërriset, përskuqet, bakëriset, përflaket dikush a diçka.-Mbi majë bjeshkësh qielli kishte nisur të merrte ngjyrë bakri nga rrezet e trëndafilta të diellit. (RH-VE f.141). Dëshironte në det të merrte ngjyrë bakri. (LUHA te:F  nr.3, janar 199 f.12). S. bëhet flakërimë dikush a diçka; merr ngjyrë bronzi (trëndafili) dikush a diçka; skuqet si cohë  dikush a diçka ; zë bakër dikush a diçka

            *2563.NË NGJYRË BAKRI fr.mb .,per.- i (e) kuqërremtë, e kuqe e ndezur (si flakë).-Kafazja nuk i ka pëlqyer kurrë kuqalashet, kurse flokët e mia janë në ngjyrë bakri. (NALA-SJ f.131). S. shih sin: bojë bakri

            *2564.NGJYRË BAKRI fr.mb.,ftill.- i (e) kuqërremtë, e kuqe e ndezur (si flakë) .-Majat e ngritura përpjetë  të kallëzave...lëshonin pa kursim vetëtitjet e tyre ngjyrë bakri. (JX-LV f.510).Dylbinë teke të gjatë e ngjyrë bakri e kishte hedhur tej nga lëmi i valles. (SOAN-TZ f. 89). Hëna si drapër ishte  ngulur në një re ngjyrë bakri, e cila nuk lëvizte  fare në qiell. (RK-SHD f.105).Në fytyrat  ngjyrë bakri, të çara nga rrudhat, u përplas flladi i mbrëmjes. (FGJ-K f.333). Bilbilat e vegjël  e ngjyrë bakri po cicëronin gëmushave. (SOAN-TZ f. 326). ). S. shih sin: bojë bakri

            2565.IA PËRZIEN ME BAKËR   dikujt dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen   dikë dikush, ia hedh, ia punon, ia lag me shumë zotësi  dikujt dikush . (HB-FPD f.21). S.ta bën të bardhën zi dikush; e bën budallë (budalla) dikë dikush; ta bën të bardhën të zezë dikush; ta bën të bardhën zi  dikush; i bën cepa dikujt dikush; ta bën (edhe) ditën natë dikush; i bën dredhi finoke dikujt dikush;  ia bën mac  dikujt dikush;  e bën sylesh dikush dikë; të çan ashka në maje të kresë dikush; të çon në banjë e nuk të lan dikush; të çon në dyzet (në njëqind) çezma e s’ të jep ujë dikush; të çon në Dri e të bie pa ujë dikush; të çon te kroi e s' të lë të pish ujë dikush; të çon në krua (në shtatë kroje)  e s’ të jep ujë dikush; të  çon në Shkumbin e të bie pa ujë dikush; të çon për ujë e të bie pa ujë dikush; të çon të pish ujë e të kthen pa pirë ujë dikush;  është si dëborë prilli  dikush; të fut në det e të nxjerr pa u lagur dikush; e fut   në dollap (në grackë, në kurth, në lak dikë dikush; të fut në pus e të nxjerr pa lagur  dikush; e fut në thes (në vathë) dikush dikë; ia ha   arrat dikush dikujt; të ha të bardhën e syrit dikush; ia hedh brushtullat për lakra  dikujt dikush;  i hedh hi   syve dikush dikujt;  ia hedh ikrat dikujt dikush; ia hedh lakun dikush dikujt; ia hedh me marifet  dikush dikujt; i hedh hi (kashtë, pluhur) syve  dikujt dikush; ia jep brushtullat për lakra  dikujt dikush; ia krip mendtë   dikujt dikush;   ia lë çetën dikush dikujt;  ia lë arushën dikush dikujt; e lë në  baltë (në  batak) dikë dikush; ia lë në bisht dikujt dikush; ia lë në bucak dikujt dikush; ia lë në bythë dikujt dikush; ia lë në  daltë (në derë, në dorë, pas dore,  në dushk , në guzhel)  dikujt dikush; e lë fërkemin bythëprapë dikush;  ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikush dikujt;  ia lë kile (në kushlak) dikujt dikush; e lë në lloç  dikë dikush;  ia lë në qyp  dikujt dikush; ia lë rrikën   dikujt dikush; ia lë në shpinë  dikujt dikush; ia lë në takë dikujt dikush;  ia lë në tallagan (në trastë, në të thatë)   dikujt dikush; ia lë thonjtë e  arushës në lule të ballit dikujt dikush; ia lë në zgop  dikujt dikush; ia lëshon arushën dikush dikujt; e mban me ëndrra (me shpresë, me shpresa) dikë dikush; ia merr arrat (sytë) dikujt dikush; të ngrys e s’ të gdhin dikush; i nxjerr bishta (bishtra) dikujt dikush; ia përzien me egjër dikujt dikush; ia përzien me të elbët (me të elbëta,me të kallamojtë) dikujt dikush; ia përzien me kos dikush dikujt;ia premton kalin dhe ia jep frerin dikush dikujt; ia prish mendjen dikujt dikush; i qet fall dikujt dikush; e qet kodër (kodra) pas bregut dikë dikush; i qet kopalla (rrotulla) dikujt dikush; i qet hi syve  dikujt dikush; e qet në kurth dikë dikush;  të qëron të bardhën e syrit dikush; ia qorron sytë  dikujt dikush; ta rrëmben bukën e djathin nga dora dikush; ia shet bakrin për ar  dikush dikujt; i shet dushk për gogla dikujt dikush, ia shet dushkun për gogël dikujt dikush; ia shet goglat për arra dikush dikujt; i shet hallvë hallvaxhisë dikush; ia shet shkumën për ajkë dikush dikujt; ia shet ujin për raki dikush dikujt; ia shet ujin (e pusit) për verë dikush dikujt; të shpie në dyzet  (në njëqind)  çezma e (dhe) s’ të jep ujë dikush; të shpie në krua (në shtatë kroje) e s’ të jep ujë dikush; e shtie  në grackë (në kurth, në lak, në thes, në vathë) dikush dikë; i shtie mish dhie dikujt dikush; (ia) tregon sytë e arapit  dikujt dikush;  ia thyen arrat  dikujt dikush;ta thyen arrën në dorë  dikush; e thyen brinjësh dikë dikush; me ushqen me ëndrra në diell dikush dikë;  e vë në akull dikush dikë; të vë në shpinë të lugës dikush

            2566.E SKUQ  SI  BAKËR dikush diçka fr.fol.,krah.-e skuq, e kuqërris, e përskuq tej mase, tepërmi, shumë dikush diçka. (AZ-PK f.115).

            2567.IA SHET BAKRIN PËR AR dikujt dikush fr.fol.,iron.- e mashtron, e gënjen keq dikush dikë, ia hedh, ia punon, ia lag (shumë keq) dikush dikujt, e mashtron, e gënjen sy ndër sy  dikë dikush, është mashtrues e dinak i madh  dikush. (JTH-FFGJSH f. 75,80). S. shih sin: ia përzien me bakër dikujt dikush

            *2568.ZË BAKËR diçka fr. fol.,id.-1.ndryshket, bakëriset diçka..2.  (gjella,qumështi etj.) ciknoset, zë të digjet dhe mban erë  (gjella, qumështi etj.) në fund të enës a kusisë.-Ndofta, shoku mjek, grosha nga fundi i sahanit kishte zënë bakër. (MI-G f.6-9). S. zë ciknë (gjella, qumështi etj.). 3. kuqërriset, përskuqet, bakëriset, përflaket dikush a diçka.- Era me njelmësinë e blerimit ia mbush gropëzat e syve, të cilat nga hidhërimi të duken se kanë zënë bakër.(MI-FV f.144). S. shih sin: merr ngjyrë bakri  dikush a diçka 

BAKLLAVA-JA, BAKLLAV/Ë-A

            2569.BAKLLAVA KA PUNË fr.fol., iron.-për të kryer një punë kërkohet aftësi  dhe përvojë përkatëse. (HB-FPD f.21).

            2570.NUK BËHET BAKLLAVA ME MIELL  KALLAMBOQI (ME MIELL THEK-RE) fr.proverb.,iron.-nuk bëhet mirë një punë kur mungojnë mjetet e nevojshme, nuk mund të bëhet puna pa mjetet e nevojshme. (KOKA te: Leka nr. 11/ 1931 f. 343, FGJSSH f.85, PETZE-FSHFRR f. 14).S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain

            2570a. BËN BAKLLAVA ME MIELL THEKRE dikush  fr.fol.,iron.- bën punë boshe e pa dobi dikush, merret   me diçka të padobishme, të kotë dikush, punon kot, kot së koti dikush, bën punë të kota, të padobishme,  pa fryt,  pa vlerë dikush. (JTH-FFGJSH f. 89). S. shih sin: bën baltë dikush

            2571.DO TË PIQET BAKLLAVA, PASTAJ  I QITET SHËRBETI  fr.proverb.- punët bëhen sipas radhës (radhazi) deri në fund. (VODE-THD f. 80). S. shih  sin:  një herë bluan, pastaj gatuan

            2571a.DO (DUHET) TË PIQET    BAKLLAVA, MANDEJ DO (DUHET) QITUR SHËRBETI fr. proverb., aleg.- punët duhet kryer, bërë me radhë, punët, veprimet vijnë sipas radhës. (FUSH f.759). S. shih  sin:  një herë bluan, pastaj gatuan 

            2572. (E) KA (KËRKON TË KETË) NJËRËN DORË NË BAKLLAVA E (DHE) TJETRËN NË KABUNI (NË MJALTË, NË REVANI) dikush fr.fol.,iron.- i ka, i mban të gjitha të mirat dikush, s’ heq dorë nga asnjë e mirë a kënaqësi dikush, do, kërkon të përfitojë sa më shumë, sa më tepër dikush, do, kërkon të përfitojë, të heqë nga shumë anë dikush,  kërkon të marrë ose të përfitojë  dikush më shumë se sa është e mundur, është lakmitar i mdh dikush. (FGJSSH f. 362, 1154, 1650).S.kërkon të hajë me dy lugë dikush; kër-kon të hajë me lugë të madhe dikush; një dorë në bakllava, një në revani (e mban) dikush; një dorë në  kishë, një dorë në xhami (e mban) dikush; një dorë në lis, një në plis (e mban) dikush; një dorë në pite, një dorë në revani (e mban) dikush; një dorë në revani, një në bakllava (e mban)  dikush; një në gojë, një në dorë (e mban) e syrin më të tjera (e ka) dikush; një në hell, një në kaptell (e mban) dikush; një këmbë në qerëse, një në ugar (e mban) dikush; një këmbë në Shkup e një në Shkodër (e mban)  dikush

             2573.RRALLË E BAKLLAVË,SHPESH E PËRSHESH fr.proverb.- njeriu nuk duhet ta teprojë, çdo gjë duhet të jetë me kufi e me masë. (PETZE-FSHFRR f. 14).

BAKRA-T

            2574. ME BAKRA E ME ÇAKRA fr. ndf.,iron.-me të gjitha gjërat, me çdo gjë që ka, me gjithë ç’ ka, me të gjitha gjërat, sendet shtëpiake. (FGJSSH f. 85, EQSHI f. 244). S.shih sin: me arë e me megjë

C

CA

            *9182. CA E CA fr.ndf.-shumë. (FGJSSH f . 211).-Koha nuk ka të ndalur/ ca e ca ditë ndiej lodhje. (ASHE-V f. 54). Ishte ai si puna e një bungu të moçëm, në trupin e të cilit, edhe pse kishte rënë rrufeja ca e ca herë, deri tash nuk ishte tharë deri në rrënjë...(MI-SH f. 144).  S.  sa e sa

            *9182a.CA NGA…CA NGA fr.ndf.- pak nga…pak nga.- Atij i mbahej pak goja dhe ca nga kjo, ca nga zemërimi iu frynë damarët e tëmthave dhe buzët iu shkrumbëzuan anëve. (IK-N f. 181). Ca nga rakia, ca nga zjarri, Leles po i vinte vapë. (ZSA-VL-3 f. 149). 

       *9183.CA NGA CA fr. ndf.,id.-pak(e) nga pak, dalëngadalë,  jo menjëherë, përnjëherë, jo shpejt, ngadalë-ngadalë, gradualisht, dalëdalë,   sistematikisht. (FGJSH f.54, FGJSSH f.211, 1330, VK-II 492,649,790,796, IST f. 196.).- Ca nga ca qielli u qërua e retë kope-kope u davaritën. (MI-SHT f. 85). Ca nga ca po bëhemi dhe miq, apo jo?-Simoni iu afrua më tepër.- Dhe miku nuk të lë në baltë!(ROTHE-P f. 104).Nuk vinte re se salla ca nga ca po zbrazej. (SOAN-TZ f. 233). Me anë të këtyre kulteve, ai mëton e synon  ta lehtësojë e ta shkarkojë  gjendjen e tij të nderë ndjenjësore, psikologjike, gjendjen e tij traumati-ke...për shkak të sëmundjes vetanake që dita-ditës e ca nga ca po e gremiste shëndetin e tij të dobët. (BQ-PNF f. 105). Ca nga ca e njëri pas tjetrit të bëhen të gjithë shqiptarë të vërtetë. (SFR-2 f.103). Ca nga ca tradhtaren drita po pushton.(N-1 f.185).Të kërkojmë një afat gjashtëmuajsh ose të shumtën një mot gjersa ti lani ca nga ca. (KF-KZ f.146).Fillova ca nga ca të vete edhe nëpër mbledhjet e kooperativës...(SHMU-Ç f.54).Drita e vagëlluar e llambës po i linte vendin ca nga ca një drite tjetër.(VK-ME-I f.332).Ca nga ca oborri i Çelimarëve u mbush dinga. (THK-PËR f. 306). S. avash-avash; bisht pas bishti ; cazë nga cazë ; cikla-cikla; copa-copa; cuka-cuka; çap nga një çap; çap pas çapi; çap për çap; çap-çap; çika-çika; çika-çikë ; çikë (e ) nga një çikë; çikë-çikë; çikërr-çikërr; dalë-dalë ;dora-dorës ; dorë pas dore ;duar-duar ; fije-fije ; fill e nga një fill ; fjalë pas fjale; grimë-grimë; hap më hap ; hap pas hapi; këmbë pas këmbe; këmba-këmbës ; këmbë-këmbë ; nga hapi në hap; një nga një; pa pra; pak nga pak, pak e nga pak; pikla-pikla;pjesë-pjesë; shkallë-shkallë

            9184.CA NGA CA BËHET SA NJË PICA  fr.proverb.- pak e nga pak bëhet, arrihet, sendërtohet diçka e madhe, pak e nga pak bëhet (arrihet) shumë, duke punuar e duke u përpjekur pandërprerë mund të kapërcehen vështirësi të mëdha e të kryhen punë të rëndësishme . (KOKA te: Leka nr. 1/ 1932 f. 20, FUSH f. 189,EQSHI f. 192)..S. shih sin :avash-avash bëhet gjethi  i manit kumash; avash-avash bëhet manari (qengji, shelegu) dash

9185.CA NGA CA BËHET VIÇI KA fr. proverb.-me punë e përpjekje të vazhdueshme, sistematike arrihen rezultate, suksese të mëdha; me mund e përpjekje të vazhdueshme kalohet, kapërcehet çdo pengesë e vështirësi, nga punë të vogla mbarohet një punë e madhe. (FUSH f. 751). S. shih sin :avash-avash bëhet gjethi  i manit kumash; avash-avash bëhet manari (qengji, shelegu) dash

 *9186.CA MË KEQ fr.ndf.,ftill.- edhe më keq.-Kohët e fundit zunë të martohen me barkun plot, ca më keq edhe ajo e Demirëve që i vajti të vjehrrit me djepin plot. (SOAN-TZ f. 96).S. shih sin : aq më keq

        *9187.CA NGA…E CA NGA fr. lidh.-edhe nga…edhe nga., qoftë nga ... qoftë nga.-Kruajti kokën gjithë qejf e lezet ca nga supa e lyrshme e qefullit e ca nga shakaja e kripur e Leksit. (JX-LV f.178). S.sa nga...e sa nga

            9188.CA PA CA fr. ndf.- pak(e) nga pak , dalëngadalë, pjesë-pjesë a hap pas hapi, shkallë-shkallë, jo menjëherë, përnjëherë, jo shpejt, ngadalë-ngadalë, jo me vrull, jo me rrëmbim, gradualisht , dalë-dalë. (TASE f. 22). shih sin: ca  nga  ca

            *9189.CA MË TEPËR fr.ndf.- edhe më tepër, për më tepër,  sidomos, veçanërisht.- Ca më tepër, njeri i poshtër, njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, për të tradhtuar atdhenë. (Ç te: FDA-Ç f. 176). S. shih sin: aq më fort

*9190.E (DHE)  CA  fr.ndf.- e më tepër, e më shumë, diçka më tepër,edhe pak mbi atë sasi, edhe më. .(FGJSSH f. 211, 2115).- Me do turinj  një okë e ca...(MI-SHT f. 24). Ja, fjala vjen, vjet erdhi tek unë në qytet Vilja, çupa jote, o xhaxha. E mbajta një vit e ca. (SOAN-TZ f. 304 ).-Shoku Zylo, pasi ndenji një  orë e  ca pranë shtratit...u ngrit ... (DA-SH f.59). Kanë një vit e ca që bëjnë  sikur nuk janë të bindur. (FLU te: KD, 11.09. 1998 F. 9). Kishte një orë e ca që kishte zbardhur dita. (IK-D f. 144). Mem Deneku, me që e zuri rakia  dhe po i vinte gjumë, u ngrit e shkoi më përpara. Lelja ndenji dhe ca. (ZSA-VL-3 f. 149). S.e kusur; e sa; edhe ca  

           *9191.EDHE CA fr.ndf.- edhe më tepër, edhe më shumë, diçka më tepër,edhe pak mbi atë sasi, edhe më. (FGJSSH f. 2115).- Gratë qeshën e biseduan edhe ca, pastaj  vajtën nëpër shtëpitë e tyre. (SUKRA-BN f. 153). Po të jetonte edhe ca, do të ma zhvaste nga duart Demirin.... (SUKRA-BN f. 156).Pati përshtypjen të nesërmen se po të ishte vonuar edhe ca, ushtarët e tij  do të kishin vajtur për gjah. (DUTA-GD f. 34). Po vazhdo,vazhdo dhe  ca të të na përrallisësh ... (JX-LV  f.178). Pas buke, si ikën Bredhka e Vathi, tekniku bujqësor qëndroi edhe ca  me xha Mitrin në hajat. (ZSA-VL-3 f. 131). S. shih sin: e ca

9192.RRI CA dikush fr.fol.,ftill.-rri njëfa-rë dore, rri një copë herë dikush . (VK-II f. 168).

9192a.ULU CA! fr.fol.,id.-1.zbrite ca çmimin! 2. mos bëj një kërkesë kaq të lartë. 3.tregohu më i arsyeshëm, më i thjeshtë! (FGJSSH f. 2085). 

CABIK-U

              9193.ËSHTË I MIRË PËR CABIK (PAS KOKE) dikush fr.fol.,iron.- e meriton të ndëshkohet, të rrihet mirë dikush. (PETZE-FSHFR f. 37). S. e do një dru të shëndoshë dikush; është i mirë për fiskël thane dikush

CAC/ËR –RI

       9194.CACËR  PA DHËMBË  fr.em. iron. njeri i matufosur e i  rrëgjuar që nuk vlen më për asgjë. (FGJSSH f. 211, 403).

CAK-U

      *9195.ARRIN NË CAK dikush,ARRIN TE CAKU dikush  fr. fol. met.-arrin pikësynimin dikush, arrin, sendërton qëllimin e caktuar, të dëshiruar  dikush .-Shkodranët i ruajtën gjasat reale që    arrijnë të  parët në cak. (BV te: B,  22. 12. 1997 f. 14). Kjo ishte përcaktuese që tiranasit të arrijnë të parët në cak. (BV te:B,30.12.1997 f.13). I palodhuri/ njëri nga njëmijë  udhëtarët/e kësaj  bote/ që ende s’ ka arritur te caku. (EB te: gr.aut.MA f. 134). S. e arrin cakun dikush

              *9196.E ARRIN CAKUN dikush fr.fol.- e arrin qëllimin, pikësynimin dikush.- Përse atëherë  nuk po mund ta arrijmë cakun? (MEME-MON f. 101). M aratona është e të gjithëve/kush ngec, kush arrin cakun. (SO te : R, 11 nëntor 2000 f. 16). S.shih sin : e arrin cak dikush, arrin te caku  dikush

         9197.ARRIN CAKUN MË 

 LARTË dikush fr. fol. ,per.- arrin kulmin dikush (FGJSSH f.212). S. shih sin: e arrin apogjeun dikush  

  9198.AS NË CAK, AS NË KOSH fr. ndf., ant.-kurrkund,  asgjëkundi, askund, .pa vend të caktuar, nga  asnjë vend, as  në ndonjërin vend. (BQ-DSH).S. as në han, as në va; as në qiell, as në dhe (tokë);as në thes, as në torbë

 9199.BËN CAK dikush fr. fol.met. -siguron strehë dikush, siguron vendstre-him, strehim,vendqëndrim dikush.(BQ-DSH).

 9200.E BËN CAK dikush fr. fol.,met.-1.bën një hap në sendërtimin e qëllimit dikush. .2.e cakton, e zgjedh shokun e jetës dikush.(HB-FPD f.55).S.ia qet rrethin dikujt dikush ; ia  qet syrin dikujt dikush

       *9201.CAK MË CAK fr.ndf gjithkund, gjithandej, anembanë, kudo, gjithkah, në (nga) të  gjitha anët a drejtimet. (TASE f.  45). -Kur kthe-hem/ shtigjeve të  blerimit/që endin pranverën cak e më cak-/të gjitha lulet e dinë emrin tënd...(QU-D f.79).Kufij të panumërt roje syshkreptimë cak më  cak.(QU te: JR nr.4/86 f.550), Ajo e nxjerr portretin e vet nga faqja e murit , e sodit edhe një herë cak më cak, var buzët, ngërdhe-shet...(MI-FV f. 44).Por, me kaq s’ merret Shqipëria/ s’ merr Shqipërinë  kush cak më cak,/ pëllëmbë për pëllëmbë për pa e larë në gjak! (GJF-LM f.244). Nga floriri kapak/ cak më cak… pikë  e gjak/ zigzag tiktak. (BEHY te: B, 10 maj  1997 f. 14). S.shih sin: an’ e mb’ anë ( anë e m’ anë,  anë e mb’ anë)

   

9202.CAKU 1 FUNDIT fr.em., met.-qëllimi, pikësynimi i fundit. (FGJSSH f.  212).

9203.CAKU MË I LARTË fr.em., met.-kulmi, .pikësynimi, qëillimi më i lartë, pika më e lartë. (FGJSSH f 212).

            *9204.ÇOHET NË CAK diçka fr.fol., id.- 1 (dëshira, porosia, vullneti etj.)  përmbushet, sendërtohet diçka (dëshira, porosia, vullneti etj.). S.bëhet realitet diçka; çohet në vend diçka; del në dritë diçka (dëshira etj.) ; e gjen dritën diçka; shpihet në cak diçka..2 jetësohet, zbatohet diçka.-.E prandaj pa mund aspak,/ sot mund të çohet ligji në cak. GJF-GPT f. 116).S.qitet në punë diçka; shpihet në cak  diçka; vihet në jetë (në zbatim) diçka. 3. (urdhri etj.) përmbarohet (urdhri etj.).S. shkon (vihet) në vend (urdhri); shpihet në cak (urdhri etj.)  

                        *9205.DERI NË ATË CAK fr.ndf.-aq.- Pushtuan shpirtin dhe trupin e këtij burri duke e shpërfytyruar atë deri në atë cak sa mbërriti të gjakojë vdekjen e njerëzve që e deshën dhe e çmuan më shumë. (FALU-PM f. 120). Por, qe, tash ne u kapëm në cak: / gjatë Parnasit mjaft më ke rrekur/ mriz e në mriz e lak më lak: / këngës këtu  spiku tash do hequr. (GJF-LM f. 508). S. deri në atë gjendje (masë , shkallë); në atë masë 

              *9206.DERI NË NJË CAK fr.ndf. ,meton.-as më pak e as më shumë, disi, diqysh, deri diku, as mirë, as keq,  aty nga mesi, afër mesit.- Çetat si e Mark Thopisë, Matarangës, Andre Muzakës, rriteshin deri në një cak, po s’ ishin kthyer dot  në ushtri çliruese. (PARB-MM f. 308). S. deri në njëfarë caku ; deri diku ; deri (gjer) në njëfarë dore (mase, mënyre, pike,  shkalle); gjer diku ; në njëfarë dore (mase, mënyre, shkalle) ; në një masë ; në një mënyrë ; në një mënyrë apo tjetër, në një mënyrë ose në një tjetër; pak a shumë

              9207.DERI NË NJËFARË CAKU fr.ndf., meton.- disi, diqysh, deri diku, as mirë, as keq,  aty nga mesi, afër mesit, deri diku. (SKDO f. 541). S. shih sin : deri në një cak

              9208.DERI NË CAK fr.ndf.,id.- deri në pikën e fundit, deri në vendin e caktuar. (HB-FPD f. 55). S. shih sin : gjer në cakun e fundit

 9209.E DI CAK  diçka  dikush  fr. fol.- e di saktësisht, prerë, prerazi, me saktësi.  diçka dikush . (FGJSSH f. 211) S.shih sin: e di cok  diçka dikush

*9210. S ’ I GJENDET CAK diçkaje fr. mb.-është e pakufishme,e paskajshme.e pafund, e panë diçka.-Kur e di se jeta vete kot e kot / Dhe botës kurrë s’i gjendet cak. (ASDR-KK f.129). S.shih sin: nuk ka cak diçka

9211.GJER NË CAKUN E FUNDIT fr.ndf.,meton.-përgjithnjë, gjithnjë, gjithë jetën, derisa të vdesë, derisa të jetojë, sa të jetojë, derisa, gjersa të jetojë. (FGJSSH f. 212, ART-I f. 171) S.deri në çastin e fundit; deri në çastet (në çastin) e fundit të jetës;  deri t’ i bjerë dheu për fytyrë; deri në firomën e fundit; deri në frymën e fundit; deri në fund; deri në fund të jetës; deri të hyjë nën dërrasa; deri të hyjë në (nën) dhe; derisa t’ i luajë damari; deri ta mbulojë dheu (dheu i zi); deri në momentin e fundit; deri në pikën e fundit; deri në pikën e fundit të gjakut; deri në varr; deri (gjer) në vdekje;derisa t’i bien kockat; derisa të jetë gjallë; derisa t’ i luajë dama-ri;derisa të marrë frymë; derisa t’i punojë (t’i rrahë) (edhe) damari (i fundit); dersa të rrahë damari në trup; derisa të marrë frymë; derisa (sa) të jetë gjallë; derisa t’i bien kockat; derisa  t’ i regëtijë zemra; gjersa t’i rrahë edhe një damar jete; nga djepi deri në varr; prej djepi e gjer në varr; që në djep e gjer në dhe; sa të jetë gjallë; sa ta ketë shpirtin; sa t’ i luajë damari; sa të marrë frymë; sa t’i rrahë damari; sa të shohë dritën..2. deri në vendin e caktuar. (HB-FPD f. 55). S. deri në cak

              *9212.KA CAK diçka fr.fol.,fj.- ka kufi, ka masë diçka.-Thonë/rrokullisja/ ka cak/ këtë e

them / edhe unë. (HKÇ-DL f.46).  

9213.NUK KA CAK diçka fr. fol.-1. (diçka) nuk kufizohet. diçka, është e pafund, e  paskaj, e  pakifi(shme),e paanë  diçka,  është e papërcaktuar diçka, nuk dihet sa zgjat diçka.   (FGJSSH f.211,1971). S. s’ i gjendet cak  diçkaje; nuk ka anë  diçka; nuk ka anë e fund  diçka;nuk ka  anë e kufi diçka; s’ ka kufi (tavan) diçka. 2. (dikush) nuk e përmban veten dikush. (JTH-FFGJSH f. 157). S. nuk ka kufi dikush; nuk njeh kufi dikush

              9214.E KA CAK NË TËRË ANËT dikush  fr.fol.,ftill.- ka gjasa  të mira për të sendërtuar një qëllim nga shumë anë dikush. (HB-FPD f. 55). S. e ka shul e vek dikush

              9215.NUK KA CAK TË NGULUR  kurrgjë fr.fol.,met.- nuk është e prerë, definitive kurgjë. (AXH-XLIII f. 139).

              9216.(E) KALON ÇDO CAK  dikush fr.fol.,meton.- e kalon masën e arsyeshme dikush, e tepron  shumë dikush. (IST f. 165). S.shih sin: del nga ama dikush, del prej amet dikush

              *9217.E KALON CAKUN  dikush fr. fol., meton.-  e tepron dikush. (FGJSSH f. 211).- Për të mos kaluar cakun e programit të kësaj  reviste. (p.a. te: Leka nr. 7/ 1935 f. 300). ). S.shih sin: del nga ama dikush, del prej amet dikush                       *9218.KAPET NË CAK dikush fr.fol.- kapet, zihet dikush  duke e kryer një vepër të keqe, kapet në vend dikush duke bërë një vepër të keqe.-Por, qe, tash ne u kapëm në cak: / gjatë Parnasit mjaft më ke rrekur/ mriz e në mriz e lak më lak: / këngës këtu  spiku tash do hequr. (GJF-LM f. 508). S. shih sin: i zbret prej bishti diçkaje dikush

              9218a.E KAPËRCEN CAKUN dikush   fr. fol., meton.- e tepron dikush. ( JTH-FFGJSH f. 157). S.shih sin: del nga ama dikush, del prej amet dikush

              9218b.E KAPËRCEN ÇDO CAK dikush fr.fol.,meton.- e kalon masën e arsyeshme dikush, e tepron  dikush, nuk e ruan masën e duhur dikush,nuk mund të durohet më dikush. (IST f. 165). S. shih sin:del nga ama dikush, del prej amet dikush

              9219.E LUAN CAKUN  dikush fr.fol., iron.- nuk e mban fjalën  e dhënë dikush, nuk është besnik dikush, nuk rri besnik dikush. (HB-FPD f. 54). S.shih sin: del nga besa dikush

*9220.E NDAL NË CAK dikush dikë fr. fol., met. - e ndal., nuk e lë ( nuk e lejon)     ecën, të  vete përpara  dikë  dikush .-Kombet e huaja t’i  ndalin në cak . (NDM-V f. 64) . S. nuk e lë  të bëjë çap (të bëjë hap,  të bëjë këmbë) përpara dikë  dikush.

              *9221.NDËRRON CAK  dikush fr.fol., id.- ndërron vend, strehë  dikush, ndërron vendbanim, vendstrehim  dikush.- Nga ky këshi -llim  i gjatë kuptova se edhe unë duhej  të ndërroja cak që të nesërmen dhe të veja te tezja. (PARB-SH f. 130).

              9221a.NË ATË CAK fr.ndf.- në atë gjendje. (FGJSSH f. 1847). S.në atë pikë (shkallë)

            *9222.NË ÇDO CAK  fr. ndf., fj.- kudo, gjithkund, gjithandej.-Jo aspak/nga një mik/gjen në çdo cak/ kjo gjëgjëzë  kaq  e vjetër. (RK-V f. 40).S.shih sin: an’ e mb’ anë (anë e m’ anë, anë e mb’ anë)

              *9223.NGUL CAK dikush fr.fol., id.- 1. (për diçka) ngulmon, këmbëngul, insiston shumë për diçka dikush,nuk e ndërron dot mendimin, qëndrimin dikush për diçka, është këmbëngulës në  diçka dikush, ka qëndrim, mendim të prerë, të paluhatshëm  për diçka dikush, kërkon me ngulm, me këmbëngulje diçka dikush, nuk heq dorë nga diçka dikush.(SM f. 171). S. bën be dikush për diçka; bën kast (noh, tobe, tybe, xhas) dikush për diçka; e bën mendjen okë dikush; i bie çekanit për diçka dikush; e kërkon si buça këlyshët diçka dikush; (e) kërkon me të madhe diçka dikush;lidh kast për diçka dikush; lidh (ngul) këmbë për diçka dikush; i ngul këmbët për diçka dikush; e ngul qykën për diçka dikush; (i) ngul thembrat për diçka dikush; shkel këmbë për diçka dikush; (i) tund këmbët për diçka dikush; vë ngulmin (rruqen) për diçka dikush;vë sedër dikush për diçka; zë be dikush për diçka. 2. (diku, gjëkundi) vendoset, zë vend diku, gjëkundi dikush për të banuar e për të jetuar, zë vend të qëndrueshëm  e për një kohë të gjatë diku, gjëku-ndi dikush, vendoset përgjithnjë diku, gjëkundi dikush. (AXH-XLIII f. 139, L.L. f. 77).-Këtu, në vendin Ungrej, duke pasë gjetur do tokë të pabanuar, ngulën cak e jetuan me mund të krahëve. (p.a. te: Leka nr. 11/ 1932 f. 357). Aty qitën short se cili ndër ta të ndalet e të ngulë cak. (p.a. te: Leka nr. 11/ 1932 f. 357). S. shih sin: i hedh çengelat diku dikush

   9224.PA BËRË  AS CAK,  AS BAM fr. ndf., iron.-1. pa vendosur, pa qenë i vendosur, duke ngurruar.S.shih sin: në dyshim.2. pa u  përcaktuar për diçka. (VK-11 f.54). S. shih sin: as andej, as andej

   *9225.PA KURRNJË CAK fr ndf.,fj.-pa kurrnjë, pa asnjë  qëllim. -Sa të rinj s’ka pleq me e pa  mustakë,/si edhe pleq të rinj pa kurrnjë cak! (ASDR-KK f. 133).

   *9226.PA CAK fr.ndf.- 1. pa qëllim.-Arriti të shkëpus nga bliri copëzën e bardhë të najlonit dhe ta hudhë arave pa cak. (JETNEZ te: R, 26 shkurt 200 f. 14). Nëse jeta  ka vetëm një stacion/ atëherë, të mos ngutemi pa cak. (DEBE-ME f.41).2.pa vend, pa vendstrehim, pa vend-qëndrim, pa strehë. (BQ-DSH).     

            *9227..PA CAK E (PA) ANË fr.mb. ,id.- 1. jashtë çdo mase, së tepërmi, pa masë, jashtë çdo kufiri, gjer ku s' ka më tej.- M’ u bëre erë mali, Lulmirë,ë! Erë pa cak e anë, hej lum lala për ty! (MI-SHT f. 92). S. shih sin: pa anë.2. fr.mb,met.- i  pafund, i paskaj, i pakufishëm. (FGJSSH f. 211). S.shih sin: pa anë e pa fund, pa anë e fund  

              *9228.PËRTEJ ÇDO CAKU fr.ndf.- jashtë çdo kufiri, pa masë, së tepërmi, jashtë çdo mase.- Gurgureviçi  do të jetë i plotfuqishëm  përtej çdo caku  për kohën...(SUKRA-RRM f.45).

  9229.(E) QET CAKUN dikush fr.fol., id.- 1. (për diçka) ka për qëllim të bëjë diçka dikush, synon, i vë vetes si  qëllim dikush të bëjë diçka, e ka qëllimin, synimin për diçka dikush, e ka për qëllim, synim diçka dikush. S. e ka  ndër (në)mend diçka dikush; e ka  në mendje diçka dikush; e ka ndërmend diçka dikush; e ka syrin  për  diçka a te diçka dikush; e vë në plan diçka dikush; shih sin: i rrah çekani diku a te diçka a dikush dikujt. 2. vendos për të bërë diçka dikush. S. shih sin: (e) qet cekën dikush të bëjë a për të bërë diçka dikush.3. bën një plan, planifikon të bëjë diçka dikush. (BQ-DSH).S.(e) qet cekën dikush të bëjë a për të bërë diçka

.9230.(E) SHPIE NË CAK diçka dikush -fr.fol.met.- (e) përmbush, (e) sendërton,  (e) përmbaron. diçka dikush . (BQ-DSH).S. shih sin: e çon në anë diçka dikush

 .          *9231.SHPIHET NË CAK diçka fr. fol., met.-1. përmbushet, sendërtohet diçka..S.shih sin: çohet në cak diçka. 2. përmbarohet diçka.- Ajo mund të shpihet në cak vetëm nëse sigurohet një bashkim i organizuar mirë dhe që jep rezulate.(ARBIS te:KD,22.12.1997 f.5). S.shih sin: çohet në cak diçka (urdhri tj.)

9232.I VË CAK dikush  fr. fol,fj.-1. (di-çkaje) .e kufizon diçka dikush. (FGJSSH f.211, 2153). S.i vë kufi diçkaje dikush.2.(dikujt) e ndal të mos veprojë më tej dikë dikush, i cakton një kufi dikujt dikush. (JTH-FFGJSH f. 157).S. i vë kufi dikujt dikush

*9233.I VË  NDONJË CAK vetes dikush fr. fol.,fj.- e kufizon veten dikush.-Njeriu nuk do të ishte i shtrëguar të ndjekë ndonjë rregull as t’i vërë vetes ndonjë cak. (LG-VZ f.269).

        *9234.VIIHET CAKU fr.fol.,ftill.-vihet kufiri.- Në këto raste është vështirë  të vihet caku që ndan emrin e përngjitur nga togfjalëshi përgjegjës. (LBU  te: GJJ nr. 1-4/ 94 f. 30).

 9235.1 VJEN CAKU dikujt fr. fol.,id.- gjen volinë a mundsinë  për të bërë diçka dikush.(BQ-DSH). S.i vjen ajami (çasti, koha, ora, sahati)  dikujt për të bërë diçka

              9236.E ZË NË CAK dikë dikush  fr. fol.,iron.- e cakos dikë dikush,  e zë, e kap botëri-sht, haptazi në faj a gabim  dikë dikush, e zë   dukë bërë, duke  kryer një vepër të keqe dikë dikush , e kap, e zë në vend dikë dikush duke e kryer një vepër të keqe. (AXH-XXX f. 185, AXH-XLIII f. 139, ART-I f. 171, FGJSH f. 54, FGJSSH f. 212, 2231, HB-FPD f. 55). S.shih sin: e zë në akt e sipër dikë dikush; e kap në flagrancë dikë dikush  

 *9237.ZË CAK  fr.fol.,id.-1. (diçka) zë  vend, rri në një vend diçka.-Pasi u kalbet rrëza bimëve ujëse,dalin mbi ujë dhe me kohë mblidhen grumbull nga erërat dhe ndërliken e  ngatërrohen me njëra-tjetrën duke formuar bezet, mbi të cilat zënë cak shumë farë kafshësh që rrojnë me prodhimet e ujit. (AXH-XXXIX f. 167).2. (dikush) diku fr. fol.-vendoset dikush diku, zë vend dikush diku.(FGJSSH f.212).Turmat e ushtarëve u pështo-llën në Zatra dhe zunë cak në Tabe, prej nga e kishin  qytetin në shënjestër. (ADR te : B, 29 prill 1994 f. 5).S.shih sin: i hedh çengelat diku  dikush

              *9238.NUK I ZË CAK  diçka dikujt fr.fol., id.-nuk i rri në një vend diçka dikujt.- Sytë nuk po i zinin cak dhe ngriti dorën  si kërcënueshëm. (SO-KSH f. 62).

CAK-FRAK

*-9239.CAK-FRAKfr.ndf.,id.- menjëherë ,aty pdr aty, shumë shpejt,sakaq,tap-rrap,rrap-tap.-Me të parë Gonxhen të vetmuar e të heshtur, atij i shkrepën cak-frak një bunjetë kujtimesh akoma të ngrohta. (MI-FV f.80). S. shih sin: aty për aty

CAKAN-I

9240.E MBYLL TE CAKANI E S’BË-HET TË SHPËTOJË  fr. proverb.- e mbyll brenda dhe s’ ka ku të vejë më. (NBE-4/79 f.160).

CAK/Ë-A shm. CAKA-T

9241.ËSHTË GJITHË CAKA dikush fr. fol.,iron.- është brac, vjedhës, hajn, hajdut dikush, vjedh dikush, vijon të vjedhë dikush.(FGJSSH f.212).S.është gjithë cakulla dikush; është me dorë të prapët dikush; është dorëgjatë dikush; është me gjashtë gishta dikush; është me thonj dikush; ka dorë dikush; e ka dorën e (të) gjatë dikush;i ka duart e (të) gjata dikush; i ka thonjtë pa hequr dikush; e ka thoin e keq dikush, e ka thuan të keq dikush. Ant.s’ i trazon dora dikujt   

9242.(I) KA PESËQIND CAKA NË KOKË dikush-fr. fol.,ftill. -ka shumë  telashe e kokëçarje dikush, e kanë mbuluar hallet dikë. (FGJSSH f.212).S.shih sin: avullon si gështenjat e ziera dikush 

CAKËLL

9243.I HEDH CAKËLL dikujt dikush fr.fol.,id.- i ndërhyn me fjalë, në  bisedë  dikujt dikush për të ngatërruar sqarimin e diçkaje. (FGJSSH f. 661). S. shih sin: ia merr fjalën dikujt dikush

CAKORR/E-JA

              *9244.IA PRET (SI) ME CAKORRE dikujt dikush fr.fol.,meton.- ia thotë në mënyrë të prerë diçka dikujt dikush. (FGJSSH f. 212, 1542).-„ Hallet çatrafil, bijë, cok!“ -ia preu me cakorre babai një ditë me shi, kur ajo kërkoi bekimin e tij  për t’ i vazhduar studimet jashtë vendlindjes. (MI-SHT f. 118. Kam dy duart e mia!-ia preu ajo  si me cakorre. (MI-SHT f. 123). S.shih sin: nuk ia lë për ahret  dikujt diçka dikush

CAKTHI

            9244a.LUAN CAKTHI dikush  fr.fol., ftill.,etnogr.-loz, luan një fëmijë në lojë me  fëmijë tjerë në atë mënyrë që njëri prej  tyre përpiqet të hedhë një copë të vogël druri të rrumbullakosur në një gropë që ruhet me shkopinj nga lojtarët e tjerë. (FGJSSH f. 213, 354). S. shih sin: loz dokërr dikush (një fëmijë)

 

           CAKULL-I, CAKULLA-T

              9245.ËSHTË GJITHË CAKULLA dikush fr. fol.,iron.- është vjedhës, hajn  xhepash dikush, vjedh  dikush. (PETZE-FSHFRR f. 37).S.  S.shih sin: është gjithë caka dikush         

           9246.ËSHTË SI CAKULLI NË DEGË TË STUPIT diçka fr.,ftill.,krah.- është e siguruar mirë  diçka . (PETZE-FSHFRR f. 37).

           9246a.IA HA QENI CAKULLIN dikujt fr.fol.,iron.- nuk vyen, nuk vlen për asgjë dikush, nuk është fare i zoti, i aftë për një punë dikush, është shumë i ngathët dhe i mefshtë dikush. (SUAH-SHPPG f. 83). S. shih sin: nuk e ka arën hambar dikush

           9247.S' KA GJË NË CAKULL  di-kush  fr.fol.,meton.- është shumë i varfër dikush, nuk ka gjë prej gjëje nga pasuria  dikush. (PETZE-FSHFRR f. 37). S. shih sin: nuk ka asgjë mbi shpirt dikush, nuk ka asgjë pas (veç) shpirtit dikush

           9248.MERR ME CAKULL E JEP ME STRAJCË E ME THASË dikush fr.proverb., iron.- shpenzon, harxhon më shumë se sa fiton, shpenzon shumë më tepër se fiton  dikush,nuk kursen fare dikush, është shumë dorëlirë, dorëlëshuar   dikush. (PETZE-FSHFRR f. 37). S.çon me duqe e merr me strajca dikush;  i ha jeshil (të verdha) dikush; e mbledh me pikë, e derdh me gota diçka dikush 

            9249.E QET CAKULLIN KRAH E QAFË dikush fr.fol.,iron.-lyp dikush, del lypës dikush, del për të lypur  dikush, del për të kërkuar lëmoshë dikush, shkon derë më derë duke lypur a duke kërkuar lëmoshë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 37).S.kërkon dyert e huaja dikush; mbetet dyerve të botës dikush; e merr strajcën në krah dikush; e merr torbën (trastën) dikush; rrah dyert e botës dikush; shkon nëpër dyert e botës dikush; i shtrin duart për lëmoshë dikush; troket nëpër dyert e botës dikush

CALIK-U

.           9250.BËHET CALIK dikush fr. fol., met. -1.ha a pi shumë ,së tepërmi dikush, fryhet shumë, së  tepërmi(së ngrëni a së piri) dikush,i fryhet shumë.së tepërmi barku (së ngrëni a së piri) dikujt . (FGJSSH f. 213). S. bëhet daulle (kacek, kaçup, shakull, shirk) dikush;i bëhet barku daulle (lodër, tupan) dikujt; shih sin: i bëhet barku bëtikë  dikujt. 2.shëndoshet shumë dikush. (FGJSSH f.213 755). S. shih sin: bëhet si bucë dikush   

*9251.I FRYHET SI CALIK  (kraha-rori) dikujt fr. fol.,krah.-i fryhet shumë, së tepërmi, pa masë (kraharori etj.) dikujt .-S’ diti çka të  thotë tjetër, ngase kraharori i fryhej si calik.(NRR te:JR nr.5/65 f.727).Mori ta shtrëngojë me sixhim rreth belit flatrën e tendës...-Hidhe të mallkuarën, po të fryhet si calik! (MEH-P f.32).

            9251a.SHKOI CALIKU I VAJIT, RUAN KOQEN E ULLIRIT dikush fr.pro-verb.,iron.- nuk kursen aty ku duhet dikush, është kursimtar  në gjëra pa vlerë e dorëlirë në gjëra me vlerë dikush, kursen në gjëra pa vlerë e nuk kursen në gjëra me vlerë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : është i lirë në djathë, i shtrenjtë  në hirrë dikush  

CAMRUK

9252.BËHET CAMRUK (prej së ftohti) dikush fr. fol., id.- ngrihet, ftohet shumë, së tepërmi dikush, akullohet, mërdhin, ngrin shumë,së tepërmi,ndien shumë,së tepërmi të ftohtë dikush. (GAZ f.80). S. shih sin: bëhet akull dikush

            9253.E LIDH CAMRUK  dikë dikush fr.fol.,id.- ia mbledh shtatin truç dikujt dikush, ia shtrëngon  shtatin aq shumë  dikujt dikush  sa nuk mund të lëvizë. (GAZ f. 80). S. shih sin: e bën cungurak  dikë a diçka dikush

CANG

            9254.NUK IA BËN CANG (arma)  fr.fol., onomat.- nuk shkrep, nuk ndez,  nuk merr fare zjarr (arma).(BQ-DSH).S.bën çaf (çak, çkrap, shkrap) (arma). Ant. merr barut (arma)

CANG-U

            9254a.ËSHTË I CANGUT dikush fr.fol., ftill.- është trashëgimtar i gjakut dikush (nga babai). PDO-M f. 103).

            9254b.ËSHTË ME CANG E ME PLËNG dikush fr.fol.,ftill.- është me shtëpi e katandi dikush. (PDO-M f. 103).

CANGALEC

            9255.E ÇON CANGALEC diçka dikush fr.fol.,id.- e çon, e ngre me dy duar lart në  ajër nga toka  diçka (një barrë etj. dikush)  dhe e mban  lart në ajër, në hava ngritur përpjetë pa e mbështetur nga asnjë anë. (LPREN f. 116).S. shih sin: e çon cangël diçka dikush  

CANGËL

            9256.E BAN CANGËL diçka dikush fr. fol.,id.-e bart prapë e mbarë, shkel e shko diçka dikush, ia ngjet një teshe, një gjëje ku t’ i shkojë  dora dhe e tërheq rrëshqanë dikush. (BQ-PËR f.467).S.e çon (e heq) cangël (zvarrë, zhag) diçka dikush;e merr rrezga-bjezga diçka dikush; e merr zvarrë (zhag) diçka dikush;e ngreh zhag diçka dikush; e tërheq cangël (zvarrë) diçka

.9257.E ÇON CANGËL dikush fr. fol., id. -1. (diçka) e bart prapë e mbarë, shkel e shko diçka dikush, ia ngjet një teshe, një gjëje ku t’ i shkojë  dora dhe e tërheq rrëshqanë, e çon zhag  diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e ban cangël  diçka  dikush..2. e zvarrit, e zhagit, e zhagon  diçka  a dikë dikush,  e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë  diçka a dikë dikush.. (FGJSSH f.213).S. shih sin: e heq bran dikë a diçka dikush.3.(dikë a diçka dikush) e çon, e ngre përnjëherësh  me dy duar lart në ajër nga toka dikë a diçka (një barrë etj. dikush)  dhe e mban lart në ajër, në hava ngritur përpjetë pa e mbështetur fare nga asnjë anë e duke e mbajtur shkëputur nga toka a nga vendi ku mbështetej , e peshon, e pezullon dikë a  diçka dikush. (LPREN f. 116, FIA-FSHRR f. 66). S.e çon cangalec (cofile, cufël, cufil, cufil përpjetë, peshë, pezull, zvarrë) diçka  a dikë dikush; e ngre cangël (cofile, kacipup) diçka a dikë dikush;  e ngre peshë (peshimthi, pezull, trupthi) diçka a dikë dikush  

9258.E HEQ CANGËL diçka  dikush fr. fol.,id.- e zvarrit, e zhagit, e zhagon  diçka dikush,  e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë  diçka dikush . (BQ-DSH). S. shih sin: e çon cangël  diçka dikush

       9259.E LË CANGËL fr.fol.,id.- 1. (dikush diçka) e lë pa (e) .zgjidhur,pa (e) .vendosur diçka dikush, nuk e zgjdh dot,nuk e vendos dot diçka dikush. S.nuk i jep fill (dum, rrugë, udhë) dikush diçkaje; e Ië as andej as andej (as andej as këndej, e lë dyzash diçka dikush;e lë në hava, kacavarur, pezull, varur, vjerrë diçka dikush. 2. (dikush dikë) - e mëdysh dikë dikush, nuk i përgjigjet prerë dikujt dikush, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje dikujt dikush. S.  shih sin: e mban cangël dikë dikush. 3. (dikë dikush) nuk i jep ndihmë, nuk e  ndihmon dot dikë  dikush , e lë  në gjendje të ngushtë , të  keqe  dikë  dikush, e 1ë keq  dikë  dikush .(HB-FPD f.55)..S. shih sin: e lë në pikë të adaletit dikë dikush. 4. (dikë diçka a dikush)  e mëdysh, e luhat, e hamend, e lëkund, e bën që të mos dijë si  të veprojë dikë diçka a dikush, e vë a e lë në pozitë, në gjendje të pavendosur dikë diçka a dikush, e lëkund midis po-së dhe jo-së  dikë diçka a dikush, e bën dikë diçka a dikush të mos dijë ç’ të bëjë më parë ,të mos dijë  nga t’ ia nisë, nga të zgjedhë më parë. (BQ-DSH). S.ia çan mendtë më dysh dikujt diçka a dikush; e lë në dilemë dikë diçka a dikush; e lë ndër domna dikë diçka a dikush; e lë më (në) dysh dikë diçka a dikush; e lë në dyshim(e) dikë diçka a dikush; e lë me (në) dy mendje dikë diçka a dikush; e lë mëdysh dikë diçka a dikush; e lë në mëdyshje dikë diçka a dikush; e lë në ngurrim dikë diçka a dikush; e lë pezull (varur, vjerrë) dikë diçka a dikush; e vë në dilemë dikë diçka a dikush; e vë më dysh dikë diçka a dikush; e vë në dyshim dikë diçka a dikush; e vë mëdysh dikë diçka a dikush; e vë në mëdyshje dikë diçka a dikush.Ant. nuk i lë dyshim dikujt diçka a dikush

9260.E MBAN CANGËL diçka a dikë  dikush fr.fol.,ftill.- e mban ngritur lart (në një farë lartësie nga toka) me duar diçka a dikë dikush pa e mbështetur fare nga asnjë anë e duke e mbajtur shkëputur nga toka. (AXH-XLIII f. 140, FGJSSH f. 213). S. e mban cingël  diçka (këmbën etj.) a dikë  dikush; e mban cofile (cufël, peshë, peshimthi, pezull, trupthi, varur) diçka a dikë dikush

            *9261.E MBAN CANGËL dikush fr. fol., id.-1.(diçka) nuk e zgjidh, nuk e vendos dot prerë diçka dikush. (FGJSSH f. 213). S.e lë në dilemë diçka dikush; e lë ndër domna diçka dikush; e lë më (në) dysh diçka dikush; e lë në dyshim diçka dikush; e lë mëdysh diçka dikush; e lë në mëdyshje diçka dikush; e lë pezull (varur, vjerrë) diçka dikush; e mban më (në) dysh (mëdysh) diçka dikush; e mban (më) dyzash diçka dikush;e mban kacavarur (pezull, varur, vjerrë) diçka dikush. 2. (dikë) nuk i përgjigjet prerë, nuk i jep rrugëzgjidhje të prerë dikujt dikush, nuk i 1ë, nuk i jep rrugëdalje, zgjidhje dikujt dikush, nuk i mbaron punë dikujt dikush.-Ata që ta duan të mirën për zverk  po i mbajnë cangël. (RE te:JR nr.4/72 f. 640). S.e lë ari dikë dikush;ia lë as ashtu, as ashtu diçka dikujt dikush; e lë në dilemë dikë dikush; e lë ndër domna dikë dikush; e lë më (në) dysh dikë dikush; ia lë (më) dyzash diçka dikujt dikush; e lë dyzash dikë dikush; e lë me mendje të ngritur dikë dikush; e lë mëdysh dikë dikush; e lë në mëdyshje dikë dikush; e lë pezull (varur, vjerrë) dikë dikush; e mban më (në) dysh dikë dikush;e mban (më) dyzash dikë dikush; e mban mëdysh dikë dikush; e mban kacavarur dikë dikush; e mban me mendje të ngritur dikë dikush; e mban në mëdyshje dikë dikush; e mban pezull (varur, vjerrë) dikë dikush; nuk i thotë as po, as jo dikujt dikush; ia zgjat veshët (veshin) dikujt dikush.  Ant.nuk ia lë për ahret diçka dikujt dikush  

9262.MBETET CANGËL  fr.fol.,id..-1. (dikush) mbetet i pavendosur dikush,  mëdy-shet,ndërdyhet dikush,nuk vendos nga t’ ia mbajë dikujt,s’ di si t’ ia bëjë, nga t’ ia mbajë dikush. (FGJSSH f. 213). S. shih sin: bie në bigë dikush; i vjen andrallë dikujt.2 (diçka) mbetet e pazgjidhur, e pavendosur diçka (një çështje etj.), mbetet   papërfunduar,e paprerë diçka, mbetet pa rrugëzgjidhje  diçka (një  çështje, një punë etj.). S. shih sin: mbetet në ajër  diçka (një çështje, një punë etj.). 3. (dikush)  mbetet pa përgjigje të prerë  dikush, nuk merr përgjigje të prerë dikush. (BQ-DSH). S.mbetet ari dikush;  mbetet me mendje të ngritur dikush; mbetet më dysh  (më dyzaj, më dyzash) dikush;mbetet mëdysh (mëdyzaj, mëdyzash) dikush;mbetet në mëdyshje dikush; mbetet pezull (varur, vjerrë) dikush

9262a.E NGRE CANGËL diçka a dikë  fr.fol.,id.-e çon, e ngre me dy duar lart në  ajër nga toka diçka (një barrë etj. a dikë  dikush dhe e mban  lart në ajër, në hava ngritur përpjetë pa e mbështetur fare nga asnjë anë e duke e mbajtur shkëputur nga toka, e peshon, e pezullon diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 213). S. shih sin : e çon cangël diçka a dikë

9262b.RRI CANGËL diçka fr.fol.,ftill.-1. rri, qëndron e pazgjidhur, e pavendosur, e papërfunduar, e pakryer,e pambaruar diçka (një çështje, një punë etj.), rri, qëndron  pa u mbaruar, pa u kryer diçka (një punë etj.). S. shih sin: mbetet në ajër diçka. 2. rri  pa mbështetje, pa bazë, pa themel, rri e paqëndrueshme, e pasigurt diçka, nuk ka mbështetje, siguri fare diçka, nuk qëndron gjatë, nuk qëndron fare diçka, nuk ka fare mundësi mbijetimi, zhvillimi të mëtejshëm diçka. (FGJSSH f. 213). S. shih sin: i ka bazat mbi (në) rërë diçka  

*9263.E TËRHEQ CANGËL diçka dikush fr.fol.,id.- e zvarrit, e zhagit, e zhagon  diçka  a dikë dikush,  e tërheq me forcë e rrafsh  për tokë  diçka a dikë dikush..- Njëzet e pesë vjersha të vonuara  cangël e tërhiqnin  pas vete. (TD  te: JR,  nr. 1/ 63 f.84). .S. shih sin: e heq bran dikë a diçka dikush  

CANGËR

 

9264.BËHET CANGËR fr.fol.,fj.-1. diçka (buka etj.) cangërohet,  bëhet  bajat (bu-ka), e humb shijen (buka etj.). 2. (diçka) e humb interesin, vlerën diçka . (FGJSSH f.213).

CANGËZ-A

        9265.NË CANGËZËN TIME fr.ndf., id.- në cakun tim, në shtëpinë time. (AXH-XLIII f.139).

CANGLA-T

9266.CANGLA-CANGLA .fr. mb.-1ec-ka-lecka,  zdhele-zhele,  i leckosur  i, rrecko-sur , i shqyer, i grisur shumë, së tepërmi. (FGJSSH f. 213).

CANGULL

9267.MBETET CANGULL dikush fr. fol., id.-i ngrihet trupi (nga acari, nga të  ftohtit) dikujt, nuk mund të  lëvizë dikush, shtanget( nga ngrirja, mërdhirja) dikush. (GAZ f. 80).S. mbetet kallkan (koçan, kopac, kopenxhë, kopërdhec, kopistër,tamruk) dikush; mbeten në vend dikush; shih sin: mbetet brunç dikush

CANK/Ë-A

            9268.S’ E HA CANKA REVANINË fr. proverb.,iron.- hiqet sikur nuk e do, nuk e dëshiron, nuk e lakmon, nuk e pëlqen diçka dikush, që në të vërtetë e do, e dëshiron, e lakmon, e pëlqen shumë, jashtë mase. (NMUS-SHPK f. 264). S.shih sin: arushës nuk ia kënda mollat

CAPADANEJCË

9269.BËHET CAPADANEJCË (buka etj.) fr. fol.id.-piqet tepër, forcohet shumë, tepër (buka) shtanget. nga të pjekurit e tepërt (buka). (FIA-PSHRR  f. 61)

  

CAP/ Ë –A

              9270.CAPË QYQEJE fr.em.,bot.,L. Saponnaria officinalis.- bimë barishtore shumë-vjeçare 40-80 cm. e lartë, që përbëhet prej  shumë kërcejsh të degëzuar, me gjethe të mëdha e me dej ngjyre të gjelbër, me lule të mëdha ngjyrë trëndafili të çelët, shkumbale. (FIA-FSHRR f.31).S.lule qyqeje (sapuni); sapun bjeshke (qyqeje)

CAPËRDA

         9271.MBETET CAPËRDA dikush fr.fol., id.- mbetet si i ngurosur, si i shtangur, si i ngrirë dikush, ngrin, shtang në vend dikush (nga habia, frika etj.), mbetet pa lëvizur e pa folur nga habia, nga frika etj. dikush. (QM-KËR f. 43). S. shih sin: mbetet si dhia në hell dikush

CAPËRDAK

              9272.BIE CAPËRDAK PËRTOKË dikush fr.fol.,id.- bie i shtrirë  përdhe, përtokë (gjerë e gjatë e pa lëvizur fare) dikush., bie pa ndjenja, i alivanosur a pa jetë, i vdekur përdhe, përtokë dikush, vdes në vend, menjëherë dikush. (AVSU-TRO-I f. 167, ASU-VGJKMGJ f. 79). S. bëhet daulle dikush; bie copë (dakull) dikush; bie pa frymë dikush; bie pa frymë (mbi dhe, mbi tokë) dikush; bie gogolash dikush; bie pikë gjallë dikush, bie si kacek (lëmsh, si lëmsh, lëmuq, palmuç, palmuç përdhe, si plëndës, plis në tokë, remc, si sëpata pa bisht, shakull, shakull përdhe, përtokë, si pula pa krye, shuk, shyt përdhe, top, si top, top në tokë, top në vend, topër, thes përdhe, si i vdekur, vistër) dikush;lëshohet hundë e buzë pa frymë dikush

              9272a.E LËSHON CAPËRDAK PËR-TOKË dikë dikush fr. fol.,ftill.- e lëshon të vdekur përtokë dikë dikush, e lëshon  të vdekur e të shtrirë në vend dikë dikush.(ASU-VGJKMGJ f. 79). S.shih sin: e lë balmuq dikë dikush

CAQE-T

9273.I KALON  CAQET dikush fr. fol.,meton.-e tepron dikush. (FGJSSH f.211).S.shih sin: del nga ama, del prej amet dikush   

9274.I KAPËRCEN CAQET dikush fr. fol.,met.- e tepron dikush. (FGJSSH f.211). S.shih sin: del nga ama, del prej amet dikush  

            9275.IA TREGON CAQET dikush dikujt fr.fol.,id.-nuk e lejon të ndërhyjë në punët e veta  dikë dikush, ia mbledh mirë dikujt dikush ,i tregon dikujt dikush sa vlen e si duhet të sillet,  i (ia) jep përgjigjen e merituar dikush dikujt.( ZS f.531).S. shih sin: ia ndreq bërroren dikujt dikush 

           .9276.JANË CARA fr.fol.,id.- janë të papjekura (kokrrat e manaferrave) . (AXH-XLIII f. 140).

CARAN-I

.

            .9277.CARANI I VATRËS fr.em.,fj.-  vendi në të dy anët e vatrës ku janë dy gurët e ngulur, në mes të të cilëve vihen drurët, secili nga të dy gurët e vendosur në anë, në skaj të vatrës, të oxhakut.(FGJSH f. 55, AXH-XLIII f. 140, FGJSSH f. 589).S.gur vatre

.9278.CARANI E KA VENDIN NË VATËR fr. proverb.-cdo gjë kërkon të vihet në vendin e vet, në vendin që i përket, që i përgjigjet më së  miri, cdo gjë,çështje, punë kërkon të vihet për  fill (për fije, për mbarë), të  mbarështrohet, ,të  mbarësohet,çdo punë kryhet mbarë e me radhë. (FUSH f.751,FGJSSH 214). S.çdo gur e gjen (e zë) vendin e vet

               9279.ËSHTË BRENDA CARANIT TË VATRËS diçka fr.fol.id.- është brenda temës, çështjes për të cilën flitet a trajtohet diçka. (ART-I f. 172, FGJSSH f. 214). Ant. është  jashtë caranit të vatrës diçka

              9280.ËSHTË JASHTË CARANIT TË  VATRËS diçka fr.fol.,id.- është jashtë temës ,çështjes për të cilën flitet a trajtohet diçka. (ALSI te: LEKA nr. 5/1932 f. 157, ART-I f. 172, FGJSSH f. 214). Ant. është brenda caranit të vatrës diçka

              9281.E LË SI CARANI I VATRËS dikë dikush, E LË CARAN VATRE dikë dikush   fr.fol.,iron.- e lë vetë të vetëm dikë dikush, e lë pa askënd të afërm a të pranishëm  dikë dikush. (ART-I f. 172, FGJSSH f. 214). S.shih sin: e lë fill vetëm dikë dikush

              9282.IA LUAN  CARANIN NË VATËR dikujt dikush, IA LUAN CARANIN E VATRËS dikujt dikush fr.fol.,euf.- e fyen, e shan keq, rëndë dikë dikush. (ART-I f. 172, FGJSSH f. 214). S.  shih sin: e bën ars e qyrs dikë dikush

              9283.MBETET SI CARANI I VATRËS dikush fr.fol.,iron.- mbetet vetë i vetëm dikush, mbetet pa askënd të afërm a të pranishëm dikush, mbetet pa askënd në vatër dikush. (ART -I f. 172, FGJSSH f. 214). S.shih sin: mbetet fill vetëm (i vetëm) dikush

              9284.RRI SI PLAKA TE CARANI dikush fr.fol.,meton.- ka shumë të ftohtë dikush, mërdhin shumë, pa masë dikush. (BETA-SITA-TIR f. 233). 

              9285.IU SHKIMTË CARANI! fr.fol.,mallk.- mos i mbettë njeri në shtëpi!i vdekshin të gjithë (ART-I f. 173). S. i këndoftë qyqja mbi kulm! iu mbylltë dera (me ferra)! iu shkultë carani i vatrës! iu shkundtë carani! iu shoftë  plëngu (pragu, vatra!); iu shoftë zjarri në vatër!

              9286.I SHKON TE CARANI dikujt dikush fr.fol.,meton.- i shkon në shtëpi  dikujt dikush për vizitë. (FGJSSH f. 214).S. shih sin: i shkon brenda dikujt dikush

              9287.IU SHKULTË CARANI I VATRËS! fr.fol.,mallk.-mos i mbettë njeri në shtëpi! i vdekshin të gjithë! (SHTGJ te: R, 11 gusht 2001 f. 19). S shih sin: iu shkimtë carani!.

              9288.IU SHKUNDTË CARANI! fr.fol., mallk.-mos i mbettë njeri në shtëpi!i vdekshin të gjithë (ART-I f. 173). S shih sin: iu shkimtë carani!.

              9289.I VETE TE CARANI dikujt dikush fr.fol.,meton.- i shkon në shtëpi  dikujt dikush për vizitë.(FGJSSH f. 214).S. shih sin: i shkon brenda dikujt dikush

        9290.I VJEN TE CARANI dikujt dikush fr.fol.,meton.- i vjen në shtëpi dikujt dikush për vizitë. (FGJSSH f. 214). S. shih sin: i vjen brendë dikujt dikush

              9291.I (IA) ZË CARANIN dikujt di-kush  fr. fol.,meton.- i shkon, i vete dikujt dikush në shtëpi për vizitë, e viziton dikë dikush. (MGJ-FGJSH f. 63). S. shih sin: i shkon brenda dikujt dikush

CARANGTH-I

              9292.CARANGTH I KUQ fr.em., bot.,L. Caarduus nutans.- bimë e egër barishtore me kërcell të drejtë, me gjethe të mëdha, të zgjatura, të dhëmbëzuara e me gjemba të fortë, me lule si boçë ngjyrë manushaqe, ferrçë, ferreckë, gjembaç, rrëfeshk. (FGJSSH f. 608, NQ-FB f. 65). S. ferrë (gjemb) gomari; lule gjembi

CARANJ-TË

              9293.I SHKULEN CARANJTË E VATRËS dikujt  fr.fol.,meton.- mbetet fare pa njeri dikush, mbetet pa njerëzit e shtëpisë dikush, mjerohet,shkretohet, pusohet dikush, bie (mbetet) në skamje e mjerim dikush, e gjen e zezëdita dikë. (ART-I f. 172, FGJSSH f. 214). S. i fiket  dera (dera e konakut, dera e shtëpisë) dikujt; i fiket vatra dikujt; i ka kënduar qyqja në derë dikujt;  i mban duart në ijë dikush; mbetet hu (vetëm) dikush; mbetet cung (gur) në vatër dikush; mbetet kalli (vetëm) dikush; mbetet karikukall dikush;mbetet kërcu (kërcure) në vatër dikush; mbetet kikirell) dikush; mbetet shkretë (i shkretë) dikush; i mbyllet dera (shtëpia, vatra) dikujt; mbetet me duar në gji (në ijë) dikush; mbetet qyqe (e rrembit) dikush; mbetet qyqe (vetëm) dikush; i shuhet dera (shtëpia, vatra) dikujt

CARB/Ë-A

              9294.BËHET CARBË (fëmija etj.) fr. fol.,id.- laget, përmirret (fëmija).  (AXH-XLIII f. 140). S. bëhet trokë (fëmija)

CARROK-U shm.-CARROKË-T

              9295.I FUTEN CARROKËT NËN MAGJE dikujt fr.fol.,meton.- është shumë shpirtmirë, zemërgjerë dikush, është shpirtbutë e i durueshëm  dikush. (PETPA-LU f. 181). S. shih sin: është i bardhë si rrezja  dikush

CAZË

            *9296.CAZË NGA CAZË fr.ndf.- pak(e) nga pak, dalëngadalë, pjesë-pjesë a hap pas hapi, shkallë-shkallë, jo menjëherë, përnjëherë, jo shpejt, ngadalë-ngadalë, jo me vrull, jo me rrëmbim, gradualisht, dalë-dalë .-E rri ti cazë nga cazë,/Duke dhënë urtësinë.(N-2 f.142). S. shih sin:ca nga ca

              9297. MBË CAZË, MË CAZË fr. ndf.,id.- 1.pas një kohe, pas pak kohe, pas pak.  (AXH-XLIII f. 140). S.më një çikë.2. në mbrëmje, ndaj të ngrysur, në darkë, ndaj nate, ndajnatëherë. (FGJSSH f. 214). S. ndaj të ngrysur ; në darkë. 3. pas dreke, në zemërherë. (TASE f. 22).

CEDILL/Ë-A

              9298.CEDILLA BOLL E DJATHË HIÇ proverb.,iron.- thuhet kur mungon gjëja kryesore. (PETZE-FSHFRR f. 37).

              9299.CEDILLA SA NJË THES, DJATHI SA NJË LAJTHI fr.proverb.,iron.- thuhet për ata njerëz që shpërdorojnë shumë për diçka të vogël. (PETZE-FSHFRR f. 37-8).

              9300.ËSHTË SI CEDILLA E DJATHIT dikush fr.fol.,ftill.,krah.- është shumë i pastër  në trup e në veshje dikush, e  mban  shumë pastër veten  dikush . (PETZE-FSHFRR f. 38). S. shih sin: është si bora në majë të malit  dikush   

              9301.NUK IA KULLON CEDILLA dikujt fr.fol.,iron.- flet pa menduar dikush, i nxjerr fjalët si t' i vijnë, flet  dikush si t' i vijë për mbarë. (PETZE-TRO-I f. 196, PETZE-FSHFRR f. 37). S. shih sin: flet në arë e në stom  dikush

9302.E LË NË CEDILLË  dikush dikë fr. fol.,met.-e lë keq së keqi,e 1ë ngushtë ,e lë  pa asgjë (nga pasuria) dikë dikush ,e lë pa kurrfarë  ndihme, e  1ë në ngushti. shtrëngesë të  madhe  dike dikush .(BQ-DSH). S. shih sin: e lë në pikë të adaletit dikë dikush

*9303.MBETET NË CEDILLË dikush fr. fol.,met.-mbetet keq së  keqi, mbetet ngushtë dikush, mbetet në ngushti, shtrëngesë të madhe dikush, .nuk ka nga (kah) ia mban dikush.-Kështu

  mirë me kohë, ,ngadalë e me themel dhe s’ mbetesh në  cedillë. (DD te:JR nr.4/85 f.738).S. shih sin: mbetet në pikë të adaletit dikush

CEF/ËL /LA

9304.ZË CEFËL dikush fr. fol.,id.-zemërohet, ndizet menjëherë dikush. (FGJSSH f. 2231).S.shih sin: merr avull menjëherë dikush   

CEFLA-T

9305.BIE CEFLA-CBFLA diçka fr. fol. ,fj.-cefliset, ceflohet, ciflohet, leskërohet  diçka . (TASE f.23).

9306.CEFLA-CEFLA fr.ndf.- leskra-leskra, copa-copa. (TASE f.23,FGJSSH f.214).

9307.I DALË CEFLA-CEFLA fr. mb.-i ceflosur, i leskëruar .(TASE f-23).

   

CEG/ËM-MI

              9308.MERR CEGËM në marrëdhëniet e njerëzve fr. fol.,id.- ftohen marrëdhëniet mes njerëzve, nuk kanë më marrëdhënie të ngrohta në mes vete njerëzit. (PETZE-FSHFRR f. 38).

CEK-FEK

              *9309.CEK-FEK fr.ndf.,id.- menjëherë, sa-kaq, sakaqherë, shumë shpejt, përnjëherësh,  shpejt e shpejt, pa e zgjatur fare, pa humbur kohë.- Kjo nuk bëhet kështu, cek-fek, o Rik. Unë them ta bisedojmë nesër. (JD-N f. 162). S. shih sin: aty për aty

CEKASH

              9309a.LUAN CEKASH dikush  fr.fol., ftill.,etnogr.-luan dikush me të tjerë  duke u ndarë në dy grupe dhe duke qëndruar në.dy pozita të kundërta larg njëri tjetrit disa dhjetra metra dhe duke vrapuar për të cekur, prekur (me dorë)  ata që dalin jashtë pozitës. Ai që ceket, preket mbahet rob derisa ta cekin shokët e tij. Loja mbaron me zënien rob të tërë pjesëmarrësve të njërit krah. (FGJSSH f. 221). S. shih sin: luan ceke dikush

 CEKE

              9309b.E LË CEKE dikush fr.fol., me-ton.- e përgatit mundësinë për të përfituar diçka dikush. (ASU-VGJKMGJ f. 80).  

             9310.LUAN CEKE dikush fr. fol., ftill., etnogr.-luan dikush me të tjerë duke u ndarë në dy grupe dhe duke qëndruar në.dy pozita të kundërta larg njëri tjetrit disa dhjetra metra dhe duke vrapuar për të cekur, prekur ata që dalin jashtë  pozitës. Ai që ceket, preket mbahet rob derisa ta cekin shokët e tij. Loja mbaron me zënien rob të tërë  pjesëmarrësve të njërit krah.(HKOL-3/'74 f.169). S.luan cekash (cikas, kile, ngilaz) dikush; shih sin:luan çetash dikush  

CEK/Ë-A

            9311.DEL NË CEKË fr.fol.,fj.-1. (lun-dra, anija etj.) ndesh në gurë e në rërë të ujit (lundra, anija etj.). (AXH-XLIII f.141). S.ndesh në cekë (lundra, anija etj.) .2. (dikush) e kalon, e kapërcen një vështirësi, një rrezik, një fatkeqësi dikush, e kalon, e kapërcen gjendjen e vështirë, gjendjen kritike dikush, e kryen një punë të vështirë dikush, zgjidh një problem a çështje të vështirë dikush . (JTH-FFGJSH f. 158). S.  shih sin: del mb' anë dikush

              9312.ËSHTË CEKË (e diçkaje, e një  gjëje, e një vendi etj.)  fr.fol.,ftill.- është gjë, pjesë më e mirë, më e zgjedhjur e diçkaje, e një vendi, është gjë e cilësisë së parë, është më e mira nga më të mirat. (AXH-XLIII f. 141). S.shih sin: është ballë (i diçkaje, i një gjëje, i një vendi

              9313.IA GJEN CEKËN dikujt dikush fr.fol.,id.- ia gjen rastin, kohën e përshtatshme dikush dikujt për t ' i thënë (dhuruar etj.) a për t' i bërë diçka , ia gjen rastin, kohën  e volitshme dikujt dikush (për t' iu hakmarrë, për t' i bërë keq a për ta dëmtuar). (JTH-FFGJSH f. 158). S.shih sin: ia gjen anën dikujt dikush

*9314.(E) NDAN CEKËN dikush për diçka fr. fol.,id.- vendos prerë të bëjë diçka dikush .-Dhe, pa pritur as një as dy,/menjëherë këta ndanë cekën/që  ta bënin arën të veten. (AÇ-NË f.42). S.shih sin: (e) qet cekën dikush të bëjë a për të bërë diçka

 9315.NDESH NË CEKË (lundra, anija)  fr.fol.id.-mbërrin në fund të  ujit (lumit. detit etj.),cekon. ndesh në gurë a rërë (lundra, anija).

{GAZ f.81). S.shih sin: del në cekë (lundra, anija etj.)

            9316.NGEC NË CEKË dikush fr.fol. ,iron.- s’ është i zoti dikush, nuk e kapërcen dot edhe një vështirësi të vogël dikush. (JTH-FFGJSH f. 158). S. shih sin: s’ i bën (dot) dy bashkë dikush

            9317.NOTON NË CEKË dikush fr.fol., iron.- i duket çdo gjë e mundshme dikujt, fluturon kot dikush. (JTH-FFGJSH f. 159).S. shih sin: bën dasmë me mend dikush      

              9318.E QET NË CEKË (lundrën etj.) dikush  fr.fol.,fj.- e vendos në vend të cekët të ujit lundrën, anijen etj.) dikush (ku ka gurë e rërë). (AXH-XLIII f. 141).

              *9319.(E) QET CEKËN dikush fr.fol., id.- 1. të bëjë  (për të bërë) diçka- vendos të bëjë (për të bërë) diçka a për të vepruar dikush. (ALSI te: Hylli I Dritës nr. 6-8/ 1941 f. 332, AXH-XLIV f. 172, AXH-XLIII f. 141, FGJSSH f. 1615,  PETZE-FSHFRR f. 38).- Mos do ta qesë cekën ndonjëri për të ikur, për t’ u mërguar duke e lëshuar tokën e stërgjyshëve  pa asnjë orvatje luftimi? (EKO-KE f. 265). Ai që ka qitur cekën të bëhet fashist, do të zhvishet lakuriq siç e ka bërë e ëma. (KJ-F-II f. 223).Jam i bindur se me dhjetë oficerë    vendosur, por që  kanë qitur cekën    vdesin përnjëmend, ia vënë bazat organizatës shqiptare. (AHA te: ZR nr.? f.46 v.b.?).S.bëhet dubar dikush; bën mend të bëjë diçka dikush; e bën nijet për të bërë diçka dikush; bën zemër dikush; e bën zemrën gur dikush;i jep karak (rrugë (udhë) për (të bërë) diçka dikush; e kopsit (lidh) mendjen për (të bërë) diçka dikush; e mbledh çafkën (mendjen) për (të bërë) diçka dikush; i mbledh trutë për (të bërë) diçka dikush;e mbledh veten dikush; merr vendim për të bërë diçka dikush;merr zemër dikush; (e) ndan cekën (mendjen) për (të bërë) diçka dikush;e ndan mendjen të bëjë (për të bërë) diçka dikush;e ndan punën për (të bërë) diçka dikush;e ngre mendjen për (të bërë) diçka dikush; (e) qet cakun (çerpinë) për (të bërë) diçka dikush; ia vë dhëmbin diçkaje dikush;e vë në mend (për të bërë) diçka dikush; (e) vë mendjen për (të bërë) diçka dikush.2.(për diçka) ka për qëllim. synon, ia vë vetes si qëllim të bëjë diçka dikush, ka ndërmend të bëjë diçka dikush, e ka (të përcaktuar) qëllimin, synimin për diçka dikush .- Ibrahim Pasha … kishte qitur cekën të zërë Riza beun e Isa Boletinin bashkë me ushtarët eTurqisë…(HPRI-K f. 25). Ai që kishte  qitur cekën të bëhet fashist, do të zhvishet lakuriq siç e ka bërë e ëma. (KJ-F-II f.223)..Prandaj lum miku i ri, po e qite cekën të radhitesh në çetën e shkrimtarëve të vërtetë, rrahe mirë përpara punën. (EKO-KE f. 303). S. shih sin: i rrah çekani te diçka a dikush dikujt. 3. bën  një  plan, dikush , planifikon dikush.(HL-FF f.299). S. shih sin: e qet cakun dikush

              *9320.IA QET CEKËN diçkaje a dikujt    dikush fr.fol. ,id.- e ka qëllimin, synimin dikush te diçka a dikush, e synon diçka a dikë dikush, e ka për qëllim, për synim diçka a dikë dikush.-Ia qita cekën t’ jua ndaj për frymë si mallin e trashëguar nga atë e gjysh... ashtu edhe atë , që e kam vënë në vend me duart dhe thonjtë e mi, me këta dy krahë, duke shkuar vetë jetën si gjarpri nën gur. (MI-SHT f. 102-3). Ia kemi qitur cekën të bëjmë një punë të mirë,e mirë do  të na dalë.Ja po shkojmë të tretë  ja hiç . (ZRE-TE f.80). S. shih sin: i rrah çekani te diçka a dikush dikujt

              9320a.IA VË CEKËN diçkaje a dikujt dikush fr.fol.,id.-e ka qëllimin, synimin dikush te diçka a dikush, e synon diçka a dikë dikush, e ka për qëllim, synim diçka a dikë dikush. (BQ-DSH). shih sin: i rrah çekani te diçka a dikush dikujt

CEKË

              9321.RRI CEKË dikush fr.fol.,ftill.-rri i veshur shumë mirë dikush, mbahet i veshur mirë dhe shumë i pastër e i rregullt dikush. (AXH-XLIII f. 141). S.mbahet spicë dikush;i rëndon (edhe) qimja në trup dikujt; rri akull dikush; rri si bengu në shelg dikush; rri gjemb (spicë) dikush; rri tysk dikush; shkon akull (dizgjin, tysk) dikush

CEKTH-I

 9322.DEL PREJ CEKTHI(T) dikush fr. fol. id.-1.zemërohet,jnatoset, ndizet menjëherë dikush. S.shih sin: merr avull menjëherë. .2. e kalon masën e arsyeshme dikush, e tepron  dikush shih sin: del nga ama dikush, del prej amet dikush.3. del nga rruga a vija e drejtë dikush. (HB-FPD f. 55). S.shih sin: del nga binarët dikush     

CELF/Ë-A

              9323.E MBLEDH NË CELFË TË QEPËS dikë dikush fr.fol.,meton.- e detyron dikë dikush  të sillet a të veprojë si duhet  a në një mënyrë të caktuar, ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush,  e vë nën urdhra vetanake dikë dikush, e disiplinon, e frenon dikë dikush.(AXH-XLIII f.141).S.shih sin: ia shtrën-gon burgjitë dikujt dikush

CELIN/Ë-A

              9324.TË MARRTË CELINA! fr.fol., mallk.- 1.vdeksh! (PETZE-FSHFRR f. 38).S. shih sin: të vënça në arkë!.2.u vrafsh! S. të marrtë  pushka! (IBGO-FRRSH-I.f.279).

CEN-I

 9325.NA U BË NJË CEN DHËNTË  FATI E QOFTË PËR TË  LARGUAR NESH NJË  CEN MË TË MADH fr. proverb.-qoftë kjo gjithë e keqja që do të na gjente. (TASE f.73).S.na e marrtë të keqen! na i marrtë të ligat!

              9326.ÇDO GJËJE DO T’ I GJEJ NJË CEN dikush fr.fol.,proverb.- çdo gjëje i  gjen të metë dikush. (VK-FSHF f. 64).

              9327.E KA CEN T’ IA PRESË FJALËN tjetrit dikush fr.fol.,iron.-e ka shprehi, ves t’ i ndërhyjë në fjalë tjetrit dikush. (VK-FSHF f. 64).

 9328.MBETI ME CEN SI QELQ I PLASUR dikush fr. fol., ftill.-1.nga një sëmundje që  hoqi i mbeti një dobësi, ves që nuk ka shërim.2.nga një punë e pandershme që bëri i ka mbetur blana, njolla. (TASE f.23).

              9329.ME CEN fr. ndf.,iron.- me të metë. (VK-FSHF f. 64).

            9330.MERR CEN diçka (qelqurina etj.) fr.fol.,id.- merr të krisur diçka, nis të kriset, të  plaset diçka, kris, kriset, plas, plaset diçka (qelqurina etj.), ciflohet, cifloset diçka (qelqurina etj.). (ART-I f. 173). S. merr cifël (fije) diçka (qelqurina etj.); merr të çarë diçka (qelqurina etj.); merr krisë (të krisur, krismë, të plasur)  diçka (qelqurina etj.)

              9331.PA CEN fr.ndf. pa të metë. (VK-FSHF f. 64).

CENË

            9332.NË CENË TË THIUT fr.ndf., aluz. ,iron.- në vrull, në hov më të madh të punës, në punën më intensive. (HB-FPD f. 55). .S. në flug (në kulm, në valik, në valë, në vlug) të punës

              9333.VJEN NË CENË TË THIUT  dikush fr.fol., ftill.- vjen shumë shpejt dikush, vjen me vrap (sa mund) dikush, vjen shpejt e shpejt, me shpejtësi të madhe, vjen me vrull të madh, vjen me shumë nxitim dikush. (PETZE-FSHFRR f. 38).S. vjen shpejt pa frymë dikush; vjen pikë më pikë dikush;vjen në pikë të vrapit dikush;vjen porsi (si) era dikush; vjen si era me shi dikush; vjen si furtunë dikush; vjen si reja me breshër (me furtunë) dikush 

CENG/Ë-A shm.CENGA-T

              9333b.BIE NËN TË SHTATË CENGAT dikush fr.fol.,id.-varfërohet shumë, së tepërmi dikush, bie shumë poshtë ekonomikisht dikush. (PDO –M f. 103). S. shih sin: bie nga bota diush

              9333a.S’ MBAHET SHTËPIA ME CENGA fr.proverb.,iron.- është punë e kotë, e pamundur diçka,  është e pamundshme, e pamun-dur (të bëhet) diçka. (PDO-M f. 103). S. shih sin: nuk lëvrohet në arbain

              9333c.E SHTYN CENGA VORBËN fr.proverb.,iron.-e urdhëron i vogli të madhin, e urdhëron i riu të vjetrin. (PDO-M f. 103).S.e urdhëron plaka zgurdhën 

CEP-I, CEPA-T

               9334.I BËN CEPA dikujt dikush fr.fol.,id.-i bën dredhi, mashtrime dikujt dikush, e mashtron dikë dikush, përpiqet t’ ia hedhë dikujt dikush. (ART-I f. 175), FGJSSH f. 218).S.i bën çivi (dollovere, dredhi, hile) dikush dikujt; e lë në rrenë dikë dikush; ia lë në trastë dikujt dikush;  nuk ia mban fjalën dikujt dikush; i nxjerr bishta dikujt dikush;i qet fall dikujt dikush; ia rras çivinë dikujt dikush; ia shtie çivinë (çivitë) dikujt dikush; shih sin:ia lë këmbët e arushës (në dorë)  dikujt dikush;ia përzien me bakër dikujt dikush   

            *9335.1 BIE CEP MË  CEP fr. fol.- 1. (një vendi dikush) e përshkon gjithkah, gjithandej (një vend) dikush, e përshkon nga të gjitha anët a drejtimet (një vend) , e përshkon krejt, kryekreje, tërësisht, plotësisht (një vend) dikush .-Zjarri që s’ njeh  të lig a të mirë...i ra cep më cep konakëve ... (JX-N f. 75). S. shih sin:i bie  andej e këndej (këtej) një vendi dikush

              9336.CEPA-CEPA fr.,ndf.-me qoshe , me kënde, me skaje. (VK-FSHF f. 64).

            *9337.CEP E CEP fr.ndf.,id.- 1. tërësisht, krejt, kryekreje, mbarë, fare, kryekëput, krejtësisht, plotësisht ,tejpërtej, nga njëra anë në tjetrën.- Përmes rrugës përafërsisht  nja dy hapa  burri e gjerë, e shtruar cep e cep me pllakëza mermeri...(MI-SHT f.9). Përveç qilimit  me push të butë .., që puthte sipërfaqen cep e cep... madhështor qëndronte ... portreti i saj  i punuar me shije të jashtëzakonshme. (MI-SHT f. 131). Sikur goja cep e cep iu mbush me rërë.(MI-SHT f. 254). Faqja e kopshtit si një tepsi vishet cep e cep prej barit të njomë... (MI-FV f.107).Mati hapësirën e saj cep e cep me bisht të syrit... (MI-FV f.197).Fërkimthi ngjeu buzët cep e cep. .(MI te:J nr.3-4/ 87 f.34).S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. 2.gjithkah, gjithandej, në (nga) të gjitha anët a drejtimet.-Në një çast kur  u fërkuam për gërshetat e letrave të dekoruara, të lëvarura cep e cep tavanit që ditën e parë. (MI-FV f.56). Drita e bardhë... zotëronte fushën cep e cep . (MI-PV f. 79). S. shih sin: an' e mb' anë (anë e m' anë)

            *9338.CEP MË CEP fr.ndf.,id.- 1. kudo, gjithkund, gjithandej, gjithkah, në çdo anë, në çdo kënd, nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin, në (nga) të gjitha anët a drejtimet. (AXH-XLIII f. 141, UÇ-3/ 71 f. 199, ART-I f. 175, FGJSSH f. 218, 263, 1618, 1761, VK-FSHF f. 64).-Mbledhur brinjë më brinjë, njëra afër tjetrës shtëpitë, kurse ne cep më cep si kaçakët.. (TL-AFM f.13). Nata ishte shtrirë përdhe si nië trup i mpirë dhe e mbushte.hapësirën cep më cep. (MEKRA-NB f. 24). Pastaj e njohiu me kantierin, e çoi cep më cep, e njohu me shokë të rinj... (RP-NJË.R f.95). Mbi qilimin e madh të shtruar cep më cep dhomës,ecte ai lehtë-lehtë...(MI-G f.125).Të dëgjoni si u drodh dheu cep më cep. (IDAZ te: B,23.II.1995 f.9).Kishin vërshuar qytetin, kryq e tërthor, anekënd e cep më cep...(MR te:F nr.21, 1.12.1985 f. 6).Ky lexim më tepër i shëmbëllen notisë së kotë të këtyre mjegullave, që lëpihen fluturimthi cep më cep fushës,pa u thelluar në asnjë vend. (MI-FV f.3).Thosha me vete se ai do ta gjente patjetër mënyrën si ta lante me dritë cep më cep atë dhomë të çuditshme. (ASHA-P f. 28).Është problem të jesh  vajzë a grua, sepse trafikohesh dhe i merr mbarë e mbarë, cep më cep trotuaret në gjithë anën e mbrapshtë të rruzullit tokësor. (SKBUÇ te: BS, 20 korrik 2001). Bënte vaki që dilte lumi i fshatit cep më cep, shkulte edhe urën. (QBU-K f. 45). Zjarri… që s’ njeh të lig a të mirë, mori cep më cep konakëve dhe i bëri na…daulle. (JX-N f. 75). S. shih sin: an' e mb' anë (anë e m'anë) .2. krejt, tamam, krejtësisht ,tërësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 815). -Prej  koncepteve të mëdha artistike të mbërthejnë cep më cep  secilën prej veprave të tij . (RB te: DE RADA f. 98). Takimi me të …iu shndërrua në një kujtim të madh si një lule e çelur cep më cep. (MI-FV f. 82). Ajo fytyrë bojëgjake e Hasimes, me një palë sy të zhveshur cep më cep, sikur iu shndërrua në kob. (MI te: J nr. 5/ 86 f. 15). Buzët e djegura cep më cep, si prej prushit, i kundërmonin erë eshke të kalbur. (MI-G f. 79).-Mysafirja sakaq karminosi buzët cep më cep. (MI-G  f. 130). E pa veten tek fluturonte lartësive të pamatura dhe e përshkoi botën cep më cep, me një shpejtësi marramendëse. (MEKRA te: R, 11 gusht 2001 f. 23).E ujitën cep më cep këtë bjeshkë dhe këtë tokë të bekuar shqiptare. (SHPRMU te: KOM nr. 5, 16.02. 1998 f. 6). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. S. shih sin: prej a-së deri në zh. 3. plot e përplot, vica, deng, plot sa nuk  nxë, nuk zë më, plot e përplot, citë, mbushur plot (plot e përplot), mbushur sa nuk nxë, nuk zë më.(FGJSSH f. 183).- Në qiell po sheh një re/ virgjine/ në dritë argjendi cep më cep. (AGSHE te: KOM nr. 21, 17.02. 1999 f. 20). S. shih sin: bark më bark. 4.ngjeshur, rrasur fort njëri pas tjetrit e shtrënguar, shumë shtrënguar.- Mbledhur brinjë më brinjë, njëra afër  tjetrës shtëpitë, kurse ne cep më cep  si kaçakët. (TL-AFM f. 213).S.shih sin: cip më cip

            *9339.CEP FEP fr.ndf.- gjithandej, gjithkah, në çdo anë, në çdo kënd, nga një anë në tjetrën, nga një skaj në tjetrin, në (nga) të gjitha anët a drejtimet.- Tani, po mbi atë qilim të shtruar cep e fep në dhomë, qëndronin në tri turra fijet e shkrepsës mallndarëse. (MI-SHT f. 110).S.shih sin: an' e mb' anë (anë e m'anë)   

       9340.CEP I SYRIT fr.em.,id.- kënd, skaj i shikimit. (FGJSSH f. 1805, SM  f. 19). S. shih sin: bisht i syrit

       9341.CEP E SHINJË fr.nd.,.id.- në (nga) të gjitha anët, në çdo anë, anekënd, në (nga) të gjitha drejtimet, në të gjitha vendet, kahdo, ngado, gjithkah, gjithkund, kudo, gjithandej, nga (në) të gjitha anët a drejtimet. (AXH-XXXVI f. 207). S. shih sin: an' e mb' anë (anë e m'anë)

       9342.CEP E ZGËQ fr. ndf.,id.- në (nga) të gjitha anët, në çdo anë, anekënd, në (nga) të gjitha drejtimet, në të gjitha vendet, kahdo, ngado, gjithkah, gjithkund, kudo, gjithandej, nga (në) të gjitha anët a drejtimet. (TASE f. 26, AXH-XXXVI f. 207). S. shih sin: an' e mb' anë (anë e m'anë)

              9343.FLET ME CEP dikush fr.fol., ftill.- flet me ironi dikush, flet, përdor, thotë fjalë therëse dikush, flet fjalë të rënda dikush, vret a fyen me fjalë të rënda dikush,i ther, i ngacmon, i thumbon të tjerët me fjalë (therëse) dikush, përdor fjalë që i lëndojnë e i fyejnë të tjerët dikush, thumbon, ngacmon, ther me fjalë therëse dikush. (ART-I f. 175, FGJSSH f. 218, 484). S.është si grerëz dikush; është si maja e gjilpërës dikush; është gjilpërë (gjuhustër) dikush; është helm nga goja dikush; flet me bejte (me çek ,me çeke, me çikë) dikush; flet me filispica (me gjemba, me hala,  me kunja, me romuze, me spica, me spilca, me spirra, me thumba) dikush; gjuan (gjuhet) me bejte (me fjalë) dikush; hedh çikë (miza, romuze) dikush; hedh spica (thumba, thumba e romuze) dikush;i ka fjalët me bisht dikush; ka gojë dikush; e ka gojën hudhër (të thartë, zeher) dikush; e ka gjuhën arëz (lëpjetë) dikush; e ka llapën të gjatë dikush;këput romuze dikush; ngul hunj e shkul hunj dikush, ngul e shkul hunj dikush; të përvëlon gjer në mykël dikush; e rëndon gojën dikush; ther me çerep (me postaqi, me vegsh) dikush; vë gojë dikush

Ç

ÇABULL/E-JA

            9946.BËN ÇABULLE dikush fr.fol.id.- bën rrëmujë të madhe dikush. (FGJSSH f. 238).

ÇAÇ/Ë-A

            9947.ÇAÇË MBI BUKË fr.em.,iron.- diçka e tepërt, e panevojshme, diçka më shumë nga ç’ duhet, diçka mbi një tjetër a mbi të tjera, një e mirë mbi diçka tjetër të mirë, e mire mbi të mirën,  e mire nga s’ e pret,  mbingarkesë. (FGJSSH f. 238).S.bukë mbi pogaçe; thelë mbi (përmbi) bisht

ÇAÇK/Ë-A

            *9947a.ÇAÇKË E KOKËS fr.em.-majë e kokës, but i kokës.- Herë pas here ia këpuste nga një çokë në çaçkë të kokës Gëzimit. (TEOKE-L f. 49).

ÇAD/ËR-RA

            9948.I BËHET ÇADËR diçkaje  a dikujt  dikush fr. fol.,meton.- e mbron, e ndihmon, e përkrah, e mbështet  diçka a dikë dikush.(HB-FPD f. 60, PETZE-FSHFRR f. 42). S.i bëhet dorë (dyshek, hije, jatak, jorgan, krah, mburojë, ombrellë, qyrk, strehë, shtrat, shtruherë, velenxë) diçkaje a dikujt dikush; i del dragoman diçkaje a dikujt  dikush; i del (në) krah  diçkaje a  dikujt  dikush; i del në mbrojtje  diçkaje a dikujt  dikush; i del në ndihmë  diçkaje a dikujt  dikush; i del (për) zot   diçkaje a dikujt  dikush; është çadra  e diçkaje a e dikujt  dikush; është mburojë (ombrellë) e diçkaje a e dikujt  dikush  ; i (ia) hedh dorën  dikujt dikush; i (ia) jep një dorë dikujt dikush; i jep hajat diçkaje a dikujt dikush;  i jep krah (ia jep krahun)   diçkaje a dikujt dikush;i jep ndihmë  diçkaje a dikujt  dikush; e ka nën  patronazh (nën sqetull) dikë dikush; ia mban dorën mbi krye dikujt dikush; e mban nën hijen e tij (nën hijen e vet) dikë dikush; ia mban krahun diçkaje a dikujt  dikush; (e) merr anën e diçkaje  a dikujt dikush; e merr në (nën)  mbrojtje diçka a dikë dikush; e merr nën patronazh dikë dikush;  e merr në (nën) sqetull  diçka a dikë dikush; ia ngjet dorën (krahun) dikujt dikush; ia qet krahët dikujt   dikush; qëndron në krah të dikujt dikush, i qëndron në krah dikujt dikush; i qëndron (i rri) mburojë dikujt dikush;i shkon në ndihmë dikujt   dikush;i shkon nën krahë dikujt dikush; e shtie nën sqetull dikë dikush; ia vë dorën mbi krye dikujt  dikush; vihet në mbrojtje   diçkaje a  dikujt dikush, i vihet në mbrojtje diçkaje  a  dikujt dikush; i vjen në ndihmë dikujt dikush. Ant. e lë në pikë të adaletit dikë dikush   

             9949.ÇADRËN MERRE PËR KOHË TË MIRË fr.proverb.- me kohë përgatitu për t’ u mbrojtur nga ndonjë e papritur, befasi rasti .(VODE-THD f. 58).

            9950.ËSHTË NËN ÇADËR dikush fr.fol. ftill.- është i mbrojtur, i përkrahur  dikush, gëzon , ka mbrojtje, përkrahje  dikush . (HB-FPD f. 60). S.  shih sin: ka anë dikush

            *9951.ËSHTË ÇADRA e dikujt dikush fr.fol., ftill.- e mbron, e përkrah dikë dikush.- Burri është çadra e gruas. (FUSH f. 982).

            9952.ËSHTË SI ÇADRA E GABELIT dikush fr.fol.,ftill.,krah.,iron.-është endacak, bre-dhacak i madh  dikush, nuk rri, nuk qëndron, nuk ngulet dot në një vend dikush, sa e gjen këtu, sa e gjen atje dikë, rron si endacak dikush, është njeri pa cak dikush, është njeri pa shtëpi e katandi dikush, ndërron banesë a vend vazhdimisht dikush, bën jetë endacake dikush, nuk zë vend të përhershëm (për të ndenjur, punuar a jetuar) diku dikush. (PETZE-FSHFRR f. 42). S.bëhet si rrëshem blete dikush;nuk i bën dy në një vend dikush; bredh si sitka e kurbatkës dikush; çel dyzet (njëqind) dyer në ditë dikush; drekë e darkë s’ i ha në një vend dikush; është si guri në bahe (në hobe) dikush; është me  lecka (me pandla) në krahë dikush; është me plaçka në shkop dikush; është si pula pa furrik dikush; është pa shtëpi e katandi dikush; është ku del tym bën konak dikush; nuk i ha dy bukë në një vend dikush; nuk i ha tri bukë në cara dikush; nuk i ha kurrë tri bukë në një hi dikush; s’ ka mullar të ngulur dikush; s’ ka vend e trevë dikush; ku bun s’ bun dikush; ku erret, nuk gdhihet dikush; ku gdhihet s’ ngryset dikush; ku mbjell nuk korr dikush; ku ngryset, nuk gdhihet dikush; ku e zë darka nuk e gjen mëngjesi dikë; ku e zë dita nuk e zë nata dikë; ku e zë dreka, s’ e zë darka dikë; ku mbjell nuk korr dikush; ku ngryset, s’ (nuk) gdhihet dikush; s’ lë derë e portë pa hyrë dikush; lë lesh kudo dikush;rron (gjithnjë) me çoparka në krahë dikush;rron me lecka në krahë dikush; rron pa plëng e pa shtëpi dikush;rrotullohet si boshti i furkës dikush; sikur ka krushqi me arixhinjtë dikush.Ant. (i) hedh çengelat diku dikush

            9953.E HAP ÇADRËN  PA ZËNË SHIU dikush fr.fol.,iron.- e bën, e nis një punë dikush para kohe, vepron, punon para kohe dikush, bën veprime, punë të parakohshme dikush . (NMUS-SHPK f. 37).S.çohet araz dikush; lëshon hije pa dalë dielli dikush; i peshon arrat pa i shkundur dikush; e peshon barin pa e kositur livadhin  dikush; e peshon leshin pa i qethur dhentë dikush; e shet lëkurën e ariut pa e vrarë dikush; i shkund arrat në prill dikush; e shkund manin në prill dikush. Ant. kur zë eshka, ndez duhanin dikush  

            9954.HYN NËN ÇADRËN e dikujt dikush a diçka fr.fol.,meton.- mbrohet, ndihmohet, përkrahet, mbështetet dikush a diçka prej dikujt . (FGJSSH f. 238, EQSHI f. 164). S. fshihet pas hijes së dikujt dikush a diçka; hyn nën mburojën (ombrellën, sqetullën) e dikujt dikush a diçka

            9955.MBETET PA ÇADËR dikush fr.fol., ftill.- mbetet i pambrojtur, i papërkrahur dikush, nuk gëzon mbrojtje, përkrahje  dikush . (FGJSSH f. 238). S. mbetet pa mburojë (pa ombrellë) dikush

            9956. E NGRE ÇADRËN diku  dikush fr.fol.,meton.- ngulet, vendoset diku dikush. (SKDO f. 563). S. shih sin: i hedh  çengelat diku dikush

            9957.E SHKREH ÇADRËN dikush fr. fol., meton.- 1a. përgatitet për të ikur, për t' u larguar, për t' u shpërngulur (nga një vend) dikush, bëhet gati për ikje, për largim, për shpërngulje nga një vend dikush. (SKDO f. 563). 1b. ikën, largohet, tërhiqet, shpërngulet nga një vend dikush. S. shih sin: i mbledh çepërkat dikush

 

           



(Vota: 29 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx