E marte, 29.04.2025, 01:29 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh

E diele, 02.05.2010, 09:57 PM


Nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh

 

Nga Xhafer Leci

 

 Disa njerëz kanë memorjen e fortë-mbajnë mend gjatë kohë. Pse?

Prill 1983. Në Sindelfingen dhe vende tjera në Gjermani u prezantua Premiera e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të RPS të Shqipërisë. Kishin ardhur për ta përcjellur Ansamblin përafërsisht 350-400 shikues, shumica shqiptarë, por kishte edhe gjermanë.

Kurrë në jetën time, deri  atëherë, nuk kam qenë më i gëzueshëm dhe i vullnetshëm, për ta shikuar "live" këtë Ansambël. Asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shihja e të dëgjoja këngë, valle e muzikë më të bukura, se sa ato në Sindelfingen. Ëndrra, malli për Shqipërinë, shtetin tonë amë, të cilin nuk e kishim mundësinë që ta vizitonim legalisht, por as ilegalisht, ata që nuk kishin flirtëruar me personelin qeveritar shqiptar apo diplomatik. Këtë privilegjë e gëzonin vetëm garda e marksistë - leninistëve dhe të enveristëve të Kosovës.  Kisha dëgjuar këngë përmes Radio Tiranës dhe Kukësit, por krejt ndryshe ishte kënaqësia  kur i shikonim në skenë vëllezërit dhe motrat tona, duke kënduar e vallëzuar aq bukur.

Në këtë përcjellje të Ansamblit patëm marrë pjesë unë, me gruan time, Refiken, dhe kushërinin tim, Ismail (Asllan) Leci, e shokë të tjerë. Nga kënaqësia na dhimbnin duart duke duartrokitur.

 

Atëherë iu pata afruar Kameramanit dhe e pyeta nëse e pengoj atë nga afër kamerës të tij të fotografoj Grupin e Ansamblit në skenë, ngase pozicioni për të fotografuar ishte më i mirë? Kameramani më shikoi në sy, por heshti pa më dhënë përgjigje! Unë vazhdova duke fotografuar, kushërini im, Ismajlin, i cili, gjithashtu fotografonte, më tha:

-Xhafer, apo largohesh pak të fotografoj edhe unë nga ky pozicion?"

-Po -  i thashë - Ismajl, urdhëro. Unë dhe Ismajli e blemë bashkarisht videokasetën e Vallëzimit të Ansamblit, e cila kushtonte 168 DM!

 

 

Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja  dhe gazetari-kameramani Petrit Kume
Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kume
Për të dalë tek tema, pse po iu kthehemi këtyre kujtimeve, do flas më poshtë

 Më 1999 ishte kohë lufte. Në dhomën parapritëse të zyres të LDK-së, në Stuttgart, më pyet një njeri, i panjofshëm për mua:

  - Xhafer si je?!

 - Mirë jam,-  i them.

- Si është Ismajli,?- më pyet ai.

  - Cili Ismail?

 - Ai, Ismajli!?

 -  Unë njoh disa Ismajla -  i them.

-A nuk po më njeh,  më thot ai?

- Jo- i them!

 - Kujtohu ku jemi pa?  - Nuk më kujtohet, ndoshta në Kosovë -  i them unë.

-  Jo, jam nga Shqipëria -  thotë ai!

 -  Po atëherë qenkemi pa në Shqipëri.

 -  Jo -  thotë ai, "në Gjermani jemi pa"!?

 -  Nuk ka mundësi -  i them unë.

-  Po -  thotë ai- Jemi pa në prill të vitit 1983 në Sindelfingen...! Unë isha kameramani me Amsamblin Shtetëror Shqiptar".

 Shikoj afër tij ulur një person tjetër, i pa njofshëm, i cili, ndoshta ishte shoqërues i tij. Mendohem, habitem si me njeh ky njeri pas 16 vitesh?!  Unë kisha ndryshuar shumë nga pamja, mosha e ndryshon njeriun, atëherë kam pasur flokët e shpeshta dhe pa mustaqe. Ndërsa tani flokët më kishin rënë, mbaj mustaqe dhe kam shtuar peshën.

Meqë nuk kisha kohë të bisedoja më gjatë, për të mësuar, së paku, emrin e tij, u përshëndeta me - ditën e mirë zotëri, duke e marrë të njëjtën përshëndetje nga ai.

Të nesërmen e marr në telefon z. Hafiz Gagica, të cilin e pyes:

-  A është paraqitur dje tek Ju një person nga Shqipëria, i cili po rrinte në paradhomën e zyrës pritëse?

Gagica më tha: "E pashë dikë të panjofshëm në  paradhomë duke ndejtur, por ai person nuk u paraqit  në zyren time."

Para disa  ditësh  shfeletova disa revista e gazeta të vjetra, tek revista "Ylli" janar 1982, shoh personin në fjalë, i cili duket në foto, e njoha se ai është  kameramani Petrit Kume!!!

 Përsëri e pyeta z. H. Gagica nëse  i  kujtohet personi nga Shqipëria, i quajtur Petrit Kume, i cili  mund të këtë vizituar zyren e LDK-së me 1999?

 " - Jo, - më tha z. Gagica  -  nuk më kujtohet  ky emër,  Petrit Kume, sepse neve, vazhdimisht,  kemi mbajtur protokoll, kur kemi pranuar palë mysafirësh, nga kudo që ishin ata. Unë, Sali Çekaj, tashmë "Hero i Kosovës" e të tjerë, të cilët punonim në zyre të LDK-së, nuk lejonim që asnjë  mysafir të dalë nga zyra, së paku,  pa e pi një kafe"- tha zoti Gagica.

Vërtret, disa njerëz kanë memorjen e fortë, mbajnë mend për gjatë kohë. Por, në rastin tonë, siç shpalosa ca kujtime të një kohe ca të largët, po aq edhe të afërt, mbamendja duket sikur është e porositur. Një personalitet, si zoti Kume, në vitin 1983 shihet në rolin e kameramanit, ndërkohë që ai është fotograf si dhe më 1999 depërton deri në paradhomëm e LDK-së, por nuk identifikohet, i shmangët takimneve dhe ikën që andej, duke lënë prapa dyshimin, hamendjen e madhe, madje në një kohë kur kryetari Gagica kishte ingjirencat e kryetarit të LDK-së, në mungesën e dhunëshme të kryetarit -  dr. Ibrahim Rugova.

Doza e dyshimit shtohet kur, sipas disa shkrimeve mirë të faktuara, rezulton se SHIK-u i Kosovës, është krijesë  e Sigurimit Shqiptar, qysh prej dy dekadash dhe implikimi në krime tashmë kalon caqet e çdo logjike të shëndoshë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx