E marte, 29.04.2025, 07:35 PM (GMT+1)

Mendime

Komunikatë nga Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë

E enjte, 29.04.2010, 09:59 PM


Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

www.illyricumlibertas.org

illyricumlibertas@live.com

 

KOMUNIKATË

 

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas - Tetovë, është e shqetësuar thellë nga aktet e fundit të vrasjeve të pasqaruara të disa qytetarëve shqiptarë në Shkup dhe më gjerë.

 

Përtej krizës së përgjithshme që e ka kapluar shoqërinë fyromiane si tërësi, këto vrasje që ndodhin vetëm brenda radhëve të komunitetit shqiptar pasqyrojnë shumë qartë gjendjen e mjerueshme  socio-ekonomike ku gjendet sot popullata shqiptare këtu.

 

Këto krime ordinere që ndodhin vetëm me shqiptarët tregojnë për të satën herë me radhë se policia e këtij vendi nuk është e interesuar dhe as ka vullnet për të vendosur rend dhe qetësi në zonat e banuara me shqiptarë.

 

Illyricum Libertas kërkon nga pjesa shqiptare e MPB që të marë masa serioze në drejtim të përmirësimit të situatës së sigurisë në zonat e banuara me shqiptarë.

 

Apelojmë edhe tek përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shkup që të marin masa ndaj qeverisë së IRJM e cila është përgjegjëse për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

 

Në fund, u bëjmë  thirje gjithë organizatave politike dhe civile shqiptare, mediave të shkruara dhe elektronike si dhe gjithë popullatës shqiptare në vend, që të kontribuojnë në drejtim të krijimit të një mjedisi sa më të qetë dhe sigurtë për popullin shqiptar këtu.

 

Valon Kurtishi

Kryetar

______________

Tetovë/Oaeneum

29.04.2010



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx