E premte, 27.12.2024, 04:20 PM (GMT)

Speciale

Vebi Xhemaili: Krahina e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë Etnike (1941-1944)

E hene, 26.04.2010, 08:58 PM


KRAHINA E REKËS NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE (1941-1944)

 

Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili

vebi.xhemaili@gmail.com

 

Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, viset shqiptare u çliruan nga sundimi serb, Destan Kasami në muajin maj të vitit 1942, u kthye nga  Stambolli me porosi të Murat Kaloshit*, për të organizuar pushtetin shqiptar në këto anë. Pasi më shqiptarët ishin të bindur se janë bashkuar me Shqipërinë dhe më kurrë nuk do të copëtohet Shqipëria Etnike. Ky me familjen e tij ishte shpërngulur me dhunë nga presioni i politikës serbe për në Turqi gjatë vitit 1929.[1] Ky deklaron para organeve të hetuesisë në Shkup: “Kundër meje xhandarmëria serbe përdorte dhunë të pa parë. Në veçanti  komandanti serb Terziçi. Ky ishte  vendosur në fshatin Tërnicë”. Ky tentonte me çdo çmim që të largohen shqiptarët për në Shqipëri, në veçanti ata nacionalistët, që luftonin për të drejtat e shqiptarëve. Destan Kasami në vend të Shqipërisë vendosi me të shpejtë  të niset për Turqi, vetëm e vetëm për të shpëtuar kokën nga presioni i dhunshëm i xhandarmërisë serbe.[2]

Organizimin e pushtetit të parët e fillojnë veprimtarët: Sali Nuredini nga fshati Bibaj, Muhanet Mahmuti nga fshati Ribnicë. Ndërsa për zëvendës të tyre ishin: Ipa nga fshati Nistrovë, Sherifi nga fshati Zhuzhnje, Zeqir Bajrami nga fshati Sencë, Hoxha Imer Latifi nga fshati Vërbian rrethi i Dibrës, Neshat Hamza nga fshati Zhuzhnje, Rakip Hajdari nga fshati Nistrovë.    vitin 1943 erdhi edhe Ligor Ligoroski shqiptar ortodoks nga fshati Vollkovijë dhe shumë të tjerë.[3]

Në vitin 1942 në Vollkovi kryetar i bashkisë lokale ishte djali i Destanit, Fetah Destan Kasami.[4] Ai ishte pa shkollë por i ka ndihmuar vet Destani, pasi ky ka ditur shkrim dhe lexim, ndërsa ky u bë edhe këshilltar kryesor bashkie së bashku me Metodi Gligorovin, Boge Spirovin dhe Sadulla Fazliun.[5] Në fshat në atë kohë vepronin katër sejmenë dhe tre të tjerë ishin si përcjellës në fshat. Këta sejmenë që siguronin fshatin i paguanin vetë fshatarët nga 12 napolona në muaj, pas kapitullimit të Italisë ata  i paguanin nga 25 napolona.[6]

Jehonën  e pushtetit shqiptar dhe organizimin e saj në rajonin e  Rekës më së miri e përshkruam Destan Imer Kasami: “Unë si më i vjetër isha organizator kryesor. Ditën e Bajramit të Madh në vitin 1943, shkova në fshatin Vërbjan, ku jetonte Imer Latif Hoxha”.[7] Ky para organeve të hetuesisë deklaron: unë isha organizator kryesor në këtë krahinë dhe situatën e përshkruan kështu: “Shihja në popull një lëvizje me plotë entuziazëm, të gjithë kishin pushkë, por ishin të disiplinuar dhe shumë të qetë”. Kjo situatë ishte pas kapitullimit të Italisë, kur mori hovë lufta e forcave vullnetare, kundër pushtetit komunist.[8]

 

KONTRIBUTI I ÇETËS SË REKËS PËR TË MBROJTUR SHQIPËRINË E BASHKUAR

 

Në bazë të direktivave të mara nga  Komiteti i Gostivarit, Imer Latif Hoxha  nga fshati Vërbian, mori përsipër për të themeluar Komitetin shqiptar në Komunën e Tërnicës. Këtë detyrë në fillim e pranuan Idriz Reka dhe Mustafë Sinani. Në këtë Komitet kishte përfaqësues nga çdo fshat të Rekës. Imer Hoxha ishte kryetar, ndërsa Idriz Sali Reka nga Rostusha u emërua sekretar i Komitetit.[9] 

 Pas themelimit të Komitetit, filloi me veprime  edhe Çeta e Rekës në mbrojtje të Shqipërisë së bashkuar. Në këtë çetë bënin pjesë vëllezërit Sinani: Mustafa, Ziadini dhe Qaniu. Ndërsa  kryesori ishte Mustaf Sinani, për zëvendës u emërua Ipo nga fshati Sencë. Ky shkoi në Dibër ku mblodhi 25 vetë vullnetarë me vëllain e Dilaver-Dinës. Këta bashkëpunonin ngushtë me Shemsi Atipin.[10] Kjo çetë ka luftuar në shumë beteja kundër partizanëve; si në Galiçnik, Dibër, Tërnicë, Rostushë dhe disa beteja tjera. Disa luftëtarë trima nga kjo anë kanë marrë pjesë në ushtrinë vullnetare të Xhemë Hasës në çlirimin e Dibrës dhe Kërçovës.[11]

Çeta e Mustafë Sinanit ka vepruar fuqishëm pas themelimit të Komitetit, kjo çetë ftohej sipas nevojës. Në një betejë u plagos vëllai i Mustafës, Ziadin Mustafa. Këtë me veturë të gjermanëve e çuan për shërim deri në Shkup, i cili pasi u shërua përsëri erdhi në çetën e Tërnicës. Hoxha takohej me Xhemën dhe Aqif Reçanin çdo dy ditë në Gostivar. Ndërsa me gjermanët mbante lidhje Zeqir Jashari, ballist i njohur.[12]

Pas ardhjes të forcave partizane Destan Kasami shkon në Tiranë për të vazhduar rrugën për Stamboll. Por kapet në Durrës nga sigurimi shqiptar dhe duar lidhur i dorëzohet pushtetit maqedonas në Rostushë, pastaj burgoset dhe në fillim vendoset në Tetovë e pastaj në burgun e Idrizovës.[13] Pas mbarimit të luftës pushteti jugosllav bëri kërdi në këtë krahinë  shqiptare. Komunistët e plaçkitën, vranë dhe e detyruan këtë popullatë me forcë të shpërngulet në vise tjera të Jugosllavisë, ndërsa shumica e tyre pas luftës u larguan për Turqi.[14]

Për këtë arsye shumë veprimtarë nuk u dorëzuan por vazhduan rezistencën nëpër male. Ndër ta ishte edhe Sefedin Osmani. Ky ka pasur lidhje me Imer Hoxhën, i cili ishte udhëheqës i Komitetit në Krahinën e Rekës së Epërme. Imer Hoxha ishte daja i  Sefedin Osmanit nga fshati Vërbian. Ky iu bashkua grupit të Gafur Atipit dhe Mustafë Tërnicës  të cilët fshiheshin në malet e Sjenicës dhe shpella e Vërbianit. Këta gjatë dimrit kanë ardhur në Vërbian në shtëpinë e Ali Zeqirit. Ndërsa Sefedin Osmani u vendos në shtëpinë e Qerim Mustafës. Ndërsa edhe Mustafë Sulejmani  nga fshati Vrbian më 1945 doli në mal si kaçak dhe iu bashkëngjit grupit të Atip Gafurit dhe Mustafë Tërnicës. Ky grup fshihej në shpellat e fshatit  Vërbian. Në janar të vitit 1946 kthehet në fshatin Vërbian dhe u vendos në shtëpinë e Halit Zeqirit, dhe pas një kohe përsëri dolën në mal dhe Zeqiri i ka furnizuar me bukë te vendi i ashtuquajtur “Kantët”. Më 7 mars grupi u kthye përsëri në fshat, u vendosën në shtëpinë e Hoxhë Latif Imerit. Këtu u vendosën Mustafë Tërnica, Atip Gafuri, dhe Ismail Bekteshi, të tjerët nëpër shtëpitë e fshatarëve tjerë, ndërsa Mustafë Selmani në shtëpinë e Veli Mukezit.[15]

Pas luftës në shpellat e Vërbianit fshiheshin Mustafë Sulejmani, Islam Hasani, Osman Sefedini, Feta Ferati dhe Xhafer Ramadani, më vonë të gjithë larguan për në Shqipëri.[16] 

 

 

 



[1] I lindur në v.  1865, në fshatin Vollkovi rrethina e Gostivarit.

[2] Arkivi I Maqedonisë Shkup, Fondi, OZN-a, Kut. 18-26, Kasam Destan Imeri deklaron para organeve të  hetuesisë, u largova nga vendlindja në vitin 1929 nga presioni i xhandarmërisë serbe që bëhej ndaj shqiptarëve në Krahinën e Rekës.

* Murat Kaloshi, me bindje ishte Zogist, në këtë kohë në Turqi fuqishëm vepronte lobi i zogistëve, për kthimin  e Amet  Zogut përsëri në fronin shqiptar.

[3] OZN-a, kut, 1-26.

[4] Kasam Destan Imeri pas 13 viteve përsëri vetë u kthye në fshatin e lindjes në Vollkovijë,  t’i ndihmojë popullit të vetë që të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga sundimi i huaj

[5] Destan Kasami, Deklaratë e procesverbalit në OZN-a, Shkup, 10. prill 1945.

[6] Po aty.

[7] Destan Kasamii; ka 7 fëmijë  të gjithë jetojnë në Turqi nga viti 1929, kurse vetëm një djalë i martuar ka jetuar në fshatin  e lindjes në Vollkovi;deklaratë e tij në OZNA në vitin 1945; DestanKasam i lindur në v.  1865, në fshatin Vollkovi rrethina e Gostivarit i dërguar nga Murat Kaloshi për organizimin e pushtetit në vendin tonë. Në këtë organizim merrnin pjesë edhe Sali Nuredini Bibaj, Muhamet Mahmuti nga fshati Ribnicë. Si organizator ishin: Nipo nga Nistrova, Sherif dhe Neshat Amza nga Zhuzhnje, Zeqir Bajrami nga fshati Sence dhe Imer Latifi Hoxha nga fshati Vërban rrethi i Dibrës. Në  v.  1943 erdhi edhe Ligor Ligoroski nga Vollkovia

[8] Po aty.

[9] A.M. Shkup; OZN-a, kut 1-26.

[10] Ky në vitin 1947 u vra nga komunistët  e Enver Hoxhës.

[11] Po aty . Në Rostushë komandant i i vullnetarëve ka qenë Ali Maliqi i cili ka pasur 400 vetë.

[12] OZN-a, Kut 1.17, 18, 24.

[13] Deklaratë e tij dhënë në OZN-a, në vitin 1945;

[14] Sherafein S. Kaso, Vendbanimet me popullsi muslimane në Maqedoni-The Settlemens With muslim population in Macedonia, Shkup 2005, f. 14-15.

[15] OZN-a, kut, XI, Vahit Ismaili, Kryetar i komunës së Rostushës dhe komandant i Ballit, për rrethin e Rostushës. Katundet e  komunës së Rostushës ishin :Rostusha, Galiçniku, Llazaropole, Zhirovnicë, dhe Tërnicë.

[16] OZN-a Dëshmi të Maksut Hasanit dhe Veli Murkezit



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Besim Muhadri: Fronti i Rezistencës dhe i Bashkimit Kombëtar u themelua si një organizatë politiko-ushtarake Vebi Xhemaili: Forcat vullnetare kombëtare ngrenë flamurin e Skënderbeut në Shkup Milazim Kadriu: Shënohet 11 vjetori i rënies së shumë dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë Vebi Xhemaili: Organizata ‘’Besa’’ simbol i luftës për Shqipërinë Etnike Sabile Keçmezi-Basha: Reagimet e forcave kombëtare në Kosovë ndaj vendimeve të Kuvendit të Prizrenit (1945) Eshref Ymeri: Në gjurmët e letrës së Enver Hoxhës për Kosovën Etleva Lala, Musa Ahmeti: Mitologjia shqiptare në dokumentet arkivore Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës Milazim Kadriu: Krimet në Llap ishin të porositura Arben Llalla: Dyshime për identitetin e grekëve të sotëm me grekët e lashtë Jahë Sadrija: Perkujtojmë 11-vjetorin e Martirëve të Korenicës për festën e Pashkëve Xhemaledin Salihu: Kërkesat, shpresat dhe zhgënjimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës Halil Gashi: Lybeniqi fshat i 83 martirëve, aty ku ndodhi masakra që tronditi botën Ukshin Zajmi: Në 100 vjetorin e Kongresit të Dytë të Manastirit Gani Qarri: Tri ndrrime Pushtuesish, me tri jetra, i pagoi Familja jonë! Milazim Kadriu: Ata ishin Themeltarët e Shtetësisë së Kosovës Sabile Keçmezi-Basha: Formimi dhe veprimtaria e Organizatës ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin Amë” Lush Palokaj: Hienat e tërbuara të karpateve Neki Lulaj: Masakra e Lybeniqit krim i pafalshëm dhe i pa pajtueshëm me kriminelët Ilmi Veliu: Moisi Golemi nuk e tradhëtoi Skënderbeun

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora