E shtune, 21.12.2024, 04:27 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Monumenti “Nënë Tereza”- ''Tempulli i Paqes''

E shtune, 24.04.2010, 06:57 PM


Dr. Ibrahim Rugova duke shfletuar revistën tonë: A guxoj ta marr!?- emër i madh është ky “Shqipëria etnike”
Dr. Ibrahim Rugova duke shfletuar revistën tonë: A guxoj ta marr!?- emër i madh është ky “Shqipëria etnike”

Monumenti “Nënë Tereza”- “TEMPULLI I PAQES”

/VIZITA E DELEGACIONIT TONË TE KRYETARI DR. RUGOVA (30.5.2001);

në emër të Mërgatës shqiptare, Kryearin e përshëndeti dhe e përqafoi zonja Vitore Stefa- Leka/

 

Nga Kadri Mani

 

Sikur që sot qendra e Prishtinës së Vjetër është te Monumenti “Skëndërbeu”, nesër qendra e Prishtinës së Re do të jetë te Monumenti “Nënë Tereza” në fshatin Zllatar, tok me fshatin Matiçan.

Ky ishte proejekti i Kryetarit tonë legjendar, Dr. Ibrahim Rugova, dhe ne ishim të ftuar të merrnim pjesë në atë ditë të shënuar.

Pra, ishte muaji lulëzor (30.5.2001) me lule e me lumaqe, e ne pjesë e asaj hareje natyrore-shoqërore, po festonim, po galdonim e po bënim fotogafi kujtimesh e mbresash të ekipit tonë bashkë me Kryetarin tonë! Vërtet saze s’kishte, por atë mangësi po e plotësonte për mrekulli kori i shpezëve...

 

 

Vitore Stefa mbi konvenjin e UAMI-it në Udine?

 

17. April 2010

 

Nga Emil Lafe

encikloped@yahoo.com

 

Shqiptarët në mërgim nuk janë ndarë sipas përkatësisë fetare as në kohën e Turqisë! Ç’janë këto ide të mbrapshta? A nuk ka motive të tjera për t’u bashkuar në shoqata? Pse duhen ndarë Shqiptarët e mërgimit sipas feve? Pikërisht në mërgim, më shumë se kudo, feja e shqiptarëve është SHQIPTARIA dhe ATDHETARIA!

Emil Lafe

 

Vitore Stefa mbi konvenjin...

 

Nga Ismail Iljasi

ismaili69@yahoo.com

 

I nderuar z Kobellari dhe i nderuar Emil Lafe, dëshiroja të them diçka sa i përket takimeve apo mënyra e takimeve. Është e vërtetë dhe pozitive që të mblidhemi për të bërë gjëra të mira edhe për besimin... njëkohësisht është më së e vërtetë që feja e shqiptarit është shqiptaria. Pra dua të them, por nuk e kam për të kritikuar mendimet tuaja, dua të them mendimin tim të sinqertë dhe pa prapavi apo kahje, apo anim. (thuhet dhe gjithmonë flitet që bashkësitë fetare në gjithë botën që të komunikojnë, të marrin pjesë nëpër festa, kremtime apo përkujtime: mua një gjë ma turbullon qartësinë e fjalës, se si mundet që të bashkohen mendimet dhe programet, kur janë në kundërthënie me njeratjetren... Ajo që dua të them se në favor të kombit është që të kemi shoqata kombëte,  ngase ato shoqata nuk dallojnë përkatesinë fetare.

Mirëqofshi dhe shpresoj që të mos jem i këqkuptuar...

Me nderime,

Ismail Iljasi

http://it.geocities.com/ismaili69/

 

NJË TAKIM ME MBRESA TË PAHARRUARA

 

Nga Vitore Stefa Leka

 

Në një nga ditët e bukura të fillimit të prillit, në qytetin turistik Lignano Sabbiadoro  (Udine) për dy ditë rresht u zhvillua takimi i UAMI-t (Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali).

Në takimin e UAMI-t nuk kishte vetëm Muslimanë, por dhe pjesëmarrës të religjioneve të tjera, gjë që tregon se çfarë thesaresh ka kultura njerëzore. Që të gjitha

Kadri Mani me një grup vizitorësh te Dr. Ibrahim Rugova, 30.5.2001: Kryetari ju shpjegon për vlerën e xeheve dhe ju thotë: Merrni gjithë çka të ju pëlqejë!
Kadri Mani me një grup vizitorësh te Dr. Ibrahim Rugova, 30.5.2001: Kryetari ju shpjegon për vlerën e xeheve dhe ju thotë: Merrni gjithë çka të ju pëlqejë!
fetë predikojnë  mes të tjerash dhe tolerancën, mirësinë, dashurinë njerëzore, mëshirën dhe devotshmërinë për të tjerët në emrin e ZOTIT.

Kështu kanë qenë fetë që në zanafillën e tyre, që në daljen në skenë të profetëve. Megjithatë, njerëzimi ka provuar në kurrizin e tij shpatën e kryqtarëve dhe jataganin siç provon sot përplasjet fetare në Irlandë, Spanjë e vende të ndryshme të Afrikës, deri te aktet terroriste që bëhen në emër të Kur’anit, duke iu kundërvënë Atij në mënyrë skandaloze.

Kultura po i afron njerëzit gjithnjë e më shumë në rrugën e Zotit, siç predikojne librat e shenjtë dhe klerikët e kulturuar si dhe përçuesit e vërtetë të fjalës së Zotit nga të gjitha fetë.

Takimi në fjalë, u zhvillua në ambjentet e Hotel Getur më datat 3-4 prill. Perveç pjesëmarrësve të shumtë nga gjithë qytetet e Italisë, nuk munguan dhe mysafirë të rrallë ardhur nga Kosova  dhe  Maqedonia, si: Dr. Shefqet Krasniqi dhe Zekirja Bajrami, Imam në xhamine kryesore të Shkupit. Nuk munguan dhe përfaqësues të shoqatës së Palestinës (Giovani Europei per la Palestina - GEP) me përfaqësues Dr. Taned Demaj, si dhe përfaqësues të  GMI (Giovani Muslumani d'Italia) dhe Scouts Musulmani të cilën e prezantoi Jasin  Baradey.

Fjalën e hapjes së konvenjos  e mbajti kryetari i UAMI-t Dr. Alfred  Aga dhe menjëherë pas tij , foli për rëndësinë dhe qëllimin e krijimit të UAMI-t Hamza Roberto  Piccardo, gazetar, publicist dhe poet. Është nga Imperia, i kthyer në fenë islame 30 vjet më parë, Hamza Piccardo veç disa librave dhe përkthimeve të ndryshme fetare në Italishte, ka përkthyer librin e shenjte të Kur'ani-t po në Italishte. Ndërsa njihem me këtë fakt, zmera ime fluturon përtej adriatikut, në Atdheun tim të shtrenjtë ku ka ndodhur gjëja më spetakolare që ka ngjanë ndonjëherë në historinë e përhapjes së këtij LIBRI  të Shenjtë të myslimanëve. Askund tjetër nuk ka ngjarë siç ka ndodhur në gjirin e popullit tim, për të cilin rreh kjo zemra ime prej emigranti. Pra, ka qenë një Kristjan ai që e ka përkthyer Kur'ani-n në gjuhën shqipe. Ilo Mitko Qafzezi nga Korça. Për fat thuajse asnjeri nga pjesëmarrësit nuk e dinte një fakt të këtillë domethenës që vjen nga një popull aq i bukur si populli që më ka lindur dhe mua.

Në ligjeratën e tyre, Shefqet Krasniqi  dhe Zekrija Bajrami u përqëndruan më shumë në lidhje me vëllazërimin që mëson feja islame mes njerëzve. Te respekti që duhet pasur për fetë e tjera dhe kërkuan që fëmijët e lindur që po rritën këtej, duhet pa tjetër të mesohen me gjuhën e nënës si dhe rinia që ishte e shumtë në sallë, sa më shumë të shkollohej e të mësonte profesione  e tituj shkencorë të ndryshëm.  Në sallë pothuaj gjithë të rinjtë si dhe të rejat, ishin nëpër fakultete, apo një pjesë e tyre mbaruar ato me tituj doktorë apo doktoresha, psh Alfred Aga , kryetar i UAMI-t ka mabruar dhe është specializuar si otorino dhe punon në një nga spitalet kryesore të qytetit të Breshisë, ku dhe jeton. Po kështu zonja Vajada Keci, që është njëkohësisht dhe anëtare e kryesisë së UAMI-t është diplomuar në Ekonomi, si dhe zonja Anita  Braka, banuese dhe e ardhur nga qyteti i Trentos, e diplomuar në sociologji. Me diploma dhe tituj ishin pothuaj gjithe folësit dhe përfaqësuesit e shoqatave pjsëmarrese apo Xhamive.

Ajo që më la mbresa të pashlyshme është mirëkuptimi, solidariteti dhe harmonia e këtyre vëllezërve dhe motrave edhe pse shumë nga ata takoheshin për herë të parë në këtë kuvend. Për të ftuarit tregohej një kujdes i veçantë dhe respekt i pakufishëm nga të gjithë e jo vetëm nga njerëzit, që kishin caktuar organizatorët. Përshtypje të jashtezakoneshme më la dhe komunikimi në mes bashkëshortëve të ardhur nga rrethet me familjet e tyre si dhe me fëmijët.  Nuk pashë ndonjë diferencim apo stakim të fëmres nga meshkujt. Përkundrazi! Pashë respektin që i bëhej në plan të parë femres. Në një bisedë të lirë me disa gra me shami (gra që janë diplomuar në fakultete të ndryshme, bile dy nga ato kishin mbaruar masterin) më thanë që, s'ka qenë detyrim as nga burri as nga familjarët tanë dhe nga askush tjetër.  “Shumë përflitet për  punë të shamive, po pse nuk përflitet për shamitë qe mbajne murgeshat? Pse nuk përflitet që shami kanë përdorur  gjyshet tona myslimane po dhe të feve të tjera. Kjo është një dëshirë e zgjedhur nga vetë ne. Shamia nuk na ka penguar të realizojmë ënderat tona për shkollë e dije, si dhe për çdo dëshirë tjetër"

 Më datën 4 prill, departamenti i gruas së UAMI-t zhvilloi programin e tyre të cilin e hapi studentja Adelajda Domi.

Anita Braka zhvilloi temën "femra myslimane dhe kontributi i saj në shoqëri", Vajda Manjani, ligjeroi temën "rëndësia e diturisë e të studiuarit ", ndërsa Adriana Berisha, studente në  shkencat e telekomunikacionit, zhvilloi temën "Bashkësia ose puna në grup si çelës i sukseseve".

Englantina Xheka e specializuar në ekonomi, foli për “marketigun dhe reklamat në botën e fëmijëve". Të gjitha temat  u konkretizuan nëpermjet ekranit të maxiscerm-it.

Nga e djathta: Mimoza Ahmeti-Kallfa, Shefqet Dibrani, Vitore Stefa- Leka, Engjëll Koliqi, Kadri Mani;  pjesëtarë të Koshillit Nismëtar për ngritjen e Monumentit “Nënë Tereza”- “TEMPULLI I PAQES”- 30.5.2001
Nga e djathta: Mimoza Ahmeti-Kallfa, Shefqet Dibrani, Vitore Stefa- Leka, Engjëll Koliqi, Kadri Mani; pjesëtarë të Koshillit Nismëtar për ngritjen e Monumentit “Nënë Tereza”- “TEMPULLI I PAQES”- 30.5.2001
Me të drejtë lind pyetja për të gjithë: Po pse lindi nevoja që të formohej UAMI dhe ç'eshte UAMI?

Unioni  i Shqiptarëve Myslimanë në Itali u formua në mars të vitit 2009 nga shoqata, xhami dhe individë, me prejardhje nga Kosova, Shqipëria, shqiptarë të Maqedonisë. Të gjithë janë banues në krahina të ndryshme të Italisë dhe synimi i tyre është që t’i vijë në ndihmë të gjithë myslimanëve shqipfolës në ruajtjen e indetitetit Islam dhe tok me të, edhe indetitetit kombëtar.

UAMI lindi si nevojë e kohës për të nxitur dhe kultivuar njohjen, ndihmën reciproke, koordinimin dhe bashkëpunimin midis myslimanëve shqiptarë në Itali. Për herë të parë u krijua një përfaqesim i ndenjë i komunitetit mysliman në nivel nacional dhe kjo në perputhshmëri të plotë me rregullat dhe ligjet e shtetit Italian. Një vit që nga krijimi, UAMI  ka përfaqësuesit e vet në 25 qytete të ndryshme të Italisë. Unioni synon të zhvillojë aktivitete në dobi sociale, në ruajtjen e indetitetit kulturor dhe fetar, përurimin dhe integrimin në shoqëri, solidaritet dhe bashkëjetesë harmonike. Organizon shpesh konferenca, takime, seminare mbi dialogun ndërkulturor dhe ndërfetar, mbi edukimin qytetar dhe kulturën e legalitetit. Organizon kurse  fetare, kulturore, ligjore, gjuhësore dhe sociale. Zhvillon manifestime kulturore, spoortive  dhe turistike. Realizon projekte bamirësie në favor të shtresave te dobëta, veçanërisht në vendlindje, si dhe ku paraqiten situata emërgjence.

Nga aktivitetet kryesore Islame të zhvilluara në vitet e fundit në Itali, është  kuvendi nacional vjetor, ku ftohen Imamë dhe intelektualë të ndryshëm  nga vendlindja apo Italia.  Një aktivitet që ka pasur shumë jehonë dhe sukses,  ka qenë koncerti i përvjetorit të pavaresisë së Kosovës, i organizuar në Trento, në bashkëpunim  me "Forumin Alb trentino "(Xhamia shqiptare në Pergine) ku morrën pjesë artistë të njohur si Reshat Arbana dhe Adem Ramadani. Me rastin e Kurban Bajramit 2009, UAMi organizoi një tjetër takim me program kulturor-festiv në ambjentet e qendres  studentore Breshia. Përmbytjet e fundit në veri të Shqipërisë UAMI ju përgjigj me gadishmëri dhe ndjeshmëri të plotë, duke ndërmarrë një fushatë mbledhje ndihmash humanitare në Itali  dhe shpërndarjen e tyre direkt në mënyrë transparente.

Në takimin që u zhvillua në Ligniano Sabbiadoro më 3-4 prill, u prezantuan shoqatat e mëposhtme, të cilat aderojnë në Union:

Forum Alb Trentino me kryetar zotin Altin Braka. Shoqata e shqiptarëve myslimanë në Grossetto (Toscana), sekretar Durim Mema. ASIAM - shoqata për integrimin e shqiptarëve në Milano me kryetar  zotin Fillim Terzija. Shoqata "Muslimani di Piacenza”, kryetar zoti  Arjan Kajashi. Qendra kulturore Islamike Emanet në Trevizo, kryetar  zoti Avni Juskovski. Si dhe shoqata shqiptare në Firenze me kryetar zotin  Flamur Kerri.

Populli shqiptar gjatë rezistencës së tij, ka pesuar papushim goditje të gjithëfareshme dhe, nga ana tjetër, ai ka marr masa gjithëfarëshme për të ruajtur indetitetin e tij. Fushata e konvertimeve fetare që u pat vënë re në jo pak shqiptarë, kryesisht në Kosovë apo dhe në Shqipëri, ka ndodhur në kohën kur dhe orekset aneksioniste të kundërshtarëve të vjetër të shqiptarëve po rriteshin nën pretekstin se "Europa nuk  e do muslimanizmin" . Kushedi se sa çinovnikë apo politikanë u përpoqën të luanin politikën e fundamentalistëve grekë apo më tej për të detyruar shqiptarët e varfër të nderojnë fenë e tyre, pjesë dhe e indetitetit të tyre. Në të vërtetë Evropa e qytetërimit, as nuk e ka e as do ta ketë këtë kompleks  antidemokratik, që do të thotë shkelje me të dyja këmbët dhe brutalisht në të drejtën njerëzore, për të cilën, sakrifikuan shumë shqiptarë. Është shteti Italian që jo vetëm e lejoi një takim të këtillë dhe krijoi kushtet sa më të përshtateshme,  por, për më tepër, kjo mënyrë e të vepruarit, e zbukuroi akoma më  tepër demokracinë e këtij vendi. Deri sa shqiptarët besojnë fenë, ajo u duhet respektuar. Deri sa ata janë 70% Islamë dhe kjo e drejtë duhet respektuar në emër të idetitetit të tij.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë kuvend e ndjenë veten akoma më shqiptarë se sa kur janë të shkeputur mënjanë, ndryrë në hallet e veta. A nuk duhet darovitur me dashuri një takim i tillë, qoftë  dhe së paku, vetëm për këtë?

UAMI - Unione degli Albanesi Musulmani in Italia

Unioni i Shqiptarëve Muslimanë në Itali

Cel.: +39 3200862310

 

Vitore Stefa- Leka

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

 

Vitore Stefa (Leka) u lind në Berat:  humaniste, shkrimtare, poete shqiptare nga

Shqipëria.

Vitorja vije nga familja e Kostaq e Eleni Stefës, një familje e aktivistëve kombëtarë tradicionalë Kostatin Kristoforidhi dhe Gjergj Stefes

Vitorja është anëtare e këshillit të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe presidente nderi e disa shoqatave shqiptare në mërgim. Për veprimtarinë e saj humanitare dhe si një nga  bamirëset shqiptare të shekullit, shpesh quhet "Nënë Tereze e Trieshtës"

Në krijimtarinë e saj poetike është përshëndetur me botimin e dy vëllimeve "La liberta" dhe "Jetoj ringjalljen" dhe më pas "Vetmi e largesise". Libri i saj në prozë është titulluar "Plagë shpirti" dhe janë për shtyp romani "Rrethi i hekurt" si dhe "Novela dhe kujtime". Është bashkë-autore tek antologjia "Mozaike të një portreti" si dhe tek "Metafora e arratisur". Gjthashtu ajo është bashkautore në antologjinë "Trokitje në mur", antologji kjo me poetë të ndryshëm shqiptarë. Nga forumi Tetutat shqiptare në Botë si e ftuar nderi ajo vlerësohet me "Fletë mirënjohje". Ka dhënë kontributin e saj si bashkëpuntore në librin voluminoz te gazetarit italian Silvio Maranzzano të titulluar "Border Croissing"(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste). Vlerësohet me titullin e nderit pranë shkollës shqiptare të vëllazërimit "Albaniache tranzschule Shota" në Zvicër me rastin e dy vjetorit të LSHB për Zviceren, një medalje në bronz me dedikimin për merita të veçanta. Në shenjë mirënjohje vlerësohet në një tubim organizuar në Kosovë prej familjeve të bijëve kosovarë të rënë në luftë, me medalje ari me motivacionin "për ndihmën e pakursyer dhënë bijve dhe bijave tona gjatë luftës", gdhendur në të me mjeshtëri prej argjendarëve kosovarë portreti i saj. Kudo në krijimet e saj spikat dashurin jo vetëm për miqtë dhe shokët e saj të afërm, por për njeriun në përgjithësi për jetën dhe gjithçka të bukur.

Motoja e saj është "Ju kam vellëzër, me thoni motër"



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora