E marte, 29.04.2025, 07:48 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Sjellja e Edi Rames, e patolerueshme

E marte, 27.04.2010, 09:57 PM


Sjellja e Edi Rames, e patolerueshme

 

Nga Faik Krasniqi

 

Ne fakt pushtetaret edhe kane gjithenje pergjegjesi per cka ndodh ne vend.

te gjithe dime nga vendet 'normale' se si aksidente te ndryshme si ndeshje trenash (per shkak te negjlizhences se lokomotivistit) apo deshtime te aparaturave shendetesore (psh. ne hemodialize) etj, ku politikanet perkates nuk kane pergjegjesi direkte, megjithate japin doreheqje.

Edhe pse ne Shqiperi kemi te bejme me nje fenomen natyror, megjithate vershimet ne shumicen e rasteve jane pasoje jo vetem e shiut te tepruar por edhe nga ndertimet e krijuara (kaskadat, pendat etj) dhe menaxhuara nga njerezit respektivisht, pushteti! Pra, eshte shume normale qe edhe ne Shqiperi te analizohet se mos faktori njeri edhe ketu ka gabuar dikund.

 

Megjithate, per t'u ndalur tek Edi Rama qendrimi i tij  eshte shume skandaloz, posaqerisht krijimi i nje shtabi paralel te krizes...kjo eshte e paprecedent (sido qe ai te mundohet ta justifikoj kete)...kjo i bie qe nese neser Shqiperia sulmohet nga jashte, Edi Rama do angazhohej te krijoj edhe nje ushtri paralele per mbrojtjen e saj (nese ai kishte  dashur t'a mbroje!).

 Mua me merakos kjo urrejtje aq e madhe ne mes te ketyre dy njerezve, pra Edi Rames dhe Sali Berishes (e qe per shumekend jane dy anet e nje monedheje te njejte).

 

Ka raste nga historia kur edhe lufterat shumevjecare jane ndalur pasi qe vendet i ka kapluar ndonje katastrofe natyrore, si psh. mortaja, ndersa keta dy vazhdojne me avazin e njejte.

 

Megjithate (ndoshta ''gjenet kosovare'' s'me lejojne ndryshe :-) sjellja e Edi Rames me duket me e patolerueshme, marre parasysh se, sipas meje, kjo eshte edhe nje copez e mireseardhur ne mozaikun e tij per marrjen e pushtetit me cdo kusht, e qe kjo mua dhe te tjereve panderprere na perkujton 97!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx